
Dr. Zekri Palushi, 9 Janar, 2023/
(Mund të jetë një event fatal, nëse nuk diagnostikohet shpejt, e njëherësh, nuk mjekohet në kohë, dhe siç duhet).
Prostatiti, apo infeksioni i gjëndrrës së prostates, ndahet në katër kategori:
*Prostatit akut bacterial. *Prostatit kronik bacterial. *Prostatit kronik/sindromi i dhimbjeve pelvike kronike (sub-tip inflamator, dhe jo-inflamator). *Prostatit inflamator asymptomatic.
–Prostatiti bacterial akut -kërkon një diagnoztikim të shpejtë, dhe mjekim të mënjëherëshëm, ndryshe mund të shkojë drejt një gjendje septike, me rrezik për jetën e të sëmurit. Kjo formë shkaktohet nga shumëzimi i bakterieve brenda gjëndrrës së prostates, -me një origjinë që vjen kryesisht nga një rrefluksi intra-prostatik, me urinë të infektuar me organizma të ndryshme si Escherichia coli, Enterococcus dhe Proteus species. Burrat që janë të kateterizuar, diabetikët, të imuno-kompromentuarit, dhe ata që marrin mjekim me imuno-supresor, – rrezikohen më së shumti për një infeksion të tillë, që vjen si rrezultat i kolonizimit bacterial të uretrës.
Shenjat klinike, -ndër më klasiket janë:
*Temperatura. *Të dridhrat/ethet. *Dhimbje perineale/dhe në fund të barkut.*urinime të dhimbëshme/dysuria. *Frekuenci urinimi/urinime të shpeshta. *Nevojë urgjente për të urinuar. *Ejakulime të dhimbshëme, dhe me qelb e gjak në spermë.
Prostatiti akut bacterial, duhet të konsiderohet tek ç’do burrë që paraqitet me ankesa të traktit urinar.
Duhet të ndërmerret një ekzaminim rektal, ku me gisht, lehtësisht palpohet gjëndrra e prostates, dhe nëse konsistenca e sajë është intense, dhe e butë, -atëherë, -së bashku edhe me shenjat klinike, na ndihmojnë që të konfirmojmë diagnozën. Kujdes duhet të bahet që palpimi I prostates të bëhet me gjentilesë, t’mos fërkohet shumë, ndryshe mund të bëhemi shkak për percipitimin e një bakteremia dhe sepsis.
Përveç diagnoztikimit klinik, -rrekomandohet edhe një analizë Urine (Gram stain, dhe culture, -kjo, për të identifikuar organizmin shkaktues, dhe sensitivitetin e këtyre organizmave ndaj antibiotikve të ndryshëm.
Po kështu, një analizë për kulturë gjaku, dhe protein C-reaktive mund të jenë ndihmuese, ndërsa PSA (Prostate Specific Antigen), nuk rrekomandohet, mbasi, siq dihet, rritja e nivelit të sajë është e zakonshme në raste infeksionesh, -dhe zakonish merr deri në një muaj për të ardhur në nivelin normal të sajë, e stabilizuar.
Mjekimi, – (ndërkohë që presim për përgjigjen e kulturës), -të sëmurit i fillojmë menjëherë :
*Trimethoprim 300mg, 1 tablet në ditë, për 14 dit, ose *Cephalexin 500mg, -dy here në ditë, për 14 dit, ose *Augmentin (500mg+125), -dy here në ditë, për 14 ditë.
Nqs. dyshojmë që kemi të bëjmë me një gjendje septike, apo i sëmuri nuk mund ta tolerojë terapinë orale, atëherë duhet të shtrohet në spital, dhe ti fillohet menjëherë:
*Ampicillin dhe Gentamycin, ose Ceftriaxone, (njësoj sikur trajtojmë një Pyelonephrit).
Ndërsa, -(zakonisht në pacjentët me mosha më të reja), duhet të dyshohet edhe për një infeksion të shkaktuar nga sëmundje seksuale (sexually transmissible infections), siq mund të jenë, -Chlamydia, Gonorrhoea, dhe Ureaplasma.
Pra, nëse mendohet se shkaktarë të prostatitit mund të jetë Chlamydia, ose Ureaplasma, atëherë duhet të jepet, – AZITHROMYCIN 1gr. menjëherë nga goja, ose Doxycycline 100mg, -dy here në ditë, për 2-4 javë.
Nëse dyshohet se shkaktar infeksioni, mund të jetë Gonorrhoea, -atëherë jepet CEFTRIAXONE 500mg –intra-muskular, dhe Azithromycin 1gr nga goja.
Ndërkohë, të sëmurit i rrekomandohet edhe marrja e një Non-Steroidal Anti-Inflamatori, si psh. Voltaren, Indometacinë,…, që mund të qetësojnë dhimbjet, dhe të shpejtojnë shërimin, -sepse lëngështojnë sekrecionet of prostatike.
Rrekomandohet që pas 48 orësh, -nga fillimi I mjekimit të bëhet një uro-kulturë, dhe të ri-vlerësohet gjendja e të sëmurit, për të pare nëse mjekimi I dhënë po punon efektivisht.
Nëse mjekimi duket të ketë dështuar, -atëherë, duhet të dyshojmë për një absess të gjëndrrës së prostates (abscess prostatic).
Për këtë rrekomandohen investigime radiologjike si CT (Computed Tomography), dhe Ultrasound Transrectale.
Ndërsa, po të kemi ndërmend që ta drenojmë këtë abscess, nëpërmjet një çpimi perineal, atëherë do të ishte më e sigurtë që kjo procedure të bëhej nën orjentimin e Ultrasound-it. Nqs mendohet për një pastrim kirurgjikal të abscessit, atëherë një CT scan mund të jetë më i ndihmueshëm për t’na treguar konturet/kufinjët e abscessit.
Një nga komplikacionet e prostatitit akut, mund të jetë retensioni urinar akut, -në këtë rast rrekomandohet një heqje suprapubike e urinës, ndërsa kateterizimi uretheral, është i kundra-indikuar, mbasi mund të keqësojë infeksionin.
Ndër komplikacionet tjera, përfshihen edhe, sepsis, prostatiti bacterial kronik, formimi fistulave, përhapja e infeksionit në shtyllën kurrizore, dhe lidhjet sacro-iliake.
Për t’mos e bërë shumë të gjatë këtë shkrim, -mund të themi se edhe prostatiti bacterial kronik, në 75-80% të rasteve shkaktohet nga Escherichia coli, dhe shenjat më të shpeshta prezantuese mund të jenë infeksionet e përsëritura urinare, dysuria dhe shpeshtësia e urinimeve.
Një ekzaminim digital rektal i prostatës rrekomandohet vazhdimisht, -kjo për të dokumentuar ndonjë ndryshim, e veçanërisht prezencën e ndonjë guri, që mund të sherbejë si një rrezervuar infeksioni.
Prostatiti kronik/sindromi i dhimbjeve pelvike kronike, – është një diagnozë që vihet kur ne kemi përjashtuar të gjitha pathologjitë tjera që mund të japin këto shqetësime, pra dysurinë, urinime të shpeshta, urgjenci urinimi, rrjedhje të dobët urine, dhimbje perineale, dhe fund-barku, testikulare/penis, dhe hematospermi.
Një rritje e nivelit të PSA nuk duhet ti atribohet entiteteve të më sipërme.
Prandaj për të gjetur shkakun e sajë, duhet që të kërkojmë investigime të mëtejshme.
Mjekimin i këtyre formave konsiston në përdorimin e alpha-adrenergic receptor blockers, dhe antibiotic, që përdoren vetëm, ose të kombinuar, -po kështu anti-inflamatorët mund të jenë ndihmues. Po kështu cernilton ose pollen extract, ndihmojnë për symptoma urinare. Quercetin 500mg, dy here në ditë per 30 ditë, -ndihmon për spazmat muskulare pelvike, -ndërsa Fluoxetine 20mg/në ditë, -ndihmon për anën depressive, dhe përmirësimin e kualitetit të jetës.
Transuretheral microwave therapy, – mund të jetë një formë tjetër, kur mjekimet e mësipërme s’kan qenë efektive.
Dr. Zekri Palushi, 9 Janar, 2023