• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dielli-Sport- Të gjitha rrugët të çojnë derbi

July 7, 2020 by dgreca

Nëse Tirana dëshiron titullin kampion duhet të fitojë derbin me Partizanin. Nëse të kuqtë dëshirojnë të luajnë në kompeticionet europiane duhet të fitojnë takimin me bardheblutë. 

Nga Albano Kolonjari

Tirana “bie” në Tiranë. Kukësi “SMS” Partizanit

Kukësi me fitoren e arritur në Tiranë përballë bardhëbluve me rezultatin 2-1, rihapi luftën për titullin kampion në Shqipëri. Verilindorët e dominuan lojën dhe Tirana ishte me fat që nuk pësoi edhe gola të tjerë. Kukësi zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit, duke e dominuar lojën me një skuadër agresive dhe shumë të qartë taktikisht në fushën e lojës. Tekniku Shehu u besoi aftësive dhe cilësive të lojtarëve të sulmit të cilët e cekulibruan mbrojtjen e Tiranës. Bardheblutë ashtu si edhe në Ballsh prishën ekulibrat në fushën e lojës, dhe e merituan humbjen. Tekniku i Kukësit Orges Shehu u shpreh në emisionin “Gol pas Goli” se :”Endra për titullin kampion vazhdon. Ne arritëm një fitore prestigji dhe me këtë entuziazëm shohim se ka ndeshje të rëndësishme përpara…Derbi.

Unë kam luajtur shumë vite me Partizanin. Të kuqtë nuk kanë nevojë për motivim.Tifozëria e kuqe thotë:më mirë të fitosh derbin se kampionatin. Por unë jam në perkrahje të Partizanit në këtë ndeshje, edhe këpucët i kam veshur të kuqe sot”. Tekniku i Tiranës Egbo u shpreh se:hera e parë që e shikoj ekipin në këtë lloj atmosfere, nuk e shpjegoj dot cfarë loje kemi bërë. Ndoshta pas ndeshjes së Kupës, opinionet dhe energjia negative kanë ndikuar në ekip. Jemi ende në rrugë të mbarë. Distanca është 6 pikë dhe titulli do të vendoset deri në bilbilin e fundit”. 

Gjithsesi loja e Tiranës ishte shumë larg ndeshjeve që  bardheblutë kanë zhvilluar deri tani. Në takim e ardhshëm Tirana do të luajë me Partizanin. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në Ballsh, në një ndeshje të dyluftuar. Në koutën e 48 pikëve Partizanit do t’i duhet patjetër fitorja në Derbi, për të synuar të vetmin objektiv të mbetur pjesmarjen në kompeticionet europiane. Por edhe Kukësi nuk do të ketë një ndeshje të lehtë. Përballë verilindorëve do të jenë “djemt e detit”, të cilët fituan me rezultatin 1-0 përballë Skënderbeut. Teuta ka treguar rritje në lojën e saj dhe me rezultatet e arritura e shikon veten në vendin e tretë në Kategorinë Superiore. Interesant është fakti që Kukësi dhe Teuta janë kundërshtarë të gjysëm finales së Kupës së Shqipërisë, takimi i parë u mbyll në barazimi 0-0. Por edhe në fundin e tabelës ka “luftë”. Vllaznia dhe Bylisi duan të shmangin ndeshjen Play-off me skuadrën e kategorisë së parë. Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin 0-1 në Gjirokastër, përballë Luftëtarit i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. 

Tirana-Kukësi 1-2

Bylis-Partizani 1-1

Teuta-Skënderbeu 1-1

Luftëtari-Vllaznia 0-1

Laci-Flamurtari 2-1

Java e 33-të

Flamurtari-Bylisi

Partizani-Tirana

Laci-Luftëtari

Kukësi-Teuta

Skënderbeu-Vllaznia

1 KF Tirana 65 32 20 5 7

2 FK Kukësi 59 32 17 8 7

3 KF Teuta 53 32 14 11 7

4 KF Laçi 52 32 15 7 10

5 KF Skënderbeu 48 32 14 6 12

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, tek derbi

Skandal-Skuqet Superiorja …

July 6, 2020 by dgreca

…50% e klubeve te Kategorise Superiore marin karton te kuq../

“Ku e lam’ e ku na mbeti, Ne Europe dot nuk vemi”/

Nga Albano Kolonjari/


Pese ekipe te Kategorise Superiore kane deshtuar ne marrjen e licences per te luajtur ne Kupat e Europes. Bylisi, Vllaznia, Flamurtari, Luftetari dhe Skenderbeu ( i denuar nga UEFA), nuk mund te marrin pjese ne kompeticionet europiane pavareshit rezultateve qe mund te arrijne kete sezon futbollistik. Partizani, Tirana, Kukesi, Teuta dhe Laci jane licensuar duke patur te drejten e pjesmarjes ne kompeticionet europiane. Po te shikosh me kujdes listen i bie qe 50% e klubeve  e Ketegorise Superiore deshtojne ne licensimin europian, dhe kjo perben nje skandal me vete per futbollin shqiptar. Por je vetem kaq. Bylsi mund te ndikoje negativisht ne mbarevatjen e gares. Skuadra bllashiote synon Kupen e Shqiperise. Ne rast triumfi ballshiotet nuk mund te luajne ne kompeticionet europiane, dhe vendin e tyre do ta merrte skuadra qe renditet ne vendin e katert ne kampionatin shqiptar te futbollit. Luftetari dhe Flamurtari i kane thene mirupafshim futbollit elitar dhe nje nga shkaqet kane qene financat dhe problemet ekonomike qe keto klube kane pas mosmarreveshjeve brenda klubit por edhe midis klubit dhe bashkive perkatese. Ne te njejtat ujra eshte edhe nje emer tjeter i futbollit shqiptar Vllaznia e Shkodres. Klubet kane nje liste te gjate borxhes te ish futbollisteve apo edhe rroga te prapambetura te stafeve aktuale. Pamja behet edhe me e zymte kur shikon qe keto skuadra me histori te paperseriteshme jo vetem ne futbollin shqiptar por edhe ne perfaqesimet e tyre ne kompeticionet europiane do te luajne ne ligat me te ulta te futbollist shqiptar dhe askush nuk e vendos ujin ne zjarr. Vllaznia vazhdon te jete nje skuader bashkie dhe privatizimi e saj ngelet nje mision i pamundur, per shkak te problemeve midis atyre qe kane qene ne krye te Vllaznise, atyre qe kerkojne te privatizojne, Bashkise Shkoder dhe borxheve te shumta qe ka klubi shkodran. “Turqit e Flamurtarit”, jo vetem qe nuk arriten te krijojne nje skuader elitare por e “zhyten” Flamurtarin ne ujra te turbullta dhe ne Vlore askush nuk mund te thote se cila eshte e ardhmja e kubit qe realizoi nje histori brilante ne kupat e europes. Luftetari. Duket sikur klubi gjirokastrit ka falimentuar. Ne qytetin e gurte, zgjidhja e problemeve dhe borxheve qe skuadra ka trasheguar do te jete e veshrite te zgjidhen. Gjirokatritet jane perballur dhe do te perballen me zyren e zgjidhjes se konflikteve prane FSHF por edhe atyre prane UEFA-s dhe FIFA-s per likudimin eplote te kontratave qe kane me ish futbolliste apo edhe kontratve aktuale. Vtem kur te kene sheshuar te gjitha keto mosmareveshje keto klube, por edhe probleme te tjera keto klube mund te kene driten jeshile per te mare pjese ne kompeticionet europiane. Te ardhurat nga pjesmarja ne kompeticionet europiane jane edhe te ardhurat kryesore qe kane klubet shqiptare.  Per pjesmarjen ne turin e pare te skuadrat shpreblehen 280 mije euro, per turin e dyte 380 mije euro, plus te drejten televisive reklamave etj. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Skuqet superiorja

E rralle- Vrapon 257 kilometra ne dy dite

July 5, 2020 by dgreca

Fikret :”Vrapi i shqipes nga Skenderbeu ne Skenderbe”/

Nga Albano Kolonjari/

Fikret Shatri ish basketollisti i njohur kosovar realizoi me sukses maraton Kosve-Shqiperi 257 kilometra te gjate. Shatri vrapoi nga sheshi “Skenderbeu” ne Prishtine tek sheshi “Skenderbeu” ne Tirane duke e pershkruar distancen ne dy dite. Kjo ishte hera e pare qe nje atlet shqiptar pershkruan nje distance te tille. Kur i kishin mbetur edhe 25 km per te hyre ne Tirane, atleti kosovar eshte demtuar duke mos mundur te vrapoje. Morali dhe vullneti i madh kane bere qe Fikret Shatri te mos dorezohet. Atleti kosovar i perkrahuar nga sekretari i pergjithshem i Komitetit Olimpik te Kosoves Shasivar Haxhiaj, anetare te “Marathon Albania”, Kosova Trail Running”, vendosi te arrinte ne Tirane duke ecur me qellim qe te realizonte me sukses qellimin e kasaj maratone. Fikreti u nis nga sheshi “Skenderbeu” ne Prishtine rreth ores 18:00 te dates 2 korrik dhe arriti ne Tirane me daten 4 korrik rreth ores 13:00. Kjo maraton u realizua nen moten :”Vrapi i shqipes nga Skenderbeu ne Skenderbe”.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Fikret Shatri

Tirona midis dy zjarresh

July 4, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari/
Diten e hene ne ora 17:45 ne stadiumin “Selman Stermasi”, Tirana do te prese rivalen e saj per kete sezon FK Kukesi. Nje fitore, apo edhe nje barazim do tu siguronte bardhebluve titullin e 25 te Kampion. Nje humbje perballe Kukesit, do te shkurtonte distancen midis dy skuadrave ne 6 pike dhe do te vendoste Tiranen ne nje pozicion te veshtire duke patur parasysh se ne ndeshjen pasardhese bardheblute do te luaje me “armikun” e tyre te perjetshem Partizanin. Por jo vetem kaq. Tirana (por edhe Bylisi) tashme duhet te perballet edhe me Komisionin e Etikes prane FSHF.
Cfare ndodhi?
Tirana humbi takimin e pare te Kupes se Shqiperise ne Ballsh me rezultatin 2-1. Menjehere pas takimit, mediat sportive, bazuar edhe ne te dhenat te kompanive te basteve por edhe asaj cfare u pa ne fushen e lojes hodhen dyshimin qe takimi Bylis-Tirana (0-1, 1-1, 2-1) kishte te dhenat e nje ndeshje te trukuar. Kompanite e specializuara te basteve gjate ndeshjes sinjalizuan levizjet e cuditeshme te koeficienteve qe paralajmeruan permbysjen e takimit ne pjesen e dyte. Nje nga keto kompani ishte dhe Sport Radar qe ka per qellim e saj luften kunder trukimeve. (match-fixing).
Deklarat e FSHF,
Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.
Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.
Halili kerkon “tradhetarin”.
Tek skuadra e Tiranes nuk ka qetesi. Presidenti Halili pasi ka zhvilluar nje mbledhje te shkurter me stafin teknik, ka takuar diten e shtune edhe futbollistet bardheblu. Sipas Presidentit te Tiranes Halili, “Nga une i pari jam i gateshem te perballem me drejtesine. Une jam i bindur qe ne skuadren time nuk ka tradhetare. Ne skuader nuk jane afruar para per ndeshjen dhe nuk di qe lojtare te caktuar te kene marre para. Nese ka pasur sic thote kompania ata do te denohen. Ne nuk kemi hequr dore nga kualifikimin per ne finalen e Kupes se Shqiperise, por na intereson kampionati, duhet te fitojme qe te shpallemi kampione qe ne sfiden me Kukesin dhe Partizanin”.
Tirana tashme ndodhet midis dy zjarreve. Ne fushen e lojes ne 180 minutat e ardhshme bardheblute do te perballen me Kukesin dhe Partizanin. Jashte fushes se blerte per Tiranen sapo ka filluar nje vere e gjate. Bardheblute por edhe ballshiotet duhet te provojne se nuk jane te perfshire ne trukim e takimit te pare Bylis-Tirana. Sfida e drejtesise per te dyja ekipet sapo ka nisur…

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, mes dy zjarresh

“Çmendet Inter”, 30 milion Euro per Shqiptarin Marash Kumbulla

June 28, 2020 by dgreca

Dielli-Sport Seria A. Merkato/ITALI/

“Çmendet Inter”, 30 milion Euro per mbrojtesin Kumbulla

Nga Albano Kolonjari/

Vetem pak ore pasi Lacio dhe Verona kane rene dakort per transferimin e mbrojtesit shqiptar Marash Kumbulla drejt bardhekalterteve, Inter ka “tronditur” mareveshjen e arritur. Gazetari Italian Nicolo Schira ka shkruajtur ne Twiter se:Inter ka afruar 30 milion Euro per qendermbrojtesin e Verones Kumbulla”. Inter ishte nje nga klubet qe kerkonte sherbimet e qendermbrojtesit Kumbulla qe cilesohet nje nga talentet e rinj qe luan ne Itali. Sipas Inter, Verona duhet te rishikoje edhe nje here ofertat e ardhura dhe te rifilloje serisht negociatat per mbrotjetesin e Kombetares Shqiptare. Nderkohe qe gazetari Schira thote se:”Lacio i afroi Verones 18 milion euro dhe dy futbolliste. Kjo oferte eshte konsideruar e vogel nga drejtuesit e Verones. Inter ka afruan 30 milion euro per ta patur te vetin qendermbrojtesin”.

Loja eshte rihapur serisht. Ku do te luaje Kumbulla sezonin e ardheshem? Kete sezon ai ka bere nje paraqitje te shkeqyer tek Verona duke luajtur 1761 minuta dhe shenuar nje gol , duke terhequr vemendjen e shume klubeve europiane. 

Filed Under: Sport Tagged With: 30 milion, albano kolonjari, Interi, per Kulmbullen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit
  • Kërkohet një Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
  • Mira Murati, krenari për femrat shqiptare
  • Nga Cancuni në Zvernec e Sazan
  • Senator Bob Dole, një përkujtim e mirënjohje në ditëlindjen e tij
  • PASLUFTAT E MIA
  • Shqiptarët mahnitës në pikturat e ushtarak austriakut, Rudolf Otto von Ottenfeld
  • Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” – Filadelfia ju fton në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar
  • Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani
  • Politika në trojet shqiptare
  • Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT