• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri – Zvicër dhe një kapiten me tri pasaporta

June 9, 2016 by dgreca

Ai luan kundër vendit, në të cilin është rritur e punon dhe për vendin, në të cilin s’ka jetuar asnjëherë. Lorik Cana ka tri pasaporta, e megjithatë ajo shqiptare është më e rëndësishmja për 32 vjeçarin.

Fussball Albanien Lorik Cana

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë, të luajë në skenën e madhe për Shqipërinë”, i tha agjencisë franceve të lajmeve AFP, Lorik Cana, kapiteni i ekipit që merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian.

Fußball Fußballmannschaft AlbanienEkipi kombëtar i Shqipërisë

I lindur në Prishtinë në Kosovë, Cana emigroi si fëmijë me familjen në Zvicër, ku u rrit në Lozanë. Vendi i rinisë së tij, nënshtetësinë e të cilit mban ai, të shtunën (11.06) në orën 15:00 do të luajë kundër Shqipërisë, që ka premierën e saj në Kampionatin Europian – po kështu ka qenë për të edhe para 13 vjetësh, kur Cana luante për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare në Gjenevë. Ndërsa tani që ai ka përvojën e 89 ndeshjeve ndërkombëtare, ai luan për Lens të Francës, ku “është shtëpia ime e dytë, e ku jeton familja ime”, thotë ai.

Türkei Galatasaray Istanbul Fenerbahce Istanbul Alex de Souza Lorik Cana Lorik Cana duke luajtur në ekipin e Stambollit

Në moshën 17 vjeçare lojtari i mbrojtjes kaloi në ekipin e Paris St. Germain, ka luajtur në Marseille dhe vitin e kaluar pas dy sezonesh në Sunderland e në Stamboll si dhe katër vjetësh tek Lazio Rom u kthye në Francë në ekipin e Nantes. Cana ka edhe një pasaportë franceze.

Të luajë në Francë me Shqipërinë kundër Zvicrës, kjo është diçka krejt e veçantë, thotë ai duke shtuar: “Nëse do të dëshiroja të shkruaja një skenar, nuk do të kisha mundur ta bëja më mirë se kaq”. Por do të bëhet edhe më mirë: më 15 qershor ai luan kundër Francës, në stadiumin Velodrome Marseille, ku ai ka luajtur katër vjet radhazi dhe ku vazhdon të jetojë familja e tij – “një buzëqeshje e fatit” kjo për Lorik Canën.(DW)

Filed Under: Sport Tagged With: dhe një kapiten, me tri pasaporta, Shqiperi-zvicer

Shuhet në Çikago Petrika TOLE , një nga ikonat e futbollit korçar

June 9, 2016 by dgreca

Nga Raimonda MOISIU/

Tronditet futbolli korcar dhe komuniteti shqiptaro- amerikan në Amerikë.  Largohet nga jeta në moshën 60 vjeçare, Petrika TOLE, një prej futbollistëve më  të shquar dhe mbrojtësi  më i mirë i kohës i Klubit të Futbollit “Skënderbeu”,  dhe atij shqiptar. Falë talentit dhe fizikut të tij prej atleti, energjik, pasionant i futbollit, falë inteligjencës dhe këmbëve të forta në fushën e lojës, Tole, -sikundër e thërrisnin korçarët, fitoi shumë shpejt zemrat e publikut futbolldashës korçar dhe atij shqiptar në tërësi. Mbrojtësin më të mirë të kohës, futbollistin e përkryer,Tolen e “Skënderbeut”, dhe futbollit Shqiptar që e kishin “frikë”, të gjithë , skuadrat e tjera sa herë që “Skënderbeu”, shkonte të luante në Tiranë a qytetet e tjere. Edhe në një moment kur Tole, u dëmtua keq në fushën e lojës, dhe u mendua më e keqja, ai e kaloi me sportivitet duke thënë se nga goja nuk të gjen gjë.  Dhe ia doli, ai u kthye përsëri në fushën e lojës duke dhënë akoma më shumë nga forca e talentit, pasionit dhe inteligjencës si futbollist, që e shëndrruan në një futbollist të madh me emër në Ballkan dhe Europë, një nga ikonat e futbollit korçar e shqiptar.  Përveçse një fubollist i mirë që bëri emër dhe histori në futbollin korçar, PetrikaTole ishte edhe njeri shumë i mirë, bashkëshort i mrekullueshëm dhe prind model. Në vitin ‘97 emigroi me familjen në SHBA-ës,  në  Çikago, kur për gati dydekada punoi “a hard working truck-driver”, rrugëve të Amerikës, dhe financoi për të studiuar dy djemtë e tij të shtrenjtë, të cilët  sot punojnë në instuticione të rëndësishme në Çikago.

Lajmi i trishtë se një nga legjendat e futbollit korçar, mbrojtësi më imirë, i pakalueshmi dhe njeriun që adhuruan në futboll, PetrikaTole u nda nga jeta,  u prit me dhimbje e dëshpërim të thellë nga publiku sportdashës korçar dhe shqiptar, veçmas nga ata që kanë patur fatin ta njohin, ta kenë mik dhe koleg, shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre në rrjete sociale. Persionalitete publike korçarë si Prof. Gjergji Cikopani, shkruan:

“Një djalë korçar me cilësitë e mira! Një futbollist kur Skënderbeu shkëlqente në formën më të mirë,  një lojtar që sot iu mungon ekipeve Shqiptare që  “ merrte rolin e liderit” për të shpërthyer! Meqënëse e kam njohur nga afër dhe si drejtues i sportit kam gjetur tek Ai lojtarin, që nuk dinte kompromiset e sotme; bëhej ” copë” në luftën sportive !

Kujt i kujtohet ndeshja në Tiranë kur Tole u aksidentua rëndë,  sot e kupton se çfarë do të thotë,  të ikë nga jeta një lojtar si Ai! U rikuperua me pak vështirësi, por nuk iu nda sportit! Kohët sollën të tjera probleme dhe jo i pa informuar,  kam mësuar se ka qenëi ” fortë” në përballimin e jetës,  sigurisht me të tjera probleme – por më e Bukur! Familjes i dërgoj ngushëllimet prej qytetari të Korçës që, Petrika Tolen, e ka njohur si njeriun e Mirë të Korçës! U prehte shpirti në paqën e përjeteshme!

Ndërsaz. Bajram Shtylla, shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të tij,për humbjen e njeriut të dashur të tyre,si dhe publikut futbolldashës korçar,për humbjen e njërit prej futbollistëve të shquar të Klubit “Skënderbeu”!

Luan Merdani, mik i fëmijërisë dhe deri në ditët e sotme, shprehet i trishtuar thellë dhe i tronditur nga ikja para kohe dhe e papritur e Toles, kur para një muaji kishin qenë bashkë në Çikago. Po ashtu shprehën ngushëllimet e tyre, ikonat e futbollit korçar Alfred  Pilika, Teodor Vaso, Bledi Shkëmbi, Thimi Gërnjoti, gazetari Adriatik Dosti, Vasillaq Cikopana, Ilir Jano, Arben Toshi, Edmond  Deli, Romeo Baka, Ilir Vrenozi,Marena Kondili,  shume kolegë, miq,  e shokë,gazetarë sportivë të afërm dhe sportdashës korçarë e bashkatdhetarë në të dyja anët e Atlantikut. Trupi i të ndjerit do të varroset në qytetin e tij të lindjes në Korçë, ku do t’i bëhen edhe nderet e mbrame nga qytetarët dhe personalitetet e Korçës, Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, dhe mbarë sportit shqiptar.

Edhe unë shkruesja e këtyre rradhëve, shpreh ngushëllimet e mija e të familjes sime, familjesTole në Çikago dhe të afërmëve në Korçë,  për humbjen dhe trishtimin e thellë që la pas, ikja parakohe  e mikut tim prej disa dekadash, bashkëshortit dhe babait të mrekullueshëm,  dhe altruist, botës së futbollit korçar e shqiptar, e kësaj Ikone Madhështore të Futbollit, PetrikaTole, që bëri historinë e Futbollit Korçar ndër vite!

I Madhi dhe i Papërseritshmi TOLE – si të thërriste Korça, që e doje dhe të donte aq shumë,  do të mbetesh, më ndrituri në zemrat dhe mendjet e korçarëve ndër breza.

Ti mbetesh Legjenda Korçare e Futbollit në Përjetësi.

Raimonda MOISIU

USA 9 Qershor 2016

Filed Under: Komunitet, Sport Tagged With: Petrika Tole, Raimonda Moisiu, shuhet en Cikago

Stadiumi i Prishtinës do të nisë renovimin brenda 10 ditësh

June 9, 2016 by dgreca

Kosova plotëson kritere për sport ndërkombëtar/

-U nënshkrua kontrata për renovimin e tërësishëm të Stadiumit të Prishtinës/

PRISHTINË, 9 Qershor 2016-Gazeta DIELLI/ Në hapësirat e Stadiumit të Prishtinës, është nënshkruar sot kontrata për renovimin e tërësishëm të këtij stadiumi në vlerë prej rreth 3 milionë e 800 mijë euro.Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës morën pjesë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, Federata e Futbollit të Kosovës, përfaqësues të FC Prishtina dhe të kompanisë kontraktuese,“Altrade” dhe “Izolimi”. Punët për renovimin e këtij stadiumi do ta zgjasin 14 muaj dhe pas renovimit ky stadium t’i plotësoj të gjitha kriteret për ndeshjet ndërkombëtare, u tha me rastin e nënshkrimit.

 Financimi i këtij projekti do të bëhet konform memorandumit të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, ku 75% të financimit do ta mbulojë MKRS-ja dhe 25 % Koma e Prishtinës. Gjithashtu edhe mbikëqyrja e punimeve brenda kësaj kontrate do të bëhet nga MKRS-ja, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

 Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala u shpreh së ky është investimi më i madh i ministrisë, investim i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend.

Ai më tej shtoi se ky është shembulli i mirë i punës së përbashkët dhe i investimit të rreth 3 milionë e 800 mijë euro, me çka ky stadium do t’i plotësojë të gjitha kriteret për gara ndërkombëtare dhe do të jetë në shërbim të futbollit të Kosovës. 

Punimet për renovimin e këtij stadiumi do të fillojnë brenda 10 ditësh./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: brenda 10 ditësh, Stadiumi i Prishtinës do të nisë renovimin

Diaspora-Albana Arifi, hendbolliste e suksesshme shqiptare

June 9, 2016 by dgreca

-Albana Arifi, vitin e kaluar, ishte pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike për të rinj, që u mbajt në Kinë, ndërsa me përfaqësuesen e Suedisë ishte e treta, duke u stolisur me medaljen e bronztë/

 PRISHTINË, 9 Qershor 2016/ Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, priti sot në zyrën e tij Albana Arifin, 20-vjeçaren shqiptare e cila jeton në Suedi, e që në karrierën e saj ka disa medalje nga ngjarje të mëdha sportive, si pjesë e përfaqësueses suedeze në hendboll. Nga mediet suedeze, Arifi, me nofkën “bombarduesja”, karakterizohet si një talent i rrallë, ndërsa luan në ligën elite të Suedisë dhe është pjesë e përfaqësueses U-21 të shtetit suedez. Ministri Murati u shpreh i kënaqur me vizitën e Albana Arifit në zyrat e Ministrisë së Diasporës, ndërsa e përgëzoi për suksesin e arritur duke i dhuruar në shenjë mirënjohjeje edhe Pullën e Diasporës.

“Sukseset e shqiptarëve në diasporë janë evidente në shumë fusha, si kulturë, politikë, art, shkencë. Suksesi i Albanës duhet të na motivojë që edhe ne në Kosovë të vazhdojmë të punojmë me moshat e reja dhe të jemi kompetitivë në arenën botërore”, tha ministri Murati. Ai i uroi Albanës suksese në kampionatin e sivjetmë botëror, të U-21 në hendboll.

 Në anën tjetër, Albana Arifi u shpreh e emocionuar dhe e falënderoi ministrin Murati për pritjen që iu bë në Ministrinë e Diasporës, ndërsa u shpreh krenare që e përfaqëson kombin shqiptar në të gjitha sukseset që është duke i arritur.  Albana Arifi, vitin e kaluar, ishte pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike për të rinj, që u mbajt në Kinë, ndërsa me përfaqësuesen e Suedisë ishte e treta, duke u stolisur me medaljen e bronztë./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: Albana Arifi, hendbollistja, U-21 e Suedise

Bashkëkombësi ynë Salih Bacaj zuri vendin e 3-të në bodybuilding New York

June 6, 2016 by dgreca

Ne garat që u mbajtën me 4 Qershor 2016 në New York Atlantic States Championships, bashkëkombësi ynë Salih Bacaj ishte njeri nder pretendentet kryesor te këtij garimi fal gjendjes se ti të shkëlqyer fizike si bodybuilder dhe kështu ne një garim te fort ne këtë disiplinë ai zuri vendin e 3-te ne shtetin e New Yorkut qe është një sukses i jashtëzakonshëm i këtij te riu me origjinë nga Plavë Gucia.

Përndryshe Salihi 22 vjeçar, është djali i bashkëkombësit  tone Imer Bacaj nga fshati Pepaj i Plave Gucisë.(E dregoi per Diellin:Esad Gjonbalaj)

Filed Under: Komunitet, Sport Tagged With: New York, Salih Bacaj, zuri vendin e 3-të në bodybuilding

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT