• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRENARIA E KOMBIT – DISTRIA KRASNIQI

July 27, 2021 by s p

Xhelal Zejneli

Distria Krasniqi, (Pejë, Kosovë, 1995). Emri yt, Distria, na përkujton publicisten dhe shkrimtaren rumune me prejardhje shqiptare, Elena Gjikën, të njohur në qarqet kulturore evropiane si Dora d’Istrian (1828-
1888). Edhe emri i këtij personaliteti të shquar të periudhës së Rilindjes Kombëtare, do të na përkujtojë emrin tënd. Sot, në orët e para të së shtunës, pas betejash titanike me xhudistet më të shquara të planetit, u ngjite në piedestalin e arenës sportive të vendit ku lind dielli. Në ato çaste, për Ty
dhe për kombin shkëlqyen rreze të arta. Sakaq, ushtuan në qiell fjalët e moderatorit: “Distria Krasniqi – Kosovë”. Miliarda njerëz të rruzullit, panë në sytë e tu lotët e ngadhënjimit dhe të ngazëllimit. Në ato çaste kur Ti krijoje historinë, në zemër pate shqiptarinë, flamurin e Gjergj Kastriotit dhe himnin Arbërisë. Për Ty, për Kosovën dhe për kombin shqiptar, shkruajnë sot të gjitha mediumet dhe agjencitë e lajmeve, më prestigjioze të botës.
Ngadhënjeve, ngase je bijë e ilirëve të stërlashtë, e racës ariane. Në arenat e sportit botëror, të frymëzojnë luftërat dhe fitoret lavdiplote të Gjergjit dhe zjarri i atdhedashurisë – i rilindësve. Ia bëre me dije botës mbarë se je mbesë e Nënë Terezës. U stolise me medalje në kampionatin botëror dhe në atë evropian, në konkurrencën e juniorëve. U bëre edhe kampione e botës për femra, të moshës në 21 vjeç. Në kualifikimet olimpike more gjashtë medalje. More bronz në Drand Slam të Parisit (2017). Po atë vit more
bronz edhe në Open Europian në Sofje. Fitove medalje të artë në manifestimin sportiv Mjeshtrit e artë të xhudos 2021, të mbajtur në Doha të Katarit. Në prillin e thyer, u shpalle në Lisbonë, kampione e Evropës. 
Erdhe në finale duke eliminuar me radhë: brazilianen Chibana, kinezen nga Taipei, Chao Lin, mongolen Munkhbat. Në fund, me një “Wasabi-Ari” kalove kryelartë nëpër portën triumfale, duke mposhtur në arenën “Nippon Budikan” ish-kampionen e botës, japonezen Funa Tonaki. Fitorja jote mbresëlënëse na e përkujton atë të heroinës Majlinda Kelmendit në vitin
2016 në Rio de Janeiro. Je nder i kombit, i shtatë milionë shqiptarëve në gadishull, i arbëreshëve në Sicili dhe në Kalabri, i diasporës shqiptare në Evropë dhe në ShBA. Para madhështisë Tënde, u gjunjëzuan edhe armiqtë tanë historikë. Ari i së shtunës së këtij muaji të korrjeve, i fituar në botën e agimit të mëngjesit, është stoli dhe dëshmi heroizmi në monumentet e përjetësisë dhe të pavdekësisë të burrave të kombit – Adem Demaçit, Ibrahin Rugovës, Adem Jasharit – të luftëtarëve të lirisë dhe të demokracisë.

Filed Under: Sport Tagged With: Distria Krasniqi, Xhelal Zejneli

KOSOVA NË LOJËRAT OLIMPIKE NË TOKIO ME 11 SPORTISTË, DREJT MEDALJEVE TË REJA

July 13, 2021 by dgreca




Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 13  Korrik 2021/ Kosova me Flamurin e saj shtetëror është gati të niset drejt pjesëmarrjes me 11 sportistë në Lojërat Olimpike  në Tokio – Japoni, që do mbahen prej 23 Korrik deri më 8 Gusht 2021. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzoi Flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës – kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila në Lojërat Olimpike “Rio 2016” fitoi Medeljen e Artë.  Në ceremoninë madhështore mbrëmjen e djeshme në Prishtinë – në Amfiteatrin e Pishinës në malin e Gërmisë  bashkë me sportistët përfaqësues të Kosovës në Lojërat Olimpike e drejtuesit e lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës në krye Presidentin Ismet Krasniqi ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komunave, sportistë, ish-sportistë, sportistë të shekullit e pjesëmarrës të tjerë. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, në fjalën e tij, duke i uruar fat dhe mbarësi ekipit olimpik, theksoi se ekipi olimpik i Kosovës ka ndryshuar pozitivisht nga Rio 2016, ku kishin tetë sportistë, dy me normë olimpike, kurse tani ka 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë me normë olimpike. “Pavarësisht rezultateve tuaja, pavarësisht nëse do t’ju shohim apo jo në podium, ndihuni krenarë me arritjen tuaj, ndihuni krenarë për vendin që përfaqësoni, sepse ju jeni historia, jeni e ardhmja e ndritshme e sportit tonë, për çka ne jemi dhe do të jemi krenarë! Uroj t’ju shohim duke e lartësuar Flamurin tonë sa më shpesh”, tha mes tjerash Presidenti Krasniqi. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pjesëmarrja e Kosovës për herë të dytë në Lojërat Olimpike do të thotë ripërtëritje e krenarisë, duke marrë shembull lartësimin e Flamurit nga Majlinda Kelmendi në Rio 2016, derisa tha se edhe sportistët tjerë do ta ngrejnë lartë emrin e Kosovës dhe do t’ia shtojnë nderin mes qindra kombeve të tjera.

Me një video-mesazh motivues erdhi edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili nga Greqia ku ishte për vizitë zyrtare,  u tha sportistëve të ndihen krenarë dhe ta lartësojnë Flamurin tonë në Tokio 2020. Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri Machida nga Ambasada e Kosovës në Japoni. Flamurmbajtësja Majlinda Kelmendi tha se është krenari që këtë herë do ta mbajë Flamurin si kampione olimpike, derisa shprehu optimizmin se Kosovën do ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Filharmonia e Kosovës me dy këngë me motive kosovaro-japoneze. Gjatë ceremonisë u prezantua edhe uniforma e ekipit olimpik, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Kosovës përmbanë edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit. Uniforma do të bartet nga lojtarët dhe trajnerët gjatë parakalimt dhe prezantimit zyrtar të ekipit të Kosovës në Tokio.

Në prag të Lojërave Olimpike Tokio 2020, para ceremonisë së dorëzimit të Flamurit për Ekipin Olimpik, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka pritur  drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye Presidentin Ismet Krasniqi. 

Ishte ky takimi i parë mes Presidentes Osmani dhe Presidentit Krasniqi, ku edhe uruan njëri-tjetrin për zgjedhjen e tyre në krye të Shtetit të Kosovës, respektivisht Komitetit Olimpik të Kosovës Presidenti Krasniqi shoqërohej edhe nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, anëtarët e Bordit Ekzekutiv Avni Nuha e Halil Sylejmani, këshilltari Besim Aliti dhe shefi i misionit, Jeton Rudari. Presidentja Osmani e falënderoi Prsidentin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike. Ajo i vlerësoi përgatitjet e Komitetit Olimpik të Kosovës për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi e njoftoi Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën Komiteti Olimpik i Kosovës për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës. Ai e falënderoi Presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës. Presidentja Osmani, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Komitetin Olimpik të Kosovës, i ka uruar fat ekipit olimpik të Kosovës, me shpresën dhe besimin se nga Tokio 2020 do të kthehen me medalje. Presidenti Krasniqi i ndau Presidentes Osmani edhe uniformën zyrtare me të cilën ekipi olimpik i Kosovës do të paraqitet në Lojërat Olimpike. Që në 08 Korrik 2021, Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar listën përfundimtare të sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 në gjashtë sporte – xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive. Janë 11 sportistë, prej tyre gjashtë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje). Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, gjatë prezantimit të listës, ka deklaruar se drejt Japonisë udhëtojnë me synime për të fituar medalje. “Në Rio 2016 kemi pasur tetë sportistë dhe kemi fituar një medalje të artë olimpike me heroinën tonë, Majlinda Kelmendi. Tani kemi 11 sportistë nga të cilët presim të japin maksimumin… Synimet tona janë të fitojmë medalje, suksesi i madh”, tha mes tjerash Presidenti Krasniqi. Sekretari i përgjithshëm Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka folur edhe për përgatitjet tjera para udhëtimit për në Tokio 2020. Boksierja Donjeta Sadiku tha se i është realizuar ëndrra për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe këtë mundësi do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke theksuar se drejt Tokios udhëton për medalje.

Të parët që do të udhëtojnë drejt Tokios janë ekipi i xhudos, të cilët nisen më 14 korrik dhe do të vendosen në Komunën e Sanxhos.

EKIPI OLIMPIK I KOSOVËS – LISTA

Majlinda Kelmendi – xhudo (-52 kg)

Distria Krasniqi – xhudo (-48 kg)

Nora Gjakova – xhudo (-57 kg)

Loriana Kuka – xhudo (-78 kg)

Akil Gjakova – xhudo (-73 kg)

Egzon Shala – mundje (-125 kg)

Drilon Ibrahimi – shenjëtari sportive (10 m. Pushkë ajrore)

Donjeta Sadiku – boks (57-60 kg)

Eda Zeqiri – not (400 m. stil i lirë)

Olt Kondirolli – not (100 m. stil i lirë)

Musa Hajdari – atletikë (800 m.)

Filed Under: Sport Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Lojrat Olimpike, Tokio

UEFA EURO 2020 : Itali- Spanjë- Derbi i “madhërishëm”

July 4, 2021 by dgreca

Të Martën, ora 21.00 Londër, Stadiumi Wembley. /

 Përgatiti Albano Kolonjari/

 36 ndeshje, 11 fitore të italianëve, 13 barazime, dhe 12 fitore të spanjollëve, me golavarazhin 43-40 për italianët. Spanja është 3 herë fituese e Kampionat Europian, (1964, 2008, 2012), Italia vetëm një herë (1968).

  • Italia ka shënuar 11 gola në 5 ndeshje ndërsa ka pësuar 2 gola. Nga ana tjetër Spanja ka shënuar 12 gola në 5 ndeshje ndërsa ka pësuar 5 gola.
  • Stadiumi Wembley në Londër do të presë takimin Itali-Spanjë të Martën. Spanja arriti në gjysmëfinale pasi fitoi me penallti kundër Zvicrës. Ndërsa Italia mundi ekipin numër 1 të FIFA-s Belgjikën për të arritur në gjysmëfinale. Ky është Europiani i katërt radhazi në të cilin Italia luan me Spanjën. Në UEFA EURO 2008, Spanja fitoi 4-2 në penallti pas një barazimi 0-0 në çerekfinale në Vjenë. Katër vjet më vonë, ata barazuan 1-1 në fazën e grupeve në Gdańsk dhe më pas u takuan përsëri në finalen e Kievit. Spanja fitoi 4-0. Italia i ktheu reston me një fitore të raundit 16 me rezultat 2-0 në Stade de France. Në kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2018, ata barazuan 1-1 në Itali dhe Spanja fitoi 3-0 në shtëpi.  
    ITALIARezultatet e grupit A11/06: Turqi 0-3 Itali (Romë)16/06: Itali 3-0 Zvicër (Romë)20/06: Itali 1-0 Uells (Romë)
    Raundi i 16-të26/06: Itali 2-1 Austri (aet) (Londër)
    Çerek-finale02/07: Belgjikë 1-2 Itali (Mynih)
    Gjysmëfinale06/07: Italia vs Spanja (Londër)
    Golashënuesit më të mirëCiro Immobile, Lorenzo Insigne, Manuel Locatelli, Matteo Pessina (2 gola)
    KualifikimiRekordi i grupit J: P10 W10 D0 L0 F37 A4Golashënuesi më i mirë i kualifikimit: Andrea Belotti (5)
    UEFA EURO : Fitues ne  (1968)
    UEFA EURO 2016: çerekfinale, humbi 6-5 nga Gjermania në penallti pas barazimit 1-1Trajneri: Roberto ManciniNjë nga lojtarët më të mirë sulmues të brezit të tij, edhe pse asnjëherë me aq fat për të fituar trofe me Azzurrit si lojtar.  Mancini është i etur të shkëlqejë si trajner. Pasi fitoi trofetë e klubeve që drejtoi në Itali, Angli dhe Turqi, dhe ka bërë një punë mjaft të mirë në drejtimin e Italisë.  Trofete si LojtarSampdoria Seria A: 1990–91Coppa Italia: 1984–85, 1987–88, 1988–89, 1993–94Supercoppa Italiana: 1991Kupa e Fituesve të Kupave të Evropës: 1989–90Lazio Seria A: 1999–2000Coppa Italia: 1997–98, 1999–2000Supercoppa Italiana: 1998Kupa e Fituesve të Kupave UEFA: 1998–99Super Kupa e UEFA-s: 1999MenaxherFiorentina Coppa Italia: 2000–01Lazio Coppa Italia: 2003–04Inter Milan Seria A: 2005–06, 2006–07, 2007–08Coppa Italia: 2004–05, 2005–06Supercoppa Italiana: 2005, 2006Manchester CityPremier League: 2011–12 Kupa FA: 2010–11 FA Community Shield: 2012 Galatasaray Kupa e Turqisë: 2013–14IndividualPanchina d’Oro: 2007–08 Tranjeri i Muajit në Premier League: dhjetor 2010, tetor 2011 Çmimi Enzo Bearzot: 2019 Sportisti Italian i Vitit: 201Lojtari kryesor: JorginhoNë kampin e Italisë e quajnë Radio Jorginho sepse ai vazhdimisht flet gjatë ndeshjeve, duke drejtuar gjithnjë shokët e tij. Jorginho është truri i vërtetë pas kësaj skuadre Azzurri, një dirigjent i domosdoshëm i orkestrës.
    Një për të parë: Nicolò BarellaMesfushori kuti në kuti mban çelësin e formimit të Mancini. I lindur në Sardenjë dhe tani një pjesë kryesore e skuadrës fituese të Interit Serie A, 24-vjeçari është me të vërtetë paketa e plotë, duke sjellë trajtim, teknikë, shumë energji dhe drejtime të rrezikshme, në kohë të duhur, në kutinë e kundërshtarit.
    E dinitGjatë këtij turneu, Italia ka thyer rekordet e tyre për një rresht më të gjatë fitues (aktualisht 13) dhe vrapim pa humbje (aktualisht 32).
    SPANJARegjistrimet e grupit E14/06: Spanjë 0-0 Suedi (Sevilje)19/06: Spanja 1-1 Polonia (Sevilja)23/06: Sllovakia 0-5 Spanjë (Sevilje)
    Raundi i 16-të28/06: Kroaci 3-5 Spanjë (aet) (Kopenhagë)
    Çerekfinalet03/07: Zvicra 1-1 Spanjë (aet, Spanja fiton 3-1 me stilolapsa) (Shën Petersburg)
    Gjysmëfinale06/07: Italia vs Spanja (Londër)
    Golashënuesit më të mirëVarlvaro Morata, Pablo Sarabia, Ferran Torres (2 gola)
    KualifikimiRegjistrimi i Grupit F: P10 W8 D2 L0 F31 A5Golashënuesi më i mirë i kualifikimit: varlvaro Morata, Sergio Ramos, Rodrigo (4)
    SuksesetUEFA EURO më e mira: fituesit (1964, 2008, 2012)UEFA EURO 2016: Raundi i 16-të, humbi 2-0 nga Italia
    Trajner: Luis EnriqueLuis Enrique dha dorëheqjen në qershor 2019 për arsye personale, por u kthye në postin e tij nëntorin e kaluar pasi Spanja e kishte arritur kualifikimin ne Euro 2020. Luis Enrique udhëhoqi Barcelonën në lavdinë e UEFA Champions League në 2015.
    Lojtari kryesor: Gerard Morenoështe një fitues i sapo kurorëzuar UEFA Europa League. I pëlqen të luajë ne krahun e djathtën, dhe gjuan sakte me këmbën e tij të majtë.  Shpesh i kërkohet të interpretojë si një nëntë e rremë , por ai është gjithashtu një 10 ne fushen e lojes. . Pedri.Spanja ka patur, gjithmone talentë të rinj të mrekullueshëm , por pak ngaata që mund të bëhen mesfushore dominues në një klub si Barcelona në moshen 18 vjeç . Intelekti i tij i futbollit është sinqerisht i pabesueshëm.
    E dinitSpanja është skuadra e vetme që ka mbrojtur me sukses titullin EURO, në 2012

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, derbi i madherishem, Itali-Spanje

RIKTHIM NE IDENTITET- “Shpikësit” e futbollit në kërkim të trofeut pas 30 vjetëve…

July 4, 2021 by dgreca

Shkruan:ALBANO KOONJARI- Ukraine –  Angli 0 – 4 (Kane 4, 50, Maguire 46, Henderson 63)/


Kapiteni Harry Kane shenoi dy herë ndërsa Anglia shpartalloi Ukrainën 4-0 të Shtunën në Stadiumin Olimpik të Romës. Kjo fitore i dha mundësinë Anglisë për të arritur në gjysmëfinalen e Euro 2020, dhe është një sukses që u ka muguar atyre që nga viti 1996. Skuadra e Gareth Southgate do të përballet me Danimarkën në Wembley të Mërkurën për një vend në finale pasi danezët mundën Republikën Çeke 2-1 në Baku. Kjo ishte një fitore e rehatshme, për anglezët. Ata e siguruar kualifikimin në fillimin e pjesës së dytë kur Maguire 46′ dhe Kanë 50′ do të shënonin dy gola brenda harkut kohor të katër minutave. Pas rezultatit 3-0, tekniku Southgate ishte në gjendje të hiqte nga fusha e lojës  dy mesfushorët  Declan Rice dhe Kalvin Phillips, të ndërshkuar të dy me karton të verdhë.  Por në këtë mbrëmje kishim të bënim me një Angli pozitive në cdo repart të fushës.  Raheem Sterling dhe Harry Kane ishin thjesht shkëlqyeshëm. Jadon Sancho, ofroi një kërcënim të vazhdueshëm për kundërshtarët ukrahinas. Mason Mount, që u kthye në fushën e lojës mbas izolimit të tij për shkak të protokolleve COVID-19, tregoi inteligjencën e tij, ndërsa Luke Shaw ishte një rrezik i vazhdueshëm nga e majta e sulmit anglez.  Mbrojtja ishte në lartësinë e duhur dhe ndihmoi portierin Jordan Pickford të mbante portën e paprekur. Me këtë rezultat anglezët vendosën edhe një rekord të vecantë duke qënë ekipin i parë në një Kampionati Evropian që nuk pëson gol gjatë pesë ndeshjeve. Nuk kishin kaluar as katër minuta lojë kur anglezët shënojnë golin e parë me anë të Kane. Merita kryesore i takon Sterling.  Kane shfrytëzoi një pasim në mënyrë perfekte nga Sterling brenda zonës dhe gjëndet i vetëm përballë me portierin e Ukrainës Georgiy Bushchan dhe e kalon sfreren e rrumbullakët në rrjetë. Sterling është një lojtar i cili është në formë shumë të mirë për momentin. Forma paksa zhgënjyese e Sterling me Man City në fundit të sezonit kishte çuar në pyetje nëse ai duhet ti fillonte ndeshjet e turneut, si lojtar i formacionit bazë. Dhe të gjitha këto dyshime  ishin zhdukur pas ndeshjes kundër Gjermanisë.  Anglia presoi dhe realizoi një ndeshje të mirë në mesfushë. Djemtë  e Southgate e kontrolluan lojën. Rice, Sancho, dhe Bukayo Saka, ishin lider të mesfushës. Dinamika e lojës për Ukrahinën ndryshoi pasi Serhiy Kryvtsov u detyrua të largohej nga lëndimi pas 36 minutave. Kjo e detyroi menaxherin Andriy Shevchenko të ndryshonte formën nga 5-3-2 në 4-3-3 duke futur në fushën e lojës Viktor Tsygankov. Kjo zhvendosje solli më shumë hapësirë ​​për Sterling dhe Sancho për të sulmuar, por kjo gjithashtu nënkuptonte që Ukraina nuk ofronte dot një kërcënim për anglezët. Një minute nga fillimi i pjesës së dytë, Anglia shënoi golin të dytë duke mbyllur praktikisht ndeshjen.  Në Kupën e Botës tre vjet më parë, Anglia kishte qenë një kërcënim i madh për kundërshtarët e saj pasi kishte realizuar paraqitje të mira por ata gabuan në vazhdimi. Por një paraqitje e tyre si në Euro 2020 nuk kishte ndodhur më përpara.  Shaw nga një goditje e lirë nga e majta dha një kros të përsosur, dhe Harry Maguire, ashtu siç bëri në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Suedisë, shënoi me një goditje me kokë.   Goli i katërt erdhi gjithashtu nga një krosimi në zonë, Jordan Henderson realizoi  me kokë nga Jordan Henderson, dhe ky ishte golin e tij i parë në Angline. Anglia do ta luajë gjysmëfinalen e saj në Londër në Wembley.  Gjysmëfinalja shënon edhe një revansh për anglezët. Në një takimi të Ligës së Kombeve kundër Danimarkës në tetori 2020, ata kanë humbur 1-0.  Goli i vetëm u shënua me penallti nga Christian Eriksen . Në mënyrë të pashmangshme, Anglia duhet të marrë masa që të mos përsëritet gjysmëfinalja e vitit 1996.  Disfata ndaj Gjermanisë dhe dështimi i ekipit të Southgate erdhi nga nga pika e bardhë e penalltisë. Tashmë Anglia i ka të gjitha mundësitë të kthehet tek  triumfin i titullit të fituar nga ata 30 vjet më parë.Ylli i Ndeshjes: Harry Kane (Angli)”Kane u largua nga fusha pasi rezultati ishte i sigurt. Ai shënoi dy herë dhe ishte shumë i rrezikshë në të gjitha përpjekjet e tij sulmuese, duke përfshirë edhe një goditje të mahnitshme në pjesën e dytë që u prit mirë nga portieri. Ai po fiton besim dhe po merr të gjithë skuadrën e Anglisë me vete “.Jean-François Domergue, Vëzhgues Teknik i UEFA-sHarry Kane, sulmues i Anglisë: ” Një natë fantastike; ne vazhdojmë të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Ne ishim favoritë për të fituar këtë lojë – ushtruam shumë presion. Një tjetër rezultat i pastër dhe katër gola, ishte një natë perfekte për ne. “Harry Maguire, mbrojtës i Anglisë: “është një ndjenjë e mrekullueshme . Jemi në gjysmëfinale dhe do të luajmë në shtëpi. Unë nuk dua të ndalemi këtu. “Andriy Shevchenko, trajner i Ukrainës: “Ne kemi realizuar një turne të shkëlqyeshëm. Skuadra luajti deri ne fund, pavarësisht nga rezultatet dhe kundërshtaret. Nga ai këndvështrim, ekipi ka luajtur një futboll të mirë . Djemtë bënë gjithçka që mundën dhe unë dua t’i falënderoj për këtë sot “.
Andriy Yarmolenko, sulmues i Ukrainës: “Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm me një grup të shkëlqyeshëm njerëzish. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht humbjes 4-0 sot, unë jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Po, sot kemi humbur, por duhet të shohim me kë kemi humbur. Sipas mendimit tim, ne kemi humbur ndaj një prej skuadrave më të mira në botë “Statistikat kryesoreKjo ishte fitorja më e thelle e Anglisë në një EURO: fitoret e tyre të mëparshme më të mëdha ishin 4-1 ndaj Hollandës në EURO ’96 dhe 3-0 kundër Zvicrës në EURO 2004.Kjo ishte hera e parë që Anglia shënoi katër gola në një ndeshje në një fazë nokaut të një turneu të madh që nga fitorja 4-2 kundër Gjermanisë Perëndimore në finalen e Kupës së Botës FIFA 1966.Kjo është hera e tretë që Anglia ka shënuar katër gola në një ndeshje finale të EURO (4-1 fitore ndaj Hollandës në 1996 dhe 4-2 fitore ndaj Kroacisë në 2004).Anglia ende nuk ka pësuar një gol në EURO 2020. Ata kurrë më parë nuk kishin realizuar një perfomancë të tillë. Paraqitja e tyre me e nire ishte ne Kupën e Botës 1966 ku në katër ndeshje te njëpasnjëshme nuk kishin pesuar gol. 24 golat e fundit të Harry Kane për Anglinë kanë qenë të gjitha në ndeshje konkurruese.Kane është lojtari i parë që shënoi dy herë për Anglinë në një ndeshje nokaut në EURO, dhe lojtari i parë i Anglisë që shënoi dy herë në një ndeshje të turneut përfundimtar të EURO që nga Wayne Rooney, kundër Kroacisë në 2004.Anglia ka shënuar brenda pesë minutave të para në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të fazës nokaut të turneut përfundimtar EURO.Anglia ka shënuar brenda pesë minutave të para në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të fazës nokaut të turneut përfundimtar EURO.Anglia është bërë skuadra e parë që mban porten e paprekur ne  pesë ndeshje radhazi që nga fillimi i një turneu përfundimtar të EURO-s. Maguire shënoi golin e tij të katërt për Anglinë dhe të dytin në një turne të madh pas përpjekjeve të tij kundër Suedisë në Kupën e Botës FIFA 2018.Goli i parë i Jordan Henderson në Angli erdhi në paraqitjen e tij të 62-të për vendin e tij.Jude Bellingham është bërë lojtari më i ri që paraqitet në një ndeshje nokaut në EURO në moshën 18 vjeç dhe katër ditë.Ukraina nuk ka arritur të shënojë vetëm në dy nga 11 ndeshjet e fundit ndërkombëtare; ata duhet të mbajnë një rezultat të pastër në 11 ndeshjet e turneut përfundimtar të EURO-s.Kjo eshte hera e katert per  Anglinë në çerekfinalen e turneut përfundimtar EURO. Secili nga tre nivelet e mëparshme përfundoi dhe kërkoi një gjuajtje penalltish për të vendosur rezultatin (1996 W vs Spanjë, 2004 L vs Portugal, 2012 L vs Itali).Duke përjashtuar gjuajtjet e penalltive, Anglia ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit të turneut të fundit në EURO (W9 D6 L1); ata kanë fituar dhjetë dhe kanë barazuar një nga 11 ndeshjet e tyre të fundit ndërkombëtare.RreshtimetUkrainë: Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov (Tsygankov 35), Matviyenko; Karavaev, Sydorchuk (Makarenko 64), Shaparenko, Zinchenko, Mykolenko; Yarmolenko, Yaremchuk
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones, Shaw (Trippier 65); Rice (Henderson 57), Phillips (Bellingham 65), Mount; Sancho, Kane (Calvert-Lewin 73), Sterling (Rashford 65)

Filed Under: Sport Tagged With: Albano Kolonjari Futboll, Anglia, kern trofeun

BELGJIKE-ITALI- NUK KA VETEM LUKAKUN BELGJIKA, POR ITALIA ESHTE FAVORITE

July 2, 2021 by dgreca

Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë:”Por është pothuajse një fyerje të flasësh vetëm për Lukaku kur të shikosh lojtarë cilësorë që ka Belgjika”.

NGA ALBAN KOLONJARI/

Belgjikë – Itali (Football Arena Munich Ora 15:00)

22 ndeshje. Belgjika 4 fitore, 4 barazime, Italia 14 fitore. Golavarazhi 43 me 24 për italianët.

Përgatiti Albano Kolonjari.

Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë:”Por është pothuajse një fyerje të flasësh vetëm për Lukaku kur të shikosh lojtarë cilësorë që ka Belgjika”.

Thorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Italia do të jetë kundërshtari më i vështirë që kemi takuar deri më tani. 

Roberto Martínez, trajner i Belgjikës: “Italia do të sulmojë që në sekondën e parë. Ata do të jenë shumë të strukturuar dhe dinamikë. Çdo lojtar italian e di rolin e tij në mënyrën prefekte. Loja jone kundër Portugalisë ishte një lojë që mund të ishte luajtur shumë më poshtë vijës; zakonisht lojtarët nuk i luajnë këto lojëra fizike dhe intensive në këtë fazë të turneut. Për fat të mirë, kemi patur mjaft ditë në dispozicion për tu rikuperuar dhe përgatitur për Italinë.

Thorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Italia do të jetë kundërshtari më i vështirë që kemi takuar deri më tani. Ata kanë pasur një paraqitje shumë të mirë.  Do të jetë një sfidë e bukur. Por ne t’i japim fund paraqitjes së tyre fantastike. Stili i tyre mund të na përshtatet më shumë sesa Portugalia. Ata kane iniciativë kështu që ne mund të jemi në gjendje të përfitojmë nga hapësirat e hapura, por patjetër që nuk do të jetë më e lehtë. “

Roberto Mancini, trajner i Italisë: “Ne do të luajmë ndeshjen tonë, gjithmonë duke respektuar ekipin me të cilin po përballemi sepse e dimë sa të mirë janë ata. Nuk ka lojëra të lehta siç kemi parë në këtë turne. Belgjika sigurisht që është një nga skuadrat më të mira në botë,  çdo ndeshje është e vështirë në këtë fazë të turneut “.Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë: “Ne nuk kemi nevojë të kërkojmë motivim për këto lloj lojërash, sepse adrenalina është e lartë. Do të bëjë gjithçka për të gjetur fitore. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje midis dy skuadrave të mëdha dhe detajet e vogla me siguri do të sjellin ndryshimin në fushën e lojës. Ne kemi shumë respekt për [Romelu] Lukaku sepse ai kishte një sezon të shkëlqyeshëm tek Inter dhe ai u bë një lojtar 

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Belgjike-Itali

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ndahet nga jeta Dr. Teodor “Tolo” Kareco, studiuesi e që ndërthurte historinë me ekonominë
  • Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
  • Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
  • REPUBLIKA E KOSOVËS NË GJYKATËN E HISTORISË DHE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE: OPINIONI I GJND-së SI VULË JURIDIKE E SOVRANITETIT
  • “Shqipëria në’ Luftën e Madhe’, 1914-1918”
  • SHTRESAT SEMANTIKE TË POEZISË SË ASDRENIT “KOSOVËS”
  • Në kryeqytetin e Landit Baden-Württemberg jehoi vallja e bukur shqiptare nga Shoqata “Pavarësia”
  • Standardi dhe demagogjia rreth protestës kombëtare
  • Nga Naçertania te deklarata e Paunoviqit, vazhdimësia e doktrinës shtetërore serbe dhe sfida e ballafaqimit me të kaluarën
  • Shqipëria dhe alergjia ndaj revolucioneve
  • WEAK REACTIONS TO SERBIAN RACISM ARE DISAPPOINTING
  • Vepra e Matija Petar Katančić (1798), një dëshmi monumentale e historiografisë dhe filologjisë shqiptare
  • PËRBALLË PROTESTAVE NË TIRANË DHE KRIZËS SË DEMOKRACISË, KUJTOJMË PROFESOR ARSHI PIPËN
  • 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐮𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬: 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐍𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢?
  • Kandidate për Këshillin e Qytetit të Mississaugës në Kanada, Mendi Kabashi: “Suksesi i çdo shqiptari është krenari për të gjithë ne”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT