• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARK TIRTA, PROFESORI  MIRDITOR I ETNOKULTURËS, NJË EMËR I NJOHUR I SHKENCËS SHQIPTARE DHE MË GJERË

September 8, 2022 by s p

(Mesazh urimi me rastin e dhenies se titullit te larte “Nder i Kombit”)

Shkruar nga: FRAN GJOKA

Të shkruash për intelektual të përkushtuar e me integritet, nuk është e lehtë, pasi tek ata mungon dëshira për dukje, por kanë me shumicë, ndjenjë, pasion, dashuri e humanizem, gjëra të cilat ne i kërkojmë tek “heronjtë”. Por në të vërtetë, “heronjtë” janë njerëzit e thjeshtë, të ditur dhe të përkushtuar, që tërë jetën e tyre sakrifikojnë për një qëllim, për një ideal, dhe bëjnë të pamundurën për t’i realizuar, qoftë dhe me vetëmohim. Le të ndalemi tek njeri prej atyre njerëzve të sakrificës, të përkushtimit, të vetëmohimit dhe të pastertisë morale, i tillë është portreti i profesorit, akademikut tonë të nderuar dhe të respektuar Mark Tirta. 

Ai është një burrë i zakonshëm, i thjeshtë, i buzëqeshur, pavarësisht nga vitet që ka mbi supe, Mark Tirta është stoik në qëndrimet e tija, ndoshta mosha dhe sëmundja e kanë lodhur, por shpirti i tij mbetet gjithnjë i ri, modest dhe plot dashuri për shkencën, për artin e kulturën, për njerëzit. Vepra shumëplanëshe e Akademik Tirtes meriton respekte dhe përulje para Tij, para studimeve të Tija, para kontributit të jashtëzakonshëm që ai ka dhënë në shkencat albanologjike dhe sidomos në etnokulturë. Mark Tirta ka mbi shatullat e Tija 87 vjet jetë njerëzore, por edhe rreth 67 vjet punë kërkimore-shkencore, punë e cila e kanë rradhitur profesor Markun ndër personalitetet më të shquara të shkencës shqiptare dhe më gjerë. Si studiues i talentuar, Ai gjithçka e arriti me punë këmbëngulëse dhe me plot vullnet e dije shkencore dhe ishte rezultat i punës së Tij çdo arritje. Në vitin 2020, doktorant Nikoll Loka, me rastin e 85 vjetorit të lindjes së profesor Tirtes, shkruan: “E papritura e parë e jetës: Marku e nisi rrugën e dijes në një mënyrë krejt të veçantë. Fillimi i tij nuk lidhet me një mësues të zakonshëm, as me një klasë, por si nxënës i një kleriku që do t’i jepte bazat fillestare për të vazhduar Seminarin Papnor në Shkodër. Abati Frano Gjini, duke patur konsiderata për të atin, mendon që njëri nga djemtë të ndiqte rrugën e meshtarisë. Babai, pasi vjen në shtëpi dhe e pleqëroi kërkesën në familje, vendos që ta dërgonte pikërisht Markun, me arsyen e vetme se ”ky për punë nuk ban, ishalla ban për kalem!” Profecia e të atit doli, Marku nuk zhgënjeu. Mësuesi i parë i Mark Tirtes ishte Dom Mark Gjani, i diplomuar për teologji-filozofi në Universitetin Antonianum të Romës. Me Dom Markun djali zhvilloi lëndët: shkrim, këndim, aritmetikë nga katër herë në javë me dy orë mësim në ditë. Për të shkuar në shkollë, bënte katër orë rrugë në këmbë vajtje-ardhje nga Lgjini deri te Abacia në Orosh; kishte lodhje, ndodhte që të shkonte nëpër shi dhe borë, terreni ishte i vështirë dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kishte shpërthyer lufta e pas njëfarë kohe, mbi qiellin e Oroshit nisën të kalonin avionë të palëve ndërluftuese. Në ato kushte, ndërpreu mësimet, ndërkohë që nuk kishte një ëndërr tjetër në sirtar. Marku ka dhe një koinçidencë tjetër,  i takoi që të jetonte në mes të librave. Bilioteka i erdhi dhuratë nga dajtë prej Kryezezit të Malsisë së Lezhës. Pas vdekjes së dy vëllezërve të nënës që kishin shkollë, librat e tyre nuk kishte kush t’i lexonte, prandaj u dërguan për dy vëllezërit e Markut, Pjetrin dhe Gjonin që kishin kryer shkollën fillore.

Ne foto: Prof.Dok. Mark Tirta, Akademik – “Nder i Kombit”

 Edhe pse ende nuk dinte të lexonte mirë, Marku i kalonte librat nëpër duar dhe mendonte që sapo të hapeshin shkollat, të shkonte e të mësonte që të mund t’i lexonte.” Marku i vogël, shkollën fillore e mbaroi shkëlqyeshëm. E kishte me paion shkollën. Vijoi më vonë 7-vjeçaren në Durrës, në vitet 1948-1950. Shkollën e Mesme Pedagogjike e mbaroi në Tiranë.  Tani para tij dhe familjes së tij kishte dy alternativa: i duhej të zgjidhte të bëhej një rrogëtar e të ndihmonte familjen me rrogën që do të merrte, apo të vazhdonte dhe dy vite të tjera shkollë të lartë që të formohej plotësisht. Me pëlqimin dhe besimin e familjes, zgjodhi të vazhdonte studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Shkodrës. Më vonë, gjatë punës, plotësoi dhe studimet katërvjeçare në Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë. Prof. Dr. Mark Tirta, etnolog, akademik i Associuar (2008), lindur në Orosh të Mirditës, më 21 maj 1935, kryen studimet në Universitetin e Shkodrës e të Tiranës për histori-gjuhësi, më 1957- 1961. Në vitet 1955-1957 dhe 1959-1967 ka qenë arsimtar në Mirditë: më tepër drejtor shkolle a inspektor arsimi (për rrethin e Mirditës). Nga viti 1961 e në vazhdim, krahas punës në arsim, merret dukshëm me kërkime në fushë të etnokulturës, bën eksplorime të shumta në Mirditë e rrethet fqinje të saj, si: mbledhje materiali etnografik e folklorik, zbulon e përshkruan qendra të reja arkeologjike të Arbrit Mesjetar, po kështu dhe kulturë ilire e romake, ngriti një muze në Rrëshen (1967), mbledh toponime, antroponime, fjalë të rralla. Botoi shkrime të ndryshme. Ka bërë një fjalor me 6500 toponime të Mirditës, depozituar në Arkivin e Institutit të Gjuhë-Letërsisë. Si rrjedhojë e kësaj pune kërkimore, më 1968 e emërojnë etnolog profesionist në Tiranë, në Institutin e Histori-Gjuhësisë, dega e etnologjisë, (sot: Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë), punë që vazhdon ta kryejë edhe në ditët e sotme, edhe pse ka dalë në pension më 2008. Më 1967-1968 ka kryer në Tiranë një kurs njëvjeçar për filozofi, si kualifikim pasuniversitar. Titujt e gradat shkencore: më 1968, për veprimtarinë shkencore si bashkëpunëtor i jashtëm për 7 vjet, i është dhënë titulli “Bashkëpunëtor Shkencor i Ri”; më 1978 ka mbrojtur disertacionin në mitologji e besime e ka fituar gradën “Kandidat i Shkencave”; më 1983 i është dhënë titulli “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”; më 1988 me temën “Migrime të Shqiptarëve”: disertacion, ka fituar gradën “Doktor i Shkencave”; më 1994 i është dhënë titulli “Prof. Dr.” (“Drejtues kërkimesh”). Është bërë Akademik i asociuar (2008). Në vitet e para, pasi është emëruar etnolog në Tiranë, ka dhënë këto provime pasuniversitare: 1. Etnologji e përgjithshme, 2. Etnologji europiane, kur përqendrimi ka qenë dukshëm te Ballkani, 3. Etnologjia shqiptare, 4. Filozofi: ka shërbyer diploma e kursit të përmendur më sipër. Më 1971 ka qenë 4 muaj për specializim në muzeologji në Rumani e në Itali. Njeh mirë gjuhën frëngjisht, rusisht, italisht, serbokroatisht; për të tëra ka dhënë provime pasuniversitare. Ka botuar në vende të huaja mbi 70 shkrime shkencore. Në Spanjë, në Francë e në Gjermani i janë kërkuar për botim librat, si: “Mitologjia ndër Shqiptarë” e “Etnologjia e Shqiptarëve”, po nuk u bënë. Ky etnolog disponon disa letra e kërkesa të bëra nga Instituti i Europës Juglindore në Vjenë, ku ftohet të bashkëpunojë në tema të popullsisë e të disa çështjeve të tjera etnologjike për Shqipërinë në një vepër madhore të këtij Instituti. I kanë kërkuar bashkëpunim për vepra madhore të emigracionit botëror të sotëm, për të bërë pjesën për Shqipërinë: Universiteti i Floridas në SHBA, një Universitet i Torontos (Kanada), një kolegj ushtarak i studimeve gjeografike në Kanada. Tërë këtyre të fundit nuk u kanë dhënë përgjigje pozitive për të mos u spostuar nga temat në studim, por dhe për mungesë të mjeteve financiare që fillimisht i duheshin për të plotësuar harta, skica, grafikë e gjëra të tjera teknike. Më 1988, këtij etnologu, i është kërkuar të plotësojë Curriculum Vitae e disa dokumente të tjera, por dhe një konfirmim vetjak pranimi, për t’u bërë anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Shkencave të Lutesës (Paris), por bashkë me dokumentet duheshin dërguar dhe një sasi dollarësh si test miratimi që i përmenduri nuk i dispononte; në bazë të statusit të kësaj Akademie duheshin paguar dhe kuota mujore, të shprehura në dollarë, gjë që ishte e pamundur të bëhej. Si rrjedhojë, kërkesën e ktheu mbrapsht me një falënderim mirësjelljeje ndaj atyre që ia propozuan këtë titull.

Ka qenë anëtar i redaksisë së përmbledhësit “Etnografia shqiptare” dhe i revistës “Kultura popullore”, përkatësisht dhe i “Ethnographie Albanaise” e në “Culture popularie albanaise”, në këtë të fundit, “Kultura Popullore”, që në themelimin e saj.

 Në përgatitje të çdo numri të tyre ka dhënë një ndihmesë të shënuar me artikuj studimorë, me reçensione librash, me informacione shkencore, me redaktime, me zgjedhje dhe përpunim materialesh për revistën dhe përmbledhësin. Si etnolog, prej shumë vitesh ka ndërmarrë ekspedita kërkimore në tërë viset shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovë e Maqedoni Perëndimore, dëshmi që i kanë vlejtur në punën  e tij studimore, si themel mbështetës në punën e tij shkencore. Ka shkruar mbi 400 punime shkencore e kulturore në fushë të etnologjisë shqiptare e më tej, kryesisht nga temat: mitologji e besime, migrime të shqiptarëve, por është marrë dhe me temat: familja, arti popullor, e drejta kanunore, jeta sociale e fshatarësisë, veshjet popullore, toponimet në vështrim etnologjik, probleme të zhvillimit krahinor e etnik të shqiptarëve, histori e etnologjisë e njerëz të shquar, kritikë e bibliografi. Jo pak punime të këtij etnologu janë botuar në gjuhë të huaja, madje edhe në disa revista e periodikë prestigjiozë shkencorë në botën e jashtme, gjithsej mbi 70 punime shkencore. Ky etnolog ka marrë pjesë me kumtesa, me referate, në sesione shkencore, në simpoziume, në konferenca, në kongrese shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, brenda vendit e në botën e jashtme, në mbi 130 raste. Është marrë dukshëm me muzeologji: në ekspozita e muze në Tiranë, në rrethe të ndryshme të vendit, në ekspozita muzeale e veprimtari jashtë shtetit. Ka botime shkencore jashtë shtetit, mbi 70 njësi, shkrime shkencore, përfshirë dhe Kosovën e Maqedoninë. Ka bashkëpunuar në bërje të veprave madhore, si: “Qytetërimi Ballkanik” nën kujdesin e UNESKO-s; po kështu në “Atlasi i vendeve danubiane”, – drejtuar nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore, në Vjenë. Në botimet madhore të Shqipërisë ka bashkëpunuar në: “Shpati i Sipërm” (i Elbasanit), “Fjalori enciklopedik shqiptar”, “Veshjet popullore shqiptare”, “E drejta kanunore shqiptare”, “Shpërngulje me forcë e qëndresë e Kosovës martire” (1998-1999); “Hasi në etnokulturën shqiptare”, “Himara në shekuj”, “Migrime nga fshatrat malore–kodrinore për në vendet paraurbane e urbane (1991-2007)” e me radhë. Ka disa shkrime shkencore në botime e periodikë të ndryshëm të Lezhës e të Mirditës. Është bashkautor i monografisë “Mirdita. Njohuri për vendlindjen” (1999). Ka në përgatitje për botim librat: “Etnologjia e Mirditës”, “Fjalori mitologjik shqiptar”, “Etnologjia e Europës Juglindore dhe e Mesdheut”.  Prej shumë vitesh ka dhënë lëndët e etnologjisë në Universitetin e Tiranës, në degët histori, sociologji. Ndër to, për tre vjet dhe në “Mitologjia” ka dhënë mësim edhe në degën e gazetarisë. Prej shtatë vitesh ka ligjëruar lëndën “Etnologjia e Evropës Juglindore dhe e Mesdheut” në Universitetin e Prishtinës. Ka udhëhequr studiuesit e rinj, si mentor, në marrje të gradave shkencore: mastër e doktor i shkencave. Në arsimin pasuniversitar ka bërë programe e ka organizuar provimet në lëndët e specialitetit të etnologjisë. Veprat e tij kryesore janë: “Migrime të Shqiptarëve” (1999), “Veshjet popullore shqiptare” (me bashkautorë), V.I (1999), V.II (2001), V.IV (2016), “Etnologjia e Përgjithshme” (2001, 2008), “Etnologjia e Shqiptarëve” (2003, 2006), “Mitologjia ndër Shqiptarë” (2004), “Lëvizje migruese të brendshme ndër Shqiptarë” (2013), “Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji” (2006), “Panteoni e simbolika, doke e kode…” (2007), “Etnokultura Shqiptare-Ligji Dokesor” (2016). Është vlerësuar me shumë tituj e dekorata të ndryshme, për punën e bërë në studimet shkencore. Edhe në ditë të sotme vazhdon të shkruajë e të botojë studime shkencore e kulturore në etnologji, po kështu dhe të botojë libra të natyrës shkencore e kulturore ashtu si dhe më parë. Çdo vit ka botuar (duke përfshirë dhe vitin 2018) nga 8 deri 12 shkrime të natyrës shkencore-kulturore. Ka hartuar në këto vitet e fundit dhe 152 zëra për Fjalorin Enciklopedik të Mirditës. Së fundmi është dekoruar dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit”, “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për zhvillimin e shkencës së etnologjisë në vendin tonë; për periodizimin e etnologjisë shqiptare në shtatë pjesë që nga lashtësia e deri më sot, si dhe për vënien e disiplinës së etnologjisë në një shkallë me nivelin e kësaj shkence në rajon dhe në botë.” Të gjithë miqtë dhe shoket e tij kudo që janë, i urojnë sot shëndet dhe vetëm shëndet, pleqëri të mbarë, jetë dinjitoze burrit të vlerave e virtyteve të larta njerëzore. Veprat e tij kanë qënë edhe janë e do të jenë udhërrëfyese për brezat e ardhshëm të shkencëtarëve shqiptarë dhe më gjërë.

Filed Under: Sociale Tagged With: FRAN GJOKA

Qyteti…

August 31, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Aleksandri quhet i madh jo se dikush e ekzagjeron. Arritjet e tij ushtarake nuk kanë rival në Histori. Nëse Aleksandri nuk do të kishte qenë një figurë historike, por një personazh filmash, të gjithë kritikët do të kishin thënë se historia është për të qeshur; një djalë nga një vend i vogël që sulmon një perandori me një ushtri sa një pjesë e madhe e ushtrisë perandorake, duke ecur nga Greqia në Afganistan, duke pushtuar Afganistanin (gjë që asnjë nga superfuqitë e ditëve të fundit nuk e ka arritur), duke luftuar elefantët në Indi; të ecësh nëpër një shkretëtirë dhe të mos humbasësh kurrë një betejë është e vështirë të besohet.

Megjithatë, përveç ushtrisë, trashëgimia e tij shpesh është anashkaluar. Filipi shpiku dhe Aleksandri vuri në zbatim konceptin e “shtetësisë”.

Deri në kohën e tyre, perandoritë pushtuan njerëz të tjerë dhe, më së shumti, bënë përpjekje për të integruar klasën sunduese.

Filipi dhe Aleksandri e ndryshuan këtë. Ata ndërtuan qytete me popullsi të përzier, banorët e të cilëve kishin një interes të madh për të mbajtur status quo-në. Filipi e kishte prezantuar konceptin duke zgjeruar sundimin maqedonas në territorin jomaqedonas. Filipi ndërtoi qytete të reja, krijoi infrastrukturë të shkëlqyer për të tërhequr njerëz. Por risia e tij ishte se ai u dha banorëve të drejta qytetare për të fituar mbështetjen ose në rastin më të keq neutralitet. Në këtë mënyrë ai u përpoq të integronte në mbretëri popullsi të ndryshme (nga Maqedonia, Iliria, emigrantë nga Greqia jugore, trakë etj.). Aleksandri e zgjeroi konceptin në të gjithë perandorinë e tij. Ky është fillimi i konceptit “kasa – kasolle – cita -qytet” dhe “qytetësi” që romakët trashëguan përmes Aleksandrit dhe e përhapën.

Filed Under: Sociale

Shqipëri, hynë në Uzinën e armëve, arrestohen dy rusë dhe një ukrainas. Dyshime për spiunazh

August 21, 2022 by s p

20 gusht, 2022


ZERI I AMERIKES (https://www.zeriamerikes.com/a/6709961.html)

Në Shqipëri, dy shtetas rusë, M.Z., 24 vjeç dhe S.T., 33 vjeçe, së bashku me një shtetas ukrainas, F.T., 25 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës nën dyshimet për spiunazh, pasi njëri prej tyre kishte hyrë në uzinën ushtarake në Gramsh, duke tentuar të bëjë fotografi. Sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes “roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi”. Të dy ushtarakët më pas i kanë bërë thirrje të ndalojë, të riut M.Z.. Ndërsa ky i fundit është përpjekur të largohet, është ndaluar nga ushtarakët, pavarësisht se në këtë moment ai ka përdorur ndaj tyre një spray paralizues, duke ua hedhur në fytyrë.

Ndërsa i riu rus është shoqëruar në komisariatin e Gramshit, policia ushtarake, ka vërejtur dhe dy persona të tjerë, që dyshoheshin se po shoqëronin të riun rus që kishte hyrë në Uzinë. Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes, gruaja ruse 33 vjeçare dhe ukrainasi 25 vjeçar, janë ndaluar nga policia jo shumë larg Uzinës, ndërsa udhëtonin me një automjet sportiv me targa të Ukrainës.

Të dy ushtarakët që bënë të mundur ndalimin e të riut që kishte hyrë në Uzinë, u trasportuan me shpejtësi në një spital të kryeqytetit, për shkak të problemeve me shikimin, të provokuara nga spray paralizues.

“Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit”, bëri të ditur në një njoftim të sajin Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kontaktoi personalisht me dy ushtarakët duke u shprehur atyre “mirënjohjen që sakrifikuan për të mbrojtur një objekt strategjik”. Ndërsa shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë gjeneral brigade Arben Kingji, i vizitoi ata në spital.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnikopeleshi%2Fposts%2Fpfbid02NEnEjrmbf3nHqe59JFwHRRKqcjVwfR4x5kyryx5x8ygnSqG97cyJb1qpJdA7hFojl&show_text=true&width=500

Për momentin nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i shtetasve rusë dhe ukrainas të arrestuar. Në një reagim për ngjarjen kryeministri Edi Rama deklaroi se ata “dyshohen për spiunazh”, duke folur për “një ngjarje delikate”. Për zbardhjen e saj janë angazhuar përfaqësuesë të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Autoritetet shqiptare i janë drejtuar zyrtarisht ambasadës ruse në Tiranë, duke kërkuar informacion dhe shpjegime për shtetasit e arrestuar në mbrëmje.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Filed Under: Sociale

SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?

August 16, 2022 by s p

Dr. Erion Dasho/

Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngjan si dy pika uji me premtimet dhe mburrjet e Ministres së Shëndetësisë sa herë përuron lyerjen e ndonjë spitali apo qendre shëndetësore.

Në fakt, me uljen e popullatës dhe lindshmërisë, nevoja për shkolla të reja do të jetë gjithmonë e më e ulët.

Nga ana tjetër, ndonëse popullata do të moshohet, edhe nevoja për shtretër spitalorë nuk do të rritet pasi kujdesi shëndetësor do të modernizohet dhe do të ofrohet ambulatorisht apo në familje.

Në këto kushte, investimet në infrastrukturë nuk duhet të jenë ekstensive, por intensive dhe, mbi të gjitha, strategjike.

Fatkeqësisht, qeverisja e rilindjes mendon vetëm për propagandë dhe një shkollë apo spital i lyer i sjell më tepër dobi se një strategji zhvillimore.

Ata bashkatdhetarë që kanë mbetur në Shqipëri dhe do të vazhdojnë të jetojnë atje bëjnë mirë që të shohin sa më parë përtej bojës.

Sepse një shkollë apo spital i lyer bukur, por pa mësues dhe mjekë cilësorë, pa pajisje didaktike apo diagnostike, me financime qesharake dhe me një strategji të paqartë zhvillimore nxjerr nxënës të paaftë dhe pacientë të pashëruar.

Dhe një shtet që nuk arrin të ofrojë dy shërbimet më të rëndësishme sociale për të cilat ka nevojë popullsia, përse duhet?!

Filed Under: Sociale

Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar

August 3, 2022 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO/

Forumi i II gjithëkombëtar: “Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar: Ku jemi dhe ku do vemi?”, i cili um bmajtë më 8.dhe 9.7.2022 në Academy of Leadership Sciences Switzerland i përfundoi punimet më sukses. Kombi Shqiptar aktualisht është duke u rrezikuar të përçahet dhe ta humbë pavarsinë e fituar me gjak, për shkak të mangësisë inovative-kognitive-strategjike-politike, për tu integruar në Bashkimin Evropian. Ky fakt i hidhur paraqet rrezik real, që të na përseritet historia dhe prap të futemi direkt apo indirekt nën thundrat e pushtuesve. Për të parandaluar një realitet të tillë, te hidhur intelektualët e pavaraur e kombit tone nuk guxojnë të heshtin. Ne, disa nga intelektualët Shqiptar, nga te gjitha trojet Shqiptare, shumica nga mërgata Shqiptare, që jetojmë në shtetet peeëndimore të Evropës dhe SHBA e ndjemë obligim njerzor, kombëtar, intelektual dhe profesional të tubohemi në Forumin e II gjithëkombëtar, i cili u organizua dhe u mbajtë në Academy of Leadership Sciences Switzerland (Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër), për të inicuar një strategji valide dhe reliable kombëtare e cila aktualisht vazhdonë ti mungonë kombit Shqiptar.

Objektivat e këtij foumi ishin:

-Reflektimi i gjendjes së Kombit Shqiptar sot dhe ku do vemi nesër.

-Inicimi i formulimit të një Strategjie gjithëkombëtare, valide dhe reliable, të qëndruesheme, që sjellë prosperitet për të gjithë Shqiptarët në tër botën.

-Kreativiteti inovativ-kognitiv-strategjik dhe pragmatik në integrimin e vendeve Amë në Bashkimin Evropian.

Në këtë forum patëm 31 folës kyç nga mërgata Shqiptare dhe trojet Amë, që përfaqësojnë fushat e shkencës, lidershipit, biznesit, sigurisë, shëndetësisë, politikës moderne përendimore, drejtësisë, artit, kulturës dhe sportit. Shumica e folsëve kyç të këtij forumi kanë lidhe profesinale me instancat e larta shtetërore të vendeve të ndryshme përndimore dhe kanë zgjuarsi inovative-kognitive-strategjike dhe pragmatike ta shpejtësojnë integrimin e trojeve Shqiptare në Bashkësinë Evropiane.

Të ftuar publikisht në këtë forum ishin edhe përfaqësuesit kyç politik të vendeve Amë si dhe Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, fatkeqësisht asnjë nga të sipërpërmedurit nuk participuan në këtë forum.

Në këtë forum mbajtën fjalime dhe diskutime konstruktive këta përsona: 

  1. Dr. c. Bletra Berisha, MBA, Ko-Moderatore
  2. Prof. Erta Receku,MSs., Ko-Moderatore
  3. Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, organizator dhe udhëheqës i Forumit 
  4. Prof. Bashkim Jashari, ekspert i artit të muzikës. Në emer të Familjes Legjendare Jashari nga Prekazi e bëri hapjen e këtij Forumi
  5. Komandant Shkupi (Ferid Berisha) luftëtar i UÇK
  6. Fitije Pciari, Afariste, nënkryetare e Forcës së Diasporës
  7. Prof. Rexhep Gashi, MSc., MBA, shkencëtar
  8. Prof. Dr. Gjyla Çeliku, Shkencëtare
  9. Ilir Seferi, MSc, Afraist, politikan në Gjermani, bashkëthemelues i Besa Foundation ne Bavari
  10. Prof. Dr. Nusret Pllana, shkencëtar, luftëtar i UÇK Autor, Producent Filmash dokumetar
  11. Oltiana Rama, MSc, Shekencëtare 
  12. Prof. Dr. Arbër Çeliku, shkencëtar
  13. Dr. Gazmend Berisha, PhD, shkencëtar, drejtor ekzektutiv i Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës
  14. Dr. Aurora Dollenberg, Mjeke themeluese dhe kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës
  15. Xhevdet Maula, Jursit, Avokat, Besa Foundation ne Bavari
  16. Vehbi Zeqiri, economist, ekspert i Lidershipit
  17. Halil Çitaku, ekonomist, Aktivist
  18. Samira Shabani, Bsc, MSc. c. Diplomaci
  19. Ing. Enver Halilaj; expert i trafikut hekurudhorë në Zvicër
  20. Avni Dervishi, MSc, Politikan në Suedi, Forca e Diasporës
  21. Prof. Erta Receku, MSc., fizkante
  22. Prof. Shefqet Balaj, Politikan në Austri, Afarist
  23. Naim Abazi, Afarist, Aktivist
  24. Pauzë 5’ Diskutim Plenar 15’
  25. Prof. Xhevat Murseli, Aktivist, Lobist
  26. Fatmir Osamani, arkitekt, bashkëthemelues Forca e Disapores, Lobist
  27. Lirim Gashi, Kryetar I Forcës së Diasporës për Kosovën
  28. Halit Nezaj (King Lita), gazetar i sportit, piktor
  29. Bahri Troja, MSc, politikan në Austri
  30. Drita Kolgjini, MSc., Politikane në Suedi
  31. Agim Aliçkaj, MSc., Lobist në SHBA

Të gjithë dhanë propozimet e tyre që të themelohet Këshilli i Intelektualëve Shqiptar për Strategji Kombëtare, i cili pëmbanë ekspertë në fushat e ndryshme, të cilët do përpilojnë startegjitë kombetare valide dhe reliable, me objektiva dhe masa të matshme në fushat e tyre përkatëse,  ato/ata janë specialist/e nëpër vednet e ndyshme të perëndimit dhe vendet Amë. 

Ky këshill ka nisur punën në grupe perofesionale menjëherë. Këshilli ka një qasje lidershipi modern, që stimulonë dhe praktikonë punën në ekipe dhe nuk do të ketë hieraki klasike. 

Ky këshill i përbër nga iltelektual modern, që kanë arritur majat e sukseseit në konkurencën e ashpër perëndimore është që nga tani në shërbim kosultativ më Vendet Amë, në të gjitha trojet Shqiptare por edhe më të gjitha vendet e botës ku jetojnë shqiptarët. Qëllimi kyç i Këshillit të Intelektualëve Shqiptar për Strategji Kombëtare është ta përpilojë Strategjinë Kombëtare Shqiptare aftëgjate, ku çdo individ Shqiptar në vendet Amë dhe tër botën të ka mundësi ta jetonë një jetë dinjitoze më prosperitet të plotë. Për këtë qëllim në startgji do futën të dhënat më bashkëkohore nga neuroshkenca dhe shkencat e tjera dhe përvojat praktike qe shkencëtarët dhe profesionistët e këtij këshilli i kanë zënë në vendet përnedimore ku punojnë dhe jedojnë me dekada të tëra. 

Këshilli do jetë i hapur për konsulta për qeveritë e vendeve Amë, por edhe për asociacione të tjera Shqipatre jashtë trojeve Shqiptare. 

Më poshtë i gjëni dy linke ku mund ti ndiqni punimet e forumit të II gjithëkombëtar.

Pjesa e parë: më 8.7.2022

Pjesa e dytë: më 9.7.2022

Më poshtë po ashtu i gjëni dy linke të punimit të Forumit të I gjithëkombëtar i cili u mbajt në vitin 2021, ku në mesin e folësve kyç ishte edhe Ambasadori William Walker.

Pjesa e parë: më 19.8.2021

Pjesa e dytë: më 20.8.2021

Në emer të grupit organizativ.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO

Academy of Leadership Sciences Switzerland

World Trade Center

Leutschenbachstrasse 95

CH-8050 Zürich

Switzerland

T. +41 (0)44 308 35 22

M. +41 (0)76 507 36 30

info@alss-edu.ch

www.alss-edu.ch

Filed Under: Sociale Tagged With: Fadil Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT