
Dr. Zekri Palushi, Australi 28 Dhjetor, 2022 /
(Mund të ngatrrohet edhe me një ankth, apo goditje paniku)
Fibrilacioni Atrial (FA), -ashtu edhe ankthi, apo një panik episodik, mund të shkaktojnë PALPITACIONE të zemrës, -prandaj këto dy gjendje, megjithse me origjina krejt të ndryshme, mund të ngatrrohet lehtë me njëra tjetrën.
Fibrilacioni Atrial është forma më e shpeshtë e ç’rregullimeve të rrahjeve të zemrës, apo siq njifen me emrin ‘’Aritmitë e zemrës’’ (heart arrhythmias).
Diagnostikimi klinik i Fibrilacionit Atrial, -mund të konfirmohet lehtësisht, dhe menjëherë, nëpermjet një EKG-je të thjeshtë.
Pra është një problem i zemrës, ku sinjalet e alteruara elektrike që ndodhin në dhomat e sipërme të zemrës shkaktojnë kontraksione atipike, ndërsa ndryshimet strukturale dhe disfunksionimi i sistemit nerver mund të ndikojnë në rregullaritetin e ritmit.
Në bazë të kohës së zgjatjes, Fibrilacioni Atrial klasifikohet në:
*Paoxismal, ku një episod zgjat më pak se 7 ditë, -i cili, brenda kësaj kohe mund të konvertohet vet-vetiu/spontanisht, ose nëpërmjet goditjes elektrike direkte.
*Persistent, -ku episodet zgjasin më shumë se 7 ditë, dhe nuk ikin spontanisht.
*Long standing (për një kohë të gjatë),-në këtë rast, ky FA, ka mbi një vit që vazhdon, edhe pse i sëmuri ka qenë duke u mjekuar për kontrollimin e ritmit.
*Permanent, -në këtë rast, si doktorri dhe pacjenti duhet të pranojnë se strategjia për një kontroll të ritmit, ka qenë e pa-suksesëshme, dhe se nuk duhet që të pretendojnë më tepër për të arritur një ritëm sinusal.
Shkaktarët e një Fibrilacioni Atrial mund të jenë të ndryshëm, si psh.:
*Sëmundjet e arterieve coronare. *Infarkti i zemrës. *Probleme të valvulave të zemrës. *Tensioni i naltë. *Sëmundje të mushkërive. *Pirja e DUHANIT, ALKOHOLIT, dhe lëndëve NARKOTIKE (marijuana, kokaina, amfetamina, rohypnoli, steroidët anabolik që përdorin në GYM/palestra, për formim muskuli, etj. *Ç’rregullimet e gjëndrrës së TIROIDES. *Stresi fizik, dhe ndoshta edhe ai emocional. *Operacionet e mëparëshme të zemrës, etj.
Për t’mos u zgjatur në mekanizma të komplikuara, -me pak fjalë mund të shpjegojmë se në zemrën e një përson me Fibrilacion Atrial (FA), dy dhomat e sipërme të zemrës së tijë (the atria), kontraktohen dhe rrelaksohen në mënyrë të ç’rregullt, -dhe jo në sinkronizim me dy dhomat e poshtme të zemrës.
– Ky ç’rregullim/diskronizim, dëmton qarkullimin e gjakut brenda dhomave të zemrës, – e si pasojë, dëmtohet edhe qarkullimi i gjakut, në të gjithë trupin. Ky dëmtim bëhet shkak për formimin e trombeve në nivele të ndryshme të qarkullimit të gjakut, -këta trombe pastaj mund të shkojnë në tru, -ku dhe mund të shkaktojnë insulte cerebrale.
Ndër shënja më të shpeshta të Fibrilacionit Atrial, mund të përmendim:
*Palpitacione, të shoqëruara me rrahje të shpeshta ose jo, -dhe ç’rregullim të zemrës.
*Konfusion, *Dobësi t’përgjithëshme, *Lodhje, *marrje mendësh, *Të fikët, apo ndjenjë të fikti, *Dhimbje, ose ndjenjë shtypje në gjoks, *Frymë-marrje të vështirë, *Tension gjaku të ULËT, *Distres emocional, *Intolerace gjatë aktiviteteve fizike.
NQS ju i përjetoni këta shenja, do të ishte shumë mirë që të shkoni menjëherë tek doktorri juaj, për të gjetur shkaktarët e këtij Fibrilacioni Atrial.
Po kështu, –nëse ju nuk jeni të sigurt që këta shenja mund të jenë nga një episod Fibrilacioni Atrial, apo nga një ankth/atak paniku, -atëherë, mendja duhet t’ju shkojë tek një INFARKT akut myokardi, -për këtë, ju menjëherë duhet të thrrisni një ambulancë për t’ju transportuar në urgjencën e spitalit më të afërt.
Trajtimi i një Fibrilacioni Atrial:
Varet në SEVERITETIN e gjendjes, dhe gjendje të tjera mjekësore që mund të ketë i sëmuri
Nqs FA asht prezent, doktorri juaj mund t’ju rrekomandojë a variety of lifestyle, medication, and procedurial approaches, depending on the severity of the condition and other underlying medical conditions.
Ndryshime të mënyrës së të jetuarit, (Lifestyle changes):
*Menagjimi i peshës trupore, *ushtrime fizike, apo aktivitete të ndryshme fizike, * reduction or elemination of the marrjes së pijeve alkoholike,* treatment for substance misuse, * dietary change, si paksim i marrjes së krypës, * Lënja e duhanit.
Ndërsa në trajtimin farmakollogjik/ me ilaçe mund të përmendim:
*Calcium Channel Blockers, *Beta-Blockers, *Digoxin, *Flecainide, *Propafenone.
Po kështu, një vend të rëndësishëm në mjekimin e FA, zenë edhe Magnesium Chloride, ose Magnesium Glycinate.
Magnezium-i, ndihmon mjaft për një funksionim e mirë të muskujve, dhe nervave, -e po kështu ndihmon edhe për stabilizimin e sheqerit në gjak, stabilizimin e tensionit të gjakut, qetësimin migrenës, etj…
Për mjekimin e formave të rënda, doktorri juaj mund t’ju rrekomandojë edhe një prej këtyre proçedurave mjekësore si:
*Vendosjen/implantimin, e një PACEMAKER-i, *Goditjen Elektrike (Electric Cardioversion), *Ablation (Ablacion), një proçedurë, që përdorë energjinë e ngrohtë, ose të ftohtë, për të krijuar një si ‘’dregëz’’ të vogël, në një pjesë të veçantë të zemrës, -kjo mund të bllokojë sinjalet electrike difektoze, dhe të normalizojë ritmin.
Në rastet me Fibrilacion Atrial, -një rëndësi të veçantë merr prevenimi/parandalimi i Insulteve cerebrale, nëpërmjet ANTI-KOAGULANTVE.
Nëpërmjet këtij mjekimi, -rrisku i një insulti cerebra, ulet deri në 70%.
Opsionet mund të jenë:
*WARFARIN-a, ngelet opsioni i vetëm oral në thromboprophylaksinë e pacjentëve me valvula mekanike në zemër.
Ndërsa, antcoagulantët e tjerë përfshihen në grupin e FACTOR Xa inhibitors,
psh.: *APIXABAN-i, -jepet 5mg -dy herë në ditë, (për FA me origjinë jo-valvulare), dhe 2.5mg, dy herë në ditë, në ato raste kur i sëmuri është mbi 80 vjeç, ose peshon më pak se 60kg, ose ka një Seum Creatinine mbi 130nmol/L.
*RIVAROXABAN, -jepet 20mg në ditë. -Por nqs Creatine Cleranca asht mbi 15, por më pak se 50mL/min, atëherë jepet vetëm 15mg në ditë.
*DABIGATRAN (inhibitor direkt i thrombinës), -jepet 150mg ose 110mg dy herë në ditë. Nuk rrekomandohet në njerëzit me një Creatinine Clerancë nën 30mL/min.
Aspirina nuk rrekomandohet më si një alternativë.
Sidoqoftë, për mjekimin me anticoagolan, doktorrët mbështetën në një protokoll/strategji të veçantë, si: CHA2DS-VA score, dhe HAS-BLED score.
Ndërsa një kontraindikim absolut për për dhënjen e antikoagulantve ORAL është:
*Dëmtimi i rëndë i veshkave, -ku CrCl <30 mL/min për DABIGATRAN-in,
dhe CrCl <15 mL/min për APIXABAN, dhe RIVAROXABAN-in.
Dr. Zekri Palushi, Australi 28 Dhjetor, 2022