• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj ngrenë lart flamurin e Shqipërisë në Beograd

February 25, 2021 by dgreca

Nga Albano Kolonjari/ Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj ngrenë lart flamurin e Shqipërisë në Beograd. Dy atletët tanë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, ngritën lart flamurin e Shqipërisë në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit 2021. Atleti i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj, fitoi Medaljen e Artë, duke kërcyer 7.91 metra. Në këtë garë Smajlaj fitoi pas një konkurence të fortë me atletin serb, dhe me një diferencë shumë të vogël nga ai. Fakti që Smajlaj fitoi Medaljne e Artë, dhe bëri që në podiumin e nderit të ngrihej flamuri dhe të dëgjohej hymi i  Shqipërisë, bëri që të pranishmit serb në sallë të mos ndiheshin mirën. Kjo ishte medalja e dytë e artë që atleti ynë i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj fiton brenda pak ditëve. Tre ditë më parë, ai fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura në Stamboll të Turqisë, duke u shpallur Kampion Ballakani duke kerkcyer 7.91m. Atleti Izmir Smalaj pas një jave do të konkurojë në Kampionatin Europian 2021, dhe i urojmë atji suksese. Një garë të sukseshme realizoi edhe atleti Frank Burraj në garën e 400 metrave. Ai zuri vendin e dytë, me vetëm 0.06 sekonda nga vendi i parë në të cilën u rendit romuni Robert Parge me 47.39, ndërsa Burraj realizoi kohën 47.45. Edhe Burraj ngriti lart flamurin e Shqipërisë. Pak ditë më parë atleti Franko Burraj në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura në Stamboll të Turqise në garën e 400 metrave, u shpall kampion i Ballkanit duke arritur kohen 47sek. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Beograd-Flamuri shqiptar, Franko Burraj, Izmir Smajlaj

MARKU MPOSHT NË WEMBLEY ARENA CHARLTON DHE FTON NË DYLUFTIM KAMPIONIN E BOTËS

February 20, 2021 by dgreca

-Lushnjari Florian Marku fiton me KO ndaj Rylan Charlton dhe fton në dyluftim Kampionin e Botës Conor Benn-/

NGA ALBANO KOLONJARI

Lushnjari Florian Marku shpreson se fitorja ndaj Charlton është mjaftueshme për ta bërë atë të dyluftojë me Kampioni e Botës Conor Benn. Por tani për tani kjo ndeshje duket larg realizimi të saj. Në mitikun Wembley Arena, Florin Marku fitoi dyluftimin me rivalin e Tij, anglezin Rylan Charlton. Marku pëlqeu të luftonte me vrull, gjë që e bënte atë emocionues në disa raste dhe “vdekjeprurës” ndaj rivalit të tij.Kur përdorte grushtat së bashku, Marku dukej shumë mirë, duke i dhënë Charlton disa kombinime scintillating. Sidoqoftë, Marku dukej më shumë se i lumtur në tre raundet e para, në të cilat ishte më lat se kundërshtari i tij. Kjo bëri që Marku të kalonte shumë nga koha e tij pranë litarëve duke biseduar, me sa duket në një mënyrë nënçmuese me Charlton. Por Marku paraqiti një dilemë, Charlton, i cili ishte përgjithmonë në këmbën e përparme, dhe shpesh në formë “balene” shtynte Markun pranë litarëve, nga frika e hapjes ndaj grushtave të rëndë të Markut. Gjatë dyluftimeve Marku ishte më i rrezikshëm. Dhe kjo u tregua shumë qartë në fund të raundit të katërt, kur një dorë e djathtë e rëndë tronditi Charlton pothuajse në gjëndje KO. Duke u tërhequr dhe i pambrojtur, Charlton u përpoq të qëndronte drejtë, ndërsa Marku e lidhi atë pranë litarëve, por ai nuk arriti të gjente një grushtim përfundimtar para se të binte zilja për të nxjerrë kundërshtarin e tij jashtë dyluftimit. Charlton u përmirsua mirë në raundin e pestë, dhe arriti të mbante presion ndaj Marku për tre minuta të plota. Megjithatë, Marku ndërsa përpiqej të mbante ritmin e tij dhe u kap në befasi, Charlton me një goditje të majtë e kapi Markun pastër në nofull dhe e rrëzoi në tapet. Ky moment ishte një inkurajim për Charlton që ai shkoi pas Markut në fillimin e raundit të shtatë, duke zhvilluar një dyluftim shumë të fortë. Marku e përfundoi raundin në stil, duke i dhënë një goditje të majtë dërrmuese Charlton që kishte këmbë të paqëndrueshme ndërsa ecte përsëri në cepin e tij. Charlton ishte rikuperuar mirë në fillim e raundit të tetë. Ai i mbijetoi një sulmi fillestar të Markut. Sidoqoftë, lushnjari i cili po kërkonte kohën e tij e gjeti atë dhe një tjetër goditje të djathtë dërrmuese e lëkundi Charltonin.Dhe, këtë herë, ai që shpëtoi Charltonit nga rrëzimi në tapet , ishte tranjeri i tij duke hedhur peshqirin, në ndërsa Charlton përpiqej më kot të luftonte.

“Hej Conor Benn, WILL NEVER FIGHT ME”, i thirri Marku rivalit të tij në pesha të lehta, i cili e shikonte dyluftimin në platformën “studio” të Sky Sports.

“Mos u bë budalla”, bërtiti Benn.

Benn duket disa hapa përpara Markut tani, por kjo nuk do ta ndalojë Markun të dëgjohet.

Ian John Lewis ishte arbitri.

***. 

Deklarata e Markut pas ndeshjes

ZOTI ESHT ME I MADHI ! 

JU FALENDEROJ TE GJITHVE NGA ZEMRA.

Si fillim, urime Rylan Charlton… nje boksier i forte dhe do dalesh me i forte nga kjo. Kthehu shendosh e mire prane familjes .Kam nje ekip shume te mire pas meje.Ne kete ndeshje kisha trajnerin tim te dashur George Armagos qe me njeh qe ne moshen 12 vjecare dhe ka qene gjithnje prane meje. Dua te falenderoj Clifton Mitchell i cili me mesoi shume gjera gjate stervitjes ne Derby, eshte nje trajner shume shume i mire. Dhe sigurisht dua te falenderoj personin qe rriti rezistencen time dhe e coi ate ne nje nivel tjeter Kirk gibbons . Ky eshte vetem fillimi. Shume dashuri per te gjithe ata qe besuan tek une…

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Florian Marku, Mposht Charlton

Bayerni i Mynihut “komandon”botën,6 trofe në 12 muaj

February 12, 2021 by dgreca

Flick ka më shumë tituj sesa humbje me skuadrë e tij/

Përgatiti për Diellin: Albano Kolonjari/Bridgeport, CT-USA

Bayerni i Mynihut u shpall të enjten në mbrëmje Kampion i Botës për klubet e futbollit.  Goli i pjesës së dytë i realizuar nga Benjamin Pavard në të 59-tën minutë, siguroi që ekipi gjerman të vazhdonte ecurinë e  jashtëzakonshme nën drejtimin Hansi Flick.  Skuadra gjermane fitoi trofeun e gjashtë në 12 muaj, pas një fitore 1-0 ndaj skuadrës meksikaneTigres. Bayerni i Mynihut në këto 12-të muaj ka fituar Ligën e Kampionëve, Super Kupën UEFA, dhe tre trofe ne Gjermani, Titullin Kampion, Kupën dhe Super Kupën.  Një arritje të tillë e kishte realizuar më parë vetëm Barcelona në vitin 2009 .

Ashtu siç pritej, Bayern pati më shumë raste për gol falë aftësive sulmuese të lojtarëve të saj, sesa skuadra meksikane Tigres, që arriti për herë të parë në finalen e Kupës Botërore të Klubeve (CONCACAF), ndërsa takimi u zhvillua në stadiumin ndërkombëtar Khalifa në Katar. Pavarësisht sulmeve dhe rasteve, gjermanët do të kalonin në avantazh vetëm në mesin e pjesës së dytë. Në të 59 minutë Robert Lewandowski gjuajti me kokë, portieri grushtoi topin, dhe sfera e rrumbullakët përfundoi në këmbët e Pavad që shënoi me portën bosh. Fillimisht u gjykua se ishte në pozicionjashtë loje dhe goditja e Pavard ishte e pavlevshme. Gjyqtari anësor ngriti flamurin për një pozicion jashtë loje. Por një rishikim i gjyqtarit ndihmës dhe sistemit VAR, zbuloi se thembra e Carlos Salcedo e mbante sulmuesin gjerman në lojë dhe goli ishte i vlevshëm. “Ne thjesht donim të fitonim sot,” tha Lewandowski në një intervistë të tij pas ndeshjes. “Unë thashë në pushimin e pjesën së parë që kishim nevojë të krosonim më shumë dhe kështu erdhi goli. Bajern është një histori e shkëlqyer.” Bayern, i cili mundi Al Ahly të Egjiptit 2-0 në gjysmëfinale, ishte pa Jerome Boateng, që mungoi për arsye personale dhe Thomas Muller, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus përpara ndeshjes. Joshua Kimmich dukej se i dha epërsinë Bayern në të 18 minutë me një gjuajtje të fuqishme në këndin e poshtëm, por goli nuk u lejua pasi Lewandowski u zu në pozicion jashtë loje, megjithëse nuk e ai nuk preku topin duke hapur vend për diskutime. Kjo është hera e dytë që Bayern fiton  Kupën Botës për Klube. Fitoren e parë të ketij trofeu Bayern e realizoi në vitin 2013. Fitorja do të thotë gjithashtu që Flick ka fituar më shumë trofe sesa ka pësuar humbje me ekipin si menaxher i Bayern. Flick ka një rekord 58 fitoresh – 5 barazimesh dhe 5 humbjesh në 68 ndeshje që prej marrjes së detyrës si menaxher i Bayern. Dhe me këtë llogari i bie që të ketë fituar më shumë tituj gjatë sesa skuadra e tij ka humbur ndeshje.

Pas triumfit të FC Bayern München në Kupën Botërore të Klubeve FIFA Katar 2020 ™  falë një fitore 1-0 ndaj Tigres në finale, Grupi i Studimit Teknik (TSG) cilesoi  Robert Lewandowski si lojtarin më të mirë të turneut, duke i dhënë atij topin e Artë adidas. 

Duke fituar finalen e Kupës Botërore të Klubeve FIFA, Hansi Flick jo vetëm që bëri histori me FC Bayern München duke barazuar rekordin e Barcelonës me gjashtë tituj. Ai gjithashtu vendosi një rekord individual: 55-vjeçari u bë personi i parë që fitoi si Kupën Botërore të Klubeve (që nga viti 2000) dhe Kupën e Botës FIFA si trajner, pasi e kishte bërë këtë edhe në 2014 si ndihmës i Joachim Low.

“Urime ekipit tim,” tha Flick pas finales. “Ata kanë realizuar një arritje historike, ata kanë fituar gjashtë tituj në një sezon. Edhe për klubin e suksesshëm që është FC Bayern München, ky ishte sezoni më i suksesshëm ndonjëherë. Ekipi luajti jashtëzakonisht mire. Fitorja nuk ishte kurrë në rrezik, ne dominuam dhe fituam me meritë finalen”

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, BAYERNI

Hysaj dhe Strakosha, “Divorc” me Seria A?

February 9, 2021 by dgreca

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha dha mendimin e tij nëse ai do të ishte i interesuar për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund. Paraqitja e Strakoshës këtë sezon nuk ka qënë në nivelin e duhur. Pas viteve të të qenit titullar i rregullt për Lazio, Strakosha është ulur në stol dhe zgjedhje e parë për tranjerin Inzagi është portieri Pepe Reina. Me një paraqitje totale të ulët në këtë sezon, i aktivizuar vetëm në tetë ndeshje, dhe me zëra në lidhje me një lëvizje të mundshme të tij nga Lazio, Strakosha ka folur për Sky Sports Gjermani (përmes radios “La Lazio Siamo Noi”). Portieri i Kombëtares Shqiptare, i turbulloi akoma më shumë ujrat, kur iu përgjigj “thashethemeve” të krijuara ndaj tij në ditët e fundit.A do të transferoheni  tek  Dortmund ?

Strakosha:”Ata janë një klub i shkëlqyeshëm, ata kanë një ekip shumë të ri dhe të talentuar dhe një stadium të pabesueshëm. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time. Kush nuk do të ishte i interesuar të luante në një klub të tillë? Bundesliga është një kampionat interesant, me skuadra shumë të mira”.Dëmtimet nuk po ju ndahen gjatë këtij sezoni, ose të paktën kështu deklarohet, a është Strakosha ende i kënaqur me Lazion.Jam i lumtur tek Lazio, unë u jam shumë mirënjohës drejtuesëve. Mendoj se edhe klubi është i lumtur me mua. Unë jam duke u riaftësuar dhe kam ende kohë të mjaftueshme për të menduar se çfarë dua të bëj. Së pari, unë dua të kthehem në vendin që meritoj, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë.  Unë jam gjithmonë i hapur për sfida të reja.Pavarësisht këtyre deklaratave Strakosha do të vazhdojë të jetë zgjedhje e dytë edhe për pjesë e mbetur të sezonit në vazhdim. Kontrata e Strakoshës me Lazion përfundon në verën e vitit 2022, me një vlerë prej 1.2 milion euro në vit. 
Elseid Hysaj drejt Portugalisë
Ka luajtur për Napolin që nga sezoni 2015/16.  Mbrojtësi i njohur i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj (27 vjec) po bëhet gjithnjë e më shumë objektivi kryesor i Benfikës në Portugali. Për këtë qëllim, gjigandët portugezë, sipas zërave më të fundit të Tuttomercatoweb, kanë filluar bisedimet me Partenopei, me qëllim që lëvizja të mbyllet përpara verës së ardhshme.

Elseid Hysaj/

Mbrojtësi Elseid Hysaj  arriti në Partenopei të në gusht 2015 për një të raportuar prej 5 milion €. Vlera e kartonit të tij pati rritje dhe ai ka një kontratë me Napolin që është drejt fundit të saj. 
Ai ka luajtur 10 herë në këtë sezon në Serie A. Tranjeri Napolitan Gennaro Gattuso i ka dhënë atij një shans për të fituar një marrëveshje të re me Napolin. Por sipas Tuttomercatoweb,  marrëveshja e tij skadon në qershor, dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe përfaqësuesit e tij  kanë vendosur, të mos vazhdojë tutje.
Tuttomercatoweb,   pretendon se Benfica tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe negociatat janë vendosur, ndërsa marëveshja po ecën me hapa të vegjël.
Hysaj ka luajtur 208 takime me Napolin,  duke shënuar një herë dhe duke kontribuar me nëntë asistime golash. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Divorce me Serine A, Strakosha e Hysaj

Napoli me dy kapitenët shqiptarë në fushë

January 18, 2021 by dgreca

Nga Alban Kolonjari/

Atlético de Madrid telefonon Hysaj për herë të dytë. Në minutën e 79-të të takimit Napoli-Fiorentina 6-0, tranjeri napolitan Gennaro Ivan Gattuso, largoi nga fusha mbrojtësin Kostas Manolas dhe hodhi ën fushën e lojës (Kapitenin e Kosovës) Amir Rrahmani i cili u vendos në krah të një tjetër Kapiteni atij të Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj, duke bërë që mbrojtja e Napolit të flasë shqip. Mediat dhe specialistët i vlerësuan paraqitjen e të kapitenëve me nota pozitive. Por pavarësisht paraqitjve pozitive në fushën e lojës, midis Napolit dhe Elseid Hysaj nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët dhe firma e kontrates së re nuk është hedhur. Situata e midis Hysaj dhe Napolit po ndiqet nga shumë klube në Itali por edhe në nga klube të tjera europiane dhe një nga këto është edhe Atlétiko de Madrid.Atlétiko e Madrid Atlético de Madrid ka një problem të performancës në anën e djathtë, pasi Kieran Trippier ka luajtur shumë pak që nga ardhjes së tij nga Tottenham Hotspur.  Edhe Sime Vrsaljko nuk ka një përfomance të mirë pas kthimit pas një serie serioze lëndimet. Të gjitha këto e shtyjnë ekipin rojiblanco të mendojë për mundësinë e shkuarjes në tregun e transferimeve me idenë e përforcimit të këtij pozicioni, me shqiptarin Elseid Hysaj që edhe një herë do të jetë një nga favoritët e menaxherëve të sporteve.
Lojtari 26-vjeçar i Napolit Elseid Hysaj  ishte afër Wanda Metropolitano rreth një vit më parë, pak para mbërritjes së Trippier të lartpërmendur. Ai e  kishte një mundësi të re për të luajtur nën komandën e trajnerit argjentinas Diego Pablo Simeone, por një shumë e përballueshme për interesat e ekipit rojiblanco,  dhe kontrata e tij me Napolin bene qe Elseid Hysaj te mos perfundonte te Atlético de Madrid .Kapiteni i Kombetares Shqiptare e përfundon kontratën e tij me Napolin me  30 qershor, dhe me pas eshte i lirë për disa. Do të duhen disa  ditë për të negociuar ardhjen e tij me kosto zero për çdo klub dhe Atlético de Madrid ka rifulluar kontaktet me të. Gattuso i hap derën e daljes. 
Sipas mediave spanjolle ardhja e Elseid Hysaj në Atlétikon e Madrid do ta ndihmonte futbollistin shqiptar të rimarrë një emër më të madh në një ekip të klasit të parë. E gjithë kjo pasi në këtë sezon Elseid Hysaj është një nga lojtarët që ka pasur më pak minuta me fanellën e Napolit ku trajneri italian Gennaro Gattusso duket se i ka hapur derën e daljes në më shumë se një rast për mbrojtësin e djathtë 26-vjeçar për të kërkuar një destinacion fillestar që mund ta gjente një herë e përgjithmonë në Wanda Metropolitano

Filed Under: Sport Tagged With: 2 kapitenet shqiptar, albano kolonjari, Hysaj, Napoli, Rrahmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi në një moment historik për t’i dalë zot Kosovës
  • THE CANBERRA TIMES (1971) / PRIMITIVIZMI DHE ZYMTËSIA E MBAJNË SHQIPËRINË TË MBËRTHYER
  • Nga Galeritë e Trepçës te Pavarësia e Kosovës – Shkurti 1989 si akti i parë i shtetësisë
  • Libra nga autorë të Kosovës, me banim në Londër, bëhen pjesë e projektit mësimdhënës nga mësuese Anila Kadija
  • Fundi i një procesi ku po gjykohet liria, që do mbetet plagë politike e Kosovës
  • NJË STUDIM ME VLERA PËR HISTORINË E KOSOVËS, FEDERATËS “VATRA” E GAZETËS “DIELLI”
  • Lef Nosi (9 prill 1877 – 13 shkurt 1946), Monument i vlerave kombëtare
  • VATRA APEL PUBLIK DREJTUAR KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Please join the Albanian American community in celebrating the 18th Anniversary of Kosova’s Independence at New York City Hall
  • VATRA TELEGRAM URIMI QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Reçaku, një histori e dhembjes, sakrificës dhe ngadhënjimit mbi vdekjen
  • Një shqiptar kandidat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Shpetim Qorraj: “Dua të jem zëri i fortë i qytetarëve të Distriktit 64”
  • Job-i biblik dhe romani « Brenga » e Pashko Camaj
  • Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon drejtësi
  • Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT