• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Guvernatori Chris Christi nderon basketbollistin shqiptar Edon Molla

December 29, 2013 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta, New York/

Edon Molla është një figurë e shquar e basketbollit amerikan. Deri tani Edoni ka patur një karrierë mjaft të suksesshme në sportin e  basketbollit. Ka fituar dy kampionate në shtetin e New Jersey, dy tituj për Turne të Kampionëve dhe  dy kampionate kombëtare të Sh.B.A.-ve. Në vitin 2012 Edon Molla është përzgjedhur të luajë në “All Stars Game” (në lojën e yjeve), në përfaqësim të New Jersey-it kundra Connecticut.

Edon Molla dhe ekipi i tij janë nderuar nga Guvernatori i New Jersey Chris Christie për fitoren e kampionatit të parë kombëtar dhe nga New York Yankees në stadiumin famoz “Yankee” për fitoren e kampionatit të dytë kombëtar.

Aktualisht Edon Molla është basketbollist i Divizionit të I-rë në kolegjin “Shën Francis” në New York. Ëndrra e tij është që të ketë një karrierë profesionale në NBA ose Evropë dhe që një ditë të përfaqësojnë ekipin kombëtar shqiptar.

Fëmijëria dhe jeta sportive

Edon Molla ka lindur në mars 1994 në Ulqin, Mal të Zi dhe ka prindër Xhavit Molla (mësues i sportit) dhe nëna Merita Xharra-Molla (ekonomiste). Babai i Edonit. z. Xhavit ka lindur në Ulqin dhe në moshën 14 vjeç u vendos në Gjakovë, Kosovë për të ndjekur shkollën e mesme. Pastaj në moshën 18 vjeçare u transferua në Prishtinë, për të ndjekur arsimin e lartë në Universitetin e Prishtinës. Nëna e tij, Merita Xharra, ka lindur në qytetin historik të Prizrenit në Kosovë. Në verën e vitit 1989 prindërit e tij u martuan dhe para se të fillonte lufta në Kosovë, ato emigruan në Amerikë, kur Edoni ishte vetëm foshnje, bashkë me vëllanë Admirin. Të dy djemtë flasin shumë mirë gjuhën shqipen dhe krenohen me prejardhjen e tyre shqiptare.

“Babai im më tregon sa e vështirë është jeta e emigrantit në vend të huaj. Gjithmonë më thotë që duhet punuar shumë dhe se suksesi arrihet me punë dhe respekt. Prindërit më kanë rritur në frymën e traditave shqiptare dhe nuk e harroj prejardhjen time. Krenohem me të. Më frymëzon fakti që shqiptarë të suksesshëm si Lorik Cana, që luan për Lazio të Italisë, zgjodhi të luajë për ekipin e Shqipërisë dhe i tha jo dy ekipeve më të mira, Francës dhe Zvicrës. Dua të paraqes një imazh të mirë të shqiptarëve dhe të influencoj rininë në arritjen e ëndërrave të tyre,” tha Edon Molla.

“Këtu në Nju Jork njerëzit i shohin të rinjtë shqiptarë si tipa fortë. Edhe traineri im ma thotë këtë gjë. Prandaj kur luaj nisem me motivacionin për t’ia bërë të ditur botës që shqiptarët janë të aftë, mund të ecin përpara dhe të arrijnë suksesin, ndonëse për të arritur aty kalojnë shumë vështirësi dhe nuk i shfaqin ato. Dua që të gjithë shqiptarët të arrijnë sa më lart dhe të kenë sukses,” shtoi Edoni.

Edon Molla u aktivizua në basketboll që kur ishte 5 vjeç dhe luante me vëllain e tij në një park pranë shtëpisë në Brooklyn, New York. Që në atë moshë njihej si lojtar shumë i aftë dhe më i miri duke luajtur me fëmijë më të mëdhenj se ai me kundërshtarë 17-vjeçarë.

“I jam shumë mirënjohës familjes time që më kanë mbështetur shumë. Babai merrej me futboll por unë zgjodha basketbollin dhe jam rritur me këtë lojë. Luanim me vëllain deri në mesnatë në park ose në palestër. Kemi qenë shumë të bashkuar familjarisht dhe përkrahnim shumë njëri tjetrin. Vëllai tani ndjek një nga shkollat më të mira, Universiteti i New Yorkut për avokati dhe punon shumë,” tha Edoni.

Nëna e Edonit, e inkurajoi atë ta merrte si profesion sportin që Edoni donte. Në moshën 8-vjeçare e regjistroi Edonin në ekipin e St. Columba, ku avancoi shumë shpejt. Kur ishte vetëm 13 vjeç luajti në lojën e kampionatit. Edhe pse ekipi humbi lojën, Edoni mori shumë vëmendje nga trajnerë dhe shkolla të mesme që ishin shumë të interesuar për ta rekruetuar. Mori edhe interesim nga mediat ameikane që filluan të shkruajnë për këtë talent të ri.

“Nga nëna kam mësuar vlerat dhe etikën e punës. Ajo vetë punon shumë. Nuk kishim makinë dhe me autobuza dhe trena më shoqëronte që të shkoja në praktikë dhe në lojëra. Madje shfaqeshim para se palestra të ishte hapur, orë më përpara. Kam mësuar nga mamaja të jem korrekt dhe i përpiktë. Babai më vuri parësore edukimin dhe që të dilja mirë në shkollë. Ma vuri kusht që nëse nuk jam nxënës i mirë me mesatare të lartë nuk mund të luaja basketboll. Prandaj për mua shkolla është e para, pastaj vjen sporti,” theksoi Edon Molla.

Suksesi në Shkollë të Mesme: Nderimi nga Guvernatori i New Jersey-it

Edon Molla ka luajtur në disa prej ligave dhe turne më prestigjioze të basketbollit si: Hoop Group Elite Camps, Five Star Camp, Nike IS8 League, Nike West 4th League, Rumble in the Bronx Tournament, Naismith Hall of Fame Tournament, Dan Finn Classic, Boast Mobile SNY Invitational Tournament, etj. Që nga klasa e 6-të ai ka udhëtuar në të gjithë Amerikën ku ka luajtur në turne dhe kampe mbi 30 shtete.

Në vitin 2009 Edon Molla vendosi të hyjë në shkollën e mesme mjaft të suksesshme të Shën Antoni, që ka një nga ekipet më të mira të basketbollit të historisë Amerikane. Njihet si më prestigjozja dhe më e mira në vend. Nën 40 vitet e fundit, trajneri legjendar që udhëheq ekipin, Bob Hurley ka thyer rekordin duke fituar 27 tituj, 13 turne të kampionateve dhe katër kampionate kombëtare, duke patur shtatë sezione fituese rrjesht të pathyeshme. Në vitin 2010 traineri Bob Hurley u emërua dhe emri i tij u shtua në “Hall of Fame” të basketbollit.

“Traineri im Bob Hurley ka patur kërkesa të larta nga ne lojtarët. Gjithmonë na shtynte që të punonim sa më shumë dhe të ishim më të mirët. Me të vërtetë është një nga më të mirët, një legjendë e historisë të basketbollit amerikan. Ka qënë i përkryer. Na ka mësuar si të ishim njerëz të mirë në rradhë të parë, dhe së dyti basketbollistë të mirë. E vlerësoj shumë përkrahjen dhe mësimet e tij,” tha Edon Molla.

Edoni ishte shumë i vendosur për të arritur ëndërrën e tij dhe të shkëlqente. Çdo ditë, zgjodhej në orën pesë të mëngjesit, udhëtonte dy orë (4 orë gjithësej) duke ndërruar disa trena vetëm për të shkuar në shkollë, nga New Yorku për në New Jersey. Si student dhe basketbollist Edoni cilësohej.

“Ajo që më shtynte ishte vendosmëria ime për të qenë më i miri në basketboll. Kam patur shancin të luaj me konkurencën më të fortë si Klyes Anderson, (UCLA), Myles Mack (Rutgers) dhe shumë të tjerë që kanë potencial për NBA,” tregon Edoni.

Gjatë kohës në shkollën Shën Antoni (St. Anthony) Edoni ka patur një sukses të madh. Bashkë me ekipin e tij të shkollës ka fituar kampionatin e New Jerseit, si dhe turneun e titujve të kampionit kombëtar për Sh.B.A-në. Gjatë katër viteve në Shën Antoni ka patur rekordin 127-5 dhe 66-0 në dy vitet e fundit. Vitin e fundit u zgjodh Kapiteni i Ekipit, një titull që iu dha nga trajneri legjendar Bob Hurley.

Në vitin 2012 Guvernatori i New Jersey-it, Chris Christie ka nderuar Edon Mollën bashkë me ekipin e tij të Shën Antoni për fitorin e kampionatit të parë kombëtar. Po ashtu Edoni dhe ekipi u nderuan nga New York Yankees, në stadiumin famoz “Yankee” për fitoren e kamptionatit të dytë kombëtar. Suksesi i Edon Mollës është përmendur nga mediat më prestigjoze amerikane si CBS 60 Minuta, ABC 2020, TLC Cake Boss, dhe në librin nga Daniel Pasner me titull “Chasin Perfect”.

Karriera në Kolegj dhe synimet e të ardhmes

Në vitin 2013 Edon Molla filloi shkollën e lartë të St. Francis ku ndjek dy degë, biznes dhe komunikacion. Aktualisht Edoni luan basketbollist i Divizionit të Parë, ku përzgjidhen lojtarët më të mirë në këtë divizion. Ky është viti i parë i Edonit dhe ka një rekord 9-5, ku mundi edhe Universitetin e Miamit dhe Oakland.

“Po mësohem me jetën e universitetit. Kam një trainer shumë të mirë, Glen Braica dhe me shpresë se do fitojmë turneun me St. Francis,” tha Edoni.

Edon Molla pëlqen dhe respekton sportistë si Kobe Bryant dhe Lorik Cana. Ndjek lojërat e NBA, si dhe sportin shqiptar duke përfshirë ekipin e futbollit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, si Trepça, Peja, Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Ëndrra e tij është që të bëhet një lojtar profesionist në NBA, ose në Evropë. Edoni shpreson që një ditë të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në ekipin kombëtar.

“I madhi Gandi ka thënë, fillimisht ato të injorojnë, pastaj të qeshin. Më pas të luftojnë dhe pastaj del fitimtar. Kështu dhe jeta ime. Fillimisht më përfillën dhe qeshnin se isha i vogël dhe luaja me më të mëdhenj se unë. Pastaj më kërkonin që të ishin lojtarë kundërshtarë dhe dola fitues. Unë besoj se nëse je i vendosur në jetë çdo gjë është e mundur. Nëse punon shumë mund t’i arrish qëllimet. Dua që një ditë të luaj për ekipin kombëtar shqiptar dhe të frymëzoj gjeneratën e re për të ndjekur ëndërrat e tyre në sport,” theksoi Edon Molla.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Edon Molla, Guvernatori Chris Christi, nderoi basketbollistin

A do te jete Igli Tare President i ardhshem i FSHF? Duka: Nëse ambienti i futbollit e do Taren në krye të FSHF-së, unë hapi rrugë

December 17, 2013 by Administrator

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë versionin e tij sesi mund të pranojë që të mos kandidojë më për kreun e këtij institucioni në zgjedhjet e radhës në pranverën e 2014- ës.

//
//

Kjo, sipas Dukës, varet edhe nga kandidati përballë, të cilit, nëse do të parapëlqehet edhe nga ambienti i futbollit shqiptar, do t’ia hapë rrugën. Gjatë intervistës në “Ora sport debat” në “Ora News”, kreu i federatës ka folur edhe për një hyrje të tij në politikë, si dhe gjithë problematikën që ka aktualisht futbolli ynë.
Si e shikoni gjendjen aktuale të një skuadre si Tirana?
Tirana është në anarki totale dhe gjithë kjo vjen nga keqmenaxhimi. Tirana duhet t’i gjejë fajet te vetja. Unë besoj se asnjë klub në Shqipëri nuk ka burime fitimi më shumë sesa bardheblutë, për vetë faktin se është skuadër e kryeqytetit. Tirana ka financat më të mira, sesa le të themi, sa 80% e klubeve të Superiores, ndaj problemi aty nuk është financiar. Mendoj se duhet të organizohet më mirë dhe të mos bjerë nga kategoria.
Është folur shumë se ju personalisht keni favorizuar Skënderbeun gjatë kësaj periudhe, duke qenë se keni një lidhje më të ngushtë me presidentin e këtij klubi…
Ka shumë fjalë dhe etiketime, por asgjë të vërtetë. Gjithnjë kur një skuadër humbet, mundohet të gjejë justifikime dhe gishti drejtohet kryesisht nga federata. Ashtu sikundër në rastin kur një skuadër bie nga kategoria, sërish me faj bëhet federata. Ne jemi munduar që ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme garën, duke mos favorizuar askënd. Normalisht jemi mundur t’i ndihmojmë klubet me aq mundësi sa kemi dhe ndoshta këtu mund t’ju them se duhej të kishim bërë pak më shumë.
Së fundmi Disiplina ka dhënë një vendim të ashpër për Kukësin, si e komentoni?
Pikë së pari duhet të themi se Kukësi është për t’u përgëzuar për atë çka ka bërë gjatë edicionit të fundit, por mos harrojmë se aty ka një meritë të madhe, e them me bindje më shumë se 60% edhe FSHF-ja.
Për çfarë e keni fjalën?
Fusha e Kukësit është investim 100% i federatës. Fusha, jo stadiumi. Gjithashtu federata, si rrallëherë, ka dhënë 100 mijë euro premio për këtë skuadër për arritjen në Europë. Por, përveç kësaj, federata ka qenë gjithnjë në krah të këtij klubi për çdo gjë. Dhe ajo që ndodhi në Kukës, sipas meje, nuk duhej të ndodhte. Tani unë nuk ndihem komod të komentoj vendimin e komisionit, por them se Disiplina ka zbatuar rregulloren dhe kaq. Nëse nuk ka ndodhur kjo, atëherë ka Apelim dhe të shikohet nëse është zbatuar rregullorja apo jo. Por, unë mendoj se jemi brenda të gjitha rregullave të lojës.
Shpesh kampionati ynë etiketohet se ka shumë ndeshje të dyshuara si të trukuara…
Gjithë bota e futbollit zien nga kjo gjë dhe normalisht që edhe Shqipëria nuk bën përjashtim. A ka të vërteta në këtë gjë? Po, sigurisht që ka edhe të vërteta, por në shumë raste hiperbolizohen në maksimum. Janë gjëra që kanë ekzistuar edhe më parë dhe ne jemi mundur që t’i parandalojmë. Mendoj se, në krahasim nga sezoni i kaluar, kemi një evoluim në këtë aspekt, pasi vjet ishte formati i kupës ai që favorizonte dyshimin e rezultatit të ndeshjeve.
A ka dosje të ardhura nga UEFA për trukime në FSHF?
Shumë herë më pak sesa vitet e shkuara. Ne kemi një inspektor që merret vetëm me këtë gjë dhe çdo sinjalizim ai ia dërgon Komisionit të Etikës.
Pse jo Prokurorisë?
Nuk është se nuk i kemi dërguar edhe Prokurorisë. E kemi bërë jo një, por disa herë, dhe çështjet janë mbyllur, por duhet thënë se edhe Prokuroria e ka të vështirë që të gjejë prova për këto ndeshje të dyshuara, kryesisht nga vënia e shumë parave në baste. Ne jemi munduar që të bëjmë edhe një gjë tjetër: që të japim ne vendime mbi trukimet, por shikoni çfarë ndodh kur e dënon për një incident banal dhe lëre më ta dënosh për trukim. Unë zgjedhjen e shikoj që klubet vetë të firmosin një deklaratë që Etika të dënojë këdo vetëm në bazë të pamjeve filmike, por edhe këtë e shikoj si të pamundur.
Ka dosje për ekipet tonë kombëtare?
Nuk e di, sepse këto nuk vijnë në federatë, pasi ndeshjet e kombëtareve organizohen nga vetë UEFA.
Ku do t’i luajë ndeshjet Kombëtarja shqiptare edicionin tjetër?
Ka dy mundësi: në Shkodër, ose në Elbasan. Kemi bërë preventivat për rregullimin e këtyre dy stadiumeve dhe do t’ia paraqesim ministrisë. Një pjesë e investimit do e bëjmë edhe ne. Elbasani kërkon më pak investim, rreth 1.2 milionë euro, ndërsa për Shkodrën duhen 2 milionë euro.
Ju e përjashtoni emigrimin e Kombëtares?
Kjo është gjëja e fundit që mendoj. Them se shteti i ka mundësitë që të japë 1 milion euro, në mënyrë që Kombëtarja të mos luajë jashtë.
Po vijnë zgjedhjet në federatë, nuk jeni i lodhur apo nuk dëshironi sfida të reja?
Mendoj se në katërvjeçarin e ardhshëm unë mund të kontribuoj edhe më shumë, pasi tani kam edhe eksperiencën në drejtim të këtij institucioni.
Pra do të kandidoni sërish?
Deri tani jam me këtë mendje, por mund të ndryshoj mendim. Mund të ndryshoj nëse vërej rrethana që deri në asamble më bëjnë të marr një vendim tjetër. Për momentin, them të vazhdoj dhe të kontribuoj.
Do të varet nga konkurrenti përballë?
Jo, garat mua më pëlqejnë, nuk më trembin.
Për shembull, nëse përballë jush do të ishte Igli Tare? Mund të tërhiqeshit për t’i hapur rrugë një njeriu të futbollit?
Po të ketë një gjykim të tillë në ambientin e futbollit, nëse ambienti i futbollit prodhon një figurë dhe anëtarët do e parapëlqejnë këtë figurë, pse jo të mos i hap edhe rrugën. Por, nëse ambienti i futbollit nuk do të jetë i tillë, atëherë “jo”.
Do ta zgjidhni pasardhësin?
Nuk e zgjedh unë pasardhësin. Unë nuk mund të mohoj edhe ndonjë ndikim timin dhe mbështetjen për ndonjë individ që mund të drejtojë për të ardhmen. Nuk ka pse edhe unë të mos kem një të pëlqyer.
Thuhet se ju nuk do të kandidoni për kreun e FSHF-së vetëm nëse do të merreni me politikë…
Sinqerisht nuk më ka pëlqyer politika, edhe pse jam marrë shumë gjatë kësaj kohe, pasi bëj politikë sportive. Por, kurrë mos thuaj kurrë.
Thuhet se ju mund të jeni kandidat për Bashkinë e Durrësit…
Unë po ju them se nuk e kam këtë projekt në kokën time.

Filed Under: Sport

Dilly Duka:”Nese me therrasin, do te pranoj”

December 8, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/ If I get called into a camp, I’ll accept.”. Keshtu shprehet Dilly Duka, pyetjes:”A do te luanit me Kombetaren Shqiptare”./

Sinjalin e pare qe D.Duka mund te luaje me Kombetaren e Shqiperise e dha tekniku i ekipit U-21 Skender Gega:”Une ja kam prezantuar lojtarin stafit te Kombetares, Presedentit te FSHF Armando Duka, menaxherit Alban Bushi, duke perfshire edhe trainerin De Biazi”.

Tashme eshte vete Dilly Duka, ai qe pranon se ka patur bisedime:’Nese me therrasin ne kampin kuqezi, do te pranoj:’ Dilly thote se:”E kam ndjekur nga larg Kombetaren e Shqiperise, lojen dhe rezultaten e saj. Ndersa njeh nga afer Hamdi Salihin, pasi kane luajtur te dy perballe njeri tjetrit”. D.Duka luan ne kampionatin amerikan MLS me skuadren Chicago Fire. Ai eshte mesfushor I majte dhe eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te kesaj skuadre, me te cilen ka luajtur 27 takime dhe ka shenuar 4 gola. Dilaver Duka, eshte nje “zbulim” i teknikut Skender Gega dhe eshte stervitur prej tij ne SHBA. Hapat e para te futbollit Duka i hodhi me skuadren New York Red Bulls, dhe ne vitet 2007-2008 me Rutgers Scarlet Knights. Ne futbollin profesionist Duka luajti per here te pare me skuadren Newark Ironbound Express. Ne sezonin 2010-2012 Duka luan ne kampionatin amerikan MLS me Columbus Crew 45 ndeshje dhe shenon 2 gola. Nje vit me pare ai kalon te Chicago Fire ku luan ne formacionin baze. Fale talentit te tij, Dilaver Duka luan edhe me skuadren perfaqesuese U-21 te SHBA 13 ndeshje duke shenuar 2 gola. Ne vitin 2009, ai ka luajtur tre ndeshje ne Kampionatin Boteror te Futbollit U-20, ne Egjypt, ne te cilen shenoi edhe nje gol, perballe Kamerunit. Nje vit me pare Duka rikthehet ne perfaqesuesen amerikane duke luajtur nje takim miqesor me U-23. Deri ne keto momente Duka e kishte quajtur te “mbyllur” ender e tij, per te luajtur me perfaqesuesen e Shqiperise, per shkak te aktivizimit te tij me skuadren U-21 te SHBA. Aktivizmi i M.Bashes me Shqiperine, nuk hapi driten jeshile vetem per futbollistet shqiptare qe jane aktivizuar me perpara me skuadra te daytime te Europes, por edhe per Dilaver Duken. “Une kam shume deshire te luaj me Kombetaren e origjines time”, shprehet Duka. Nderkohe qe ne rrjetet sociale rreth nje mundesi te aktivizimit te tij me Kombetaren e Shqiperise shkruhet:”Duka is eligible to play for Albania and has communicated to the Albanian Football Association that he is ready for a call up”. “Duka ka te drejte te aktivizohet me Federaten Shqiptare te Futbollit nese ai thirret”.

Dilaver Duka ka lindur ne Montville, New Jersey te SHBA. Ai eshte me origjine nga Dibra e Madhe dhe ka te drejte at pajiset me pasaporte shqiptare. Pak jave me pare ai mbushi 24 vjec dhe tashme eshte ne pritje te nje ftese “kuqezi”.

Filed Under: Sport

Thai-Kikboksi. Ismail Keta! Kampion Bote per here te trete. Gjermanet “Albanian Tornado”, si nje zemer qe dhuron jete.

December 8, 2013 by Administrator

Nga Defrim Methasani

Mbremja e 7 dhjetorit ne Shtutgart, do te mbetet e fiksuar ne histori, si nje nate triumfi, pasi shqiptaret per here te pare ne historine e tyre, kane… nje kampion bote tre here ne nje sport, si Thai-Kikboksi. Ky njeri quhet, Ismail Keta, qe ndryshe ne Gjermani njihet prej vitesh si Jonni Keta. Ai me ndeshjen, fitoren, por edhe gjestin e tij, ka lene mbresa te pashlyera ne arenen e madhe te boksit, qe ishte e tejmbushur me 10 mije spektatore. Ne ate mbremje, post ndeshjes se Ketes, u ndesh per titull kampion bote ne boks edhe Felix Sturm dhe anglezi Baker. Emocionet qe dhuroi Ismaili ne ring dhe jashte tij, kane qene suprizuese. Edhe hyrja e tij ne salle ka qene e shoqeruar me nje klip te nje kenge bamiresie, qe i dedikohej vajzes shqiptare Ambra Meda dhe perkujdesjes se kampionit, qe qendroi prane saj qe ne diten e pare te vajtjes ne Mynih. Me nje bluze qe kishte foton me Ambren dhe nje mbishrkim te saj per kampionin, ai eshte ngjitur si nje hero i denje per te fituar zemrat e shume shqiptareve dhe gjermaneve qe ishin te pranishem. Pas nje raundi te pare me shume studiues, ai te dytin dhe veçmas te tretin e ka dominuar plotesisht edhe pse kundershtari tajlandez, Sor Jitphaktde, me nje pervoje te jashtezakonshme, me 168 ndeshje, ishte shume i rrezikshem. Keta, qe eshte drejtuar si trajner ne ring prej nje emri super te njohur, Detlev Türnau dhe vellai i tij Gjetani, ka vepruar taktikisht mjaft mire edhe pse ishte I demtuar. Ai ka goditur ne dy aksione te njepasnjeshme me grusht dhe me kemben e majte, duke lene KO kundershtarin, qe nuk kishte me shance te ngrihej e te vazhdonte luften sportive ne ring. Ne raundin e trete, eshte mbyllur kjo finale e shumpritur e cila tregoi me gisht, nje kampion absolut ne kete sport. Perfundimisht, Keta eshte fitues i titullit te trete si kampion bote, tashme ne nje federate tjeter (I.K.B.F), duke qene kampion i dyfishte ne sportin e Thai-Kikboksit. Festa ka qene e jashtzakonshme, ndersa djaloshi nga Bulqiza nuk e ka harruar traditen, per te ngritur lart flamurin tone kombetare dhe simbolet qe tregojne Shqiperine. Tifozet e pranishem shqiptare dhe gjerman, kane respektuar jo vetem fitoren, titullin, por edhe xhestin e tij si humanist. Ne TV SAT1, ai eshte shprehur edhe ne gjuhen shqipe qe kete fitore jua dedikonte te gjithe shqiptareve, por veçmas dy jeteve, Ambres dhe Sigit, me te cilat ai solidarizohet plotesisht, jo vetem moralisht, por edhe financiarisht. Nje pjese te te ardhurave nga kjo ndeshje, do ti dergoj ne spital tek Sigi, ndersa pjesen tjeter per femijet qe vuajne nga tumoret ne Gjermani dhe vendin tone. Kesisoj shqiptaret tashme kane nje kampion, qe nuk mendon vetem per lavdine e tij, por per jete njerezish. Ai eshte kthyer ne ambasador te vlerave tona me te mira, si nje sportist kampion dhe njeri kampion. Ismail Keta tregoi qe sporti nuk vlen vetem per tituj, por me se shumti, per te dhene mesazhe jete, sepse edhe vete gjermanet e quajten Keten, si nje zemer qe dhuron jete…

Filed Under: Sport

Jürgen Klinsmann, nje super yll, qe do te sfidoje Gjermanine.

December 7, 2013 by Administrator

 

Nga Albano Kolonjari.

Goglat jane hedhur. Gjernania do te ndeshet me Portugaline e Cristiano Ronaldos. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo perplasje “gjigandesh”, Gjermania nje nga skuadrat pretedente per fitimin e Kupes se Botes, do te duhet te sfidoje yllin e saj Jürgen Klinsmann, i cili eshte trainer i skuadres tone kombetare SHBA. Jürgen Klinsmann e njeh shume mire lojen dhe skemat tekniko-taktike qe perdorin gjermanet, ai jo vetem qe ka qene nje lojtar i shkelqyer i kesaj kombetarje por edhe e ka drejtuar ate 2004-2006. Sfides gjermane ne Grupin D, ne Brazil do ti shtohet edhe Gana duke e bere kete grup shume te veshtire persa i perket kualifikimit. Perfaqesuesja jone amerikane ne futboll, kohet e fundit ka teguar potence dhe rritje ne lojrat e saj. Ne korrik 2013 gjate nje takimi miqesor SHBA fituan takimin kunder Gjermanise me rezultatin 4-3. Por a do te perseritet kjo fitore ne Brazil? Le te presim. “Eshte nje nga grupet ne te veshtira”, u shpreh Klinsmann pas hedhjes se shortit.

Do te jete Kroacia skuadra ballkanike qe ne nje perplasje me te zoterit e shtepise Brazilin do te ngreje siparin e Kampionatit Boteror te Futbollit 2014. Italia do te duhet te pergatitet per te sfiduar Uruguajin dhe Kosta Riken duke kerkuar pike te plota ne keto ndeshje, pasi ka nje sfide europiane per te luajtur, perballe saj do te jene anglezet.

Ju kujtohet finalja e Kupes se Botes ne Afriken e Jugut  2010, Spanje-Hollande 1-0. Dy skuadrat europiane Kampionia e Botes ne fuqi Spanja dhe Hollanda do te duhet te sfidojne njera tjetren ne Grupin B. “Hakmarrje” hollandeze apo hegjemoni spanjolle? Qershori 2014 vjen shpejt.

Grupi A

– Brazili, Kameruni, Meksika, Kroacia.

Grupi B

– Spanja, Kili, Australia, Hollanda.

Grupi C

– Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Japonia, Greqia.

Grupi D

– Uruguaj, Italia, Kosta Rika, Anglia.

Grupi E

– Zvicra, Ekuadori, Honduras, Franca.

Grupi F

– Argjentina, Nigeria, Irani, Bosnje Hercegovina.

Grupi G

– Gjermania, Gana, SHBA, Portugalia.

Grupi H

–Belgjika, Algjeria, Korea e Jugut, Rusia.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT