• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Majlinda Kelmendi, nuk ndalet, fiton medaljen e artë…

June 22, 2019 by dgreca

… kurse Gjakova të argjendtë në Lojërat Evropiane/

Xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina.

Kurse Nora Gjakova fitoi medaljen e argendtë në kategorinë deri 57 kilogram, pasi që në finale u mposht nga xhudistja nga Rusia, Daria Mezhetskaia.

Në Lojërat Evropiane në Minsk, Kosova përfaqësohet me 12 sportistë, ku xhudo ishte sporti nga i cili Kosova edhe priste medalje.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka postuar ne rrjetin social Facebook një mesazh i shoqëruar nga kampionia, Kelmendi.

Lojërat Evropiane Minsk 2019!
Majlinda e artë
Në finale luftë e fortë me Rusen Kuzjutina
Pas pak garon Nora në finale prapë me Ruse!
Kosova mbi të gjitha – Gjithandej nëpër Botë!

Filed Under: Sport Tagged With: Majlinda Kelmendi -Medalje e Arte-Minsk

Histori-Sport- Kujtimet e Tim Eti per Ballkaniaden e 1946

June 11, 2019 by dgreca

Kujtimet e tim eti për Ballkaniadës 1946 /

Nga Alfred Papuçiu/

Vitet ikin dhe në kujtesën time këtë qershor mbeten të pashlyera rrëfenjat e tim eti për Ballkaniadën e vitit 1946. Cfletoj here pas here dhe u kthehem koleksioneve të “Sportit” që më ka lënë im atë. I mbaj si gjë të çmuar, së bashku me fotografitë e asaj Ballkaniade që po ja paraqis lexuesit për herë të parë. Gazetari i përkushtuar Besnik Dizdari në përvjetorin e 80-të të “Sportit” ndër të tjera ka theksuar se kurrë librat e tij për Sportin nuk do të ishin botuar pa pasur mbi tryezë, përveç të tjerave, edhe “Sportin Shqiptar” të Anton Mazrekut, “Sportin” e Anton Mazrekut, të Tuni Papuçiut e të Koci Zengos, “Sportin popullor” të Filip Liços, të Osman Palushit, të Skënder Tupjes, të Agim Korbit dhe të Besnik Dizdarit.

Tuni Papuciu dhe Anton Mazreku.

Im atë, u nda nga ne, papritmas, një ditë të fillimit të qershorit 1975, pa mbushur 53 vjeç. Larg nesh. Në Shkodër, midis miqsh e dashamirës që i donte dhe e donin dhe që njerin prej tyre e kishte patur qysh në vitin 1945 bashkëpunëtorin më të ngushtë: të paharruarin Andon Mazreku. Edhe në çastet e fundit të jetës nuk donte të shqetësonte njeri, as kolegun e tij të dhomës. Iku, megjithëse të dashurit e tij do të donin ta kishin shumë më tepër pranë tyre, për të dëgjuar zërin e tij melodioz që i jepte jetë darkave midis miqsh, dasmave të të afërmve, gëzimit të afrimit të një Viti të Ri midis komshijve.

Tuni Papuçiu dhe Andon Mazreku gjate Ballkaniades 1946

Nuk kërkoi asnjëherë për vete diçka edhe pse i takonte më tepër. Punoi gjithë jetën me modesti. Mbi të gjitha ishte i ndershëm dhe krenar dhe ashtu mbeti deri në fund të jetës së tij të shkurtër.
Gjithçka e motivonte dhe e bënte për të mirën e atdheut të vet, të njerëzve të thjeshtë. Të afërmit dhe dashamirët e tij të shumtë do ta kujtojnë si njeriun e çiltër, me karakter, që të bënte për vete me zërin e tij, kur kishte një gëzim në familje apo shoqëri, por që shprehte edhe keqardhjen e tij të thellë për fatkeqësinë e një miku apo të njohuri, që u ndodhej pranë, me mish e me shpirt, për të kaluar dhembjen sëbashku. Sa herë, bashkëqytetarë të krahinës së tij vinin në Tiranë, për t’i ndihmuar Tuni i thjeshtë, për një hall, për të takuar një mjek të mirë, për të treguar kujdesin e duhur, për t’i ndihmuar fëmijët që të shkolloheshin, duke njohur zemrën e tij të madhe, shpirtin e tij të dhimshëm, gjerësinë e tij, megjithëse e dinin se ishte vetëm një punonjës i zakonshëm i shtypit. Dhe ai me sa kishte mundësi i ndihmonte sikur të ishin njerëzit e familjes së tij. Pa kërkuar si shkëmbim ndonjë favor apo privilegj për vete apo familjen e tij. E vetmja gjë që më
kujtohet, kur vdiq babai erdhën për ngushëllim shumë e shumë njerëz që nuk i njihja por që me fjalë të thjeshta shprehnin mirënjohjen për të . Kishte nga ata miq si komentatori i shquar, Ismet Bellova që e kujtonte për përkushtimin e tij në Ballkaniadën e vitit 1946. Dhe herë pas here përshëndeteshin si miq të mirë.

Tuni Papuçiu,  së bashku me shkrimtarin e njohur dhe penë artë, Jakov Xoxa,  ideuan dhe nxorën gazetën “Përpjekja e rinisë » në Sevaster të Vlorës, ku Tuni ishte inkuadruar në Zonën e Parë Operative prej 1943. 
Pastaj veprimtarinë gazetareske e vijoi në Tiranë në gazetën “Sporti” (1945), si kryeredaktor i saj, duke qenë përkrah Andon Mazrekut në Ballkaniadën e vitit 1946. Në atë Ballkaniadë të paharruar do të gjendej gjithmonë përkrah Andon Mazrekut, siç e tregojnë dhe fotografitë bashkëlidhur, për të përjetuar emocionet e fitores së parë ballkanike për Shqipërinë, që solli Loro Boriçi (1922 – 1984), kapiteni, simboli dhe legjenda  e futbollit shqiptar. Më fliste përherë me përzëmërsi për të paharruarin Andon Mazreku, për Loro Boriçin e sportistë të tjerë për të cilët ka shkruar me shumë dashamirësi në faqet e “Sportit” të viteve të para pas çlirimit. Më thoshte se Andon Mazreku ka qënë një njeri fisnik, i dashur, me shumë kulturë, por tepër modest. Së bashku me të, dhe disa shokë të tjerë, ata organizuan Ballkaniadën e Vitit 1946, e cila doli me tepër sukses për Shqipërinë. Ruaj si relike të rralla fotografitë ku im atë ka dalë me Andon Mazrekun, duke transmetuar drejtpërdrejt jashtë dhe jo në studio. Gjithashtu, shumë shprehëse është fotografia kur ekipi i futbollit doli kampion i Ballkanit dhe të gjithë, im atë, Andoni, Loro Boriçi dhe ekipi kanë dalë tepër të entuziazmuar për atë fitore të merituar. Lorua i madh e kishte përqafuar dhe për disa çaste kishin shkëmbyer fjalët mbresëlënëse për fitoren e merituar. Babai edhe më vonë ishte takuar disa herë me Loron gjigand dhe kujtonin ato ditë të lavdishme të Ballkaniadës së 1946. Im atë më thoshte gjithashtu se kur më vonë transmetonte Andon Mazreku ndeshjet e futbollit dhe unë shumë i vogël, qëndroja në dhomën ku dëgjohej zëri i tij kaq i dashur dhe kumbues për sportdashësit. Tuni në atë kohë  si kryeredaktor i”Sportit” duhej të mbulonte pasqyrën e gazetës për ndeshjet. Ishte i përkushtuar dhe i duhej të qëndronte deri natën vonë që të dilte sa më mirë dhe e larmishme gazeta. Ashtu i përkushtuar dhe i papërtuar, siç qëndroi 11 vjet si “i freskët”, duke punuar natën në gazetën kryesore të vendit.

Gëzimin e tij të papërshkruar bashkë me të paharruarin Anton Mazreku për fitoren e madhe në Ballkaniadën e 1946,  e ka shprehur dhe në shkrimet e tij të “Sportit” të asaj periudhe.  Dhe ishte me të vërtetë mbresëlënëse, më tregonte babai. Vetëm pak ditë mbas përurimit, stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”  priti veprimtarinë e parë ndërshtetëse të futbollit e të atletikës në Europë: Lojërat Ballkanike. Loro Boriçi me Kupën e Kampionit të Ballkanit në majë të podiumit të fituesve. Dhe ai vetë Tuni, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur krahët me entuziazëm për fitoren e merituar shqiptare. Babai kishte një respekt të veçantë sidomos për Andon Mazrekun, duke e cilësuar si një njeri tepër i formuar dhe që e ndihmonte shumë tim atë me përvojën dhe dijenitë e tij për sportin. Ai më theksonte se Andoni kishte një pasion të veçantë për letërsinë dhe shkrimet e tij dalloheshin për kulturën e tij të gjërë gazetareske dhe për argumentat dhe dijet e tij që e pasuronin artikullin apo shkrimin e Andon Mazrekut. Ruaj si gjë të rrallë numrat e “Sportit” të asaj kohe, ku krahas shkrimeve të tim eti dallohen ato të të paharruarit, veteran të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, të mirit dhe të dashurit, Andon Mazreku. Ishte nip i atdhetarit të madh shqiptar, një prej figurave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, Luigj Gurakuqit. Edhe ai u largua nga kjo jetë në 1969, duke lënë kujtimet më të mira për sportdashësit dhe miqtë e tij të mirë.

Gjenevë 30 maj 2019

Filed Under: Sport Tagged With: Alfred Papuciu-Tuni Papuçiu dhe Andon Mazreku -gjate Ballkaniades 1946

DARDANËT FITOJNË- KOSOVA TURPËRON BULLGARINË NË SOFJE

June 10, 2019 by dgreca

Kosova e vogël turpëron Bullgarinë e madhe në kryeqytetin e vet në Sofje. Djemtë dardanë kanë triumfuar me rezultatin bindës 3 me 2. Një fitore shembullore që na bënë të gjithëve krenarë, jo vetëm Dardaninë e Rugovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Madje është një shemull edhe per sjkuadrën kuq e zi, që nuk po e gjenë veten.
Fitorja në Sofje kundër Bullgarisë, me të cilën patën barazuar në shtëpi, dhe barazimit tjetyër në Podgoricë, një barazim që mund të kishte qenë fitore, skuadra Dardane, është në rrethin e 3 skuadrave pretendente për kualifikim në grupin përkatës.
Ka qenë Milot Rashica që me golin e tij bëri të hesht stadiumi i Sofjes për të shkuar më pas në barazimin prej bullgarëve.

 Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barbartë 1:1. Janë bullgarët që kalojnë në epërsi me golin e dytë, 2 : 1, por për Dardanët mendon Vedat Muriqi, që me kokë barazoi rezultatin  2:2.

Kur po mendohej se Kosova do të kënaqej me rezultatin e barabartë në ndeshjen e tretë radhazi për kualifikimet e Europianit, ka qenë Elbasan Rashani që ka bërë të heshtin tifozët bullgarë për të tretën herë, goli i fitores erdhi në minutën shtesë. Kanë qenë më shumë se një mijë tifozë kosovarë që kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme të Europës për të mbështetë skuadrën dardane. Tash skuadra dardane ka 5 pikë në tri ndeshje dhe radhitet në vendin e tretë pas Anglisë së madhe dhe Cekisë. Le të shpresojmë se dardanët edhe mund të kualifikohen.(dg)

Filed Under: Sport Tagged With: Kosova-Bullgaria- 3 me 2

“ALBANIAN STARS” KAMPION NË CHICAGO

March 18, 2019 by dgreca

Nga ILIAZ Kadriu

Para disa ditësh, në Ligën Kombëtare të futbollit të vogël për rrethin e Chicago-s, Klubi Futbollistik ” Albanian Stars” mbaroi sezonin e garave të kampionatit, ku djelmoshat kuq e zi me shqiponjën dykrenare u bëne kampion në garat e ligës kombëtare .

Më këtë rast lojtarët e klubit ” Albanian Stares” morrën titullin e kampionatit në futboll të vogël, i cili mbaroi më 1 mars, 2019.

Një javë më vonë, në lokalet e stadiumit ” Odeon” u mbajt play-off i kësaj lige , ku poashtu në futboll të vogël, lojtarët e skuadrës shqiptare fituan në finale ekipin ukrainas “Warta” me rezultat 3:1.

Në prezencën e një numri të madh të simpatizantëvë shqiptarë, trofeu iu dorëzua kapitenit të skuadrës shqiptare ” Albanian Stars” e cila me gëzim dhe hare kaloi nëpër duart e të gjithë lojtarëve .

Është për tu cekur se gjatë tërë kohës duartrokitje morrën lijrarët bashlë me  menaxherin Mugni Isa, kryetarin Halil Sherifi dhe Betim Bekteshi , i cili u zgjodh lojtari më i mirë i finales.

Vlen të theksohet poashtu se skuadra shqiptare disa vite më rradhë është duke korrur suksese të mëdha në garat e këtij kampionati në Chicago , duke iu falënderuar angazhimit maksimal të lojtarëve dhe udhëheqësisë së klubit.

Filed Under: Sport Tagged With: Iliaz Kadriu

TRIUMF I SHQIPONJAVE NË FINALE

September 18, 2018 by dgreca

Shkruan: Sabit Abdyli/1 zelandaFutboll, Zelandë e Re/
2 ZelandaEkipi futbollistik “Shqiponja”  në finale për kupën e  qytetit të Auckland-it fitoi me rezultat bindës 2 me 0.  Shqiponjat gjatë gjithë ndeshjes dominuan, por vetëm në pjesën e dytë arritën te avancojnë nga penalltia pas ndërhyrjes së palejueshme të portierit kundërshtar. Pas golit të avantazhit ekipi i West Wanderers u përpoq me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin,  por ndërhyrjet e mbrojtësve e portierit të shqiponjave ditën ta mbrojnë të paprekur rrjetin e portës së tyre. Në minutat e fundit me një aksion të koordinuar mirë shqiponjat shënuan për herë të dytë.
Në fund të ndeshjes në praninë e shikuesve dhe organizatorëve kapitenit të ekipit “Shqiponja”, Erzen Zekës ju dorëzua kupa. Për angazhimin në lojë, përgjegjësinë ndaj emrit të ekipit, disiplinës e fitores së merituar shqiponjat  u duartrokitën e përgëzuan nga simpatizantët shqiptarë dhe të pranishmit tjerë të ardhur nga gjitha anët e qytetit. Organizatorët për lojtar më të mirë të kësaj finale shpallën  Rrezon Cakin.


Ekipi futbollistik “Shqiponja”, ne foto ne kembe nga e majta:
Paul Benei, Miro Major, Erzen Zeka, Ideal Huskaj, Ervin Zeka, Josh Fisher, Alban Salihu,
Ulur: Rrezon Caki, Endrit Jonuzi, Edon Jonuzi, Yll Fejzullahu, Yll Caki, Shkelzen Polisi


 Ekipet finaliste “Shqiponja” – “West Wandereres”

Kupa ne duar te kapitenit te ekipit “Shqiponja” Erzen Zekes

                                                 Keshillat e fundit per vazhdimin e pjeses se dyte te lojes

Filed Under: Sport Tagged With: Sabit Abdyli, Triumfi i shqiponjave, Zelande e Re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT