• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËR DISA GABIME GJUHËSORE TË KOMENTATORËVE SPORTIVË NË TV

May 16, 2023 by s p


Nga Skifter Këlliçi
Boston, SHBA


Megjithëse i shkëputur që nga viti 1999 nga kamera dhe mikrofoni sportiv i TVSH-së, pas 40 vitesh veprimtarie, pasioni që në fëmijëri për këtë lloj gazetarie sortive, më shtyn të ndjek vazhdimisht komentatorë sportivë shqiptarë dhe tëhuaj  gjatë zhvillimet të ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të fubollit. Kam ndjekur gjithashtu me vemendje edhe komentatoë sportivë kosovarë, ndonëse nuk  i njoh me emra. Dhe  vërej me kënaqësi se niveli i tyre profesional është i lartë. Por,duke qenë për shumë vjet edhe redaktor letrar në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor në Tiranë, në këtë shkrim do të ndalem në disa veretje gjuhësore  që ata duhet t’i mënjanojnë. Ndër 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe përfshihen edhe bashkëtingëlloret ‘l’ dhe’ll’. Ne shkruajmë dhe shqiptojmë qielli, llampa, dielli… pra përdorim gjatë shqiptimit të këtyre fjalëve edhe bashkëtingëlloren e mësiperme ‘ll’, ashtu si veprojmë në fjalët lumi, lepuri, liria… në të cilat përdorimim bashkëtingëlloren ‘l’.
Por ne disa gjuhë, kryesisht neolatine si për shembull italishtja, bashkëtingëllorja ‘ll’ shkruhet, por shqiptohet ‘l’. Kjo  ndodh sidomos e mbiemrat e njerëzve dhe në rastin tonë të futbolistëve.
Po rendis disa shembuj:
Shkruhet: Pellegrini, Martinelli, Galli, por bashkëtingëllorja ‘ll’ gjatë shqiptimit kthehet ne’l’, pra: Pelegrini, Martineli, Gali.
Mirëpo komentatorët e kanaleve televizive të Kosovës gjatë komentimit të ndeshjeve të futbollit  nuk veprojnë kështu. Ata në emrat e mësipërm, ose  të ngjashëm me ta,   ruajnë ‘ll’-në. Madje, kjo ndodh edhe kur në emrin e nje  futbollisti,ku  krahas ‘ll’-së ndodhet bashkëtingëllorja ‘l’. P.sh. në italisht shkruhet   ‘Locatelli’ dhe duhet shqiptuar ‘Lokateli’. Mirëo komentatorët kosovare këtë emër e shqiptojnë ‘Llokatelli’. Pra, edhe bashkëtingëlloren ‘l’, në fillim të emrit e kthejnë në në ‘ll’. Dhe të mendosh se  emri i këtij futbollisti të ‘Juventusit’ të Torinos shqiptohet në këtë mënyrë gjatë tërë në ndeshjes,  siç ka ndodhur në ndeshjet që ‘Juventusi’, ka zhvilluar ditët e fundit.
Kalojmë më tutje: nuk e kuptoj se përse po këta komentatorë emrin   e qytetit ‘Milano’ dhe njerës prej skuadrave të saj ‘Milan’ i shqiptojnë ‘Millano’ dhe ‘Millan’.
Nendialekti kosovar është element shumë i rëndësishëm i  gjuhës shqipe me veçoritë e veta fonetike që dihen. Por, sidoqoftë, komentatorët  e mësipërm që respektojnë normat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe, të vendosura në vitin 1972, nuk duhet të bien në këtë gabim, pra nuk duhët ta zëvendësojnë gabimisht bashkëtingëlloren ‘l’ me ‘ll’, aq më shumë kur po gjëtë komenteve  televizive nuk shqiptojnë  ‘Lliga e  kampionëve’, por ‘Liga e…n, siç shqiptojnë ‘skuadra italiane’ dhe jo ‘skuadra italliane’, Italia dhe jo Itallia.
Ua bëj  me dashamirësi këtë vërejtje kolegëve të mi komentatorë sportivë të kanaleve televizive në Kosovë, sepse komentimet e tyre nuk tingëllojnë mirë  në përdorimin krejt pa vend të dukurisë së mësipërme.
Pra, ata duhet të shqiptojnë Milano dhe jo Millano, Milan dhe jo Millan e kështu dhe në raste të tjera si këto, e përsëris, në përputhje me normat  e drejtshiqtimit të gjuhës shqipe.
Për të shkuar më tutje, ata nuk duhet të shqiptojnë ofenzivë, difenzivë, por ofensisë dhe difensivë, sepse edhe në gjuhë te tjera, p.sh. italisht ose frengjisht, prej të cilave  janë huazuar në gjuhën shqipe, këto fjalë shkruhen dhe shqiptohen p.sh. në italisht – ofensiva, difensiva. Madje, si fjalë të huaja këto  duhet të zëvendësohen me fjalët shqipe- sulm dhe mbrojtje. Gjithashtu, nuk duhet përdorur fjala intervenim, intervenoj, por ndërhyrje, ndërhyj, jo reprezentacion, por përfaqësuese, fjalë që janë huazuar nga serbokroatishtja.
Në mbyllje të këtij shkrimi, edhe një vërejtje për specialistët në studiot televizive, që  disktutojnë  rreth ndeshjeve. Eshtë për të ardhur keq që në përgjithësi, sidoqë vlerësimet e tyre nga ana sportive janë  shumë profesionale, me përjashtime të rralla, asnjeri prej tyre nuk përdor gjuhën standarte. Dhe kjo nuk tingëllon mirë.

Filed Under: Sport Tagged With: Skifter Kellici

BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO

March 28, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Për fat të keq, shpesh na duket sikur për Shqipërinë dhe për shqiptarët dëgjojmë më shumë lajme të këqia se sa lajme të mira. Por, dje morëm një lajm që na bën të ndihemi mirë – qoftë edhe për një moment ose për një ditë — si shqiptarë kudo që ndodhemi – për suksesin e një shqiptari në sportin e boksit – Kristian Prengës, tani me famë botërore.  

Boksieri shqiptar me origjinë nga Oroshi i Mirditës u shpall kampion dje duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan Samuel Crossed. I impresionuar nga performanca e boksierit shqiptar, komentuesi i ndeshjes porositi ndjeksit dhe shikuesit që ta mbajnë mend këtë emër: Kristian Prenga!  

Portali që mbulon boksin –The Ring – shkruan se siç duket fuqia e Prengës i ka rrënjët në fëmijërinë e tij, pasi është rritur në Orosh të Mirditës, në Shqipëri. Portali shkruan se atje në një fshat të Shqipërisë së Veriut, djaloshi Kristian Prenga në moshën 8-vjeçare kishte mësuar nga i ati, t’i grahte kamionit për të transportuar dru, me qëllim për të ndihmuar familjen të kishte bukë në sofër.  Portali në fjalë thekson suksesin e tij, duke thenë ndërkohë, se Prenga është bërë një nga shitësit më të mëdhenjë vendas të biletave në boksin e Nju Xhersit falë mbështetjes që ai merr nga komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët marrin pjesë masivisht për të parë ndeshjet e tij.

“Të gjithë ne shqiptarët — ne mbështesim njëri-tjetrin. Fakti që në Shqipëri të gjithë e dinin emrin tim dhe dinin për aktivitetin tim, dinin për mua dhe dinin sa shumë dua t’i bëj të gjithë shqiptarët krenarë, kur erdha (këtu në Amerikë) ishte më e lehtë për ta të më mbështesnin,” citohet Prenga të ketë thenë për portalin The Ring. 

Midis këtyre mbështetësve shqiptaro-amerikanë është edhe Elvir Muriqi, një ish-konkurrent i peshave të lehta të boksit, i cili dikur kishte qenë boksieri më popullor shqiptar në Amerikë, sipas The Ring. Muriqi ka thënë për The Ring se nuk habitet aspak që Kristian Prenga ka siguruar kaqe shpejt mbështetjen e bashkvëllezërve të tij shqiptaro-amerikanë.  Nuk është i habitur që Prenga ka siguruar mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij kaq shpejt, pasi sipas Muriqit, i cili u shpreh se, “Shqiptarët do të ju mbështesin nëse je person i respektueshëm, me parime të forta dhe patriot”. Sipas ish-boksierit shqiptaro-amerikan, Elvir Muriqit, Kristian Prenga i ka të gjitha këto karakteristika, ndërsa ka shtuar për portalin në fjalë se me besimin në vetvete, Prenga do të korri suksese shumë të mëdha, në të ardhmen.

Mbështetja e shqiptaro-amerikanëve për boksierin shqiptar, Kristian Prengën u pa ditën e fitores së tij, një ditë më parë, në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi.  Në sallën e ndeshjes valvitej me krenari Flamuri i Kombit shqiptar nga pjesëmarrës të shumtë që kishin ardhur aty për të mbështetur një bashkatdhetar të tyre, por edhe për të treguar krenarinë e tyre për arritjet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë e të cilët me sukseset e tyre në fusha të ndryshme i bejnë nder Shqipërisë dhe emrit të saj të mirë. 

Falënderojmë Zotin për sportistët shqiptarë, të përhapur anë e mbanë botës, si dhe për këngëtarët dhe këngëtaret në zë dhe të njohur botërisht për sukseset në fushat e tyre të veprimtarisë, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova dhe trevat të tjera shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptari kudo që gjëndet, për të qenë i sukseshëm, vetëm liri veprimi, drejtësi dhe hapësirë të drejtë veprimi e konkurimi kërkon – që shpesh i mohohen në trojet e veta — për të arritur nivelet më të larta të suksesit botëror, në cilën do fushë qofshin të veprimtarisë sportive, shkencore, të dijes në përgjithësi dhe fushë të tjera që ata konkurojnë, shpesh me më të mirët e botës. 

 “Unë nuk kam frikë nga asnjë boksier”, ka thenë Prenga dhe shtoi se në të ardhmen ai është, “gati të përballet me më të mirët boksierë të botës”, u shpreh shqiptari nga Oroshi i Mirditës. 

Fitorja e Kristian Prengës në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi dje, na bëri krenar të gjithë ne të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shqipztarët kudo dhe më gjerë. Jo vetëm fitorja na bëri përshtypje të thellë dhe na gëzoi, por edhe sjellja e tij dinjitoze ndaj kundërshtarit duke e përkëdhelur, në fund të ndeshjes, boksierin amerikan të cilin e mundi me knockout (KO).

Si përfundim, Kristian Prengës dhe të tjerëve shqiptarë/e si ai, të talentuar dhe me punë të rëndë, durim e disiplinë — që nderojnë dhe krenohen me Shqipërinë dhe me emrin shqiptar — nuk do tu mungojë kurrë mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan drejtë realizimit të kulmeve të suksesit në karrierat e tyre, qoftë këtu në Shtetet e Bashkuara qoftë kudo tjetër në botë.  Urimet tona më të përzemërta për fitoren mjaft impresive dhe për suksese edhe më të larta në të ardhmen, Kristian Prengës — boksierit shqiptar nga Oroshi i Mirditës!

Frank Shkreli

May be an image of ‎1 person and ‎text that says '‎i mX אוד EUT‎'‎‎

Kristian Prenga — boksieri shqiptar nga Oroshi i Mirditës – Kampion bote me dy tituj!


Filed Under: Sport Tagged With: Frank shkreli

Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York

March 27, 2023 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Një lajm i mrekullueshem. Kristian Prenga u shpall kampion mbrëmë në New York. Një tjeter shqiptar zot i fatit të tij dhe me fat Shqiperia që e ka. Na gezove shqipe. Një spektakel i vertetë force kurajoje e profesionalizm nga ana e boksierit të shquar mirditor. Mijera zemra ngriti peshe. Emocionuese të shohesh aq flamuj shqiptar bashkë ku secili u ndie fitues. Po kaq nder. Shumë krenar na bëre. Në 00. 3 me oren tonë Kristiani e mundi me KO boksierin amerikanin amerikan Samuel Crossed mbajtes i dy titujve WBA dhe NBA duke u bërë ai vetë tashmë mbajtes i NAB title (North American belt)WBA intercontinental title USA Canada Mexico etj. Ashtu siç e ndoqen shqiptaret në të gjitha kontinentet, ku udhetuan gjatë me tren dhe avion për ti dhënë mbeshtetje mos ti mungojë mirnjohja etike nga shteti shqiptar i cili në këtë rast perfiton në imazh pa harxhuar asgjë. Mirnjohja nuk kushton ajo është shënje e shoqerive të civilizuara. Urime Kampion , Urime Kristian Urime Shqiperi.

🇦🇱
🇺🇸

Filed Under: Sport

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 15-të pa asnjë humbje

February 6, 2023 by s p

Në ringun e boksit “York Hall” në Londër, boksieri i famshëm shqiptar Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 15-të radhazi pa asnjë humbje. Ai mposhti bindshëm argjentinasin Bruno Igor Hong. Ky sukses përveç se shton statistikisht arritjet e boksierit Uldedaj, shënon një hap të madh në historinë e boksit shqiptar, si rekordmen dhe boksier me të ardhme të ndritur. Gjatë ndeshjes Uldedaj ishte dominant dhe nuk e vuri në diskutim fitoren. Forcë goditëse, teknikë të lartë dhe taktikë sportive e bëjnë boksierin Uldedaj një kampion të padiskutueshëm në të ardhmen.

Filed Under: Sport Tagged With: Jurgen Uldedaj

Shqiptari i pare qe ka fituar medaljen e arte ne Lojrat Olimpike eshte Shaban Trstena

January 4, 2023 by s p

Saimir Z. Kadiu

Ai ka fituar medaljen e arte ne Lojrat Olimpike te Los Angeles ne vitin 1984 ne mundjen e lire ne peshen 52 kg (kuptohet duke qene sportist i ish Jugosllavise).

Trstena i lindur ne Shkup, 58 vjet me pare, me 1 janar 1965 eshte ende medalisti i arte me i ri (19 vjec) qe fiton nje medalje te tille ne mundje ne nje Olimpiade…

Ne Olimpiaden e Seulit ne vitin 1988, Trstena fitoi medaljen e argjendit.

Trstena ka qene edhe dy here Kampion i Evropes ne vitet 1984 dhe 1990.

Gjate karrieres se tij ka fituar 715 ndeshje ne 741 te zhvilluara.

Ka marre pjese ne 42 turne te nivelit nderkombetar duke fituar 30 medalje te arta.

… dhe ne menyre paradoksale kur u kthye nga Los Angeles me medaljen e arte olimpike ne aeroportin e Shkupit e priten 20 veta, kryesisht familjaret e tij. Asnje autoritet jugosllav nuk ishte ne pritjen e kampionit.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT