Yjet botërorë të Futbollit i kanë dalë në krahë futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, që si luanë e mbrojtën simbolin Kombëtar, në një arenë huliganësh. Ronaldo, Beckham, Ibrahimoviç, Balotelli, Zanneti, Gattuso, Drogbah:Perkrahim shqiptaret… Shih deklaratat dhe komento se me ke ishte e vërteta. Shprtesojmë që të reflektojë edhe ylli i dikurshëm, PLATINI, idhull si futbollist edhe nga shumë shqiptarë…por jo si kryezartar i futbollit….qe ka frike nga bombat imagjinare…!
Por cfare kane thene ata?
Pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në stadiumin e Beogradit në ndeshjen eleminatore mes Serbisë dhe Shqipërisë, e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm po flet për skenat e dhunës që tronditën jo vetëm shqiptarët por të gjithë ata që e duan lojën e futbollit.
Shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit reaguan pas ngjarjeve duke i dënuar ashpër ato, por 5 prej tyre kanë qenë më të bujshmet:
Cristiano Ronaldo: Pas ndeshjes jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Mbeta i tronditur kur pashë filmimet.
Didier Drogba: Nuk është vetëm trimëri të mbrosh flamurin tënd është detyra e çdo njeriu, edhe unë do ta mbroja flamurin njëjtë si ndodhi në Beograd, shpresoj të funksionojë drejtësia.
David Beckham: Jeni shembulli më i mirë për të treguar se si mbrohet flamuri i kombit tuaj me nder, jeni heronj të kombit tuaj.
Zlatan Ibrahimoviç: Kosova është Serbi, nëse nëna ime është e virgjër.
Jurgen Klopp: Fuck Serbia, ky nuk është futboll dhe Fair Play.
Mario Balotelli: 32 mijë serbë u mposhtën nga 23 shqiptarë. Shqiptarët janë një komb i fuqishëm, është e mahnitshme.
Javier Zanetti: Kam respekt për serbët por ajo që bënë është turp për futbollin. Shqiptarët?Luanë.
Gattuso : “Shqiptarët heronj dhe patriotë të vërtetë. Më emocionuan shumë me mënyrën si e mbrojtën flamurin. Dhe më besoni nuk ishte aspak e lehtë për ta te reagonin në atë ambient të pështirë. Edhe unë do veproja si Cana me shokë, madje edhe më keq”.(BS)
.
.
KUKSIANI I MILANOS; QE E KALLI BEOGRADIN
Emisioni Top Show i Alban Dudushit gjatë mbrëmjes të së enjtes 16 tetor, ka shuar kurreshtjen duke dhënë detaje rreth personit që e ka dirigjuar fluturaken që ‘dridhi’ një Serbi.
Tenori shqiptar, Agim Hushi, ka shuar kurreshtjen duke nxjerr gjysmene sekretit tek ka thënë se dikush tjetër qëndron pas lëshimit të fluturakes dhe jo Ballist Morina.
Ai është një shqiptar që jeton në Milano dhe i cili ka kohë që e ka përgatitur një aksion të tillë.
“Ai e ka lanësuar atë prej kishës, që gjendet 30 metra larg stadiumit. Kishte rritur mjekrrën dhe flokët për t’u dukur sa më natyrshëm në atë ambient. Gjatë natës ishte fshehur në kambanore të kishës. Nga aty kishte dalë rreth orës 2 pas mesnatës, ku po e priste një mik i tij”, ka thënë Hushi. I ka nisë përgatitjet që prej 6 muajësh. Në fakt ai kishte dështuar dy herë para se fluturakja të fluturonte mbi Beograd.
Ai shtoi se: është një djal shumë patriot nga një familje atdhetare. E njoh prej kohësh. Vetëm një person tjetër e ka ditur sekretin. Ai ishte afër stadiumit, kur fluturakja ka kallë Stadiumin Partizani të Beogradit dhe gjithë Serbinë….
SHQIPTARË E SERBË- PAQJA ARRIHET NË ROMË, SPORTI- LEKSION POLITIKËS
Arrihet paqja shqiptaro-serbe në Romë: Futbollistët i tejkalojnë politikanët nacionalistë/
Foto që vlen më shumë se mijëra fjalë. Pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe deklaratave tensionuese nga ana e dy qeverive, serbët dhe shqiptarët e Lacios kanë dashur të pozojnë për një “foto paqeje”.
Kjo foto e Lorik Canës, Filip Xhorxheviçit, Etrit Berishës, Dushan Bastës dhe Tomas Strakoshës, dëshmon qartë se ngjarja e ndodhur të martën e shkuar është lënë pas krahëve.
Sulmuesi Xhorxheviç e nisi ndeshjen nga stoli të martën në mbrëmje, ndërsa mbrojtësi Basta nuk ishte grumbulluar për shkak të dëmtimit.
Në të vërtetë, siç shkruan shtypi italian, pesë futbollistët, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë folur dhe janë sqaruar pas kthimit nga Beogradi në Romë dhe në fund kanë shtrënguar duart dhe janë përqafuar, duke i dhënë fund çdo aludimi për mungesë komunikimi në klubin ku luajnë.
Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem para ndeshjes së kombëtareve dhe pavarësisht atmosferës së tendosur, Loriku dhe Filipi, kanë provuar në çdo mënyrë të zbusin situatën me batuta të ndryshme.
Edhe në Formelo, në prani të drejtorit Tare nuk ka ndodhur asgjë speciale, përveç premtimit se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënin edhe para sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë.(Kortezi: Express)
De Biasi: S’ka kushte për përsëritje të ndeshjes
Traineri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka dalë sërish në mbrojtje të skuadrës së tij për atë që ndodhi në ndeshjen kundër Serbisë në Beograd.
Trajneri italian ka folur për momentet e tensionimit, duke theksuar se policia serbe nuk ndërhyri kur tifozët pushtuan fushën e stadiumit, madje as kur kapiteni Lorik Cana u sulmua nga një tifoz, transmeton supersporti.
“Në dhomat e zhveshjes nuk ndodhi asgjë por në tunel po. Disa lojtarë u rrëzuan dhe të tjerët patën probleme. Në stadium kishte mijëra tifozë të revoltuar, por unë u godita vetëm me një monedhë”, ka thënë De Biasi.
“Në qiell fluturonin gurë por për fat të mirë nuk më preku asnjë”, thekson De Biasi që kthehet pas në kohë për të folur edhe për shortin që vuri përballë dy kombëtaret”, ka shtuar italiani.
“Menjëherë pas hedhjes së shortit u çudita përse UEFA lejoi që Shqipëria dhe Serbia të luanin në të njëjtin grup. Kjo ishte një zgjedhje e gabuar”.
Tekniku italian gjithashtu ka theksuar se nuk beson që UEFA do ta përsërisë ndeshjen pasi nuk janë kushtet për të garantuar sigurinë.
“Ne ishim në gjendje të mirë. Patëm dy raste për të shënuar dhe po luanim me kurajë. Jam i sigurt se për ndeshjen e kthimit shqiptarët do të respektojnë futbollin dhe nuk do të shfaqin parulla politike për hakmarrje. Objektivi jonë është që të tregojmë se jemi një shtet i rëndësishëm”, përfundon De Biasi.
Dhuna në Beograd, Serbia rrezikon humbjen në tavolinë 3-0 dhe disa ndeshje pa tifozë
Josef Blater ka dënuar ashpër dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2016./
Pas incidenteve të mbrëmjes së të martës në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku tifozë serbë u futën në fushën e lojës duke goditur lojtarët shqiptarë, të gjithë sytë janë kthyer nga UEFA për të pritur vendimin e saj në lidhje me këtë ndeshje.
Sigurisht nga pala shqiptare pretendohet vendimi më i logjikshëm që është fitorja 3-0 në tavolinë për Shqipërinë dhe ndeshje pa tifozë deri në fund, të paktën të këtyre eleminatoreve, për Serbinë.
Ky besim vjen edhe nga precedentët e mëparshëm dhe nga vendimet që ka marrë UEFA në raste të ngjashëm.
Mjafton të kujtojmë ndeshjen e vitit 2010 në “Marassi” të Xhenoas, ku tifozët ultras serbë, me në krye Ivan Bogdanov (I quajtur në atë rast nga mediat italiane si “Ivani i Tmerrshëm”) arritën të bllokonin zhvillimin e ndeshjes vetëm 6 minuta pasi ajo kishte nisur. Bogdanov dogji flamurin shqiptar në atë takim si dhe nga tifozët serbë u hodhën fishekzjarre dhe tymuese në fushë, veprime që u panë edhe ndeshjen e mbrëmshme.
Kjo transfertë e dhunshme e tifozëve serbë bëri që UEFA pas një mbledhjeje 4 orëshe t’I jepte fitoren 3-0 në tavolinë ekipit të Italisë, i cili megjithëse ishte ekip pritës ishte i dëmtuar në atë rast nga dhuna e tifozerisë serbe.
Ndërsa federata serbe e futbollit u dënua me 120 mijë euro gjobë, me moslejim të marrjes së biletave për tifozët e saj në ndeshjet në transfertë për ato eleminatore si dhe me ndeshje pa tifozë për takimin e radhës (që ishte Serbi –Irlanda e Veriut) dhe një ndeshje nën vëzhgim për takimin me Ishujt Faroe të po atij viti. Ndërsa takimi I fundit i eleminatoreve të Europianit 2012 që ishte Serbi – Itali, u luajt pa tifozë në Beograd.
Por, ajo që e bën më të rëndë situatën për federatën serbe në këtë rast është se ishte vend organizator i takimit, pra nuk duhet të lejonte futjen e tifozëve në fushë dhe as prekjen apo cënimin e asnjë lojtari të skudrës udhëtuese.
Gjithashtu një tjetër rëndesë për Serbinë në këtë rast është shfaqja e ultrasit të dhunshëm Ivan Bogdanov në Beograd, i cili vuajti dënimin me 1 vit e 11 muaj burg, për incidentet e Xhenoas dhe u lirua në muajin prill të këtij viti. (ATSH-Gjergji Mima/)
Blater dënon dhunën në Beograd: Jo mesazhe politike në sport
. Kreu i Qeverisë botërore të futbollit (FIFA-s), Josef Blater përmes faqes së tij zyrtare twitter ka dënuar ashpër dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.
“Futbolli, shkruan Blater, nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoret për mesazhe politike. Unë e dënojë ashpër atë çka ndiodhi mbrëmjen e djeshme në Beogradë”, vijon kreu i FIFA-s, organit më të lartë futbollistik botëror.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte e vlefshme për turin e tretë të Gurpit I në eliminatoret e Eruopianit “Franc 2016”. Ndeshja u ndërpre në fillimin e numërimit të minutës së 43; të pjesës së parë. Shkak u bë hedhja e disa fishekzjarrëve në fushë nga ana e tifozëve vendas, ndërsa situata u përshkallëua pas valëvitjes së falmurit etnik shqiptarë në qiellin e Beogradit mbi stadiumin ku po zhvillohej takimi. Mbërthimi i flamurit nga lojtarët Serbë solli dhe përplajse fizike mes lojtarëve, si dhe hyrjen në fushën e blertë të tifozëve vendas të cilët goditën e kërcënuan lojtarët shqiptarë. Ndeshja u pezullua dhe pritet një vendim i UEFA-s mbi fatet e një takimi, që nuk duhej të kapërcente katërkëndëshin e gjelbër të stadiumit të Partizanit të Beogradit(Arbi Fortuzi)
- « Previous Page
- 1
- …
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- …
- 117
- Next Page »