• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Uellsi- Kombëtarja shqiptare pa dy kapitenët

June 2, 2021 by dgreca

Nga Albano Kolonjari-Dielli/

Dy kapitenët Etrit Berisha, edhe  Elseid Hysaj nuk do të jenë të gatshëm për takimin miqësor përballë Uellsit që do të luhet ditën e shtunë për shkak të problemeve fizike. Dhe sëbashku me ta dhe mesfushori Odise Roshi që ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë.  Duke parë shkallën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka deklaruar se Roshi nuk do të jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.  Dhe jo vetëm kaq. Për herë të parë tekniku Edoardo Reja nuk do të ketë në portë dyshen e njohur Berisha-Strakosha, ky i fundit nuk është preferuar të thirret për këto dy takime duke patur parasysh edhe perfomancën e tij tek Lacio. Reja ka thirrur portierët Gentian Selmani, Alen Sherri (FK Laçi)  dhe Romeo Harizaj (FK Apolonia), duke lënë në shtëpi edhe kapitenin e Partizanit Alban Hoxha. Duket se për herë kuqezinjtë do ta nisin ndeshjen duke patur në portë portierin Gentian Selmani që luan me Boluspor në Turqi . “Këto ndeshje janë ndeshje ideale për të parë se ku jemi. Unë mendoj që këta kundërshtarë janë shumë të ngjashëm me Polononë, që është një nga ekipet më të forta në Europë, por edhe me Hungarinë e cila ka punuar mjaft mirë dhe ka një formë në rritje, sidomos vitin e fundit. Duhet të jemi të përgatitur të japim maksimumin në këto ndeshje për t´u rikthyer sa më në formë në shtator, thotë Reja. Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Uells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve një takim miqësor. 

Më 20 nëntor të vitin 2018 Shqipëria dhe Uellsi kanë luajtur një takim miqësor në Elbasan Araena, kuqezinjtë fitonin me 1-0 me gol të sulmuesit Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë. Në këtë takim Shqipëria luante me skemën 4-1-4-1 përballë 4-2-3-1 të Uellsit.

Shqipëri-Uells 1-0

Ja formacioni kuqezi

1 Etrit Berisha, 15 Mërgim Mavraj, 6 Adrian Ismajli, 8 Migjen Basha, 5 Frederic Veseli, 4 Elseid Hysaj, 14 Taulant Xhaka, 2 Andi Lila ,  60′ (9 Ledian Memushaj), 7 Eros Grezda, 69′ (13 Sabien Lilaj), 22 Myrto Uzuni, 19 Bekim Balaj (58′ gol me penallti). 

Në takimin e ditës së shtunë pritet që Uellsi të kërkojë “hakmarrje” përballë humbjes së pësuar në vitin 2018, kur skuadra e kapitenit të njohur Ryan Giggs dhe sulmuesit potent Gareth Bale u kritikua për humbjen e pësuar dhe shtypi vendas e quajti humbje si një humbje poshtëruese. Me datë 2 qershor Uellsi do të luajë një miqësore përballë Francës, me të cilën është ndeshur pesë herë, tre fitore për francezët, një barazim dhe një fitore për Uellsin me golavarazhin e përgjithshëm 11-4 për Gjelat.

Përpara takimit tekniku Reja është ndalur edhe tek çështja Nedim Bajrami. “Është shumë Teknik, lojtar që zotëron aftësi të mira dribluese, që mund të driblojë lehtësisht kundërshtarët. Ka të dhëna shumë të mira sa i përket asisteve dhe pë rmua do të ishte një lojtar ideal për të kompletuar ekipin tonë. Shpresoj të zgjidhet sa më shpejt, dëshira e të gjithëve është që ai të luajë me Kombëtaren shqiptare dhe unë besoj se do kemi një fund pozitiv”. Gjithashtu Reja tha se “përsa i përket Rrocës, sigurisht është një lojtar interesant dhe unë e kam ndjekur dhe e ndjek në vazhdimësi. Ndërsa për sa i përket Gjasulës, ai ka patur probleme fizike, por ka dhe probleme me klubin”. Çështja Kamberi:” Sigurisht ne e donim në skuadër, por ndoshta nuk është mirë fizikisht ose ka probleme në kokën e tij në këtë moment, ndoshta nuk ka gjetur ende ekuilibrin e duhur por sigurisht ne jemi gati të ulemi e të diskutojmë me të për të ardhmen dhe pse jo të rishikojmë edhe ne pozicionin tonë dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët”. Interesant është fakti që nga formacioni i 2018 për kuqezinjt do të jenë në fushën e lojës dy futbollistë, mbrojtësi Ismajli dhe aoutori i golit Balaj. 

Portierë

Gentian Selmani

Alen Sherri

Romeo Harizaj

Mbrojtës

Ardian Ismajli

Berat Djimsiti

Marash Kumbulla

Federic Veseli

Arlind Ajeti

Albi Doka

Lerenc Trashi.

Mesfushorë dhe  sulmues.

Amir Abrashi

Qazim Laci

Ermir Lenjani

Ylber Ramadani

Odise Roshi

Keidi Bare

Sherif Kallaku

Endri Cekici

Sokol Cikalleshi

Rei Manaj

Taulant Seferi

Bekim Balaj.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Uellsi- Kombëtarja shqiptare

Futboll- Edhe 180 minuta… Katër skuadra në kërkim të titullit

May 17, 2021 by dgreca

E premtja ndan shapin nga sheqeri. Kryesueset përplasen me njëra tjetrën.  Partizani-Vllaznia, Laçi-Teuta.Përgatiti Albano KolonjariKur kanë mbetur edhe 180-të minuta nga përfundimi i kampionatit të futbollit në Shqipëri është vështirë të thuash se kush do të jetë skuadra kampione. Partizani dhe Teuta ndajnë vendin e parë dhe të dytë me pikë të barabarta 62. Laçi dhe Vllaznia vendin e tretë dhe të katërt me nga nga 60-të pikë. Kryendeshja e javës së 34-tërt ishte takimi që u luajt në stadiumin Niko Dovana të qytetit të Durrësit. Djemt e detit ishin në krye të renditjes me 62-pikë, tre më shumë se vendi i dytë në të cilën ndodhej Partizani. Tekniku Edi Martini e vendosi skuadrën e Teutës në fushën e lojës me skemën 4-2-3-1, ndërsa Ilir Daja Partizanin me 4-3-3. Teuta e nisi vrullshëm takimin duke e mbyllur Partizanin në mbrojtje gjatë 15 minutave të para. Në të 5-tën minutë kryesori Olsid Ferataj, akordon 11-m për Teutën. Lojtarët e Partizanit protestojnë fuqishëm. Në ndihmë të tyre vjen edhe gjyqtari ndihmës pas porte që pas konsultimit me kryesorin Ferataj me të drejtë kthen mbrapsht vendimi e tij, duke mos akorduar 11 m për Teutën. Pamjet filmike i japin të drejtë lojtarëve të Partizanit. Teuta kërkon të ngelet përpara, por harron që Partizani ka lojtarë të shpejtë sic është Jasir Asani që vendos në pozitë të vështirë mbrojtjen e Teutës.  Në të 25-tën minutë pas një mosmarëveshje midis portierit të Teutës Frashëri dhe mbrojtjes, Çinari me kokë, me shpatulla pas porte, çon topin në rrjetë. 0-1 për Partizanin. Teuta goditet psikologjikisht. Në pjesën e dytë Teuta kërkon golin e barazimit, duke harruar mbrojtjen, ku lojtarët e Partizanit, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari dhe Hasani, janë pranë golit të dytë dhe porta e Teutës “mbrohet” nga fati por edhe nga Frashi që tregon klasin e tij. Në përfundim të 90-të minutave Partizani realizon një fitore të madhe, duke barazuar Teutën me pikë dhe duke marë kreun e renditjes sepse në katër ndeshjet direkt me Teutën këtë sezon ka barazuar tre dhe fituar një. Ilir Daja Partizani: “Të luash një ndeshje për të mos humbur trenin e fundit, nuk është e lehtë. Sot kemi realizuar një objektiv, arritëm Europën. Teutën nuk e kishim mundur në 3 takimet e mëparshme.  Na kënaqi fakti që fituam. Duhet të fokusohemi tek Vllaznia”.  Edi Martini Teuta:”Bëmë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë. Kishim mundësitë tona, për të kaluar në avantazh,  por e pësuam nga një gabim. Frashëri na ka shpëtuar në shumë ndeshje, por sot bëri një gabim. Partizani mund të na godiste në pjesën e dytë sepse lamë hapësira. Më vjen shumë keq që e humbëm këtë ndeshje”.Në Air Albania Laçi suprizoi Tiranën duke fituar 0-1. Mentor Mazrekaj shënoi një super gol nga goditja këndit i ndihmuar edhe nga devijimi që i bëri topit mbrojtësi Najdovski. “Kampionët” në fuqi jo vetëm që dorrëzuan titullin, por i thanë “mirupafshim” edhe një vendi për kupat e Europës. Fitorja ndaj Tiranës i jep të drejtën skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro të pretendojë fitimin e titullit kampion. Në Loro Boriqi Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 përballë Kastriotit me gol të Dilaver. Me këtë fitore kuqeblutë e drejtuar nga Brdaric rikthehet plotësisht në garë për titullin kampion, ndërsa ditën e Premte luan në Tiranë përballë Partizanit. Kastrioti e shikon veten në pozicion të vështirë dhe takimin e rradhës e ka përballë Bylist dhe një fitore do ti shpëtonte ata nga rënia direkt në Kategorinë e Parë. Fitore me aromë “shpëtimi” për Skëndërbeun që në Korçë triumfoi 2-0 përballë Apolonisë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. 
Java e 34

Teuta-Partizani 0-1

Tirana-Laçi 0-1

Skëndërbeu-Apolonia 2-0

Vllaznia-Kastrioti 1-0

Kukësi-Bylis 2-1

Java e 35Partizani-Vllaznia

Laçi-Teuta

Apolonia-Tirana

Skëndërbeu-Kukësi

Kastrioti-Bylis

Java e 36

Bylis-Partizani

Teuta-Apolonia

Vllaznia-Laçi

Skëndërbeu-Tirana

Kukësi-Kastrioti

Renditja

Partizani 62

Teuta 62

Laçi 60

Vllaznia 60

Tirana 54

Kukësi 45

Skëndërbeu 34

Kastrioti 31

Bylis 30

Apolonia 20

Filed Under: Sport Tagged With: Albano-Kolonjari, Edhe 180 minuta...

KAPITENI HYSAJ DREJT LAZIOS?

May 11, 2021 by dgreca

Lazio SMS Elseid Hysajt:” Përshtatesh me skemat e Inzagit”Kapiteni i Lazios/ Senad Lulic  me valixhe në dorë. Mbrojtësi i majtë Mohamed Fares pati një sezon të dështuar për shkak të dëmtimeve. A do të jetë shkodrani Hysaj zëvëndësuesi i Lulic ?

Përgatiti Albano Kolonjari/

Lazio po kërkon të forcojë mbrojtjen gjatë merkatos së verës dhe po ndjek nga afër situatën e dy lojtarëve të Napolit Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimović  të cilët së shpejti do të jenë lojtarë të lirë. Lajmin e bën të ditur portali sportiv TheLaziali. 27-vjeçari shqiptar Elseid Hysaj është mbrojtës i majtë ndërsa serbi 29-vjeçar Nikola Maksimović është qendërmbrojtës.Të dy janë në dispozicion për të nënshkruar një transferim falas në fund të muajit të ardhshëm. Por cili nga të dy do të ishte më i përshtatshëm për Biancocelesti? Duke filluar me Hysaj, ka të ngjarë që ai të përshtatet më së miri në sistemin e Simone Inzaghi si mbrojtës i krahut të majtë, duke plotësuar rolin e zënë aktualisht nga kapiteni Senad Lulic  dhe ish njeriu i SPAL Mohamed Fares. Lulic ka vendosur të largohet nga Biancocelesti në fund të sezonit, ose të pensionohet ose të zhvendoset në ligën Zvicerane, duke liruar një vend në këtë rol. 25-vjeçari Fares nuk ka arritur të tregojë veten e tij në këtë sezon. Ai ka luajtur shumë pak minuta dhe është përballur me çështjet e dëmtimit të muskujve, duke i dhënë Hysaj mundësinë për të luftuar për një vend fillestar nëse ai nënshkruan me Lazion.  Duke parë statistikat, Hysaj është më pak i suksesshëm në sulm në krahasim me mbrojtësin aktual të krahut të majtë Mohamed  Fares, duke patur 0.2 xG jo-penallti me 0.6 xG jo-penalltie të Fares, por 1.5 xA i shqiptarit është më i mirë se 1.0 xA i Fares, duke sugjeruar që tek Napoli Hysaj është një lojtar më kreativ. Kjo mbështetet nga numrat kalues ​​të Hysaj. Shqiptari përfundon mesatarisht 54.7 pasime për 90 minuta, me një normë përfundimi të pasimeve prej 84.5%; Nga ana tjetër, Fares, 33.8 pasime për 90 dhe plotësojnë vetëm 77.2% të tyre, një rënie e konsiderueshme. Sidoqoftë, Fares krijon më shumë shanse për gjuajtje ne portë, mesatarisht 2.20 veprime krijuese për 90 minuta krahasuar me Shqiptarin 1.42 për 90 minuta. Algjeriani Mohamed Fares që aktualisht luan me Lazion mban një avantazh të vogël edhe në mbrojtje, duke kompletuar 1.70 ndalime për 90 krahasuar me 1.48 të Hysaj. Nëse Maksimovic nënshkruan për Lazio, atëherë ai do të ishte pjesë e tre mbrojtësve të ekipit, që do të thotë se ka të ngjarë të konkurrojë me Patric, Stefan Radu dhe Luiz Felipe për një vend fillestar, me pozicionin e Francesco Acerbi të konsideruar të palëkundur. Krahasuar me mbrojtësit e zakonshëm të Biancocelesti, 29-vjeçari Maksimovic nuk bën përshtypje të veçantë. 1.57 trajtimet e tij për 90 janë më të ulëta se Radu (1.77), Patric (1.63) dhe Acerbi (1.80), dhe kjo tendencë përsëritet në një shumëllojshmëri të metrikave.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kapiteni Hysaj, tek Lazio

Kosovë, priten xhudistët kampionë të Evropës

April 20, 2021 by dgreca

Kryeministri Kurti priti xhudistët kampionë të Evropës, uroi për performancat e tyre në kampionatin evropian që u zhvillua më 16-18 prill në Lisbonë të Portugalisë/


PRISHTINË, 20 Prill 2021-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Zëvendësministren Daulina Osmani, priti sot në kabinetin e tij xhudistët kosovarë, të cilët u kthyen me suksese të mëdha nga Kampionati evropian i xhudos. Së bashku me xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në kampionat, xhudistin Akil Gjakova, i cili po ashtu fitoi medalje të artë dhe Nora Gjakova medaljen e bronztë ishin edhe trajneri i tyre Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së xhudos së Kosovës, Agron Kuka.


Kryeministri Kurti uroi xhudistët për performancat e tyre në kampionatin evropian që u zhvillua më 16-18 prill, në Lisbonë të Portugalisë.
Kryeministri Kurti falënderoi kryetarin e Federatës së xhudos dhe trajnerin Driton Kuka për punën e pandalshme dhe kontributin e tyre për konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Është kënaqësi shumë e madhe të shoh Kosovën të renditet e para në mesin e 45 shteteve të Evropës”, tha kryeministri Kurti. Me urim të veçantë iu drejtua, ndërkaq, xhudistit Akil Gjakova, i cili për herë të parë u shpall kampion i Evropës dhe solli medaljen e parë ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve.Gjatë takimit u diskutua për qytetin e Pejës si vend me histori dhe traditë në sportin e xhudos, dhe kryeministri Kurti vuri në pah faktin se si një lagje e Pejës po prodhon kampionë të nivelit ndërkombëtar.Kryetari i Federatës së xhudos, Agron Kuka dhe trajneri Driton Kuka i uruan kryeministrit për detyrën, duke i dëshiruar shumë suksese dhe veçanërisht i kërkuan mbështetje për rregullimin e problematikave me të cilat sfidohet sektori i sportit.Trajneri Driton Kuka shpalosi pritshmëritë e tij për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, teksa tha se “reprezentacioni jonë ka mundësi të mëdha për të fituar medalje Olimpike”.

Ministri Çeku dhe zëvendësministrja Osmani shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahjen maksimale të sportistëve kosovarë, duke shpresuar se edhe sportet e tjera do të ndjekin rrugën e sukseseve të sportit të xhudos.

Filed Under: Sport Tagged With: kampionë të Evropës, Kosovë, priten xhudistët

Shqiponjat”fluturojnë”me vështirësi

April 1, 2021 by dgreca

  • Kualifikueset Europiane Katar 2022- San Marino-Shqipëri 0-2/

Shënojnë Manaj dhe Uzuni, por loja lë shumë për të dëshiruar. Në shtator udhëtojmë në Poloni dhe presim Hungarinë në Tiranë./

Përgatiti Albano Kolonjari/

Shqipëria fitoi me rezultatin 0-2 të mërkurën në mbrëmje, në San Marino Stadium, përballë San Marinos . Në këtë ndeshje kuqezinjtë vuajtën shumë për të arritur tek fitorja. Teknikun Reja, edhe këte herë, ishte kundër kritikave ndaj ekipit dhe zgjedhjeve tekniko-taktike që ai zgjodhi për këtë ndeshje duke deklaruar se :”E rëndësishme është që morëm 3 pikët”. Teknikisht “Komandati” kuqezi ka të drejtë, por praktikisht  nëse Shqipëria vazhdon të luajë sic luajti me (Andora, Angli dhe San Marino) do ta ketë shumë të vështirë realizimin e objektivave të saj që sipas portierit Strakosha janë: “Shpresojmë të kapim vendin e dytë. Kemi lojtarë me vlera dhe mund ta realizojmë këtë”. Teknikun Reja thotë se:”E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla si Andora dhe San Marino që tërhiqen shumë mbrapa, dhe kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera”. Reja “Italiani” kuqezi në fillimin e takimit i qëndroi besnik skemës së tij 1-3-5-2. Kapiteni Berisha u ul në stol dhe në vend të tij portieri Strakosha. Një mbrojtjen sërisht me tre,  ku binte në sy rikthimi i Ajeti, Gjimishti në qëndër dhe Veseli në majtë. Në mesfushë Hysaj (që mbate shiritin e kapitenit), Bare, Ramadi,  Laçi dhe Lenjani. Në sulm Broja dhe Manaj. 45-të minutat e para janë një loje e lexueshme e lojtarëve kuqezi. Shqiponjat luajnë nga krahët, dhe skuadra kërkon të gjejë golin nëpërmjet krosimeve në zonë, por të gjitha topat largohen nga mbrojtësit e San Marinos dhe nga gjitha tentativat vetëm një top përfundon në kuadratin e portës. 0-0 përballë skuadrës që në renditjen e FIFA-s ështe në vendin e 220-të. I pakuptueshëm insistimi i teknikut  Reja gjatë kësaj pjese në skemën 3-5-2 kur ka përballë një ekip modest. Në pjesë e dytë Shqipëria ndryshon. Uzuni zëvendësoi Laçit, Roshi zëvendësoi Brojën. 3-4-3 në fushën e lojës. Shqipëria bëhet më sulmuese. Në minutën e 61-të, Manaj më në fund ia del të shënojë me kokë pas një krosimit të saktë të Uzunit, 0-1. Në minutën e 84-të gjatë një goditje këndore, Gjimishti gjuan me kokë, topi përplaset në traversë, Veselit ndjek trajektoren e topit, gjuan dhe aty  Myrto Uzuni,  e devijon topin  në rrjetë 0-2. “Në të dytën ndryshuam diçka. Kishim disa raste për shënim, dhe goditëm dy herë edhe shtyllën. Sigurisht që do të më pëlqente të luanim më mirë, por kjo është ndeshja e tretë brenda javës dhe është e vështirë të rikuperojnë energjitë lojtarët. Morëm 6 pikë dhe ia dolëm të arrijmë objektivin që kishim për këto 3 ndeshje. Duhet të bëjmë më mirë ndaj këtyre skuadrave” u shpreh Reja.

Grupi I, fatet e Shqipërisë vendosen në Shtator. 

Poloni-Shqipëri me 2 Shtator dhe Shqipëri-Hungari me 5 shtator 2021, janë dy ndeshjet kyc që kuqezinjtë do të luajnë dhe aty do të varet edhe “fatet” e Shqiponjave në këto eleminatore. “Dua të krijoj një grup të pjekur, për të ecur përpara. Skuadra nuk bëhet për një vit. Duhet kohë. Duhet të gjesh lojtarët e duhur. Pas këtyre ndeshjeve, mund të bëjmë ndryshime. Do përpiqem të formoj një grup me 22 lojë. Shpresoj të na vijë edhe Bajrami, pasi do të na japi më shumë fantazi, në mënyrë që të kemi një lojë më shumë sulmuese”, u shpreh Reja. Por nga Zvicra pretendohet se mesfushori i Empolit Nedim Bajrami ,nuk lejohet nga FIFA që të luajë për Shqipërinë me Kombëtaren A. Gjithsesi do të jetë FSHF ajo që do të sqarojë situatën e krijuar. “Kemi 6 pikë e jemi në lojë, kemi kundërshtarë të fortë, por besoj se kjo skuadër ka më shumë vlera. Bajrami kishte probleme me letrat dhe iku, por shpresojmë që ta kemi sa më shpejt në eklip, pasi është një lojtarë shumë i mirë” u shpreh Elseid Hysaj.  

Në ndeshjet e grupit tonë Anglia mundi 2-1 Poloninë, ndërsa Hungaria fitoi 1-4 me Andorrën. 

  • Me shume foto gjeni ne Fb(Gazeta Dielli)

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Shqiperi-San marino

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT