• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrustem Berisha, autor i librit “Genocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”

November 2, 2022 by s p

Studiuesi Rrustem Berisha: Institucionet shqiptare të veprojnë te kancelaritë botërore për dënimin e krimeve serbo-malazeze, të edukohet brezi i ri

Intervistoi: Eneida Jaçaj Lamçe

Populli shqiptar ka përjetuar masakra nga më barbaret dhe më çnjerëzoret, siç është Holokausti Jugosllav dhe ai Grek, ndërsa me trojet e Arbrit janë bërë padrejtësira, si plaçkitje, vjedhje, pazare politike, e deri te tratativat për ta fshirë Shqipërinë nga harta gjeografike. Fuqitë e Mëdha Europiane e copëtuan Shqipërinë për të kënaqur shtetet që do të merrnin pjesë në luftë përkah tyre, lejuan që të zhvilloheshin masakra mbi popullsinë shqiptare, duke realizuar qëllimet e tyre të errëta gjeo-strategjike. Fatkeqësisht, në ditët e sotme janë duke bërë të njëjtën gjë, pasi po mbajnë jashtë Bashkimit Europian Shqipërinë, në vend që të kërkojnë falje për padrejtësitë shekullore që kanë kryer. Populli shqiptar duhet të mbajë qendrim dhe duhet të veprojë që zëri i tij të dëgjohet deri te kancelaritë e huaja, në mënyrë që të dënohen të gjithë përgjegjësit e genocidit serbo-malazez dhe atij grek ndaj popullsisë çame, ashtu siç Gjermania dënoi krimet e nazizmit ndaj hebrenjve. Gjatë Luftërave Ballkanike, ushtria serbo-malazeze ka zhvilluar krime nga më të rëndat dhe kanë ndërmarrë politika shoviniste për copëtimin e trojeve dhe robërimin e shqiptarëve. Atë që nuk po e bëjnë institucionet, po përpiqen ta bëjnë disa intelektualë, si publicisti, studiuesi, njëherësh shkrimtari z.Rrustem Berisha, i cili është autor i librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999″, me tri vëllime. Rrustem Berisha ka hulumtuar mbi 15 vite për gjenocidin shekullor që është ushtruar mbi popullin shqiptar. Ky libër ka karakter studimor, historik dhe politik, ku qëllimi kryesor i tij është që të rrisë ndërgjegjësimin dhe trysninë e përgjegjësisë së institucioneve shqiptare, për të vepruar në kancelaritë më të larta ndërkombëtare, që të dënohen kriminelët dhe t’u mësohet brezave të rinj historia e nëpërkëmbjes së popullit shqiptar. Berisha ka studiuar qindra dokumente, ku ka zbuluar se janë mbi 30 000 persona me emra të vrarë që nga viti 1800 deri me 1999, që nga Podgorica, Tivari, Plava, Gucia, Ulqini, Shkodra, Tetova, Dibra, Kumanova, Peja, Gjakova, Prizreni etj. Rruste Berisha vë në dukje se nuk ka serb, malazez, grek as maqedonë, pasi janë shpikje nga disa vende të Evropës për të shfarosur kombin shqiptar. Rrustem Berisha është autor i librave: “Pse vdekja”, “Holokausti shqiptar”, “Trojet tona”, “Triumfi i drejtësisë në tribunalin e Hagës”, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” 1,2,3. 

-Përgëzime për punën e vyer dhe të palodhur, për të nxjerrë në pah të vërtetat historike, kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar, nga gjenocidi serbo-malazez, në harkun kohor njëshekullor të viteve 1800-1999. Mbi trojet shqiptare janë kryer padrejtësira dhe masakra barbare, siç është genocidi serbo-malazez, për të cilin do të flasim, por këtu do të përmendja edhe genocidin grek ndaj popullsisë çame, me në krye famëkeqin gjeneralin Napoleon Zervas. Të gjithë përgjegjësit duhet të shkojnë përpara drejtësisë, por falje duhet të kërkojnë edhe Fuqitë e Mëdha Europiane, që kanë bërë çfarë kanë dashur me Shqipërinë. 

 Më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë komunikim me lexuesit e Gazetës “Dielli”! E konsideroj një mundësi të mirë jo vetëm për informimin e opinionit, por edhe si një mesazh për ngritjen e një apeli që të bëhet më shumë për pasqyrimin e historisë sonë, kuptohet jo vetëm para opinionit tonë kombëtar, por edhe para atij ndërkombetar. Është për keqardhje që institucionet shtetërore si në shtetin amë e po ashtu edhe në Kosovë nuk kanë bërë asgjë për ngritjen institucionale të mbamendjes apo të institucionalizimit të së kaluarës sonë historike. Tragjike dhe e pakuptimtë se si në Tiranë, në Shkodër e në Prishtinë nuk ekziston një Muze i Gjenocidit, nuk ekziston Muzeu i Pastrimit Etnik të Krahinës së Nishit, e nuk kemi as Muze të Luftës së fundit, kjo nuk mund të shpjegohet. Mos të flasim për një Muze të Pastrimit Etnik të Popullit Shqiptar, nga trojet e veta. Një Muze per Luftën e Nokshiqit dhe betejat historike që janë zhvilluar edhe gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane. Ngjarjet e hershme që kanë ndodhur në historinë tonë të lashtë. Secili njeri duhet ta pyesë vetveten – se ku e shohin fëmijët tanë të kaluarën tonë, në cilat institucione. Nëse ndërtojmë shtet, së pari duhet të ndërtojmë institucionet që prezentojnë identitetin tonë kombëtar. Pa këto institucione, ne nuk kemi ndërtuar shtet. Institucionet ku do të prezentohej e kaluara jonë historike, kjo është e pafalshme dhe njëherit shumë absurde. Vetëm ky përkushtim institucional flet shumë për papërgjegjshmërinë e atyre që qeversin si në Tiranë e po ashtu edhe në Prishtinë. Çdo armik i përbetuar i popullit tonë synim parësor ka gjithnjë fshirjen e të kaluarës sonë, pra sa më pak që përmendet e kaluara jonë, aq ma mirë është për armiqtë tanë!

-Cili ishte faktori ngacmues që ju bëri të shkruani këtë libër studimor, dhe sa janë zotuar institucionet shqiptare për të dënuar gjenocidin serbo-malazez, një e kaluar e cila nuk duhet harruar, por duhet t’u bëhet e njohur edhe brezave të rinj?

Jemi shumë larg dokumentimit dhe studimit të historisë sonë, e po ashtu kemi bërë shumë pak për argumentimin dhe studimin e, sidomos, ngritjen e institucioneve që prezentojnë gjenocidin shekullor të ushtruar mbi popullin tonë. Nuk e di si ta definojë një qeverisje apo edhe një njeri i cili nuk bashkëjeton me fatin e kombit të vet. Nuk mund ta kuptoj ndërtimin e tij shpirtëror, as personalitetin e tij, po që se nuk ndjen dhe nuk frymon njerëzisht ashtu siç kanë frymuar ata që e kanë lind, pra familja dhe kombi. Preokupimi i vazhdueshëm i të gjithëve duhet të jetë fati ynë, në të kundertën njeriu nuk arsyeton as ekzistencën e vet, e nuk kupton as misionin e jetës së tij.

-Atë që nuk po e bëjnë institucionet, po e bëni ju duke paraqitur një studim të tillë, ku paraqitet i gjithë kalvari i vuajtjeve dhe masakrave ndaj shqiptarëve. Puna juaj është voluminoze dhe e shtrirë në një kohë 15 vjeçare. Besoj se ju nuk jeni vetëm në këtë projekt, kë do të falenderonit sot?

Dëshiroj të falenderoj publikisht dhe përzemersisht bashkëautorin e këtij projekti. Përgjatë më shumë se një dekade, kryetari i shoqatës SHQIPTARËT E BASHKUAR, me qendër në Miçigan, zoti Rrok Dedvukaj, një veprimtar i çështjes kombëtare nga Miçigani, ka qenë në çdo hap dhe angazhim bashkë, dhe kemi bashkëvepruar pa u ndalur për vite me radhë. Rrok Dedvukaj ka një meritë të veçantë, pasi që ka berë të mundur realizimin e ketij projekti, jo vetëm botimin, po edhe hulumtimet në arkiva dhe në shumë vende dhe terene, duke perfshirë edhe mijëra dokumente dhe literaturë historike. Pa mbështetjen e tij, nuk besoj që ky projekt do të realizohej, andaj e ardhmja i ka borxh këtij personaliteti të dalluar të çështjes kombëtare, ndërsa unë personalisht admiroj pa masë përkushtimin e tij atdhetar. Vlerësoj lart angazhimin e bashkëpunëtorve të mi; Dr. Islam Laukës, Dr. Elena Kocaqit, Dr. Qazim Namanit, Dr. Teki Kurtit, Mr. Ismet Azizit, Ramiz Lushajt, Reshat Sahitajt, Rexhep Dedushajt dhe shumë studiuesve nga Tirana, Shkodra, Prishtina e mërgata. Njëherit nuk ka munguar edhe përkrahja nga shumë veprimtarë në Miçigan, Uashington, Neë York e më gjerë, të cilët me të vërtetë më bëjnë krenar dhe më japin kurajo për të vazhduar me punën hulumtuese edhe në të ardhmen. Duhet t’i shpreh mirënjohjen time z. Faton Zogjani, i cili ka marrë iniciativën për përkthimin e këtij libri. Po ashtu, një mirënjohje të veçantë për veprimtarët, z. Dodë Nicaj, z. Luigj Gjokaj, z. Kolë Dedvukaj, z. Dedë Dushaj, z. Harry Bajraktari, z. Sab Gashit, z. Esad Gjonbalajt, z. Rexh Muriqi, z. Sam Gjokaj, z. Nikollë Junqaj, z. Qazim Dedushaj, z. Emrush Musaj etj, pa përkrahjen e të cileve ky projekt nuk do t’i kishte sukseset me të cilat po vazhdon të pushtojë opinionin kombëtar e së shpejti edhe atë ndërkombetar. Këtu shtjellohet Gjenocidi serbo – malazez për 200 vjet, si një luftë e parreshtur për të zhdukur kombin shqiptar. Tre vëllimet përbëjnë një dosje të fuqishme të gjenocidit shekullor. Janë me qindra dokumente dhe mbi 30 000 persona me emra të vrarë që nga viti 1800 deri me 1999, nga mbarë hapsira shqiptare, që nga Podgorica, Tivari, Plava, Gucia, Ulqini, Shkodra, Tetova, Dibra, Kumanova, Peja, Gjakova, Prizreni etj. Janë me qindra studiues të huaj që flasin dhe deshmojnë për gjenocidin serb e malazez.

-Gjenocidi serbo-malazez, apo Holokausti Jugosllav, mbi popullsinë shqiptare, ka qenë i vazhdueshëm në kohë. Pse shtetet më të fuqishme nuk kanë arritur ta ndalin kohë më parë? Çfarë fshihej pas mosveprimit të tyre?

Në politikë gjithmonë mbizotëron interesi gjeostrategjik i fuqive vendimarrëse, dhe e drejta merret shumë pak parasysh, për këtë ne duhet të jemi te vetëdijshëm si popull, dhe duhet të kemi një mobilizim dhe një bashkim më të madh të forcave dhe energjive kombëtare, për t’u përballur me padrejtësitë historike, që kanë ndodhur mbi popullin tonë. Aleancat e fuqive dhe interesave, përcaktojnë fatet e kombeve të pafuqishme.

-Gjenocidi serb ndaj popullsisë shqiptare dardane është cilësuar si një nga aparteidet më barbare mbi njerëzimin, në rastin konkret shfarosjen më çnjerëzore të popullsisë nga trojet shqiptare. Gjermania, pas Luftës së Dytë Botërore zhvilloi të famshmin “Gjyqi i Nurembergut”, ku ndoqi penalisht të gjithë ata që morën pjesë në Holokaust dhe zhvilluan krime të tjera. Serbia nuk ndjen asnjë lloj pendese apo të kërkojë falje ndaj popullsisë shqiptare, për të gjitha masakrat çnjerëzore që ka bërë.

 Formimi dhe vetekzistimi i Serbisë është i lidhur me krimin, ashtu është e konceptuar ekzistenca e tyre, sepse ata janë të vetëdijshëm se nuk kanë as histori e as identitet, pra janë një hordhi barbare e ardhur në trojet tona. Janë pushtues barbarë pa atdhe, dhe si të tillë nuk mund të mendojnë ekzistencën pa krim, hegjemonizëm dhe gjenocid. Pse, për arsye se janë një popull pa atdhe, deri më sot historia nuk njeh një vend që mund te definohet si i tyre, si vendlindje e tyre, nga kanë lind si kolektivitet. Por janë pushtues dhe nuk mund të definojnë një hapësirë gjeografike që u takon atyre, përpos trojeve të pushtuara dhe aneksuara. Evropa ju ka pranuar aq sa kanë pushtuar troje, kjo është drejtësia evropiane. Për këtë duhet të bindet çdo njeri normal në këtë botë. Andaj, ata vazhdojnë të projektojnë në vazhdimësi plane hegjemoniste, sepse ashtu janë të formuar, dhe nuk duhet të presim kërkim falje nga bishat për krimet që i kanë kryer, për mua është absurd kjo që mendojnë disa.

 -A duhet të ketë një qëndrim nga SHBA dhe BE, për të shënuar një tjetër pikë kthese në vazhdën e të gjitha përpjekjeve për çlirimin e popullit të Kosovës dhe për t’i kthyer plotësisht dinjitetin e munguar?

Së pari kisha kërkuar një qëndrim shqiptar të mbarë kombit shqiptar, një qendrim unik, me të cilin padrejtësinë historike kundër kombit shqiptar duhet ta ngremë para kancelarive më të fuqishme botërore. Duhet të bindemi një herë e mirë dhe përgjithmonë se serbët nuk mund të ndryshojnë, jam përpjekur në mënyrë shkencore ta analizoj në libër, se kemi të bejmë me një kolektivitet që ka në gjene krimin, pra krimin e ka në “kulturë’’ krimin e ka në “folklor”’, krimin, e ka në “art”, krimin, e ka në “arsim”, krimin ka në “zakone”, krimin, e ka në “shkencë”, krimin e ka në “politikë”, krimin mbi të gjitha e ka në “fe dhe kishë”, që vazhdimisht predikohet krimi si e vetmja formë e mbijetesës së kësaj hordhie, pra kjo hordhi barbare pa identitet ka në gjene krimin dhe nuk ndryshon deri sa të ekzistojë. 

-Patjetër që reflektimi dhe veprimi duhet të nisë fillimisht nga instuticionet shqiptare dhe populli shqiptar i bashkuar. Megjithatë, si e shihni ju rolin e ndërkombëtarëve që populli shqiptar të fitojë të drejtën për dënimin e të gjithë atyre që shkaktuan mizori dhe shkatërrime mbi trojet e Arbrit?

Duhet të bindemi se në diplomacinë ndërkombëtare mbizotërojnë interesat gjeostrategjike e jo drejtësia apo vënia në vend e drejtësisë, apo të presim një të drejtë të mohuar të vendoset herët apo vonë; kjo është një ëndërr që duhet ta heqim nga mendja se të tjeret po brengosen për ne, kurse ne të mos brengosemi për veten tonë. Mbi ne është ushtruar padrejtësi e madhe gjatë historisë, por edhe kemi pasur miq që na kanë shpëtuar pa u shfarosur mbarë kombi ynë, për këtë duhet të jemi të vetëdijshem, dhe humbja e miqve është tragjedi për ne.


-Serbia dhe Mali i Zi zbatuan politika shoviniste ndaj popullsisë shqiptare, për copëtimin e trojeve dhe robërimin e shqiptarëve. Sipas studimit që ju keni kryer, cili është bilanci i të vrarëve nga ushtria serbo-malazeze dhe cila është masakra më e egër, më barbare, që është kryer mbi popullsinë e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare, nga Mali i Zi?

Vështirë të konstatohet një bilanc i tragjedisë sonë, dhe të japim një pasqyrë të këtij gjenocidi. Por që nga viti 1804 kur dhe janë shpërngulur me dhunë dhe terror shumë familje shqiptare nga rrethina e Beogradit kurrë nuk është ndalur terrori, dhuna dhe gjenocidi mbi popullin tonë. Vetëm në Luftërat Ballkanike, më 1912/13, janë vrarë mbi 500 000 mijë shqiptarë, dhe populli ka qenë buzë shfarosjes së përgjithshme. Arkivat evropiane janë të mbushura me dëshmi të gjenocidit shfarosës gjatë luftërave apo Aleancës për shfarosjen e kombit shqiptar me 1912/13. Aty shpalosen mizoritë e tmerrshme që nuk mund t’i besoj mendja njerëzore. Në këto arkiva janë argumentet dhe dëshmitë e pakontestuara se si me mijëra familje shqiptare janë ngujuar nepër ndërtesa dhe janë djegur për së gjalli. Deri më sot asnjë reagim apo denoncim i shtetit shqiptar. Ky gjenocid ka vazhduar pa nderprerë asnjëherë. Jo vetëm zgjerim me hegjemoni serbe dhe malazeze, po vetë lindja e tyre është pikërisht me krim dhe gjenocid, spastrim të trojeve shqiptare dhe përvetësim të tyre. Fatkeqësisht, duke ju njohur dhe duke u përqafuar sidomos nga Perandoria Osmane e asaj kohe dhe përkrahja e madhe e Francës, trojet shqiptare të pastruara etnikisht me zjarr dhe shfarosje me lloj-lloj krimesh makabre, u formuan shtete me popuj pa identitet. Duhet të thuhet botërisht se nuk ka serb, malazez, grek as maqedonë. Këto janë shpikje nga disa vende të Evropës për të shfarosur kombin shqiptar. Ndërtimi i këtyre vendeve me kombe të shpikura kishte vetëm një qëllim; shfarosjen e kombit shqiptar dhe përvetësimin e qytetërimit më të lashtë në Evropë, dhe poashtu vdekjen e popullit me gjuhën e parë të njerëzimit.

Filed Under: Sociale

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

October 26, 2022 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 26 Tetor 2022/ Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u themelua Këshilli Organizativ për shënimin e Njëqindedhjetë Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë përbërje:

1. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

2. Koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar; zëvendës kryesues;

3. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

4. Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar;

5. Ministri i Mbrojtjes, anëtar;

6. Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar dhe

7. Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal; anëtar.

Sipas vendimit të miratuar, ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

8. Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

9. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

10. Përfaqësues, Protokolli i Shtetit, anëtar; dhe

11. Përfaqësues, Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar, anëtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të 102-tën me radhë. Në mbledhje, mes tjerash, u bë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe u miratua nisma për negocim të Marrëveshjes më Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

MANIFESTA 14, KOSOVA DËSHMOI EDHE NJË HERË POTENCIALIN QË E KA

Adresimi i Kryeministrit Albin Kurti sot në mbledhjen e 102-të të Qeverisë së Kosovës:

Të nderuar kabinet qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Jemi krejt në fund të muajit tetor, i cili sjell edhe përmbylljen e një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore evropiane të organizuara për herë të parë në Kosovë.

Me organizimin e Bienales Ndërkombëtare Manifesta 14, dëshmuam edhe njëherë potencialin që e ka vendi ynë.

Ky ishte një edicion i suksesshëm, i cili mundësoi që për 100 ditë radhazi qytetarët tanë të shijojnë art dhe program artistik të pasur, ndërkaq pati ndikim tejet të mirë në promovimin e Kosovës në botë.

Manifesta 14 Prishtina solli artistë të artit bashkëkohor ndërkombëtar, vendor në Prishtinë ndërsa përmes vizitorëve të shumtë, duke pasur ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit.

Transformimi i hapësirave publike dhe aktivizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor, janë vetëm disa nga efektet pozitive, që i ka sjellë vendit tonë Manifesta.

Andaj, shfrytëzoj rastin që ta ftoj gjithsecilin prej juve, që në këto pak ditë, të cilat kanë ngelur deri te mbyllja e bienales nomade Manifesta pra, t’i vizitoni intervenimet artistike në lokacionet e ndryshme të Bienales.

Janë 25 sosh dhe janë pak ditë, mirëpo mbresat ngelen të paharrueshme.

Përveçse në art dhe në kulturë, tetori na ishte një muaj i shënuar edhe në sport, sidomos në arenën ndërkombëtare. Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva. Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që u mbajt në Abu Dhabi. Ndërkaq, xhudistja Loriana Kuka e mori medaljen e bronztë. Kurse, Laurina Gashi, me medaljen e saj të artë në Kupën Evropiane për Kadete, na premtoi se e ardhmja e vendit tonë në xhudo është po aq e ndritur sa e tashmja, me të cilën tashmë jemi mësuar. Kjo na bënë edhe më të lumtur që në fund të muajit të kaluar në Qeveri miratuam programin 12 milionësh, “Kosova, shtet i xhudos”, që synim ka mbështetjen institucionale për këtë sport dhe masivizim e tij.

Suksese e histori u shënuan edhe në sporte tjera. Ballkani i Suharekës na dha shijen e fitores së parë të një ekipi nga Kosova në garën e futbollit ndërkombëtar, UEFA Conference League. Ndërkaq, përmes kualifikimeve të njëpasnjëshme në tournamente të mëdha ndërkombëtare, suksese po shënohen edhe në sportet elektronike.

Duket se nganjëherë preokupimi me zhvillimet politike në vend na bënë që të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por qeveria jonë i mbanë ata gjithmonë në mendje, kurse në politikëbërjen tonë, në qendër.

Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm, prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre.

Ju faleminderit të gjithë atyre artistëve e sportistëve, njerëzve të kulturës, të cilët po kontribuojnë brenda vendit tonë e jashtë vendit tonë për vendin tonë.

Filed Under: Sociale

NGA “PËRFUNDIMI” I PANDEMISË TË VAKSINAT PËRFORCUESE…

October 19, 2022 by s p

Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, një pyetje dominuese ka qenë: kur do të “mbarojë” pandemia?  Në ditët e para të 2020-ës, shumë e kishin parashikuar që pandemia do të përfundonte me zhdukjen e plotë të Koronavirusit të ri, pasi te bënte një ‘cikël’ të plotë në mbarë globin. Por valë pas vale, u bë e qartë se kjo ishte e pamundur dhe fokusi u zhvëndos dhe u perqendrua ndaj eliminimit të ketij virusi. Plani ishte: të gjejmë një vaksinë dhe nëse mjaft njerëz do të vaksinohen, për të arritur imunitetin e tufës, dhe kështu mund të ndalojmë përhapjen e virusit. Kur edhe kjo u bë e pamundur, ne “pranuam” që virusi të vazhdonte të qarkullonte, duke shpresuar se do të bëhej si një nga katër Koronaviruset e rendomte, që shkaktojnë ftohjet e zakonshme. 

Në fillim të këtij muaji, pas një jave në të cilën pothuajse 3,000 amerikanë vdiqën nga COVID-19, disi e papritur, Presidenti Biden shpalli se “pandemia ka marrë fund.”  Duke kuptuar se mund të ketë shkaktuar një problem me këtë deklaratë, ai vazhdoi me shpejtësi duke shtuar: “Ne kemi ende një problem me COVID. Ne jemi ende duke bërë shumë punë për të.” Ne fakt, kesaj jave ai vazhdoj statusin “emergjencë publike shëndetësore” dhe për 90 ditë të tjera. E shpallur për herë të parë në janar 2020 nga administrate e presidentit Trump, ky status është rinovuar çdo 90 ditë që nga fillimi i pandemisë, duke mundesuar akses ndaj fondeve te duhura për menaxhimin e saj. Shumë e kanë parë këtë deklarate si një kontradiktë. Por ne realitet shumë jane dakord me kete qendrim, dhe ata e shohin atë si një mënyrë se si ne përballemi me çdo sëmundje tjetër – një përpjekje për të normalizuar COVID. Në fund të fundit, ne nuk i trajtojmë gripin, kancerin, sëmundjet e zemrës, tuberkulozin, hepatitin C, etj., si urgjenca kombëtare që ngaterrojne jetën e përditshme, edhe pse vazhdon puna për parandalimin dhe trajtimin e tyre. Strategjia e SHBA-së për COVID me siguri duket se po shkon në atë drejtim, pra nje fund i pandemisë si e kemi njohur nga fillimi, por pa një deklarate të tillë. Gjërat janë përmirësuar padyshim që nga kulmi i krizës, por të quash pandeminë të “mbaruar” me njërën anë të gojës, dhe me tjetrën te vazhdosh se “kemi problem me COVID,” mund të jetë po aq e dëmshme sa të thuash, “pandemia do të mbarojë deri për Pashkë.”

Ky ndryshim i fokusit tonë është, pjesërisht, një llogari me realitetin biologjik të COVID. Virusi që doli nga Wuhan, Kinë, në vitin 2019 ishte tashmë aq i mirë për t’u përhapur – duke përfshirë nga njerëzit pa simptoma – sa çrrënjosja ndoshta nuk kishte kurrë një shans pasi COVID u përhap globalisht. Me kalimin e kohës, u bë gjithashtu e qartë se imuniteti thjesht nuk ishte mjaft i qëndrueshëm për t’u eliminuar përmes imunitetit të tufës. Virusi evoluon shumë shpejt dhe imuniteti ynë ndaj infeksionit COVID duket se zbehet shumë shpejt – siç ndodh me viruset e tjera të frymëmarrjes – edhe pse imuniteti ndaj sëmundjeve të rënda tenton të vazhdojë. Tetëdhjetë e tetë përqind e të gjitha vdekjeve nga COVID gjatë muajit shtator kanë qenë te personat mbi 65 vjeç. Me një lodhje të publikut nga masat pandemike dhe institucionet e shëndetit publik që heziton t’i shtyjë ato, situata duket se nuk ka gjasa të përmirësohet së shpejti.

A ËSHTË COVID MË I RËNDË SE GRIPI (INFLUENZA)?

Përgjigje e shkurtër, po COVID është më i rende se gripi, të paktën trefish. Në të gjithë popullsinë, COVID ende po vret shumë herë më shumë njerëz sesa gripi, sepse ai ende po sëmur shumë më shumë njerëz. Faktorë të rëndësishëm që dallojnë COVID-in nga virusi i gripit, pavarësisht nga një shkallë relativisht e ngadaltë e mutacionit në fillim të pandemisë, COVID shpejt evoluoi në variante që janë në thelb më ngjitëse dhe më të mira në shmangien e imunitetit. Me çdo valë të madhe, virusi është bërë vetëm më i transmetueshëm. Koronavirusi nuk mund të vazhdojë të bëhet më i transmetueshëm përgjithmonë, por ai mund të vazhdojë të ndryshojë për të shmangur imunitetin tonë në thelb përgjithmonë. Shkalla e evolucionit të saj është shumë më e lartë se ajo e Koronaviruseve të tjera të ftohjes së zakonshme. Është më e lartë se edhe ajo e gripit H3N2 – virusi më i mundimshëm dhe më i shpejtë i gripit. Omicron është ekuivalenti i pesë viteve të evolucionit të virusit që shkakton gripin. 

PO NË LIDHJE ME COVID-IN E ZGJATUR?  

Për shumicën e njerëzve që sëmuren me COVID-19, sëmundja vjen dhe shkon në një apo dy javë. Por disa individë në përgjithësi, njerëzit, sistemi imunitar i të cilëve është i fortë, do të vrasin të gjithë koronvirusin në fazën paraprake të infeksionit. Ndërsa në rast të pacientëve të imunokompromituar, kjo ne shume raste nuk mund të ndodhë. Ata bëhen të paaftë për të vrarë të gjithë këta viruse dhe infeksioni përparon. Dy gjëra ndodhin, ose pacienti vdes nga pneumonia COVID-19 ose infeksioni largohet nga mushkëritë që përhapen në të gjithë trupin. Këta individë zhvillojnë simptoma të zgjatura, disa herë ligështuese, që zakonisht quhen COVID i zgjatur që kalon në një infeksion kronik që zgjat disa muaj e deri në vite. Simptomat e COVID i zgjatur 

përfshijnë lodhjë të qëndruashme, shkurtimin e frymëmarrjes, humbjen e përqendrimit, dhimbje koke dhe të përbashkët, mjegull të trurit, mpirje dhe dridhje, probleme intestinale, pagjumësi, marramendje, tingëllomë në veshë dhe shikim të turbullt

Deri në 4 milionë njerëz në SHBA janë pa punë për shkak të Covid-it të zgjatur sipas Qendrës për Progresin Amerikan, një institut progresiv.  Specialistët që trajtojnë Covid-in e zgjatur raportojnë lista pritjeje disamujore. Covid-i i zgjatur mund të marrë shumë forma, duke përfshirë rraskapitjen, mosfunksionimin kognitiv, çështjet neurologjike dhe dhimbjen kronike. Disa studime të fundit kanë treguar se shumë përvoja të pacientëve tregojnë se simptomat mund të zgjasin me vite. Nuk ka një kurë të njohur për Covid-in e zgjatur dhe mënyra e vetme për ta parandaluar atë është të mos infektoheni fare. Sigurisht që vaksinat po ndihmojnë. Përpara se të bëheshin të disponueshëm, rreth një e treta e të gjithë të infektuarve me virusin kishin kaluar me Covid të zgjatur. Ka të dhëna krejt të reja që tregojnë se nëse jeni vaksinuar dyfish dhe jeni i rritur, atëherë rreziku i zhvillimit të, Covid-in e zgjatur, nëse infektoheni me virus, është ndoshta më shumë si 16, 17 përqind. Ky është lajmi i mirë. Lajmi i keq është se shanset 1 në 6 ende përkthehen për shumë njerëz: Për çdo milion njerëz edhe pse të vaksinuar që infektohen me COVID, 160,000 deri në 170,000 do të zhvillojnë Covid të zgjatur. 

Ndërsa ne mund të mos arrijmë në një deklaratë se pandemja ka “marrë fund” në të ardhmen e afërt, qasja se si e menaxhojmë dhe trajtojmë pandeminë ka ndryshuar për shumicën prej nesh. Prandaj është e rëndesishme që deklaratat nga Presidenti apo dhe institucionëve përkatëse të Shendetit Publik të dalin me qëndrime konkrete që të mos jenë kontradiktore me realitetin.  Ndërkohe, me një valë të re të mundshme të nxitur nga një variant i ri këtë vjeshtë dhe dimër, një rekomandim i mirë dhe i arsyeshëm vazhdon të jetë: në veçanti për ata që janë më të rrezikuarit mes nesh, veçanërisht të moshuarit dhe të imunokompromituar, duhet të marrin vaksina të reja përforcuese “bivalente” për të zvogëluar mundësinë dhe efektet negative të infeksionit. 

Filed Under: Sociale Tagged With: Pashko camaj

Dr. Ruki Kondaj nderohet nga Arbëreshët me titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’

October 11, 2022 by s p

Komuna e Frascinetos e ka vlerësuar Dr. Ruki Kondaj me titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’ me motivacionin: “Për kontributin e saj të lavdishëm në promovimin e kulturës arbëreshe në botë”. Cmimi ju dorëzua nga kryetari i bashkisë z. Angelo Catapano. Në njoftimin e Komunës shkruhet: “Dje, më 6 tetor 2022, patëm nderin të takojmë Ruki Kondajn, doktoreshë në shkencat farmaceutike, e cila jeton dhe vepron në Toronto, e cila ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe përhapëse e pasionuar e trashëgimisë sonë etniko-kulturore. I kemi dhënë titullin ‘Ambasadore e Arbërisë’ për kontributin e saj të lavdishëm në promovimin e kulturës arbëreshe në botë. Falenderim i veçantë për Lucia Martino dhe shoqatën kulturore “Vorea”. Dr. Ruki Kondaj është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK), Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë SHBSHK dhe Zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore e Lindore në Kanada(CEEC).

Filed Under: Sociale

Duke dhuruar disa centrimetra flokë, lehtëson dhimbjen e dikujt që vuan nga kanceri i gjirit

October 8, 2022 by s p

Rajmonda Xhetani/

Nuk mund të përcaktojmë një sjellje të drejtë apo të gabuar, tek dikush që sa është diagnostikuar me kancer gjiri.

Ballafaqimi me emocionet ndryshon nga një individ në tjetrin. Ndoshta mund të kalohen shumë emocione njëherësh si: frika, tronditja, mosbesimi, zemërimi, trishtimi dhe mpirja.

Emocionet ndryshojnë nga dita në ditë, apo dhe nga ora në orë.

Ditët dhe javët pas përcaktimit të kësaj diganoze janë dërrmuese.

Në këtë fazë gjykon veten pse nuk ke qenë aq e kujdesshme me kontrollet dhe ekzaminimet, që sigurisht duhet të jenë të shpeshta dhe në lidhje me këtë po sensibilozohen çdo ditë vajzat dhe gratë.

Kur fillon të përcaktohet plani i trajtimit, fillojnë shqetësimet në lidhje me “të dukurin”.

Të qënit pa flokë, është një ndjesi që torturon pjesën më të madhe të grave dhe vajzave, kur diagnostikohen me këtë sëmundje.

Në foton më poshtë janë flokët e mi një vit më parë, të cilat janë prerë disa herë prej atij momenti e sërish janë rritur. M’u duk shumë altruiste nisma e një organizate, që kishte të bënte me dhurimin e flokëve, të cilat do të shërbenin si paruke për pacientët e diagnostikuar me kancer. Doja shumë të bëhesha pjesë e kësaj nisme por, kjo gjë nuk u realizua pasi u informova prej tyre, që një flok i lyer nuk shërbente.

Gjithsesi, rënia e flokëve është diçka që nuk duhet të shqetësojë asnjë grua që vuan nga kjo sëmundje.

Menjëherë pas përfundimit të kimioterapisë, floku del sërish, rritet , e madje bëhet më i shëndetshëm se më parë.

Disa flokë më pak nuk largojnë as sharmin e as bukurinë e një femre.

Mbështetje pafund për të gjitha ato vajza dhe gra që janë përballur, që luftojnë dhe që e kanë “mposhtur” këtë sëmundje.

Vlerësim për të gjithë familjarët që kanë përjetuar emocione të forta e janë lutur fort për vajzat, motrat, nënat, shoqet e gratë e tyre…(çdo lutje e tyre dëgjohet).

Nxitje për ato vajza që munden të dhurojnë flokët, në mdihmë të këtyre grave.

Le t’ua lehtësojmë deri diku dhimbjen!

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT