• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Uefa dhe ” barbaret “eleminojne Kukesin.

August 4, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
“Kukesi e humbet ndeshjen ne tavoline 3-0, gjobitet me 70 mije euro dhe do te luaje dhe dy ndeshje te vlevshme per kupat e Europes pa tifoze”. Eshte ky vendimi i Komisionit te Disiplines prane UEFA-s per takimit Kukesi-Legian 1-2. Ky takim u nderpre ne minute e 51 pas goditjes me gure ne koke te futbollistit polak te Legias Ondrej Duda.
Kukesi do te luaje sot takimin e kthimit, por qe te kualifikohet me tej do te duhet te fitoje me rezultatin e paster 4-0. Nje mission i pamundur per skuadren tone duke patur parasysh ketu edhe faktin qe Legia eshte nje skuader me e mire se Kukesi. Komisioni i Disiplines prane UEFA-s e nisi dje (te henen), shqyrtimin e problematikes qe coi ne nderprerjen e ndeshjes Kukesi-Legia. Pas shqyrtimit te dosjes UEFA, vendosi denimin e skuadres se Kukesit. Denimi i skuadres se Kukesit eshte i rende. Nenkampionet e Shqiperise i japin “lamtumire” kupave te Europes pas dy tureve mjaft te mira. Shkaku ?. “Barbaret”, ata qe vijne ne stadium te shfryjne eshpet e tyre dhe nuk kane asgje te perbashket me futbollin. “Nje ender e nderprere ne mes”, thote presidenti i Kukesit Safet Gjici. Njeriu qe ka investuar shume te Kukesi ka te drejte. Por kush e  nderpreu kete ender?. Shkaktaret jemi ne duke perfshire ketu edhe vete presidentin Gjici. Klubi i Kukesit eshte denuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit per sjellje antisportive te tifozeve te saj. Ne kete moment drejtuesit e klubit te Kukesit nuk kane ndaluar te analizojne dhe te elemonijne keto fenomene por kane vrapuar ne FSHF per te ulur denimin. Por jo vetem Kukesi. Por edhe klubet e tjera te futbollit ne Shqiperi kane vepruar njesoj. Askush nuk ka ndalur te marre asnje mase qe te parandaloje fenomene te tilla. Ky eshte rezultati i asaj qe vete kemi gatuar. Qe ngjarje te tila te mos perseriten me duhet qe te ulemi dhe te marrim masa qe gjeste te tilla antisportive te mos perseriten me, ne te kundert endrat tona do te nderpriten perseri nga barbaret nga ata qe nuk kane asnje lidhje me futbollin.

Filed Under: Sport Tagged With: 70 mije Euro, Gjobe, humbje 3 me 0, Kukesi

Skenderbeu shkruan historine. Ngjitet ne vendin e 249!

August 2, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
UEFA shtepia e futbollit Europian  publikoi  te shtunen renditjen e fundit te ekipeve te futbollit. Ne vendin e pare ndodhet Reali i Madridit me nje koficient 171.999 pike,  i ndjekur nga Barcelona me 164.990 pike. Ajo qe te bie ne sy ne kete renditje eshte ngjitja e Skenderbeut ne vendin e 249 me koficient 5.575 pike ne mes 454 ekipesh. Kjo eshte renditja me e mire e nje ekipi futbolli ne historine e klubeve shqiptare. Kete sezon futbollistik Skenderbeu ka bere nje paraqitje te shkelqyer. Fitoi takimin e pare me Crusaders Fc 4-1 ne Korce dhe humbi te dytin 3-2. Nje jave me pare Skenderbeu fitoi me kampionen e Moldavise Orhei 0-2. Diten e merkure do te luhet edhe ndeshja e kthimit ne Elbasan ku Skenderbeu do te tentoje kualifikimin dhe kalimin ne grupe duke u bere keshtu skuadra e pare shqiptare qe realizon nje sukses te tille. Ngjitje ne arenen europiane te futbollit ne rang klubesh ka bere edhe Kukesi. Pas kualifikimit te dy tureve te para Kukesi renditet ne vendin e 356 me nje koficient 2.825.

Filed Under: Sport Tagged With: 249 vendi, Skenderbeu

Kampionati Ballkanik. Luiza Gega ben bis. Fiton medaljen e arte ne 1500 metra.

August 2, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Atletja shqiptare Luiza Gega fitoi diten e diele mendaljen e arte ne garen e 1500 metrave, ne Kampionatin Ballkanik qe po zhvillohet ne Pitesti te Rumanise. 24 ore me pare Luiza Gega garoi ne garen e 800 metrave duke fituar mendaljen e argjente, duke bere keshtu nje paraqitje te shkelqyer ne Kampionatin Ballkanik. Luiza Gega ishte e vetmja atlete shqipare ne kete kampionat qe morri medalje. Atlete e tjere u paraqiten shume dobet, duke treguar edhe nje here krizen e atletikes shqiptare. Keshtu ne 200 metra Liljana Beqiri ne 200 metra per femra garoi ne baterine e trete duke u renditur e 18-ta mes 21 rivaleve. Ne hedhjen e shtizes sportistja jone Koleta Prenga u rendit ne vendin e fundit. Por edhe ne ekipin e meshkujve Shqiperia zhgenjen dhe renditet ne vendet e fundit. Keshtu ne garen e 200 metrave per meshkuj Anton Dedej u rendit i 16-ti ndersa Mario Shestani i 18-ti. Luiza Gegen mund ta quash pa frike “mbretereshen” e atletikes shqiptare per kete vit. Pas lojrave Europiane ne Baku 2015 ku Gega fitoi vendin e dyte ne 800 metersh dhe te parin ne 1500 metresh, ajo perserit suksesin e saj ne Kampionatin Ballkanit duke bere bis ne te dyja garat, por kete rradhe ajo ka permisuar ndjeshem kohen e saj ne 1500 metra me tre sekonda.                                                          

Filed Under: Sport

Skënderbeu,Fitore me Salihin në Moldavi

July 28, 2015 by dgreca

Skëndërbeu ka hedhur nej hap te sigurte per kualifikim, tek ka arritur një fitore bindëse në Moldavi duke mundur skuadren moldave 2 me 0.
Skuadra fitoi siguri qe ne fillim, edhe gjate pjeses se pare nuk e gjeti rrugen e rrjetes. Korçarët shënuan që në fillimin e pjesës së dytë me Salihin që shndërroi në gol një kros nga e djathta në minutën e 49.
Ka qenë përsëri Salihi që shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Nimaga në minutën e 73.
Pas këtij rezultati historik Skënderbeu mund të quhet pa frikë i kualifikuar pasi ekipit moldav i duhet të fitojë duke shënuar tre gola në Korçë ose një rezultat me diferencë dygolash ku të dy ekipet të shënojnë.

Filed Under: Sport Tagged With: Fitore me Salihin, në Moldavi, Skenderbeu

SHORTI-KOMBETARJA SHQIPTARE, NGA SHIU NE BRESHER

July 25, 2015 by dgreca

*SHQIPERIA, E PAFAT EDHE NE VAZON E TRETE-DUKA: Duka: Kualifikimi në Rusi 2018, mision i pamundur./
*De Biasi: “Shqipëria ime do të përballet me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtejnshejnin”, shkruan De Biasi.
Është hedhur shorti për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në 2018. Shqiperia kishte shpresuar shume nga zhvendosja nga vazo e katert tek e treta e shortit, por fati ka qene i pameshirshem, djajte kane hyre ne te njeten vazo dhe Kombetarja jone bie nga shiu ne bresher, ka dy gjigande ne grup, pretendente per kupen e Botes.
Goglat kanë përcaktuar rivalët e Shqipërisë.
Ato janë Lihtenshtejni, Maqedonia, Izraeli, Italia dhe Spanja.
Shqipëria ishte në vazon e tretë dhe kishtë tre skuadra më të dobëta.
Për herë të parë Shqipëria do të luajë dy ndeshje zyrtare me fqinjët e Italisë me të cilën luajtëm një miqësore historike para pak muajsh në Xhenova ku humbëm 1 me 0.Mund të themi që shorti nuk ka i ka buzëqeshur shumë kombëtares sonë që duhet të përballet me dy ndër ekipet më të forta në Europë si Spanja dhe Italia.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, duke komentuar shortin e hedhur në Shën Pietërburg për Kupën e Botës 2018, është shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë që Shqipëria ka përpara.
“Jemi përballë dy skuadrave kampione bote”, ka thënë ai duke iu referuar Italisë dhe Spanjës, “por edhe të tjerat në grup nuk janë më pak të forta”.
Në një intervistë telefonike për Top Channel, Duka ka vlerësuar se është ende herët të shpresojmë për një kualifikim të mundshëm në Botërorin Rusi 2018, “pasi kemi njëherë evropianin Francë 2016”.
Megjithatë, “është thuajse e pamundur. Askush nuk ka mundur të eliminojë Italinë dhe Spanjën”, ka shtuar kreu i FSHF-së.
Di Biasi komenton shortin: Shqipëria ime kundër Italisë dhe Spanjës
Menjëherë pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe trajneri i kombëtares De Biasi me një status në FB.
“Shqipëria ime do të përballet me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtejnshejnin”, shkruan De Biasi.

Filed Under: Sport Tagged With: Boterori, Kombetarja, ne grup me Italine dhe Spanjen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT