• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ROGER FEDERER, FITUES I KUPES AUSTRALIA OPEN

January 30, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI,  Melbourne, 30 Janar 2017./

632995730-2017-australian-open-day-14-850x560

Roger Federer, ngre trofeun. MELBOURNE, 29 JANAR 2017/

 Australia asht i vetmi vend i Botës që mbyllë vitin tue festue Krishtlindjet dhe fillon vitin e ri me zhvillimin e kampionateve të Tenisit, nder qytetet e ndryshme të kontinentit. Mbyllja e finales së madhe bahet në fushen e mbushun me njerëz të të gjitha moshave në Stadiumin qendror të qytetit bukur historik Melbourne. Aty zhvillohen lojnat ma të bukra të tenisit nga mesi i Janarit e deri në fund të muejt, nga yjet e të gjithë Botës… Zhvillimi i këtij kampjonati dhe organizimi i tij ban per vete të gjithë shikuesit. Dje, me datën 29 Janar 2017, në stadiumin qendror këtu në Melbourne, u zhvillue edhe Finalja Historike në mes të dy tenistëve ma të njohun dhe nder ma të adhurueshmit e Globit, zvicerrjanit 35 vjeçar Roger Federer dhe spanjolit 30 vjeçar Rafael Nadal.

Kjo ishte finalia e Australian Open në Melbourne per vitin 2017, ose e Turneut të Hapun të Australisë, që filloi edhe rreshtimin e lojtarëve legjendarë ma të mirë të Botës nga data 16 Janar e deri me 29 Janar 2017. Loja finale dje zgjati plot 3 orë e 38 minuta dhe u mbyll me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, dhe set ii pestë 6-3 per Rogjer Federer. Roger Federer u kthye triumfator edhe njëherë tek Kupa Grand Slam, mbas 5 vjetësh nga suksesi i vitit 2012 në Wimbledon të Londres. Ky sukses asht i pesti per Federer në Melbourne, ku adhuruesit e Tij bashkë me mue, e pritshin prej kohesh fitoren…Roger Federer dje fitoi Kupen e Madhe të 18-të, dhe rreshtohet i dyti në Botë mbas një tjeter ylli të quejtun Ken Rosewall. Nuk duhet harrue se ramja e Federer në vendin 17 ishte nga një shkëputje e një goditjes së gjunit gjashtë muej perpara.

Po ashtu, edhe Serena Williams, amerikane dhe fituese e 21 titujve Grand Slam, rreshtue mbas gjermanes Steffi Graff, fitoi Kupen e Madhe të Australisë. Fitoria e Meteorit Zvicerrjan Rogjer Federer të Grand Slam (pra, të Titullit të Madh nder 1000 lojtarët e mirë të Botës), mbas viteve 2004, 2006, 2007, 2010, sivjet në 2017, asht një Fitore jo vetem legjendare, po edhe e meritueme nga një Tenist i Madh që me sjelljen e Tij dhe qendrimin model asht vlersue dy herë “Sportisti i dalluem i vitit”.

Nga zemra i Uroj edhe Tituj tjerë Rogjer Federer, për knaqsinë që na jep me lojen e Tij.Jetë të gjatë me shëndet dhe lumtuni familjare nga Autori.

            Melbourne, 30 Janar 2017.

Filed Under: Sport Tagged With: AUSTRALIA OPEN, FITUES I KUPES, Fritz radovani, ROGER FEDERER

Hyka realizoi ëndrrën amerikane

January 25, 2017 by dgreca

Futbollisti shqiptar Hyka realizoi ëndrrën amerikane me klubin e San Jose/

1 Hyka ben realitet endren USA

Jahmir Hyka ka vendosur të vazhdojë karrierën në SHBA, tek skuadra e San Jose Earthquakes.  Ditët e fundit ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me këtë ekip. Vlera e transferimit të tij nga Luzerna në San Jose është rreth 125.000$, ndërsa vetë Hyka do përfitojë një pagë prej 500 mijë $ në sezon, plus bonuset, shtëpi, makinë dhe shumë përfitime të tjera dytësore që vijnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate. Hyka pritet të ketë një pozicion prej protagonisti në skuadër dhe nga klubi i tij shihet si përforcimi kryesor në këtë merkato. Me këtë blerje nga San Jose, Hyka është një ndër më të paguarit e këtij klubi. Në ekipin e ri, Hyka pritet të mbajë fanellën me numurin 10. Për tu bërë pjesë e ëndrrës amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alanispor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, ekipit të Ferenvarosh në Hungari dhe një ofertë prej 700 000$ në sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye. Në këtë mënyrë, Hyka tejkaloi të tjerët, në sajë të ëndrrës amerikane, të cilën e kishte parësore. {SH.K}.

Filed Under: Sport Tagged With: ëndrrën amerikane, Hyka realizoi

Shkarkohet “zoteria” 3.2 milon dollaresh.

November 21, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Jurgen Klinsmann nuk do te jete me tranjer i Ekipit Perfaqesues te SHBA. Presidenti i Federates Amerikane te Futbollit Sunil Gulati, i komunikoi diten e hene teknikut Jurgen Klinsmann shkarkimin. Motivi i ketij shkarkimi ishte rezultatet dhe perfomanca e dobet ne eleminatoret e Kupes se Botes Rusia 2018, ku skuadra amerikane rezikon moskualifikimin.

Drejtimin e skuadres pritet ta marre Bruce Arena tranjeri Los Angeles Galaxy.  Tekniku Arena u shpeh se: “Ne mbetemi te bindur qe kemi lojtaret e duhur qe do te ndihmojne ekipin per te avancuar drejt kuailifikimit per ne Boterorin Rusia 2018. Kete e mbeshtes te rritja e lojes se ekipit. Ndeshja e ardheshme kualifikuese eshte ne fundin e muajit Mars, dhe kemi disa muaj kohe per te rifokesuar grupin dhe per te percaktuar menyren me te mire te lojes tone ne menyre qe te sigurojme kualifikimin per ne Kupen e Botes”.

Ne kete vendim duket se ka ndikuar humbja me Meksiken ne shtepi qe eshte e para qe nga viti 1972, por edhe humbja me Costa Rica qe nuk ndodhte prej 36 vjetesh. Klinsmann nen drejtimin e USA arriti 55 fitore, 27 barazime dhe 16 humbje. Gjithashtu ai ka qene tranjeri me i paguar ne historine e futbollit amerikan me nje page prej 3.2 milion dollaresh.

Filed Under: Sport Tagged With: amerikane, Klisman nga Kombetarja, Shkarkohet

De Biazi: Na mundi Izraeli!

November 21, 2016 by Administrator

De Biazi: Na mundi Izraeli!

Xhani De Biazi nuk kërkon justifikime. Sipas trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, ndeshjen me Izraelin e humbi ekipi dhe jo rrethanat e çuditshme në të cilat u zhvillua takimi, siç janë shprehur publikisht disa lojtarë apo edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë për “Top Channel”, De Biazi ka bërë të ditur se beson akoma se Shqipëria mund të paraqitet mirë në kualifikueset e Botërorit, edhe pse ka pranuar se ekipit i mungon “shkëndija” që nevojitet për të arritur një objektiv të rëndësishëm.

gianni-de-biasi-albania_s32jo9ejzg601ji0iisco124m

Përse humbja me Izraelin na la një shije kaq të hidhur? Si e shihni ju?

Sepse Izraeli nuk është Spanja, nuk është Serbia, nuk është Portugalia që na kanë mundur në shtëpi. Për fat të keq është një skuadër e cila ka të njëjtat cilësi si ne. Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë, pasi pas 16 minutash pëson një gol me penallti dhe nxjerrja e një lojtari me të kuqe është e qartë se ndeshja bëhet e vështirë.

Pas kampionatit europian është vënë re një ulje e pritshmërive të lojtarëve, mendoni edhe ju kështu dhe për çfarë arsye?

Besoj se si të gjithë njerëzit, pasi dikush arrin një sukses të madh, rikthimi në garë, në një realitetet të ri, në një sfidë të re,  është më pak e lehtë se sa mund të duket. Ky është kundërshtari më i madh që ne kemi. Është gjeja e parë që kam folur me djemtë kur jemi takuar për herë të parë. U kam marrë si shembull se kush ngjitet për herë të parë në Seria A, Bundesligë, duke marrë pjesë në një kompeticion më të madh, jep 110 %. Vitin pasardhës 99 në 100 raste, kjo skuadër bie nga kategoria. Në kokat tona jemi të bindur që të bëjmë të njëjtën gjë, të stërvitemi në të njëjtën mënyrë, por mungon ajo shkëndija për të arritur objektivin.

Nga ky këndvështrim, mund të themi se Europiani na ka bërë dëm? Apo nuk jemi mësuar që të luajmë në këto nivele dhe vuajmë më pas?

Jo jo, besoj se Europiani u ka bërë mirë të gjithëve, kombit, futbollit shqiptar. Sepse herë pas herë jashtë kufijve flitet për Shqipërinë në terma pozitivë.

Lojtarët në skuadrat e tyre janë më të përqendruar, luajnë në një mënyrë tjetër, nuk e di nëse jeni dakord?

Unë nuk e di nëse i shikoni të luajnë, besoj se jo, por kjo nuk ka rëndësi. Unë i ndjek rregullisht dhe shoh se lojtarët japin të njëjtën gjë, e më tepër skuadrat janë të ndryshme nga kombëtaret.

Flas për Hysajn, Berishën, Mavraj që edhe këtë javë pamë se luajtën mirë, për këta lojtarë

Çfarë beson, se kur luajnë me kombëtaren, luajnë keq? Por është një përbërje skuadre, nuk janë e njëjta gjë. Është çështje motivimi, me skuadrën janë 7 ditë në javë së bashku, ndërsa me kombëtaren janë 7 ditë në 4 muaj.

Për ndeshjen e fundit është diskutuar tepër për sulmin me 3 lojtarë kur ishim me 9 lojtarë në fushë. Mund të na jepni një shpjegim, se si e patë këtë moment të skuadrës, për këto zgjedhje?

E pashë ashtu siç pashë të gjithë ndeshjen. Një skuadër me 2 lojtarë më pak në fushë, në vështirësi. Por rrezikuam më tepër, u vendosëm me 4 lojtarë prapa, 2 në mesfushë dhe me 2 sulmues në krahë dhe një në qendër. Po kërkonim të kishim më tepër peshë në sulm. Nuk është se ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, me dy lojtarë më pak u munduam që të shënojmë një gol, për të rritur shpresat, pasi ishim 2-0.

Do të bëje të njëjtat zgjedhje nga formacioni tek zëvendësimet?

Po do të bëjë të njëjtat, pas ndeshjesh është tepër e lehtë që të bësh zgjedhje. Mund t’i bëjnë gazetarët. Para ndeshjes vendoset në bazë të gjendjes, se si ti e ke përgatitur ndeshjen dhe si i ke parë ata lojtarë në ato 6-7 ditë.

Mavraj duket më pak i motivuar. Duket sikur nuk po argëtohet më gjatë lojës, sikur luan me detyrim. A mos ka lidhje kjo me pretendimin e tij për të qenë ai kapiteni?

Unë nuk jam mësuar të bëj dallime kur gjerat nuk shkojnë mirë. Unë jam mësuar të flas për skuadër jo për individ. Sot këto lloj akuzash, duke nisur nga unë tek lojtarët që nuk japin maksimumin nuk çojnë gjëkundi. Trajneri është aty për të parë, ka sytë për të parë dhe i sheh të gjitha çfarë funksionon dhe çfarë jo, për këtë arsye më pas bëhen zgjedhje, por edhe kur bën zgjedhje del dikush që gjithmonë do të sulmojë për njërin apo tjetrin që lë jashtë. Mos mendoni që ne punojmë kur grumbullohet ekipi, ne punojmë çdo ditë për atë listë që publikohet.

Të mungon një personazh si Lorik Cana për të motivuar lojtarët? A është Ansi Agolli personazhi i duhur për të motivuar skuadrën e shokët e skuadrës?

Cilësia nuk i mungon si njeri, apo eksperienca sigurisht si lider. Gjithsesi nuk mund të mendojmë për ata që janë, duhet të mendojmë për ata që janë. Nëse flasim për Lorik Canën dhe Europianin, për fat të keq nuk mund të flasim për probleme të jashtëzakonshme.

Por a është Agolli si Cana, a i ka aftësitë për të motivuar skuadrën?

Çdo person është i ndryshëm, ne nuk kërkojmë një Lorik Cana, ne kërkojmë një skuadër. Ne nuk duhet të varemi nga individët. Pa Canën kemi fituar ndaj Rumanisë në Europian dhe kemi bërë ndeshje të bukura. Kështu që besoj se është problem për t’i personalizuar gjerat, besoj parimisht se duhet të jetë një skuadër dhe duhet të japë 100%.

Presidenti Duka në intervistën e fundit u shpreh se kritikët e Xhani De Biazit janë xhelozë për punën dhe pozicionit e tij. Si e mendoni?

Është opinioni i tij, nuk është se ndodhem atje dëgjoj çfarë thonë të tjerët. Mund t’ju duket e çuditshme por për mua për ato që thotë shtypi bëj një reflektim edhe kaq.

Në ditët e fundit kemi lexuar në shtyp për kandidaturën tuaj për pankinën italiane…

Mbaroi, stop, nuk vazhdojmë. Ju doni të dini se kush futi shkopinjtë nën rrotë.

Desha t’ju pyes a jeni i motivuar si në ditën e parë në pankinën e Shqipërisë?

Jo, besoj se jam akoma edhe më tepër. Ndjehem më i motivuar sot, se ditën që erdha në Shqipëri, sinqerisht. Edhe pse shoh një krijesë që lindi nga hiçi e u kthye në diçka të rëndësishme. Diçka të rëndësishme pasi askush nuk e besonte se Shqipëria mund të arrinte  në ato nivele. Sot që Shqipëria ka arritur në ato nivele, dikush ankohet se Shqipëria humbet me Izraelin, apo humbim në shtëpi kundër Spanjës.

Sa e vështirë është të ribëjmë të njëjtën lojë që bëmë në Europian?

Nuk është e vështirë. Loja është e njëjtë, por janë paraqitjet e lojtarëve që bëjnë diferencën. Nëse dikush nuk jep 100%, është e njëjta gjë që të thashë më parë.

A mund t’ju pyes për marrëdhëniet tuaj me Kaçen? U prish përgjithmonë, apo ka ndonjë shpresë për Kaçen, apo Abrashin me të cilin është parë një ftohje?

Jo jo, Keni folur vetëm ju.

Ka folur edhe lojtari.

Me Kaçen kam folur vetëm njëherë para ndeshjes. Ia kam bërë gjerat mjaft të qarta. Ato çfarë i thashë janë gjera që nuk ju interesojnë juve, por atij.

A mendoni se siguria e tepruar, masat e rrepta të policisë, ndikuan në lojën e skuadrës në ndeshjen e fundit?

Jooo, kjo është një shaka. Policia ishte për ne siç ishte edhe për ata, nuk ndryshon asgjë. Te mos fshihemi pas gishtit. Ndeshjen e humbëm sepse pësuam atë gol të parë që mund ta evitonim. Mund evitonim aksionin nga lindi goli, nga një top i gjatë 50 metra, që nuk mund të kalojë kurrsesi ashtu. Më pas një faull që ishte ose jo nuk e di, apo nëse ishte faull për të kuqe, nuk e di. Gjithsesi ky episod ishte ai që vendosi ndeshjen dhe jo policia, e cila ndodhej aty për sigurinë tonë.

Çfarë mund të presim akoma nga këto kualifikuese?

Nuk e di se çfarë mund të presim, varet nga ndeshjen që do të bëjmë. Mungojnë ende 6 ndeshje, nuk jemi as në gjysmë të garës. Nuk kemi ndeshjen e fundit vendimtare, duhet të luajmë edhe 6 ndeshje. Duhet të prezantohemi me një shpirt ndryshe. Sa më tepër që përmirësohet një lojtar, aq më shumë rritet skuadra, nga pikëpamja e lojës kolektive.

Deri në ndeshjen e ardhshme kualifikuese, a kemi në program ndonjë ndeshje miqësore?

Nuk ka hapësira për miqësore, do të luajmë me Italinë më 24 mars. Praktikisht më duket e pamundur për shkak të kohës që kemi në dispozicion. Ndoshta do të kemi mundësi të luajmë ndonjë ndeshje më parë, për ta përgatitur ndeshjen që luajmë më 24 mars.

Tifozët kanë vendosur të braktisin kombëtaren në stadiume pas masave të tepruara të sigurisë në ndeshjen ndaj Izraelit, a keni ndonjë mesazh për tifozët?

Unë e mbështes tifozerinë me problemet që ata kane sepse unë mendoj qe tifozët tanë janë shumë të veçante. Por duhet të kuptojnë se kjo ndeshje ishte e veçantë, ishte nën objektivin e akteve terroriste. Kështu që edhe kontrollet e rrepta ndodhin në ndeshje me rrezik të lartë. Besoj se në ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë këto lloje kontrollesh dhe besoj se ata do të hyjnë me qetësi dhe pa pësuar kontrolle fyese, që janë kundër frymë së sportit.

Filed Under: Sport Tagged With: De Biazi, Izraeli na mundi

SHQIPERI- SPANJE, HUMBJA E PARALAJMERUAR, KOSOVA-9 GOLA, NE 2 HUMBJE

October 9, 2016 by dgreca

*DE BIASI: UA DHURUAM SPANJOLLEVE FITOREN/

*Asgje e re per kombetaren Shqiptare perballe Spanjes. Ashtu sic kishin parashikuar kompanite e basteve, ashtu sic kishte paralajmeruar edhe traineri italian. NJE HUMBJE E PARALAJMERUAR!/

1-shqip-spanje

Ka përfunduar 2-0 për Spanjen permballja e trete e Shqiperise, ndeshje e zhvilluar me 9 tetor në Loro Borici. Kuq e zinjet e De Biasit nuk mundën të bënin asgjë përballë spanjollëve që vodhën topin përgjatë gjithë ndeshjes falë qarkullimit në kufijtë e perfeksionit dhe arritën të shënonin në pjesën e dytë, me një gabim të Etrit Berishës që i hapi rrugën fitores së miqve.

Sugjestionues emrat e Spanjës me Lopeteguin që hidhte Vitolon, Alcantarën dhe David Silvën në mbështetje të Diego Kostës, konfirmonte formacionin e paralajmëruar në Sport News, De Biasi me plot 5 ndryshime në krahasim me Lihtenshtejnin, Agolli në krah në vend të Alijit, mesfusha reparti më i transformuar me Lilën e Xhakën para mbrojtjes për një digë muskuloze me Memushajn pak më para, ndërsa Lenjani rikthehej në të majtë në vend të Lullakut. E jashtëzakonshme atmosfera në Loro Borici kulmi si gjithmonë në momentin e këndimit të Himnit.

Sic pritej Shqipëria nis të luajë me kujdesin maksimal, aktiv që në fillim De Biasi i vetëdijshëm se cdo gabim ndaj Spanjës paguhet. Shkëndija mes Andi Lilës dhe Pique që në nisje, me mbrojtësin e Barcelonës që mer topin me faull ndaj Agollit në zonën e Berishës në minutën e 6 duke u paralajmëruar nga arbitri. Pas 10 minutave lojë Shqipëria shikon veten në superioritet numerik në kundërsulm, Lenjani kroson nga e majta por nuk ka goditje në portën e De Gea-s. Në të 12, Spanja shumë pranë golit me Koke që del para porte por Berisha bën mrekullinë. Akoma më fantastik portieri i kuqezinjve në të 18 me një hedhje në ekstrem në goditjen e Vitolos. Spanja me zotërimin e topit stacionohet në gjysmëfushën tonë por deri në 3/4 pasi e ka të vështirë të cajë, padyshim i shqetësuar në stol Gianni De Biasi, mjaft ta shohësh se si i drejtohet Hysajt.

Në minutën e 35 vjen goditja e parë drejt portës së De Geas, nga e majtë në të djathtë me Lenjanin për Roshin që godet fluturimthi me topin që del për pak jashtë portës. Në të 38 Vitolo arrin të depërtojë në zonë me Berishën që i pozicionuar mirë neutralizon rrezikun. Bëhen dramatike minutat e fundit të pjesës së parë, por mban autobuzi i De Biasit dhe pjesa e parë mbyllet pa gola e me Lenjanin që lë fushën i gjakosur pas një kontakti në fushë dhe në të dytën e nis Aliji në vend të tij. Vijon presioni i spajollëve me Piken që si gjithmonë bën para në goditjet standart, provon në të 51 edhe David Silva që lirohet nga markimi dhe provon nga larg, kanë padyshim klas spanjollët por goli që ndryshon rrjedhën vjen nga një gafë e Berishës në minutën e 54, kthim i gabuar i topit që kthehet në asist për Vitolon, David Silva del i vetëm para portës dhe me zgjuarsi pason në të majtë te Diego Kosta që e ka të lehtë të shënojë me portën bosh.

1-0 për Spanjën dhe gjithcka bëhet më e vështirë për Shqipërinë që e vuan psikologjikisht dsiavantazhin, në të 63 Nolito i futur në lojë vetëm prej tre minutash, djeg Hysajn në të djathtë depërton në zonë për të cuar topin aty ku nuk shkon dot Berisha. 2-0 dhe De Biasi provon të ndryshojë dicka duke futur Bashën në vend të Memushajt, dhe Hykën në vend të Xhakës .Del mes duartrokitjeve në Shkodër dhe Andres Iniesta, ndërsa dhe Sergio Ramos detyrohet të lërë fushën menjëherë më pas pas një dueli ajror me Andi Lilën. Shqipëria provon të bëjë dicka më tepër përpara por e ka të pamundur dhe përfundon me një disfatë 2-0 mes shiut në Shkodër. Kundër kësaj Spanje nuk mund të jetë një tragjedi mer të kuqtë që gjithsesi largohen mes duartrokistjesh. Pas rezultateve të fundit në grup Shqipëria e shikon veten në vendin e tretë pas Spanjës dhe Italisë që kryesojnë me nga 7 pikë, kuqezinjtë gjenden në kuotën e 6 pikëve, po aq sqa dhe Izraeli, beteja e vërtetë do të jetë pikërisht me të, muajin e ardhshëm.

DE BIASI: UA DHURUAM SPANJOLLEVE FITOREN

Gianni de Biasi mendon se spanjollëve u është dhuruar fitorja nga lojtarët e tyre

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se u është dhuruar fitorja spanjollëve, pas dy gabimeve të lojtarëve të tij.

“Ishte një ndeshje e dhuruar nga ana jone, pasi nuk u dhamë shume mundësi. Bëmë një gabim ku mbrojtja ishte shume përpara. Në momentin kur pranonin një gol kundër Spanjës, atëherë është shumë e vështirë”, tha De Biasi pas ndeshjes.

Ai po ashtu tha se kjo ndeshje nuk ndikon te lojtarët e tij, pasi kanë humbur kundër njërës prej skuadrave më të mirë në botë.

KOSOVA PESON HUMBJEN E DYTE/

1-kosovaKosova ka pësuar humbjen e dytë me radhë në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’

Pas humbjes 6:0 nga Kroacia, Kosova ka pësuar një tjetër humbje. Kësaj radhe ekipi i Albert Bunjakit është mposhtur 3:0 nga Ukraina, përcjell Gazeta Express.

Pas kësaj humbjeje, Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, derisa Kroacia kryeson me shtatë pikë pasi e mposhti 1:0 Finlandën. Ja Klasifikimi

 

Filed Under: Sport Tagged With: humbje e paralajmeruar, Shqiperia perballe Frances

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT