• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Robin Krasniqi fiton bindshëm ndaj çekut Tomas Adamek

July 14, 2013 by dgreca

Sport: Luftën në Dresden të Gjermanisë që zgjati tetë runda e ka fituar Krasniqi me vendimin unanim të gjyqtarëve./

* Prishtina luajti në Bernë si vendees- Fitorja e vonuar e mysafirëve nga Ballkani, sikur simbolizon pritjen e gjatë të lejes së Fifa-s që një klub kosovar të mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore/

* Kosovare Asllani shënon për Suedinë

***

Boksieri shqiptar nga Kosova që bokson për Gjermaninë në kategorinë gjysmë të rëndë, Robin (Haxhi) Krasniqi ka shënuar të shtunën mbrëma një fitore bindëse nga boksier çek Tomas Adamek. Luftën në Dresden të Gjermanisë që zgjati tetë runda e ka fituar Krasniqi me vendimin unanim të gjyqtarëve.

Që nga fillimi ai nuk i ka lënë hapësirë kundërshtarit për ta sfiduar. Në vazhdimësi ka përdorur “armën e tij sekrete”, grushtin e djathtë, duke e goditur çekun disa herë fuqishëm që në rundet e para, shkruan portali gjerman i boksit, box.de.

Por edhe Adamek ka treguar se di të boksojë. Me krahët e tij të gjatë ai ia ka dalë që t`i japë Krasniqit gjithashtu disa goditje “bindëse”. Të dy luftëtarët së bashku kanë dhënë një performancë të pëlqyeshme gjatë tetë rundeve.

Megjithatë, dukshëm më aktiv në ring ishte Krasniqi. Në rundin e tetë Adamek provoi edhe një herë që të kthente epërsinë nga vetja, duke treguar një finale ofensive. Por kjo kthesë nuk i bëri shumë punë pasi që Krasniqi u shpall fitues me pikë, me vendimin unanim të gjyqtarëve.

Prishtina luajti në Bernë si vendees

Fitorja e vonuar e mysafirëve nga Ballkani, sikur simbolizon pritjen e gjatë të lejes së Fifa-s që një klub kosovar të mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore/

Në ndeshjen për Kupën MLG, FC Prishtina ka realizuar ndeshjen e saj të parë miqësore të luajtur jashtë vendit dhe të lejuar nga Fifa. Mbi 1000 fansa e kanë festuar këtë premierë, të përmbyllur me rezultatin 1:0 për skuadrën mysafire nga Prishtina. Me diellin në fytyrë, me një salsiçe pule në dorë dhe me shumë krenari në zemër Rexhep Mustafa, ish kryetar i FC “Prishtina” të Bernës dhe gjyqtar shumëvjeçar i Ligës së Dytë qëndron në mesin e 1035 vetave, të gjithë pothuaj fansa kosovarë, në stadiumin Liebefeld.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem sot këtu”, thotë ai. Njeriu që prej pesë vitesh është kthyer të jetojë në Kosovë , ka ardhur enkas nga Kosova për ndeshjen kundër FC Köniz. “Ngado që të shikoj, po shoh tifozë të disponuar mirë dhe organizatorë që ne kosovarëve, na kanë pritur në mënyrë shumë të përzemërt”.

Në të vërtetë shikuesit ndjehen fare mirë, flasin duartrokasin, këndojnë këngë nga atdheu i tyre. Për tifozët e skuadrës mysafire ishte organizuar edhe muzike kosovare.
Mërgim Zeqiraj 22 vjeç nga Bumpilz-i dhe shoku i tij një vit më i vjetër Adnan Selimi nga Zollikofen-i rrinë në tribuna dhe “nxehin” skuadrën e tyre. “Po ndjehem si në një takim të madh familjar. Është bukur të shohësh kaq shumë bashkatdhetarë të mbledhur në një vend”, thotë Selimi dhe miratohet nga Zeqiraj.

Goool! Durimi, pas shume shanseve të dështuara, më në fund u shpagua. Një minutë para përmbylljes së ndeshjes shënon lojtari biond me frizurën “Irokeze”, Argjent Malaj. 1: 0 për mysafirët. Publiku feston bashkë me shënuesin e golit i cili duket qartë se kënaqet në gjirin e masës.

“Prishtina! Prishtina! Prishtina!”, thërrasin tifozët kur dëgjohet pipi i gjyqtarit dhe dhjetëra fëmijë shpërthejnë në fushë. Disa prej tyre kanë fat dhe fitojnë ndonjë fanellë të futbollistit të preferuar ose pozojnë me buzëqeshje për fotografi kujtimi.

Po kështu i disponuar mirë është edhe Afrim Tovërlani, ish futbollist dhe sot trajner i kampionit të 17 fishtë të Kosovës. “Natyrisht, kam shpresuar se goli do të shënohej në pjesën e parë të ndeshjes. Në përfundim ne ia dolëm të realizonim për mrekulli njërën nga shumë shanset tona”, thotë ai dhe përqafon Ruedi Ruch-un, organizator i kupës.
Ky i fundit me një numër të madh ndihmuesish, në mesin e të cilëve edhe lojtarë të FC Prishtinës nga Berna, ka bërë gjithçka që mysafirët nga Kosova dhe fansat e tyre të ndjehen mirë në Köniz. “Më në fund `dhezi`. Vitin e kaluar ishte refuzuar një ndeshje nga Fifa”, thotë ai.

Fitorja e vonuar e mysafirëve nga Ballkani, sikur simbolizon pritjen e gjatë të lejes së Fifa-s që një klub kosovar të mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore. Edhe pse anëtarësimi ende nuk ka ndodhur, Urs Frieden, themelues i shoqatës “Së bashku kundër racizmit”, e konsideron ditën e ndeshjes, 7 korrikun 2013, si satisfaksion. “Unë shpresoj që Fifa ta çoje më shpejt përpara integrimin e Kosovës në botën e futbollit “, shprehet ai.

Frieden kishte organizuar në vitin 1998 një ndeshje miqësore në mes të FC Thun dhe FC Prishtina, natyrisht, pa marrë leje. Dhe kjo kishte shkaktuar një dënim katërshifror në franga për klubin e Thunit.

“Ndeshja e sotme miqësore ka rëndësi të madhe për skuadrën dhe për gjithë futbollin kosovar”, thotë Remzi Ejupi, kryetar i FC Prishtina.
Pas përfundimit të lojës, shumë nga tifozët shijojnë edhe birrën e fundit. Atmosfera të bën të konstatosh se: Ishte kjo një ndeshje ku FC Prishtina ishte vendëse

Kosovare Asllani shënon për Suedinë

Nikoqirja e Kampionatit Evropian në futbollin për femra, Suedia e ka deklasuar kombëtaren e Finlandës, duke e mundur me rezultatin e thellë 5:0. Me këtë fitore të realizuar në stadiumin e Gëteburg-ut, Suedia është në rugë të mirë për të mbërritur në çerekfinalen e kampionatit. Kjo ka qenë ndeshja e tyre e dytë në kampionat ndërsa ndeshjen e parë, atë kundër Danimarkës, suedezet nuk arritjen ta fitonin, por barazuan 1:1. Në gjendjen aktuale Suedia asht si dhe Italia, ka katër pika.

Futbollistja e kombëtares suedeze, Kosovare Asllani ka shënuar njërin nga pesë golat, atë të minutës 38. 23 vjeçja nga Kosova aktualisht luan për klubin francez Paris Saint Germain.

Filed Under: Sport Tagged With: Kosova sport, Kosovare Asllani, Prishtina ne Berne, robin krasniqi

EDHE PSE MORI KARTON TE KUQ, KUKESI KUALIFIKOHET NE EUROPA LEAGUE, TEUTA KTHEHET DUARBOSH

July 11, 2013 by dgreca

Edhe pse mori një Karton të kuq para përfundimit të ndeshjes, edhe pse nuk shënoi gol në fushën e vet, por as nuk pësoi, 0:0, ekipi debutues në kategorinë superiore të futbollit shqiptar, Kukësi, ka arritur të marrë një kualifikim historik, duke kaluar në turin e dytë të Europa League, pasi ka kaluar qysh në raundin e parë ekipin e Flora Tallinn të Estonisë me gol në fushën kundërshtare në atë barazim historik 1:1 në Estoni.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0 me 0, por Kukësi është kualifikuar falë golit në fushë të kundërshtarit.Ndeshja e zhvilluar në Estoni ka përfunduar me rezultatin 1 me 1.Kukësi luajti më mirë në ndeshjen e zhvilluar në Shqipëri, por shanset e shumta nuk u konkretizuan dot.Minutat e fundit kanë qenë drithëruese, pasi Kukësi mori edhe një karton të kuq.

Teuta e Durresit kthehet duarbosh pasi ka pesuar humbje te paster, 2-0  në Kishinev nga Dacia. Skuadra durrsake ishte pothuajse inekzistente në fushë gjatë gjithë takimit, aq sa në përfundim të takimit dhe shifrat flasin qartë, 14 goditje drejt portës për moldavët dhe asnjë përpjekje nga ana e durrsakëve që mesa duket e kishin marrë shumë seriozisht mbrojtjen e rezultatit edhe pse këtë detyrë nuk ditën ta kryenin aq mirë. Fillimi mbi të gjitha i bëri lojtarët e Dacias të dukeshin të gjithë si Mesi në fushë, sigurisht duke marrë parasysh lehtësinë me të cilën depërtonin në mbrojtjen durrsake. Goli megjithatë vonoi deri në minutën e 21-të pasojë dhe e disa ndërhyrjeve të Rizvanit, që u mposht nga Stoleru. Ky I fundit nuk e pati aspak të vështirë të shënonte krejtësisht i lirë në zonë. Teuta sërish u limitua në mbrojtje dhe goli i dytë ishte në ajër. Në fraksionin e dytë, Pavlov në minutën e 75-të mundi të gjejë dhe golin e 2-0, atë të kualifikimit të con moldavët në raundin tjetër e nxjerr jashtë Teutën, që në transfertë bëri vërtetë shumë pak për të marrë kualifikimin, aq sa moldavët ishin superiorë në gjithcka, përfshi dhe ndërhyrjet e parregullta që në fund të 90 minutave u regjistruan 13-6 në favor të moldavëve, tregues që dhe në agresivitet Teutës i mungoi dicka.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Kukesi kualifikohet, Teuta skualifikohet

Teuta dhe Kukesi “nje hap” drejt kualifikimit. Laci, humbje shokuese ne shtepi. Tifozet bardhezi:” Ndeshja u shit

July 5, 2013 by Administrator

”

Nga Albano Kolonjari

Nisi me supriza aventura e skuadrave shqiptare ne Kupat e Europes. Ekipi i Kukesit arriti nje barazim historik ne ndeshjen e pare nderkombetare ne Talin te Estonise. Ne minuten e 11-te ishte Post ai qe kaloi ne avantazh skuadren vendase Flora Talin 1-0. Pas golit te pesuar skuadra e Kukesit e drejtuar nga dyshja Armando Cungu dhe Sulejman Starova arriti te ballancoje lojen dhe ne te 79-ten minute ishte Gerhad Progi ai qe barazoi rezultatin ne 1-1. Ndeshja e kthimit do te luhet ne stadium in “Qemal Stafa” ne Tirane. Pak dite me pare UEFA ,e nje shkrim special i kushtoi nje vemendje te vecante ecurise se skuadres se Kukesit, e cila sezonin e kaluar u ngjit per here te pare ne kategorine Superiore dhe arriti te shpallej nenkampionia e Shqiperise. Skuara e Kukesit i ka te gjitha mundesite qe te kaloje ne turin tjeter. Barazimi 0-0 dhe cdo fitore minimale ndaj kundershtarit kalon skuadren kuksiane ne turin e dyte. Barazimi 1-1 ne ndeshjen e dyte ne Tirane, do ti detyronte te dyja skuadrat te luanin 30 minuta shtese, duke parashikuar edhe penalltite. Cdo fitore e kundershtarit, por edhe barazimet 2-2, 3-3, ..do te shuanin endern e kuksianeve per kalimin ne turin tjeter.

Luksemburgasit turperojne Lacin ne shtepi,

Laci-Diffidence (0-1). Perballja me nje skuader Luxemburgase i jepte skuadres se Lacit mundesine me te mire per tu kualifikuar per ne turin tjeter. Por ne stadium in “Skenderbeu” te qytetit te Korces, skuadra bardhezi zhgenjeu duke e humbur takimin me nje nga skuadrat me te dobeta te Europes. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica, krijoi nje volum te madh pune, por golin e ndeshjes e shenoi Lebrense ne te 84 minute duke shokuar futbollistet laciane. Skuadra e Lacit qe te kualifikohet per ne turin tjeter duhet te fitoje takimin e kthimit ne Luksemburg me nje rezultat mbi dy gola. Misioni eshte i mundur duke pasur parasysh cilesine e kundershtarit. Pas ndeshjes tifozat bardhezi akuzuan drejtuestit dhe futbollistet per shitje te ndeshjes.

Teuta “mbretereshe” per nje nate

Teuta e fitoi takimin e pare te luajtur ne “Niko Dovana” me rezultatin 3-1. “Djemt e Detit” kaluan te paret ne avantazh me ane te Xhafaj ne minuten e 29-te. Skuadra moldave Dacia arrin te barazoje rrezultatin 10 minuta me vone me ane te Pavlov. Pjesa e dyte flet e gjitha per durrsaket te cilet arrijne te shenojne dy here me ane te Dostit 68’ dhe Mancakut 73’. Rezultati 3-1 flet per nje kualifikum te mundeshem te Teutes. Por skuadra durrsake duhet ti ruhet humbjes 2-0, 3-0. Per kete aresye skuadra duhet te shikoje mundesine e shenimit ne fushen understate. Cdo barazim apo fitore e Teutes, kalon skuadren tone ne turin tjeter.

Filed Under: Sport

TURNEU i 5-të i GOLFIT NË NEW YORK PËR KATEDRALEN E NËNË TEREZËS NË PRISHTINË

June 20, 2013 by dgreca

202 lojtarë të golfit dhe qindra shqiptarë të tjerë marrin pjesë në turne bamirësie, i cili mblodhi 130 mijë dollarë donacione për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë/

Nga BEQIR SINA, New York /

Orangetown – New York: Në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course” shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown – New York, me qëllim vazhdimin e mbledhjes së ndihmave për nevojat e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, të hënën u zhvillua turneu i 5-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”.
Një turne, ky i cili po bëhet tradicional u zhvillua përsëri në fushat e golfit “Blue Hill Golf Course”, aktivitet në të cilin konkuruan 202 golfist amator shqiptar, por edhe shumë miq të tyre amerikan. Në fund të turneut, u organizua edhe një spektakël në të cilin morën pjesë rreth 500 vetë – një mbrëmje Gala kjo shoqëruar me fjalime, muzikë, ushqime e pije të ndryshme.
“Qllimi i Turneut Vjetor të Golfit, është i dedikuar ndihmave, të cilat, po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për nevojat e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Por, kësaj radhe për në ndryshim nga katër turnet e tjerë, tha iniciatori i këtij turneu, zoti Anton Raja, një shumë e konsiderueshme e të ardhurave, që u mblodhën nga ky turne, iu dërguan nëpërmjet Dom Rrok Gjonlleshaj, një familje në Kosovë, e cila ka operuar një femijë këtu në SHBA, dhe kërkonte ndihma jetësore “, tha ai.
Raja, theksojë se ky turne ashtu si dhe katër të tjerët janë mbajtur për të njëjtin qëllim, nën kujdesin e një grupi kordinator ose Bordit, duke filluar prej meje – kryetar, Leon Gjoni, Martin Pjetri dhe të gjithë antarët e Brodit drejtues. “Në këtë turne për herë të parë, tha zoti Raja, kanë marrë pjesë adhuruesit e golfit, shqiptar që kishin ardhur nga Florida, Detroti, Pensillvenia, Nju Xhersi, Kenektiket, Kalifornia, Teksasi dhe Çikago. Ai shtoi se nga turneu i së hënës u mblodhën më shumë se 130 mijë dollarë
Në emër të organizatorit, Raja, ka pasur shumë faleminderime dhe mirënjohje për të gjithë ata të cilët i kontribuan me ndihmën e tyre këtij aktiviteti. Për të gjithë ata që i kontribuan aktivitetit më së shumti duke përfshirë me këtë rast, një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes së makinave të reja “Route 59 Interstate Toyota – Scion”.

Aktiviteti i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, ka marrë formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje
Ky aktivitet, i cili thotë se do të bëhet tradicional, ishte si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet fondmbledhës, përveçse bashkë atdhetarve tanë, morën pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider të komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës. Ky aktivitet sipas organizatorit do ta shtrijë në të ardhmen shpërndarjen e ndihmave edhe për spitalet, familjet që kan nevojë për ndihma në Kosovë e Shqipëri, dhe fatkeqësitë natyrore.
Në turneun e 5-të të golfit, i ftuar special si përfaqësues i Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, ishte i dëreguari Ipeshkëvisë së Kosovës, famullitari i Katedrales dhe ekonomi i Ipeshkëvisë Don Rrok Gjonlleshaj,. Ndërsa e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York, Dom Viktori, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, konsulli i Kosovës Fatmir Zajmi, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari si dhe vallëtari i mirënjohur i spektaktilit “Dancing with the Stars” Tony Dovolani.
Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t’a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course”, jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, me atë të shërbimit të lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.
Anton Raja thotë se ” ashtu si dhe turneun e kaluar një ndihmesë të madhe ka bërë stafi i kuzhinës së lokalit të njohur, “Fiorino Ristorante” – Summit – New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës, ushqimet e përgatitur me një shije të lartë profesionale e artistike dhe me një kujdes maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante – Xhilbertoja .Lokali Cena 2000 me Ragip Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin së bashku me restorantet e tjera, byrektoret dhe piceritë, pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti dhe të kënaqin çdo pjesmarrës – të cilët marrin faleminderimet dhe mirënjohjen e çdo pjesmarrësi” tha në fund zoti Raja.
Oragnizatori i këtij aktiviteti fondmbledhës, për të plotësuar sado pak nevojat e ndihmave për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, vatrani i dalluar, së bashku me zotin Elmi Berisha, kryetar i Vatrës dega Hudson Valley, vatranët Simon Qafa dhe Gjekë Deçkaj, Zabit Bytyçi, Sejdi Husenaj, e tjer, thanë se për të mbyllyr me sukses këtë Turne ata, kishin bërë gjithëçka që tju krijojnë qindra pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por edhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe tju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun – Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.

Në fund të këtij aktiviteti, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë festive me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri dyshet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Ndërsa me intersim u përcoll edhe loja e fatit për të fituara disa sende me vlerë. Ku golfisti shqiptar Zef Berisha fitoi 20.000 dollar ndërkohë që 5 mijë nga këto para, ia dhurojë të ardhurave të mbledhura gjatë këtij turneu.
Mes kësaj atmosfere festive në mbyllje të aktivitetit në mjediset e lokalit Blue Hill Golf Course , qindra shqiptarë, për të përmbyllur këtë fushatë të bukur fondmbledhëse, kaluan një mbrëmje që e “ndezi flakë” me këngë e valle, zëri i bilbilit të Tropojës , këngëtarit të mirënjohur Gezim Nika, dhe orkestrës së tij.

 

Filed Under: Sociale, Sport Tagged With: ne Prishtine, per Katedralen Nene Tereza, Turneu i Golfit

VETEM BARAZIM NE “QEMAL STAFA”, POR ENDRRA DREJT BRAZILIT VAZHDON

June 7, 2013 by dgreca

Ndeshja u mbyll, vazhdojne diskutimet ne studiot televizive, ne gazeta dhe rrjetet sociale. Ah, sikur! Cfarë? Sikur  kuqezinjtë të kishin qëndruar edhe 4 minuta! Mirëpo ajo që po e parandjenim të gjithë, … dhe të luteshim të mos ndodhte, na ra si bombë, norvegjezi më shtatshkurtër, gjuan i pambuluar brenda zonës dhe ëndrra për fitore kthehet në zgjëndërr. Ka vetëm barazim, edhe pse luajmë me treqendërmbrojtës pas nxjerrjes së Salihit dhe zëvëndësimin e tij më mbrojtësin Osmani. Pjesa e dytë s’ishte si e para, skuadra e ndjeu lodhjen,madje dukej e sfilitur

***

Valdet Rama ka qenë protagonist i Kombëtares shqiptare, në barazimin 1:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Qemal Stafa’, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2014.

Mesfushori kosovar ndihet i lumtur për golin, por e zhgënjen rezultati, pasi që Kuqezinjtë po udhëhiqnin deri në minutat e fundit dhe ishin shumë afër një fitoreje mjaft të merituar.

“Kemi bërë një lojë të mirë, kemi qenë 1:0 deri në fund. Kemi pasur raste të shkonim në 2:0, por fatkeqësisht e morëm golin në fund”, deklaroi Rama pas ndeshjes së dytë të tij me Kombëtaren.

“Normalisht, për mua është një ndjenjë shumë e mirë që shënova gol, kështu që do ndihej çdo lojtar. Por, një fitore eventuale do të më sillte ndjenja shumë më të bukura. Jam shumë i kënaqur që e ndihmova skuadrën me këtë gol”, vazhdoi futbollisti i Real Valladolidit.

Pas gjashtë xhirosh të zhvilluara, Shqipëria gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara, një më pak se kryesuesi Zvicra. Rama beson ende në kualifikim.

“Jemi në vendin e dytë, e cila është një pozitë shumë e mirë për momentin. I kemi edhe ndeshjet tjera, do të luftojmë, duhet ta japim maksimumin dhe duhet të besojmë deri në fund”, përfundoi Rama, i cili ia kushtoi golin djalit të xhaxhait të tij.

De Biasi: Është për të ardhur keq, humbëm dy pikë

 

Gianni De Biasi ndihet keq që Kombëtarja shqiptare e pësoi një gol që mund të evitohej në fund të ndeshjes me Norvegjisë, me të cilën barazoi 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.

Kuqezinjtë udhëhoqën deri në fund të takimit, kur e pësuan një gol, i cili ia mohoi dy pikë.

“Është për keqardhje, pasi mund të fitonim me rastet që patëm, një të pastër në pjesën e parë dhe një në të dytën me Salihin. Ju krijuam probleme atyre, ne po rritemi. Mendoj se ne humbëm dy pikë, me atë që e dhamë në fushë”, deklaroi trajneri italian pas ndeshjes.

“Megjithatë, besoj që skuadra bëri ndeshje të mirë, dha gjithçka që kishte. E vetmja e keqe është që luajtëm në qershor, në fund të sezonit, ndërsa ata ishin më të freskët, sepse e kanë nisur sezonin para katër muajsh. Përgjithësisht jam i kënaqur me paraqitjen”, vazhdoi De Biasi, i cili tha se në pjesën e dytë ekipi i tij pati një rënie, me ç’rast e pagoi këtë në fund.

Ai e përmendi faktin se Shqipëria e ka pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit, fakt të cilin e vlerësoi lartë, ndërsa shpreson që edhe në ndeshjet e ardhshme Kuqezinjtë të pësojnë pak gola.

Ai beson se Shqipëria ka të ardhme të ndritshme, pasi ka grup të lojtarëve të talentuar, të cilët sipas tij mund të rriten dhe mund të japin gëzime edhe më të mëdha në të ardhmen për vendin.

Ai ndihet mjaft i kënaqur me lojtarët që zbritën në fushë, duke i zëvendësuar mungesat, por e shqetëson vetëm forma fizike, e cila ndikoi në këtë rezultat.

 

***

Kuqezinjtë kanë qenë në avantazh deri në minutën 87, por një pakujdesi në mbrojtje lejoi lojtarin më shtatshkurtër të norvegjezëve të shënonte me kokë golin e barazimit 1-1.

Kombëtarja jonë kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë (41’) me autor Valdet Ramën, i cili depërtoi nga krahu i majtë dhe goditi me të djathtën brenda zonës, duke mposhtur portierin norvegjez. Në pjesën e dytë, kombëtarja u mbrojt shumë mirë dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitore, Norvegjia arrin të barazojë, duke shfrytëzuar pikën e saj më të fortë: goditjet standarde. Por, nuk ishte asnjëri nga shtatlartët lojtari që na ndëshkoi, por ai më shtatshkurti i ekipit, Tomas Hogli. Krosimi i Henrikssen nga këndi gjeti pikërisht numrin 2 të Norvegjisë, i cili gjendej krejtësisht i vetëm në qendër të zonës dhe me kokë mposhti Ertrit Berishën.

Jemi sërish në vendin e dytë. Shqipëria, ngjitet në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014”, duke mbajtur vendin e dytë, pasi Islanda u mund brenda në shtëpi nga Sllovenia me rezultatin 2-4. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq për mënyrën se si erdhi ndëshkimi në minutën e 86-të, kur një mbrojtës shtatshkurtër norvegjez, i dalë në ndihmë të skuadrës së vet, shfrytëzon hezitimin e mbrojtjes sonë dhe barazon shifrat. Një ndëshkim që na kujton kohët e vjetra në fakt, kur e pësonim në fund. Megjithatë, barazimi nuk i mbyll rrugët e Shqipërisë për Botërorin 2014, teksa e sheh veten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Zvicra e kreut të grupit tonë. Natyrisht, pjesa e mbetur e garës do të jetë tepër e vështirë për vetë faktin, se do të luajmë tri ndeshje në transfertë dhe një të tillë në shtëpi. Tej asaj që u zhvillua në kuadratin e blertë mes dy skuadrave ndërkombëtare “Qemal Stafa” kishte marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë kufijve. Përveç atyre 17 mijë tifozëve që kishin siguruar një biletë dhe patën fatin ta përcillnin këtë kualifikuese “live” nga shkallët e stadiumit, miliona të tjerë mbajtën frymën para ekraneve televizivë. Ishte momenti i së vërtetës, një sfidë kyçe dhe tepër përcaktuese për këtë fushatë kualifikuesesh të kuqezinjve tanë.

Stadiumi “Qemal Stafa”, aty ku u luajt ndeshja Shqipëri-Norvegji, ka marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë kufijve. Përveç atyre 19 mijë tifozëve që kanë siguruar një biletë dhe kanë fatin ta përcjellin këtë kualifikuese “live” nga shkallët e stadiumit, miliona të tjerë mbajnë frymën para ekraneve televizivë. Eshtë momenti i së vërtetës, një sfidë kyçe dhe tepër përcaktuese për këtë fushatë kualifikuese të kuqezinjve tanë. Një fitore ndaj Norvegjisë do të thotë një hap tjetër i madh drejt përmbushjes së ëndrrës së madhe, shkuarjes në finalet e Botërorit 2014, ndaj entuziazmi i tifozëve është i madh dhe i justifikueshëm. Të pranishëm në tribunën VIP është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

 

Filed Under: Sport Tagged With: dalip greca, endrra vazhdon, Shqiperi-Norvegji, vetem barazim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 110
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT