E premtja ndan shapin nga sheqeri. Kryesueset përplasen me njëra tjetrën. Partizani-Vllaznia, Laçi-Teuta.Përgatiti Albano KolonjariKur kanë mbetur edhe 180-të minuta nga përfundimi i kampionatit të futbollit në Shqipëri është vështirë të thuash se kush do të jetë skuadra kampione. Partizani dhe Teuta ndajnë vendin e parë dhe të dytë me pikë të barabarta 62. Laçi dhe Vllaznia vendin e tretë dhe të katërt me nga nga 60-të pikë. Kryendeshja e javës së 34-tërt ishte takimi që u luajt në stadiumin Niko Dovana të qytetit të Durrësit. Djemt e detit ishin në krye të renditjes me 62-pikë, tre më shumë se vendi i dytë në të cilën ndodhej Partizani. Tekniku Edi Martini e vendosi skuadrën e Teutës në fushën e lojës me skemën 4-2-3-1, ndërsa Ilir Daja Partizanin me 4-3-3. Teuta e nisi vrullshëm takimin duke e mbyllur Partizanin në mbrojtje gjatë 15 minutave të para. Në të 5-tën minutë kryesori Olsid Ferataj, akordon 11-m për Teutën. Lojtarët e Partizanit protestojnë fuqishëm. Në ndihmë të tyre vjen edhe gjyqtari ndihmës pas porte që pas konsultimit me kryesorin Ferataj me të drejtë kthen mbrapsht vendimi e tij, duke mos akorduar 11 m për Teutën. Pamjet filmike i japin të drejtë lojtarëve të Partizanit. Teuta kërkon të ngelet përpara, por harron që Partizani ka lojtarë të shpejtë sic është Jasir Asani që vendos në pozitë të vështirë mbrojtjen e Teutës. Në të 25-tën minutë pas një mosmarëveshje midis portierit të Teutës Frashëri dhe mbrojtjes, Çinari me kokë, me shpatulla pas porte, çon topin në rrjetë. 0-1 për Partizanin. Teuta goditet psikologjikisht. Në pjesën e dytë Teuta kërkon golin e barazimit, duke harruar mbrojtjen, ku lojtarët e Partizanit, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari dhe Hasani, janë pranë golit të dytë dhe porta e Teutës “mbrohet” nga fati por edhe nga Frashi që tregon klasin e tij. Në përfundim të 90-të minutave Partizani realizon një fitore të madhe, duke barazuar Teutën me pikë dhe duke marë kreun e renditjes sepse në katër ndeshjet direkt me Teutën këtë sezon ka barazuar tre dhe fituar një. Ilir Daja Partizani: “Të luash një ndeshje për të mos humbur trenin e fundit, nuk është e lehtë. Sot kemi realizuar një objektiv, arritëm Europën. Teutën nuk e kishim mundur në 3 takimet e mëparshme. Na kënaqi fakti që fituam. Duhet të fokusohemi tek Vllaznia”. Edi Martini Teuta:”Bëmë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë. Kishim mundësitë tona, për të kaluar në avantazh, por e pësuam nga një gabim. Frashëri na ka shpëtuar në shumë ndeshje, por sot bëri një gabim. Partizani mund të na godiste në pjesën e dytë sepse lamë hapësira. Më vjen shumë keq që e humbëm këtë ndeshje”.Në Air Albania Laçi suprizoi Tiranën duke fituar 0-1. Mentor Mazrekaj shënoi një super gol nga goditja këndit i ndihmuar edhe nga devijimi që i bëri topit mbrojtësi Najdovski. “Kampionët” në fuqi jo vetëm që dorrëzuan titullin, por i thanë “mirupafshim” edhe një vendi për kupat e Europës. Fitorja ndaj Tiranës i jep të drejtën skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro të pretendojë fitimin e titullit kampion. Në Loro Boriqi Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 përballë Kastriotit me gol të Dilaver. Me këtë fitore kuqeblutë e drejtuar nga Brdaric rikthehet plotësisht në garë për titullin kampion, ndërsa ditën e Premte luan në Tiranë përballë Partizanit. Kastrioti e shikon veten në pozicion të vështirë dhe takimin e rradhës e ka përballë Bylist dhe një fitore do ti shpëtonte ata nga rënia direkt në Kategorinë e Parë. Fitore me aromë “shpëtimi” për Skëndërbeun që në Korçë triumfoi 2-0 përballë Apolonisë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.
Java e 34
Teuta-Partizani 0-1
Tirana-Laçi 0-1
Skëndërbeu-Apolonia 2-0
Vllaznia-Kastrioti 1-0
Kukësi-Bylis 2-1
Java e 35Partizani-Vllaznia
Laçi-Teuta
Apolonia-Tirana
Skëndërbeu-Kukësi
Kastrioti-Bylis
Java e 36
Bylis-Partizani
Teuta-Apolonia
Vllaznia-Laçi
Skëndërbeu-Tirana
Kukësi-Kastrioti
Renditja
Partizani 62
Teuta 62
Laçi 60
Vllaznia 60
Tirana 54
Kukësi 45
Skëndërbeu 34
Kastrioti 31
Bylis 30
Apolonia 20