Ekipi futbollistik “Shqiponja” në finale për kupën e qytetit të Auckland-it fitoi me rezultat bindës 2 me 0. Shqiponjat gjatë gjithë ndeshjes dominuan, por vetëm në pjesën e dytë arritën te avancojnë nga penalltia pas ndërhyrjes së palejueshme të portierit kundërshtar. Pas golit të avantazhit ekipi i West Wanderers u përpoq me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, por ndërhyrjet e mbrojtësve e portierit të shqiponjave ditën ta mbrojnë të paprekur rrjetin e portës së tyre. Në minutat e fundit me një aksion të koordinuar mirë shqiponjat shënuan për herë të dytë.
Ekipi futbollistik “Shqiponja”, ne foto ne kembe nga e majta:
Paul Benei, Miro Major, Erzen Zeka, Ideal Huskaj, Ervin Zeka, Josh Fisher, Alban Salihu,
Ulur: Rrezon Caki, Endrit Jonuzi, Edon Jonuzi, Yll Fejzullahu, Yll Caki, Shkelzen Polisi
Ekipet finaliste “Shqiponja” – “West Wandereres”




