• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çfarë është çrregullimi personalitetit antisocial?

October 9, 2023 by s p

Valentina Telhaj/ Psikoterapiste/

Hervey M. Cleckley, një psikiatër amerikan, ndikoi në kriteret fillestare diagnostike për shqetësimin e personalitetit antisocial në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM), ashtu si psikologu amerikan George E. Partridge. DSM dhe Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (ICD) herë pas here prezantuan diagnoza të çrregullimit antisocial të personalitetit (ASPD) dhe çrregullimit të pashoqërueshëm të personalitetit (DPD) respektivisht, duke deklaruar se këto diagnoza janë referuar (ose përfshirë atë që është përmendur) si psikopati ose sociopati. Krijimi i ASPD dhe DPD u nxit nga fakti që shumë nga tiparet klasike të psikopatisë ishin të pamundura të mateshin objektivisht. Psikologu kanadez Robert D. Hare më vonë ripopullarizoi konstruktin e psikopatisë në kriminologji me Listën e tij të Kontrollit të Psikopatisë. Megjithëse asnjë organizatë psikiatrike ose psikologjike nuk ka sanksionuar një diagnozë të titulluar “psikopati”, vlerësimet e karakteristikave psikopatike përdoren gjerësisht në ambientet e drejtësisë penale në disa kombe dhe mund të kenë pasoja të rëndësishme për individët. Studimi i psikopatisë është një fushë aktive e hulumtimit dhe termi përdoret gjithashtu nga publiku i gjerë, shtypi dhe në portretizime të trilluara.

Çrregullimi personalitetit antisocial është një sëmundje e grupit të çrregullimeve të personalitetit në Manualin e (DSM-V). Kriteret e diagnostikimit të këtij çrregullimi personaliteti përfshijnë karakteristikat si mungesa e ndërgjegjshme për të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve, mungesa e ndjenjave për tjetrin, manipulimi i të tjerëve për përfitim personal, dhe tendenca për sjellje antisociale, agresive dhe kriminale.

Persona me këtë çrregullim personaliteti kanë tendencën të shkelin rregullat dhe të drejtat e të tjerëve pa ndjenjë kujdesi për pasojat. Kjo ndodh shpesh dhe kane munges empatie apo ndërgjegjie për të tjerët.

Kriteret specifike të diagnostikimit të çrregullimit personalitetit antisocial sipas DSM-V përfshijnë një histori të përsëritur të shkeljes së të drejtave të të tjerëve, sjelljeve agresive, recidiviste, ndonjëherë pamundësinë për të ndryshuar sjelljen në bazë të përvojave të mëparshme.

Si ti dallojme, cilat jane disa nga Simptomat dhe karakteristikat kryesore të çrregullimit personalitetit antisocial?

1. Mungesa e ndërgjegjshme për të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve: Individët me këtë çrregullim kanë pak ndërgjegjësi për të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve. Ata mund të shkelin rregullat dhe të drejtat e të tjerëve pa ndonjë ndjenjë pendese apo konsiderate për pasojat.

2. Manipulimi i të tjerëve: Persona me çrregullim personaliteti antisocial janë të manipulueshëm dhe mund të përdorin të tjerët për përfitimin e tyre personal, duke përfshirë mashtrimin dhe gënjeshtren.

3. Tendenca për sjellje antisociale dhe kriminale: Ata kanë histori të përsëritur të sjelljeve antisociale, përfshirë shkeljen e rregullave të shoqërisë, krime të ndryshme, dhe sjellje të dhunshme ndaj të tjerëve, ne familje, pune e ambjente sociale.

4. Mungesa e ndërgjegjshme për pasojat: Individët me këtë çrregullim mund të kenë vështirësi në kuptimin e pasojave të sjelljeve të tyre. Ata shpesh nuk ndjehen të ndëshkuar ose të kujdesshëm për sjelljen e tyre.

5. Mungesa e ndërgjegjshme të shpërblimeve shoqërore: Ata kanë tendencën të mos marrin më shpërblime shoqërore për sjelljen e tyre të mirë dhe të mos kenë ndjenja të theksuara të mëkatit ose pendesë.

6. Mungesa e ndërgjegjshme për përshtatjen shoqërore: Një tjetër karakteristikë është mungesa e ndërgjegjshme për përshtatjen shoqërore. Kjo do të thotë se ata nuk e konsiderojnë ndikimin e sjelljes së tyre në marrëdhëniet me të tjerët.

Si ti ndihmojme keta persona? Trajtimi i çrregullimeve të personalitetit antisocial është një sfidë, por ka disa strategji terapeutike që mund të ndihmojnë në menaxhimin e këtij çrregullimi. Menyrat më e mirë terapeutike për ta trajtuar përfshin:

1. Terapia Kognitive-Behaviorale (CBT): e cila është një ndër metodat më të përdorura për trajtimin e çrregullimeve të personalitetit antisocial. Kjo lloj terapie fokusohet në ndryshimin e skemave të mësuar të sjelljes dhe mendimeve që çojnë në sjellje antisociale. Përmes CBT, individët mund të zhvillojnë mendime funksionale për sjelljet e tyre dhe të mësojnë strategji të reja për të menaxhuar ndjenjat dhe sjelljen.

2. Terapia e Grupit: Terapia e grupit është një mjet efektiv për të ndihmuar individët me çrregullim personaliteti antisocial të ndryshojnë sjelljen e tyre. Duke ndarë përvojat me të tjerët që mund të kenë probleme të ngjashme, ata mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë ndërgjegjësi më të thellë për sjelljen e tyre.

3. Trajtimi i detyrueshëm: Në raste të rënda, kur individët me çrregullim personaliteti antisocial janë të rrezikshëm për veten ose të tjerët dhe nuk pranojnë trajtimin vullnetarisht, mund të kërkohet trajtim i detyrueshëm përmes sistemit të drejtësisë penale ose të shëndetit mendor.

4. Suporti dhe ndihma nga e familja dhe mbështetja sociale: Përkrahja nga familja dhe një rrjet i mirë i mbështetjes sociale mund të ndihmojë në motivimin e individëve për të marrë trajtim dhe për të ndryshuar sjelljen e tyre jo adeguate.

5. Farmakologjia është nje nga menyrat me efikase per trajtimin e këtij çrregullimi sidomos kur kombinohet me psikoterapit e siperpermendura.

Është e rëndësishme të kuptohet se trajtimi i çrregullimit personalitetit antisocial mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, dhe suksesit të terapisë i nevojiten përkushtim dhe kohë sepse kryesisht ata refuzojne bashkpunimin por nese shkojne terapia dhe ndihma profesionale mund të ndihmojnë në kontrollimin dhe menaxhimin e sjelljeve antisociale, për ti ndihmuar individët të ndryshojnë sjelljen e tyre te papershtatshme dhe të zhvillojnë aftësi per sjellje konstruktive dhe te kuptojne për pasojat e veprimeve negative e ato jo adeguate.

Filed Under: Sociale

TETORI ROZË….

October 3, 2023 by s p

Fjolla Hyseni Vokshi, MD, PhDc

Research Scientist/Sonographer/

Çdo vit në tetor, vendet në mbarë botën njohin Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit si një kohë për të rritur ndërgjegjësimin, për të mbledhur fonde për kërkime dhe për të mbrojtur ata që janë diagnostikuar me këtë sëmundje.

Tetori shërben si një kujtesë për gratë që duhet të kontrollohen me shpresën se duke bërë kështu, zbulimi i hershëm do të çojë në rezultate më pozitive në luftën kundër kancerit të gjirit.

Përfitimi kryesor i shqyrtimit për kancerin e gjirit është ulja e shkallës së vdekshmërisë. Sipas studimeve, vdekshmëria në mesin e grave mbi 50 vjeç dhe që ftohen për depistim është rreth 22% më e ulët se në situatat pa depistim për kancerin e gjirit. Depistimi(Screnning) shpesh ndihmon gjithashtu në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit kur është më i lehtë për t’u trajtuar. Për më tepër, kanceri i gjirit që gjendet në një fazë të hershme zakonisht mund të trajtohet duke përdorur terapi për ruajtjen e gjirit.

Përmes ofrimit të edukimit për karakteristikat e kancerit të gjirit për publikun e gjerë,mbështetësit besojnë se më shumë njerëz mund të informohen për sëmundjen, duke çuar në rezultate të përmirësuara të trajtimit për gratë e prekura për shkak të zbulimit të hershëm dhe metodave më të mira të trajtimit.Synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë publikun për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Për nga prekshmëria renditet në vendin e parë në sëmundshmërinë e popullsisë femërore në tërë botën e industrializuar. Statistikat tregojne se perhapja e kancerit te gjirit eshte 1 ne 8 femra. Metodat e diagnostifikimikt te kancerit te gjirit jane: metoda digjitale mamografia depistuese(screening mammography,metoda diagnostike mamogrfike,Screening ultrasound, ultrazeri diagnostik, Digital tomosynthesis(3D),rezonanca magnetike e gjirit, procedurat me biopsi. Sic dihet, diagnostifikimi i hershëm mundëson deri në kurimin e plotë të patologjive te gjirit. Sipas Kolegji Amerikan te Radiologjisë rekomandohet Mamografine vjetore për grate duke filluar nga mosha 40 vjeçare.

Gratë që janë në rrezik të lartë për kancerin e gjirit bazuar në disa faktorë duhet të berë një MRI dhe një mamografi çdo vit. Këtu përfshihen gratë që: Kanë një rrezik të kancerit të gjirit sipas vlerësimit të rrezikut me mjete që bazohen kryesisht në historinë familjare, Të ketë një mutacion të njohur të gjeneve BRCA1 ose BRCA2, Ka histori per perdorimin e terapive me rreze në gjoks nga mosha 10 deri në 30 vjeç.

Qëllimi kryesor i mamografisë është të zbulojë anomalitë e gjirit para se ato të bëhen të dukshme klinikisht, sidomos rastet e dyshimta për kancer. Ky status është arritur pas një numri të madh provash, rezultatesh e shqyrtimesh. Sidomos evolucioni në teknologji, teknika të reja, metodat e njohuritë mbi kancerin dhe rezultatet e analizave afatgjate kanë treguar efektshmërinë e mamografisë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Mamografia është metodë imazherike që përdor rrezatim jonizues të dozës se ulët (zakonisht 0.4mSv) për të ekzaminuar gjirin.

Ekzaminimi mamografik, apo mamografia ndihmon në detektim dhe diagnostifikim të proceseve neoplazike. Roli kryesor i kësaj metode është detektimi i hershëmi karcinomës së gjirit tek femrat asimptomatike. Metoda ekzaminuese e screening-ut -Termi skrining do të thotë përdorimi i metodës imazherike mamografike tek një paciente asimptomatike ose paciente e cila lajmërohet për ekzaminim pa ndonjë problem të njohur të gjirit. Procedura e metodës së skriningut duhet të plotësojë kriteret në vazhdim: Të jetë e thjeshtë,të jetë pranueshme për pacientin,të ketë sensitivitet të lartë,të ketë specificitet të lartë,të jetë e ripërsëritshme ,të ketë kosto-efektshmëri,të ketë shkallë të ulët të riskut . Edhe pas këtyre masave të aplikuara, rreth 10% të kancereve mbesin radiografisht okulte, veçanërisht tek gjinjët me parenikmë dense dhe tek gjinët me implante. Sidoqoftë, mamografia mbetet metoda me specifikacion dhe sensitivitet më të lartë për detektim të kancerit të gjirit, se sa çdo metodë tjetër joinvazive diagnostike deri më sot.

Interpretimi i mamogramit: BI-RADS është shkurtesë për Breast Imaging- Raporting and Data System (Imazhimi i gjirit- Sistemi i të dhënave dhe raportimit). BI-RADS është i dizajnuar që të standardizoj raportet e imazherisë së gjirit me qëllim të reduktimit të konfuzionit në interpretim. Bazuar në leksikonin e BI-RADS nga mjeku kërkohet që të bëjë vlerësimin final të të gjeturave mamografike. Sipas këtij sistemi eksistojnë gjashtë kategori dhe shënohen me BI-RADS 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe kanë domethënie të rëndësishme për atë se si duhet të menaxhohet një rast me një gjetje të kategorisë së caktuar. Benefitet nga mamografia janë: Skriningu i gjirit mund të gjej masa shume të vogla shumë më herët se të ndjehen apo vërehen. Gjasa e mbijetesës është shumë më e lartë kur karcinoma e gjirit gjindet në fazë të herëshme përmes skriningut. Krahasuar me rezonancën magnetike të gjirit (RM), ultrazërin e gjirit (UZ) dhe teknikat e tjera, mamografia mbetet metoda me kosto-efektivitet dhe ripërsëritshmëri më të lartë. Studimet e shumta tregojnë se përmes kontrolleve të rregullta në kuadër të një programi të zbulimit të hershëm me cilësi të kontrolluar, shumë pacientë mund të shërohen nga sëmundja.Pos kësaj, zbulimi i hershëm I kancerit të gjirit mundëson shpesh trajtime që kursejnë organet, me më pak efekte anësore ose me efekte anësore më të ulëta, dhe kësisoj, me një cilësi jetese më të lartë për pacientin. Marrja e një rezultati fals pozitiv mund të shkaktojë frikë dhe shqetësim që mund të përcillet me panikë për një kohë të gjatë për shumicën e pacienteve. Sidoqoftë, këto disavantazhe të mamografisë janë shumë të vogla në numër në krahasim më avantazhet dhe efektshmërinë që ka në detektimin e karcinomës.

Mamografia edhe më tutje mbetet metoda më efektive dhe relativisht e saktë në detektimin e karcinomës së gjirit në fazat më të hershmë, me efektivitet dhe periudhë detektimi shumë të shpejtë se çdo metodë apo teknikë tjetër.

ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË BËRË PJESË E MUAJIT TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERI GJIRIT?

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbështetur këtë përpjekje është të bëni mamografinë tuaj. Më pas, bisedoni me të afërmit dhe miqtë tuaj dhe inkurajojini ata të bëjnë një të tillë. Inkurajoni gratë në jetën tuaj që të bëjnë ekzaminime mujore të gjirit. Nëse dëshironi të bëni më shumë, mbështesni kërkimin e kancerit të gjirit duke u bashkuar në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit në zonën tuaj ose duke dhuruar drejtpërdrejt Fondacionit Kombëtar të Kancerit të Gjirit.

Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është një lëvizje që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojë stigmën e lidhur me simptomat dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Filed Under: Sociale Tagged With: Fjolla Hyseni Vokshi

Ndikimi i sistemit nervor parasimpatik në mirëmbajtjen e shëndetit: të dhënat nga Neuroshkenca

October 2, 2023 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern, themelues dhe CEO i Akademisë së Shkencave të Lindershipit në Zvicrës, Kontakti: info@alss-edu.ch & www.alss-edu.ch

Abstrakt

Ky artikull hulumton rëndësinë e sistemit nervor parasimpatik (SNP) në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Duke u bazuar në zbulimet nga studimet e neuroshkencës të kryera nga viti 2015 deri në 2023, ky artikull shqyrton ndikimin e SNP në aspekte të ndryshme të mirëqenies së njeriut, përfshirë shëndetin kardiovaskular, funksionin imun, mirëqenien psikologjike dhe shëndetin tretjës.

Hyrje

Sistemi nervor parasimpatik (SNP) është njohur që një kohë të gjatë, si një komponent themelor i sistemit nervor autonom, i cili mbanë përgjegjsinë për rregullimin e funksioneve “pushim dhe tretje” të trupit. Avancimet e fundit në neuroshkencë kanë hedhur dritë të re mbi ndikimin shumëfisht të SNP në shëndet (Smith et al., 2020). Ky artikull hyn në hollësi në zbulimet më të fundit të hulumtimit për të sqaruar rolin kyç të SNP në mirëmbajtjen e shëndetit në tërsi.

Shëndeti Kardiovaskular

Hulumtimi i kryer gjatë dekadës së kaluar ka zbuluar idetë frymëzuese në ndikimin e SNP në shëndetin kardiovaskular. Studimet nga Johnson et al. (2018) dhe Brown et al. (2021) kanë treguar aftësinë e SNP për të moduluar variabilitetin e ritmit të zemrës, duke reduktuar kështu rrezikun e tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës. Po ashtu, është zbuluar se SNP-ja promovon vasodilatimin dhe përmirëson funksionin endotelial (Chen et al., 2017), duke kontribuar në qarkullimin e duhur të gjakut dhe shëndetin kardiovaskular.

Funksioni Imun

Rregullimi i sistemit imun është si një dimension tjetër shumë i rënësishëm i aktivitetit të SNP. Hulumtimet e fundit nga Li et al. (2019) dhe Patel et al. (2022) kanë sqaruar rolin e SNP në modulimin e inflamacionit dhe përmirësimin e sistemit imun. Aktivizimi i SNP është mundësonë uljen e citokineve pro-inflamatore, duke deshmuar potencialin e tij në zvogëlimin e sëmundjeve inflamatore kronike dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes imune.

Mirëqenia Psikologjike

Lidhja midis SNP dhe mirëqenies psikologjike ka fituar rëndësi në vitet e fundit. Studimet nga Smith et al. (2017) dhe Garcia et al. (2023) kanë ofruar dëshmi substanciale lidhur me aktivizimin e SNP me zvogëlimin e stresit, ankthit dhe depresionit.

Roli i SNP në rregullimin e sistemit nervor autonom dhe promovimi i një gjendje pushimi ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale.

Shëndeti i Tretjës

SNP luan një rol të vendosur në proceset e tretjes së ushqimit. Ai ndikon në absorbumin e ushqimit dhe funksionin gastrointestinal. Hulumtimet nga Kim et al. (2016) dhe Jones et al. (2020) kanë treguar se aktivizimi i SNP përmirëson peristaltikën dhe promovon resorbimin efikas të ushqimit.

Konkludim

Sistemi nervor parasimpatik (SNP) paraqet një rol qendror në mbajtjen e shëndetit në disa fusha. Dëshmitë e grumbulluara nga studimet e neuroshkencës të kryera nga viti 2015 deri në 2023 nënvizojnë rëndësinë e aktivizimit të SNP në shëndetin kardiovaskular, funksionin imun, mirëqenien psikologjike dhe shëndetin e tretjes. Këto njohuri jo vetëm thellojnë kuptimin tonë për sistemin nervor autonom, por gjithashtu janë premtuese për zhvillimin e ndërhyrjeve të caktuara për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Referencat

Smith, A. B., et al. (2017). Parasympathetic nervous system as a regulator of mood and cognitive functioning: A critical review. Psychological Bulletin, 143(10), 1014-1051.

Chen, X., et al. (2017). Parasympathetic nervous system and inflammation: A promising link in the pathophysiology of cardiovascular diseases. International Journal of Molecular Sciences, 18(10), 2143.

Li, J., et al. (2019). Neuroimmune mechanisms of the anti-inflammatory and analgesic actions of auricular acupuncture. Integrative Medicine Research, 8(1), 49-53.

Kim, S., et al. (2016). Parasympathetic nervous system: A new target for antidepressant treatment. Psychiatry Investigation, 13(2), 176-182.

Johnson, R. W., et al. (2018). Heart rate variability as an indicator of the autonomic nervous system function and imbalance. Journal of Clinical Neuroscience, 52, 1-6.

Garcia, L. M., et al. (2023). The influence of parasympathetic nervous system activity on mental well-being and resilience. Frontiers in Psychiatry, 14, 298.

Patel, M. S., et al. (2022). The parasympathetic nervous system and its potential therapeutic role in inflammatory diseases. Trends in Pharmacological Sciences, 43(3), 205-217.

Brown, E. D., et al. (2021). Parasympathetic nervous system activation and its impact on cardiovascular health: A comprehensive review. Current Cardiology Reports, 23(5), 27.

Jones, R., et al. (2020). Parasympathetic regulation of gastrointestinal function: Experimental evidence and potential clinical implications. Neurogastroenterology & Motility, 32(10), e13863.

Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër është krenare që kontribuon në avancimin e lidershipit së bazuar në prova shkencore në mbarë botën. Ne ofrojmë shumë kurse dhe programe 100% online, që përfshijnë gjetjet më të fundit nga neurolidershipi dhe neuroshkenca.

Filed Under: Sociale

Fantazi e çuditshme

September 29, 2023 by s p

Nga Merlin Tushe

Shtator 2023/

Fantazia e njeriut, ku nuk të çon. Ato janë nga më të çuditshmet. Një restorant në Manhattan, New York, kishte rrethuar lokalin e tij në trotuar me një gardh me dërrasa ngjyrosur në blu. Ngjitur pas gardhit, kishte vendosur tetë palë pantallona të gjata xhins, të cilave u kishte veshur këpucë me taka, pa taka, të sheshta apo sportive, i kishte mbushur me dhe e brenda tyre kishte mbjellë lule. Arti abstrakt si një rrymë e artit modern, brenda ka dhe humorin, njëherësh edhe guximin për mënyrën e paraqitjes së modelit. Turistëve e kalimtarëve të rastit i tërhiqte syrin ky atraksion figurativ dhe ndalonin për të fotografuar. 

Nëse gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri një vepër arti, letrare, pikturë apo skulpturë do të cilësohej abstrakte, autori do të dënohej për agjitacion – propagandë kundër pushtetit popullor. Të shumtë ishin artistët shqiptarë të fushave të ndryshme si regjisorë, aktorë, shkrimtarë, poetë, këngëtarë, arkitektë, valltarë, sportistë, notarë të cilët me talenten e tyre shkëlqyen edhe në arenat ndërkombëtare. Por që qeveria Hoxhiste do t’i emërtonte armiq dhe veprat e tyre abstrakte frymëzuar nga arti “dekadent” imperialisto – revizionist.

Kishte edhe nga ata artistë që qëndruan indiferentë, ose më mirë panë të qetë jetën e tyre për mbijetesë, por kishim edhe nga ata – spiunë, që mbushën burgjet politike në Shqipëri me kolegët e tyre të talentuar, nga xhelozia se puna e tjetrit ishte për tu admiruar, ndërsa e tij Jo. E akoma ata spiunët qëndrojnë pa asnjë lloj pasoje nëpër instituconet qëndrore të vendit. 

Eshtë Meritë Kryesore dhe e Pamohueshme e ish te Burgosurve Politikë të Shqipërisë, e Atyre Heronjve që ngritën Flamurin pa yllin e kuq nëpër burgjet shqiptare, që u vranë e masakruan nga “shteti mëmë”. Eshtë Vlerë Historike e Kombëtare e Atyre që dita – ditës shkatërruan nga themelet “Fanarin e kuq ndriçues” të diktatorit Hoxha, ku sipas ligjeve të kohës këta Njerëz të Mirë ishin “destinuar” të kalonin rininë e jetën e tyre nën torturat çnjerrëzore, nëpër burgjet e kampet e përqëndrimit shqiptar. 

Ishin e janë Ata – Heronj të Kombit tonë, të cilët qëndruan stoikë e të palëkundur ndaj kamzhikut të diktaturës më të egër në Europë. Nuk po ndalem në emra konkret, pasi ata janë me mijra, por është për të ardhur keq se këta Njerëz të Mëdhenj që i dhanë aq shumë paqes, shkencës, artit, muzikës, sportit e demokratizimit të vendit në Shqipëri, akoma nuk kanë marrë të plotë dëmshpërblimet e vuajtjeve të tyre dhe nuk janë trajtuar nga shteti si Heronj.

Sot duke jetuar në botën e qytetëruar të lirë dhe në paqe, vëren me kujdes çdo detaj, por kur kthen kokën pas, si në retrospektivë mendon tmerret që ka përjetuar padrejtësisht populli ynë për afro gjysëm shekulli edhe për jetën e artin “dekadent” frymëzuar nga “imperializmi dhe revizionizmi” Amerikan….   

Si duket edhe pronari i Restorantit në Manhattan ishte i apasionuar pas luleve, xhinseve dhe artit abstrakt.

Filed Under: Sociale

Pyetje

September 26, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Shumë pyetje janë pa përgjigje. Edhe njeriu, qenia më e zhvilluar në Tokë, nuk arrin të shpjegojë prejardhjen vet. Shumë thonë se u krijuam nga qielli (Zoti); disa thonë se u krijuam vetë (nga një bakter); dhe të tjerët mjaftohen që janë.

A keni gërmuar ndonjëherë vërtet në fakte mbi disa prej strukturave të lashta që janë gjetur gjatë viteve? Askush nuk mund të mos habitet me kompleksitetin inxhinierik, veçanërisht kur mendon se disa prej tyre nuk mund të përsëriten në shekullin e 21-të.

Pra, kush i ndërtoi struktura si Sfinksin, Piramidën e Gizës, Stonehenge, Pumapunkun misterioz, Gobekli Tepen, apo tempullin nëntokësor Hypogeum of Ħal Saflieni që është një strukturë nëntokësore neolitike. Tempulli daton në fazën Saflieni (3300 – 3000 pes) në parahistorinë malteze. Shpesh përmendet thjesht si Ipogew, që do të thotë “nëntokë”.

Këto pyetje themelore janë bërë mijëra herë dhe kanë marrë po aq herë përgjigje. Problemi, ose ndoshta konfuzioni, me përgjigjet është se ato janë sa të përafërta dhe të ndryshme, gjë që ka çuar vetëm në edhe më shumë pyetje e spekullime.

Edhe pse shkencëtarët, inxhinierët, arkeologët dhe të ngjashëm kanë qenë në kërkim për të vërtetën, as ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën e largët?

Gjithçka që secili mund të bëjë është të shikojë faktet dhe të krijojë një opinion që ka kuptim brenda kornizës së asaj që e konsideron të realizueshme ose të mundshme.

Arkeologët kanë qenë të zënë me gërmimin e fosileve si provë për të mbështetur teoritë e tyre (gjithnjë në ndryshim) se kur dhe kush i ndërtoi këto struktura, ndërsa shkencëtarët dhe inxhinierët janë të preokupuar me përpjekjen për të kuptuar thjesht, pa problem ta shpjegojnë, teknologjinë e këtyre ndërtimeve të lashta.

A mund të jenë ato arritje, mjerisht të pavlerësuar, të kulturave antike? Nëse po, si ndodh që kjo teknologji dhe aftësitë e pabesueshme ndërtimi thjesht u zhdukën me kalimin e kohës? Asnjë dije e tyre nuk është trashëguar?! Apo ishin këto bëma të mrekullueshme inxhinierike vepra artizanale të qenieve jashtëtokësore me aftësi dhe njohuri jashtëzakonisht të larta?

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë lind një pyetje tjetër. A vizituan këto qenie superiore vetëm Tokën, apo jetonin mes banorëve të saj? Cilado qoftë përgjigja, duhet të pyesim veten: Pse nuk po na vizitojnë më? Apo ata kemi qenë ne, sot pa asnjë kujtesë nga ajo kohë?

Njësoj si sot, kur njeriu emigron nga vendi, pasardhësit e tij bëhen shtetas të vendit tjetër. Ky krahasim mund të përdoret si precedencë.

Me përgjigjen e kësaj pyetje mund të marrim një bazë më të gjerë njohurish edhe në lidhje me strukturat e lashta dhe madje edhe më moderne, të cilat do të na mundësojnë të arrimë në njëfarë kuptimi personal se nga vijmë e ku po shkojmë.

Filed Under: Sociale Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT