• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Botërori një ëndërr kuqezi

September 9, 2021 by s p

Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat  për një biletë për Katar

Përgatiti Albano Kolonjari

Kombëtarja shqiptare e futbollit e kaloi me sukses ndeshjen me San Marino duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Ky takim ishte e vlevshëm për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës  për Grupit I. Takimi u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena të qytetit të Elbasanit, ditën e Mërkurën në mbrëmje dhe ishte në një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë. Shqipëria pati një zotërim prej 72 përqind, të topit dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.  Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 32 -të pasi sulmuesi Rey Manaj konvertoi në gol një asistim nga mesfushori Keidi Bare, gol që u konfirmua nga sitemi VAR. Manaj shënoi edhe dy herë në të 35 dhe 45 minuta, por golat u anulluan për posicion jashtë loje. Në minutën e 58-të, mesfushori Qazim Laci (goli i tij i parë kuqezi) përdori një asistim nga sulmuesi Armando Broja për të gjetur rrjetën e San Marinos, duke e çuar rezultatin në 2-0. Broja shënoi të tretin në minutën e 61 -të me një asistim të mesfushorit Odise Roshi, i cili dha edhe një tjetër asist i  cilit u shndërrua në golin e katërt nga mbrojtësi Elseid Hysaj në minutën e 68-të, para se sulmuesi Myrto Uzuni të vuloste rezultatin 5-0 me një asistim nga Broja 12 minuta me vone. Me këtë fitore, të dytën radhazi, Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 12 pikë pas Anglisë e cila ka 16 pikë. Në këtë takim në portë u rikthye Thomas Strakosha, i cili ka marrë vendin e kapitenit Berisha. Në mbrojtje tranjeri Reja bëri suprizë duke i besuar një vend titullari Enea Mihaj, i cili luajti në krah të Kumbullës dhe Gjimshitit, duke zënë vendin e Ismajlit. Në mesfushë Bare e Laçi (në vendin e Gjasulës dhe Abrashit, të cilët nuk ishin të disponueshëm për këtë takim). Në formacionin e parë luajti edhe Nedim Bajramin, i cili debutoi me kuqezinjtë të dielën ndaj Hungarisë. Në krahë luajtën Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, ndërsa në sulm Rey Manaj, dhe Myrto Uzunin. Në fillimin e pjesës së dytë Reja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Trashi dhe Bajrami, vendin e tyre e marrin Broja dhe Roshi duke krijuar një Shqipëri më sulmuese, dhe në këtë pjesë loje shënojmë katër herë. “Prisja të bënim shumë më tepër në pjesën e parë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi shënuam vetëm një gol, megjithatë në pjesën e dytë ndryshuam me aktivizimin e Roshit dhe Brojës. Skuadra kishte më shumë alternativa sulmuese ndaj shënuam edhe katër gola të tjerë” u shpreh tekniku Reja. “Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur, por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Për të mbajtur gjallë ëndrrën, duhet të bëjmë mirë në të tre ndeshjet e mbetura dhe të provojmë të marrim sa më shumë pikë. Gjithsesi ajo që më pëlqen është se skuadra po rritet. Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, pasi gjen lojtarët dhe jo vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq, pasi ka treguar përulësi, larg egoizmit. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh’, deklaroi për mediat sportive Reja pas takimit Shqipëri-San Marino 5-0. Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat  për një biletë për Katar. Qazim Laci:”Emocionet janë shumë të mëdha, pasi është kënaqësi e madhe të shënoj një gol me ekipin Kombëtar. E kam ëndërruar që fëmijë. Për ne ka më shumë rëndësi 3-pikëshi. Tek goli ? Asgjë nuk e mendova, pasi thjesht e godita topin, pashë portierin ku ishte dhe e provova. U turbullova pak gjatë festës, pasi emocionet vijnë vetë”.Grupi IAnglia 16Shqiperia 12Polonia 11Hungaria 10Andorra 3San Marino 09 tetor 2021Hungari-ShqiperiAndorra-AngliPoloni San Marino12 tetor 2021Shqiperi-PoloniAngli-HungariAndorra-San Marino.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kuq e zi, Shqiperia ne boteror

Fitore me zemër, Armando Broja hyn në histori

September 5, 2021 by s p

Nga Albano Kolonjari


Ndërsa takimi Shqipëri-Hungari ishte mbërthyer në rezultatin 0-0, tranjeri Edoardo Reja bëri me shenjë nga Sokol Cikalleshi që ndodhej në nxehmje të behej gati të hynte në fushën e lojës. “Bomberi” kuqezi pasi veshi edhe fanelën zyrtare të takimit komunikon që e ka të pamundur të zbresë në fushën e lojës për shkak dëmtimi. Eshtë minuta e 75-të. Reja nuk ka zgjidhje tjetër, lajmëron stafin që lojtari më i kritikuar nga ai, sulmuesi i Sauthampton (Angli) Armando Broja, të hidhej në fushën e lojës.  Tre minuta më vonë, Balaj i lë vendin talenit Broja, nga i cili kuqezinjtë presin më shumë. Në minutën e 87-të, Armando Broja ngre peshë “Elbasan Arenën”, pas një goditje të fuqishme brenda zonës, mposht portierin hungarez Gulacsi, 1-0. Eshtë goli i parë kuqezi për Armando Brojën, është goli i parë që u shënojmë hungarezëve, me të cilët kishim luajtur 11-të takime, 10-të humbje dhe një brazim me golavarazhin e përgjithshëm 19-0. Tifozët kuqezi të rrikthyer në Elbasan Arena janë në festë. Shqipëria vinte në këtë ndeshje pas humbjes 1-4 në Poloni, ndërsa Hungaria pas humbjes 4-0 me Anglinë.  Edy Reja befasoi me zgjedhjet e tij. Mungesa e tre lojtarëve kryesor Hysaj, Manaj dhe Bare, për arsye kartonësh, po edhe Cikalleshit të dëmtuar në sulm, detyruan teknikun italian të luante 3-5-1-2. Nga minuta e parë në krahun e djathtë Albi Dokën, ndërsa në mbështetje të dy sulmuesve të avancuar, Balaj dhe Uzuni, do të ishte prurja më e re kuqezi, Nedim Bajrami. Në portë kapiteni Berisha, një mbrojtje italiane me tre, Ismajli, Gjimishti dhe Kumbulla, në mesfushë Doka, Trashi, Abrashi dhe Gjasula. Minutat e para flasin për Hungarinë. Por me kalimin e minutave kuqezinjtë kontrollojnë gjithcka. Nedim Bajrami edhe pse jo në kondicionin e duhur fizik, mahnit të pranishimit me cilësitë  në fushën e lojës. Duket që Shqipëria e ka gjetur dirigjentin që i mungonte në fushën e lojës. Në minutën e 33-të Marash Kumbulla bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi duke humbur rastin më të pastër për shënim. Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, Odise Roshi merr vendin e Lorenc Trashi, për t’i shtuar forcë fazës sulmuese, Dhe më pas Qazim Laçit për Bajramin, dhe Endri Cekici për Abrashin që të dy të dëmtuar. Shqipëria bëhet më sulmuese, ndërsa Hungaria mbrohet mirë duke i besuar kundërsulmit të shpejtë. Për të ardhur tek minuta e 87-të kur Broja realizon golin historik në karrierën e tij, ndërsa Shqipëria gjen fitoren e parë përballë Hungarisë.

Nedim Bajrami

Luajtëm të gjithë mirë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë pritur shumë mirë në skuadër E kemi ditur se duhej ta fitonim këtë ndeshje, ka qenë e vështirë, por tifozët na kanë pritur shumë mirë dhe e fituam. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër. Nëse luaj, shpresoj të shënoj.  Armando BrojaJam shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme, na duheshin patjetër tri pikët. Me aktivizoi trajneri në fund dhe shyqyr që shënona. Goli vjen atëherë kur do vetë, është më e rëndësishme të marrësh tri pikët. Jam një lojtar që ka nevojë për minuta, por ekipi është shumë më i rëndësishëm.

Edi Reja

Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më pare, pastaj erdhi ky gol që na liroi. Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë, që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Do të luajmë shanset tona, tani kemi San Marinon, një ndeshje që duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur. Pastaj do të luajmë shanset me Poloninë. Duhet të hakmerremi për humbjen e rëndë. Të shohim në çfarë gjendje do të vijnë lojtarët, kush është në formë, nuk jemi në kushtet që mund të gabojmë. Derisa kemi shanse, do të luajmë deri në fund.

Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Trajner: Edi Reja.
Hugnaria: Gulasci, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szoboszlai.
Trajner: Marco Rossi.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Armando Broja, Eliminatore, shqiperia

Gerd Myler ndërroi jetë…

August 16, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI:

E pabesueshme..!!Lojtari i pakrahasueshem i kohës së Tij, Gerd Myler i  Gjermanisë, dje ka ndrrue jetë në moshen 75 vjeçare, nga një smundje e randë. Per ne që nuk mund të harrojmë asnjëherë Emnin e Tij, golat e Tij dhe lojen e asaj kohë, kur kenja e Tij në fushë ishte edhe një gol plus per ekipin e Tij, jo vetem asht dhimbje por, gati e “pabesueshme”.., mbasi nuk mund të harrojmë kurr knaqësinë që na sillte Emni e Tij në fushë. Futbolli gjerman dhe klubi i Bajernit sot kanë mangut një Yll Botnor! Kanë mangut autorin e 365 golave, pra një kampion Bote… E Ky ishte lojtari i Madh Gerd Myler, lojtari i 427 ndeshjeve të futbollit që mbeten në histori të Bundesligës nder ma të bukrat ndeshje në Botë… Gerd Myler asht quejt Bomber i ekipit Gjerman! Golshenuesi ma i mirë i Europës dhe i Botës, që vetem mbas Tij u rreshtuen emnat e lojtarve të ardhëshem Mesi e Ronaldo. Po, kurr nuk mund të harrojmë Emnat e asaj kohe t’ artë kur Gjermania e drejtueme nga Helmut Shen, pasohej nga i Madhi Bekenbauer e vazhdonte, pa mujtë me percaktue se cili asht ma i “miri” në mes Tyne, tue mrrijtë tek porta kundershtare me Gerd  Myler. Historia e futbollit botnor e asaj kohe të shkelqyeshme, shenon per vitet e paharrueshme të Gerd Mylerit kater herë kupen e Gjermanisë, tri herë Kupen Europjane dhe njëherë Kupen Botnore. Në vitin 1970 ka fitue “Topin e artë” dhe dy herë “këpucen e artë” në 1970 e 1972… A e dini të nderuem lexues, se tue shkrue këta rreshta edhe na, harrojmë sesa vite kanë kalue nga ajo kohë kur nguleshim para ekraneve TV, me pa tue shenue golat e fitores të Madhin Gerd Myler nga viti 1964 deri 1979? E pra, lavdia e asaj kohë Gjermanin Gerd Myler e bani të Perjetshem!

Melbourne, 16 Gusht 2021.                                                                                                  

Filed Under: Sport Tagged With: Fritz radovani, Gerd Myler, Sport

TE FITOSH NJË EUROPIAN A BOTËROR ME 11-METËRSHA?

August 2, 2021 by s p

(Jehonë e Euro 2020)

Nga Skifter Këlliçi

Boston, SHBA

Është më të vërtetë e habitshme, por ja që është e vërtetë. Kështu fitoi Brazili në finalen e Botërorit të vitit 1994 kundër Italisë, pra, pasi loja e rregullt, me gjithë shtesën, përfundoi 0-0. Po kështu fitoi edhe Italia në Botërorin 2006 kundër Francës. E njëjta gjë u përsërit edhe të dielën e 11 Korrikut, por në finale Euro ’20, ku Italia mundi Anglinë. Pra, pas serisë së 11-metërshave, kur kishin zhvilluar 120 minuta lojë…Por arriti të paktën një fitorë pas një gjuajtjeje më këmbë dhe jo si më 1968 në gjysmëfinalen Itali-Bashkimi Sovjetik, kur axurrët fituam me short, pilë a kokë …dhe kaluan në finale, u ndëshën me Jugosllavinë, dhe barazuan 1-1, me gjithë shtesën e lojës. Por atëherë UEFA respektoi traditën-vendosi që dy ditë më pas të zhvillohej një tjetër finale, ku axurrët, me 8 futbollistë të freskët, fituan 2-0 ndjaj jugosllaëve të sflitur dhe u bënë për herë të parë kampionë të Evropës. Dhe ja, pas pas 53 vjetësh janë përsëri kampionë të tillë, por pas ‘ruletës’ së 11-metërshave. Sidoqoftë, e përsëris, shumë më mirë se me short. Megjithatë, siç do të shpjegoj më poshtë, edhe seria e 11-metërshave nuk përcakton gjithnjë skuadrën më të mirë, më të fortë, kampionen e denjë. Nëse Morata do të kishte shënuar 11-metërshin e tij në takimin gjysmëfinal me Italinë dhe nëse Spanja do të kishte fituar në këtë mënyrë takimin, të tërë do të thoshnin se skuadra iberike e meritonte të dilte në finale, sepse në atë ndeshje luajti më mirë se Italia, pa mohuar kurrsesi edhe meritat e kësaj të fundit, të dëshmuara edhe në ndeshjet e mëparshme, sidomos kundër Turqisë, Zvicrës, Belgjikës, ku luajti gjithashtu shumë mirë. E njëjta dukuri u përsërit në finale, ku, edhe sikur të kishte humbur me 11-metërsh ndaj anglezëve, të tërë do të thonim se Italia ishte kampione e vërtetë e këtij evropiani dhe se ‘shpikësit e futbollit’ fituan falë lotarisë së 11-metërshave. Pra, a është zgjidhje e drejtë që përcaktuesja e një ndeshjeje për një titullin kampion në futboll të zgjidhet pas ruletës së 11-metrshave? U quajt zgjidhja më e mirë, kur më 1970 ish-gjyqtari gjerman Karl Ëald, i propozoi Bundesligës që pas shtesës së një ndeshjeje, e cila mbyllet në barazim, fituesja të përcaktohet në këtë mënyrë. Dhe drejtuesit e Bundesligës e miratuan pa ngurrim këtë propozim. Pastaj ky regull u mirëprit nga federatat e tjera evropiane, nga UEFA dhe pastaj nga FIFA. Këtu në Amerikë kam parë që në raste të tilla gjyqtari ka akorduar një tjetër mënyrë për të përcaktuar fituesin: Futbollisti nisej nga një largësi prej 40-metrash drej portës dhe vihej përballë portierit që bënte ato veprime që atij i dukeshin të arsyeshme: rrinte në portë ose i delte kundështarit përpara, për t’i ngushtuar rrezen e veprimit, kurse, nga ana tjetër, i pari përdorte arsenalin e tij teknik, për t’iu mënjanuar dhe shënuar. Kur e pashë për herë të parë zbatimin e këtij regulli në një stadium të Bostonit , m’u duk interesant, sepse lojtari nuk bënte një veprim të thjeshtë, pra nuk gjuante topin drejt e në portë,, por përdorte dhe lëvizje mashtruese, për të mposhtur portierin. Por, me sa duket, FIFA, në rast se ështe bërë një propozim i tillë, nuk e ka parë të arsyeshme të vërë në zbatim një regull të tillë. Këto ditë së bashkë me një gazetar amerikan po diskutonim rreth ndeshjes finale Itali-Angli që përfundoi pra, me ngadhnjimin e italianëve, pas lotarisë së 11-metërshave. I shfaqa atij mendimet e mia rreth këtij problemi, të cilat ai i dëgjoi më shumë kurreshtje dhe më dha të drejtë. Po ua parashtroj edhe lexuesve: Për përcaktimin e skuadrës fituese në rastet e mësipërme, të merren parasysh jo gjuajtjet nga pika e11-metërshit, por gjuajtjet gjatë ndeshjes së njerës ose tjetrës skuadër në hapësirën e portave, duke përfshirë edhe pritjet e portierëvë, si dhe dhe goditjet e topit në shtyllat përkatëse. Në rast se numri i tyre është i barabartë, të merret parasysh përqindja e zotërimit dhe qarkullimit të topit në gjysmëfushën kundërshtare, pastaj goditjet e këndit, si dhe numri i kartonave të verdhë ose të kuq për secilën skuadër. Këto janë elemente përbërëse të ndeshjes, kurse 11-metërshat pas 120 minutave të zhvillimit të saj, janë shtojcë artificiale e saj. Ata nuk tregojnë gjithmonë nivelin teknik të lojtarit, sado i mirë qoftë ai, ndonëse para ndeshjeve të tilla trajnerët i stërvisin lojtarët të gjuajnë nga pika e 11-metërshit. Fakti që lojtatë të tillë si Pele, Maradona etj për të ardhur te Ronaldo dhe Mesi kanë humbur goditje të tilla, dëshmon se vendimtare në të tilla rast nuk ështe përgatitja e lartë teknike që ata kanë, por gjendja shpirtërore. Eshtë e çuditshme se si këta futbollistë dhe të tjerë në galerinë e futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit botëror, të shënojnë me goditje ’kirurgjikale’ dënimi mbi murin e mbrotjes dhe të mos shënojnë nga pika e 11-metërshit. Morata arriti të gjuante dhe të shënonte një gol të rallë në portën e Donarumës pas një aksioni të përkryer, dhe u drodh po para këtij portieri dhe gjuajti keq 11-metërshin e fundit, që fundosi Spanjën aq premtuese në Euro 20 -ën. Shkruhet se portierët janë hipnotizues dhe parandjejnë se nga ç’anë do ta gjuajë kundërshtari 11-metërshin. Nuk më duket se është kështu. Sa e sa herë kemi parë portierë të hidhet nga një anë dhe topi të përfundojë në rrjetë ose edhe jashtë, në anën tjetër të portës. Kjo tregon se ata hamendësojnë se kundërshtari do të gjuajë në një anë, ndaj ai hidhet andej, ‘të dalë, ku të dalë’, dhe jo rallë e presin ose e largojnë topin. Si përfundim, nëse FIFA një ditë do të vendoste që fitorja në raste të tilla, do t’i jepej skuadrës që ka ato tregues që përmenda më sipër, më të mirë se skudra kundërshtare pra, e përsëris,se ka zhvilluar një volum më të madh të lojës në gjysmëfushën e skuadrës kundërshtare, se ka gjuajtur më shumë në portë, se ka gjuajtur gjithashtu më shumë goditje këndi, se ka bërë më pak faulle, se ka pasur më pak pozicione jashtë lojes e ka pasur më pak kartonë të verdhë, a të kuq, të dhëna që shikuesit i shohin në stadium dhe teleshikuesit në ekran në fund të pjesës së parë dhe të tërë ndeshjes, ajo ka dëshmuar kështu së eshtë më e mirë se skuadra kundërshtare dhe meriton të jetë fituesja e saj. Nga ana po tjetër, po të zbatohej ky regull, skuadrat, do të përpiqeshin, mbi të gjitha të gjuanin sa më shumë, që të shënonin gola, duke e ditur që këto gjuajtje do të vlenin në rast barazimi edhe në shtesën e ndeshjes. Dhe kjo, sepse ka ndodhur që një skuadër e dobët që ka arritur ta mbyllë kohën e regullt në barazim me një skudër tjetër më të mire se ajo, të presë të ruajë rezultatin e barabartë dhe të fitojë me 11-metërsha. Po kujtoj vetëm një ndeshje në çerekfinalet e Botërorit Mekikë 1986 midis Spanjës dhe Belgjikës, ku në shtesën e lojës spanjollët kishin epërsi dërmuese; por belgët u mbrojtën ‘heroikisht’, arritën te 11-metërshat ku dhe fituan. Madje, arritën të zinin vendin e katërt pas Francës, dhe Gjermanisë që u mund në finale nga Argjentina e Maradonës, kampione botërore, (2-1), që u bë kampione botërore. Së fundi mendoni sikur anglazët të fitonin finale e Rruro 20-ës me 11 metrësha. Do të ishte absurde dhe në shtypin dhe radiotelevizionet botërore do të theksoheshin me të drejtë këto fjalë: ‘Fitorja e anglezëve dhe lavdia e italianëve’. Sidoqoftë lind pyetja: Po në rastet e sipër përmendura nuk është goli që përcakton fitoren e një skudreje. Ashtu vërtet, por shohim një skuadër që nuk fiton me një 11-metërsh të rastit, por me elementë rrënjësorë të lojës së futbollit, e cila bëhet kështu më emocionuese, më spektakolare. Ja përse edhe gazetari amerikan, njohës i mirë i futbollit, i mirëpriti këto mendime, të cilat unë po ua paraqes lexueve.

Filed Under: Sport Tagged With: Europiani, Skifter Kellici, Sport

KRENARIA E KOMBIT – DISTRIA KRASNIQI

July 27, 2021 by s p

Xhelal Zejneli

Distria Krasniqi, (Pejë, Kosovë, 1995). Emri yt, Distria, na përkujton publicisten dhe shkrimtaren rumune me prejardhje shqiptare, Elena Gjikën, të njohur në qarqet kulturore evropiane si Dora d’Istrian (1828-
1888). Edhe emri i këtij personaliteti të shquar të periudhës së Rilindjes Kombëtare, do të na përkujtojë emrin tënd. Sot, në orët e para të së shtunës, pas betejash titanike me xhudistet më të shquara të planetit, u ngjite në piedestalin e arenës sportive të vendit ku lind dielli. Në ato çaste, për Ty
dhe për kombin shkëlqyen rreze të arta. Sakaq, ushtuan në qiell fjalët e moderatorit: “Distria Krasniqi – Kosovë”. Miliarda njerëz të rruzullit, panë në sytë e tu lotët e ngadhënjimit dhe të ngazëllimit. Në ato çaste kur Ti krijoje historinë, në zemër pate shqiptarinë, flamurin e Gjergj Kastriotit dhe himnin Arbërisë. Për Ty, për Kosovën dhe për kombin shqiptar, shkruajnë sot të gjitha mediumet dhe agjencitë e lajmeve, më prestigjioze të botës.
Ngadhënjeve, ngase je bijë e ilirëve të stërlashtë, e racës ariane. Në arenat e sportit botëror, të frymëzojnë luftërat dhe fitoret lavdiplote të Gjergjit dhe zjarri i atdhedashurisë – i rilindësve. Ia bëre me dije botës mbarë se je mbesë e Nënë Terezës. U stolise me medalje në kampionatin botëror dhe në atë evropian, në konkurrencën e juniorëve. U bëre edhe kampione e botës për femra, të moshës në 21 vjeç. Në kualifikimet olimpike more gjashtë medalje. More bronz në Drand Slam të Parisit (2017). Po atë vit more
bronz edhe në Open Europian në Sofje. Fitove medalje të artë në manifestimin sportiv Mjeshtrit e artë të xhudos 2021, të mbajtur në Doha të Katarit. Në prillin e thyer, u shpalle në Lisbonë, kampione e Evropës. 
Erdhe në finale duke eliminuar me radhë: brazilianen Chibana, kinezen nga Taipei, Chao Lin, mongolen Munkhbat. Në fund, me një “Wasabi-Ari” kalove kryelartë nëpër portën triumfale, duke mposhtur në arenën “Nippon Budikan” ish-kampionen e botës, japonezen Funa Tonaki. Fitorja jote mbresëlënëse na e përkujton atë të heroinës Majlinda Kelmendit në vitin
2016 në Rio de Janeiro. Je nder i kombit, i shtatë milionë shqiptarëve në gadishull, i arbëreshëve në Sicili dhe në Kalabri, i diasporës shqiptare në Evropë dhe në ShBA. Para madhështisë Tënde, u gjunjëzuan edhe armiqtë tanë historikë. Ari i së shtunës së këtij muaji të korrjeve, i fituar në botën e agimit të mëngjesit, është stoli dhe dëshmi heroizmi në monumentet e përjetësisë dhe të pavdekësisë të burrave të kombit – Adem Demaçit, Ibrahin Rugovës, Adem Jasharit – të luftëtarëve të lirisë dhe të demokracisë.

Filed Under: Sport Tagged With: Distria Krasniqi, Xhelal Zejneli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT