Nga Albano Kolonjari
Dëshira e tifozëve kuqezi, për të pasur një Kombëtare të përbashkët futbolli duket se do të ngelet në letër. Kjo sepse në radhë të parë mungon dëshira e mirë midis dy federatave të futbollit për të realizuar një “ëndërr” të tillë. Nga ana tjetër, po ecet në rrugë të gabuar dhe të dyja Federatat po i tregojnë njëra-tjetrës “muskujt” për të treguar se kush ka pontencialin për të grumbulluar pranë vetes futbollistë cilësorë. Situata aktuale i ngjan shume mirë simbolit të Kombit tonë, shqiponjës me dy kokë, pasi aktualisht kemi një komb me dy përfaqësuese. Natyrisht që, në gjuhën e mirësjelljes Kosova u përshëndet për ndeshjen e parë miqësore me Haitin. Por, ajo çfarë ndodhi në stadiumin “Adem Jashari” ishte vërtet e turpshme. Kosova dhe kosovaret, të cilët pak javë më parë festuan ditën e tyre të Pavarësisë duke ngritur lart flamurin shqiptar çuditërisht në këtë ndeshje e kishte zhdukur simbolin tone kombëtar. Nuk ekziston asnjë mundësi logjike që, ata tetë apo dhjetë mijë tifozë të kenë qenë në një mendje dhe askush të mos sillte në stadium flamurin tonë kombëtar, ata u porositën të bënin një gjë të tillë për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s si për të thënë: “Shikoni, ne kemi lojtarët tanë dhe simbolet tona”. Unë nuk e besoj që, zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s të jenë kaq naiv sa të pranojnë një gjë të tillë. Qofsha i gabuar, por Federata e Futbollit e Kosovës duhet të kuptojë se për të është shumë e vështirë për të luajtur zyrtarisht në Europë dhe Botë. Kosova mund të vazhdojë të luajë ndeshje miqësore edhe për shumë kohe, ndërsa për të garuar zyrtarisht duhet të jetë pjesë përbërëse e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe të ketë një kampionat vendas që njihet nga UEFA. Për të provuar këtë, le të marrim tre shtete europiane Spanjën, Rumaninë dhe Rusinë të cilët nuk e kane njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Pyetja shtrohet: “A do të pranonin përfaqësueset e këtyre shteteve të luanin përballë përfaqësueses së Kosovës, shtet, i cili nuk njihet zyrtarisht nga shtetet të cilat ata përfaqësojnë”. Përgjigja është “JO”. Por, a ka mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të kenë një Kombëtare të përbashkët, pavarësisht se janë dy shtete të ndryshme? E vështirë, por jo e pamundur. Mbi të gjitha duhet të ekzistojë vullneti i mirë jo vetëm i të dy federatave por edhe shteteve. Në radhë të parë duhet një marrëveshje e përbashkët e te dy shteteve qe lejon te kemi një Kombëtare të përbashkët jo vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera. Kombëtarja duhet të ketë të paktën dy stadiume ndërkombëtare një në Tirane dhe një në Prishtinë. Duhet të kemi një kampionat të përbashkët futbolli dhe të dyja federatat duhen të shkrihen në një të përbashkët. Përpjekja e pak viteve më parë, për të pasur një kampionat të përbashkët dështoi se u kërkua në rrugë të gabuar dhe se në krye të institucioneve ishin zyrtarë të paaftë të cilëve më shumë u interesonin votat politike sesa sporti. Nga ana tjetër, presidentet e klubeve shqiptare xhepat e të cilëve janë të “limituara” e shikonin një ndeshje me një klub kosovar më shumë shpenzime duke pasur parasysh largësinë. Tashme që, drejtuesit e institucioneve kane ndryshuar, iniciativa për të pasur një kampionat të përbashkët mendoj se është e realizueshme. Në radhë të pare duhet që FSHF-ja dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve të ulen dhe t’i hapin rruge privatizimit të klubeve në Shqipëri në mënyrë që presidentët në Shqipëri të mos hedhin lekët në erë dhe që ata të kenë mundësinë të riciklojnë shpenzimet e tyre. Po kështu duhet të veprohet edhe në Kosovë. Nga ana tjetër, FSHF-ja duhet të kërkojë në rrugë ligjore pranë FIFA-s dhe UEFA-s që kampionati i përbashkët të njihet ligjërisht. Kjo nuk realizohet me takime zyrtare, pasi në këto takime hidhet vetëm ideja, por ne rruge ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të ligjit, të cilët do të paraqitin pranë FIFA-s dhe UEFA-s jo “dëshirën”, por dokumente zyrtare të nënshkruara nga të dyja shtetet që të cilët janë dakord që të kenë një kampionat të përbashkët, një Kombëtare të përbashkët, sepse jemi një Komb. Në të kundërt
Edgar Cani:”Dhe telashet nuk kane te sosur”.
Ore te veshtira per sulmuesin e Kombetares Edgar Cani. Klubi italian Bari ne te cilin ai militon ne Seria B ka falimentuar. Ne merkaton dimerore Cani pasi nuk arriti te gjente hapsire tek klubi i Kaprit ne Seria B, kaloi tek skuadra e Barit, duke shpresuar te zinte nje vend titullari. Por zgjidhja e tij duket se ka rezultuar e gabuar. Gjykata e Barit, pas nje seance qe zgjati tri ore, vendosi se “A.S. Bari” ka falimentuar. Keshtu u mbyll edhe lidhja e familjes Matarreze (e zoteronte skuadren qe nga 1997-ta) me skuadren ku aktualisht militon sulmuesi shqiptar, Edgar Çani. Tani e ardhmja e shoqerise ne fjale eshte lene ne duart e dy menaxherëve administrative, qe do te shoqerojne Barin deri sa te gjeje nje bleres te ri. Marçelo Danizi dhe Xhanvito Xhaneli do t’u duhet qe te vleresojne ate çka mbetet nga kjo shoqeri. Deri ne fund te muajit prill te ketij viti do te vendoset nje çmim fillestar per ankandin ku do te nxirret klubi ne fjale. Mediat italiane pohojne se ky ankand mund te zhvillohet edhe nje jave para dates se paracaktuar. Edgar Cani nuk ishte ne listen e te besuarve te teknikut De Biasi ne takimin miqesor me Malten, 2-0 per shkak te aktivizimit te tij te paket me skuadren e tij. Ne takimin e fundit Cani luajti 90 minuta per skuaren e Barit, por pak dite me pas Ai dhe e gjithe skuadra kane ngelur pa President, cfare do te thote qe ne rast te mos gjetjes se nje Presidenti te ri, skuadra mund te shkrihet dhe Cani duhet te gjeje nje klub te ri.
ALBAN MEHA, CFARE GOLI!
Shqipëria e nis me këmbë të mbarë 2014-ën, Basha dhe Meha i japin fitoren me Maltën/
Shqipëria e De Biazit e nis me këmbë të mbarë 2014-ën. Në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit, që qëlloi të ishte miqësore, kuqezinjtë tanë fitojnë 2-0 ndaj Maltës. Suksesi ka ardhur nga dy mesfushorë, Migjen Basha, që ka zhbllokuar shifrat e bardha në minutën e 26-të, pas goditjes me kokë, dhe eurogolit që ka qenë “qershia mbi tortë” e këtij ballafaqimi, me autor Alban Mehën, në minutën e 52-të. Cfare goli ai i Mehes! Rreth 35 metra larg u leshua silura. Topi ne rrjete. Portieri mik mbetet i habitur.
Vec këtyre dy “rrjetave”, kombëtarja jonë ka goditur dy herë edhe shtyllën e portës malteze, me anë të Bashës dhe Roshit. Një test i kaluar me sukses, por përgjigjet më mirë se askush tjetër duhet t’i ketë marrë De Biazi, që po mundohet të vërë pikat mbi “I” sa i përket grupit të lojtarëve që do të ketë në fokus për fushatën kualifikuese të “Euro 2016”.
Sikurse dihet, Shqipëria ka rënë në një grup mjaft të vështirë, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia. Kësisoji, llogaritë duhen bërë mirë nga De Biazi dhe të tijtë, që e provuan veten në veprim ndaj maltezëve modestë, ku të paktën kanë “shkundur pluhurin”, për shkak se ishin bërë ca muaj pa luajtur. Ndeshja e fundit, edhe kjo miqësore, datonte më 15.11.2013, kur barazuam 0-0 me Bjellorusinë në stadiumin asnjanës të Antalias.
Nëse i referohemi renditjes botërore të FIFA-s për muajin shkurt, kuqezinjtë tanë janë më superior ndaj maltezëve, cka u duk qartë edhe në fushën e lojës. Shqipëria mban vendin e 55-të, ndërsa Malta është shumë më poshtë në këtë klasifikim mujor të kombëtareve, pikërisht në vendin e 131-të. Kjo ishte përballja e tetë në historikun e të dyja kombëtareve, seria e të cilave zë fill më16.08.1995 dhe vijonte deri në sfidën pararendëse, më 11.02.2009.
Bilanci është i tillë tashmë: 5 fitore Shqipëria, 2 barazime dhe 1 fitore Malta. Golaverazhi flet për kuqezinjtë, 14-3. Nga këto, 6 ndeshje janë miqësore dhe dy të tjera kualifikuese për Botërorin 2010.
PERFAQESUESJA E KOSOVES ZHVILLOI NDESHJEN E PARE HISTORIKE
Në stadiumin e stërmbushur “Adem Jashari” të Mitrovicës, 11 të përzgjedhurit e skuadrës së Kosovës, pa asnjë simbol dallues në fanelat e tyre, u përballën me Haitin në takimin e parë ndërkombëtar, që pas marrjes së dritës jeshile nga ana e FIFA-s.Edhe pse ndeshja u mbyll pa gola, Perfaqesuesja e Kosoves e zoteroi ndeshjen /
Megjithë rastet e shumta për të shënuar nga ana e skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të takimit, rezultati i ndeshjes u mbyll i bardhë, 0-0.
Por më shumë se sa rezultati, rëndësi në këtë takim kishte simbolika. Kosova luante për herë të parë një takim nën rregulloren e vendosur nga FIFA, pa simbolet shtetërore të saj…të paktën në stol.
Sa i përket shkallëve të stadiumit, ato ishin të mbushura masivisht me flamuj të shtetit të Kosovës, por nuk mungonin as flamujtë kombëtarë
Takimi u zhvillua i qetë, pavarësisht masave të forta të sigurisë të marra nga Policia e Kosovës.Interes për takimin, përvec mediave sportive në Kosovë dhe Shqipëri kanë patur edhe shumë media të tjera ndërkombëtare.
Kosovë-Haiti, pak interes në Tiranë
Ndryshe nga atmosfera në Kosovë, dhe vecanërisht në Mitrovicë ku skuadra e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare, në Tiranë interesimi i tifozëve shqiptar ka qenë shumë i pakët.
Lokalet në zonën e ish-Bllokut, të cilat në orët kur luan kombëtarja shqiptare e drejtuar nga De Biazi, janë të mbipopulluara me të rinj, këtë herë ishin pothuajse të boshatisura. Shumë pak persona kanë qenë të fokusuar në ekranet ku transmetohej ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Haitit.
Me sa duket shkaqet kryesore të këtij interesimi të pakët të tifozëve të Shqipërisë është orari i papërshtatshëm dhe kundërshtari me të cilën Kosova kishte zgjedhur të nisë aventurën e saj në arenën ndërkombëtare.
Kosova ndeshjen e parë ndërkombëtare të futbollit po e përjeton si një festë
Nga B.Jashari/.-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, priti sot futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, bashkë me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, si dhe shtabin teknik, me në krye përzgjedhësin, Albert Bunjaku.
“I gjithë populli i Kosovës ndeshjen e parë miqësore zyrtare ndërkombëtare po e përjeton si një festë”, tha Krasniqi duke vlerësuar se futbollistët tani pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, kudo nëpër paraqitjet e tyre në botë kanë prezantuar imazhin më të mirë për Kosovën.
“Ne jemi të nderuar dhe krenarë që ju kemi dhe bashkë me ju po shënojmë një hap historik për Kosovën si shtet, e aq më tepër për sportin”, tha ministri.
“Ju dhe shumë bashkëmoshatarë tuaj që luajnë në shumë skuadra të tjera në Evropë jeni imazhi më i mirë i Kosovës dhe për më tepër jeni treguesi dhe fakti i pamohueshëm se sa i padrejtë ka qenë izolimi i Kosovës në futboll”, ka thënë ai teksa ka informuar futbollistët me investimet dhe mbështetjen që shteti po jep për sportin në përgjithësi.
Nga ana tjetër, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen që ka dhënë në ndërkombëtarizmin e futbollit e veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës. Vokrri tha se bashkë edhe me MKRS-në po punohet që organizimi i ndeshjes të jetë sa më dinjitoz.
- « Previous Page
- 1
- …
- 97
- 98
- 99
- 100
- 101
- …
- 117
- Next Page »