*DE BIASI: UA DHURUAM SPANJOLLEVE FITOREN/
*Asgje e re per kombetaren Shqiptare perballe Spanjes. Ashtu sic kishin parashikuar kompanite e basteve, ashtu sic kishte paralajmeruar edhe traineri italian. NJE HUMBJE E PARALAJMERUAR!/
Ka përfunduar 2-0 për Spanjen permballja e trete e Shqiperise, ndeshje e zhvilluar me 9 tetor në Loro Borici. Kuq e zinjet e De Biasit nuk mundën të bënin asgjë përballë spanjollëve që vodhën topin përgjatë gjithë ndeshjes falë qarkullimit në kufijtë e perfeksionit dhe arritën të shënonin në pjesën e dytë, me një gabim të Etrit Berishës që i hapi rrugën fitores së miqve.
Sugjestionues emrat e Spanjës me Lopeteguin që hidhte Vitolon, Alcantarën dhe David Silvën në mbështetje të Diego Kostës, konfirmonte formacionin e paralajmëruar në Sport News, De Biasi me plot 5 ndryshime në krahasim me Lihtenshtejnin, Agolli në krah në vend të Alijit, mesfusha reparti më i transformuar me Lilën e Xhakën para mbrojtjes për një digë muskuloze me Memushajn pak më para, ndërsa Lenjani rikthehej në të majtë në vend të Lullakut. E jashtëzakonshme atmosfera në Loro Borici kulmi si gjithmonë në momentin e këndimit të Himnit.
Sic pritej Shqipëria nis të luajë me kujdesin maksimal, aktiv që në fillim De Biasi i vetëdijshëm se cdo gabim ndaj Spanjës paguhet. Shkëndija mes Andi Lilës dhe Pique që në nisje, me mbrojtësin e Barcelonës që mer topin me faull ndaj Agollit në zonën e Berishës në minutën e 6 duke u paralajmëruar nga arbitri. Pas 10 minutave lojë Shqipëria shikon veten në superioritet numerik në kundërsulm, Lenjani kroson nga e majta por nuk ka goditje në portën e De Gea-s. Në të 12, Spanja shumë pranë golit me Koke që del para porte por Berisha bën mrekullinë. Akoma më fantastik portieri i kuqezinjve në të 18 me një hedhje në ekstrem në goditjen e Vitolos. Spanja me zotërimin e topit stacionohet në gjysmëfushën tonë por deri në 3/4 pasi e ka të vështirë të cajë, padyshim i shqetësuar në stol Gianni De Biasi, mjaft ta shohësh se si i drejtohet Hysajt.
Në minutën e 35 vjen goditja e parë drejt portës së De Geas, nga e majtë në të djathtë me Lenjanin për Roshin që godet fluturimthi me topin që del për pak jashtë portës. Në të 38 Vitolo arrin të depërtojë në zonë me Berishën që i pozicionuar mirë neutralizon rrezikun. Bëhen dramatike minutat e fundit të pjesës së parë, por mban autobuzi i De Biasit dhe pjesa e parë mbyllet pa gola e me Lenjanin që lë fushën i gjakosur pas një kontakti në fushë dhe në të dytën e nis Aliji në vend të tij. Vijon presioni i spajollëve me Piken që si gjithmonë bën para në goditjet standart, provon në të 51 edhe David Silva që lirohet nga markimi dhe provon nga larg, kanë padyshim klas spanjollët por goli që ndryshon rrjedhën vjen nga një gafë e Berishës në minutën e 54, kthim i gabuar i topit që kthehet në asist për Vitolon, David Silva del i vetëm para portës dhe me zgjuarsi pason në të majtë te Diego Kosta që e ka të lehtë të shënojë me portën bosh.
1-0 për Spanjën dhe gjithcka bëhet më e vështirë për Shqipërinë që e vuan psikologjikisht dsiavantazhin, në të 63 Nolito i futur në lojë vetëm prej tre minutash, djeg Hysajn në të djathtë depërton në zonë për të cuar topin aty ku nuk shkon dot Berisha. 2-0 dhe De Biasi provon të ndryshojë dicka duke futur Bashën në vend të Memushajt, dhe Hykën në vend të Xhakës .Del mes duartrokitjeve në Shkodër dhe Andres Iniesta, ndërsa dhe Sergio Ramos detyrohet të lërë fushën menjëherë më pas pas një dueli ajror me Andi Lilën. Shqipëria provon të bëjë dicka më tepër përpara por e ka të pamundur dhe përfundon me një disfatë 2-0 mes shiut në Shkodër. Kundër kësaj Spanje nuk mund të jetë një tragjedi mer të kuqtë që gjithsesi largohen mes duartrokistjesh. Pas rezultateve të fundit në grup Shqipëria e shikon veten në vendin e tretë pas Spanjës dhe Italisë që kryesojnë me nga 7 pikë, kuqezinjtë gjenden në kuotën e 6 pikëve, po aq sqa dhe Izraeli, beteja e vërtetë do të jetë pikërisht me të, muajin e ardhshëm.
DE BIASI: UA DHURUAM SPANJOLLEVE FITOREN
Gianni de Biasi mendon se spanjollëve u është dhuruar fitorja nga lojtarët e tyre
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se u është dhuruar fitorja spanjollëve, pas dy gabimeve të lojtarëve të tij.
“Ishte një ndeshje e dhuruar nga ana jone, pasi nuk u dhamë shume mundësi. Bëmë një gabim ku mbrojtja ishte shume përpara. Në momentin kur pranonin një gol kundër Spanjës, atëherë është shumë e vështirë”, tha De Biasi pas ndeshjes.
Ai po ashtu tha se kjo ndeshje nuk ndikon te lojtarët e tij, pasi kanë humbur kundër njërës prej skuadrave më të mirë në botë.
KOSOVA PESON HUMBJEN E DYTE/
Kosova ka pësuar humbjen e dytë me radhë në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’
Pas humbjes 6:0 nga Kroacia, Kosova ka pësuar një tjetër humbje. Kësaj radhe ekipi i Albert Bunjakit është mposhtur 3:0 nga Ukraina, përcjell Gazeta Express.
Pas kësaj humbjeje, Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, derisa Kroacia kryeson me shtatë pikë pasi e mposhti 1:0 Finlandën. Ja Klasifikimi