•Në prag të Kuvendit të Vatrës- Tridhjetë bashkëatdhetarë në Orlando iu bashkuan familjes së madhe të Vatrës Shqiptare , që po shtrihet në të gjithë Amerikën/
•Në bordin drejtues të degës u zgjodhën: Kryetare zonja Florisiana Ahmetaj, zv/kryetar, z. Gent Lulo, financier, z. Arben Shehu, sekretar, z. Elio Lulo dhe antare e bordit, znj. Meliha Alla e z. Islam Kadriu./
Nga Gjergj LACUKU/
Kanë kalu pak ma shumë se gjashtë muaj nga celebrimi i festës së Pavarsisë nën kujdesin e Degës së Federatës “Vatra” në Jacksonville , ku në atë mbrëmje madhështore morën pjesë edhe Shqiptarë që erdhën nga viset e tjera të Floridës. Në atë mbrëmje festive u njohëm me disa familje të mrekullueshme Shqiptare qe kishin udhetuar nga Orlandoja, u njoftem me familjen Metollari, Çollaku e Shingjergji etj.
Ajo mbrëmje e bukur kishte nxitur tek këta miq ndjenjën dhe dëshirën e madhe për organizimin e komunitetit Shqiptar në Orlando në një shoqatë të tillë historike siç është “Vatra”, shoqata më e vjetër e Diasporës Shqiptare, më e njohur në Amerikë e në Botë.
Ndër të parët shqiptarë të Orlandos që e kishte ndjerë si të domosdoshme bashkimin e komunitetit shqiptar të atij qyteti , ishte zoti Ermal Metollari, një njeri që përveç suksesit personal në fushën e biznesit kërkonte që të lartësonte më tej vlerat Shqiptare në Amerikën shumëkombshe.Pikërisht të Dielën me datën 8 Qershor në ambjentet e lokalit “Torino” pizza të pronarit shqiptar, z. Arben Shehu, u mblodhën Shqiptarët e Orlandos për të shkruar një kapitull të ri në jetën e tyre, pra atë të krijimit të degës “Vatra”.
Në këtë ngjarje historike ishin të ftuar edhe bordi i Degës “Vatra” Jacksonville, kryetari Adriatik Spahiu, sekretari Gjergj Lacuku, financieri Bukurosh Curre dhe drejtoresha e Shkollës së parë shqipe , zonja Lavdie Mato.Ajo çka binte në sy ishte prania e të gjitha moshave e sidomos ajo e grave dhe e të rinjëve. Këtu me të vërtetë shikoje modelin ma të mirë të familjve shqiptare, duke e shnëdrruar këtë mbrëmjen në një natë magjike, ashtu siç është vetë Orlando, një vend magjik për gjithë botën. Pas përshëndetjes së z.Adriatik Spahiu dhe një përshkrim të shkurtër të historisë së Vatrës , në bazë të procedurave të kanunores së Vatrës, në këtë mbrëmje rreth 30 anëtarë të rinj iu bashkangjitën familjes së madhe të Vatrës duke u bërë përçues të idealeve të atdhedashurisë e frymës kombëtare, vazhdues të Nolit e Konicës.Në mënyrën më demokratike u zgjodh edhe bordi drejtues i Vatrës me Kryetare zonjën Florisiana Ahmetaj, një zonjë majft e njohur në komuntet për aftësitë e saja organizuese, nën-kryetar, z. Gent Lulo, financier, z. Arben Shehu, sekretar, z. Elio Lulo dhe antare e bordit, znj. Meliha Alla e z. Islam Kadriu. Në këtë mbramje historike përshëndeti edhe kryetarja e sapozgjedhur e degës “Vatra” në Orlando, zonja Floriana Ahmetaj ,e cila u shpreh se ndjehej shumë e motivuar për të çuar më tej amanetin e të mëdhnjëve , At Fan Nolit e Faik Konicës, “edhe pse kohët kanë ndryshu” – u shpreh ajo, “qëllimet kanë mbetur të njëjta” .Pastaj fjalën e morën të gjithë antarët e bordit ku shprehën mirënjohjen për besimin që ju është dhënë dhe dëshirën për të bërë më të mirën në shërbim të komunitetit.Në këtë mbrëmje, përshëndeti edhe z. Stilian Çollaku që falenderoj stafin e degës Vatra në Jacksonville për mbështetjen që i dha hapjes së degës së re në Orlando, gjithashtu përshëndeti edhe zonja Alketa Shingjergji duke uruar suksese degës së re “Vatra” në Orlando.
Po ashtu , në këtë mbrëmje mori pjesë edhe z, Isuf Spahiu , kryetari i komunitetit shqiptar në Tampa, i cili u zotua se së shpejti do kemi edhe një degë të re të Vatrës Tampa, Florida.
Për ta mbyllur këtë natë historike sipas traditës shqiptare, në , bordi mysafir i Vatrës së Jacksonville, u ftuam për një darkë të veçantë nga miqtë tanë , z Ermal Metollari me zonjën e tij , Florisiana Ahmetaj , njëkohësisht edhe Kryetarja e degës Vatra në Orlando, z.Gent Lulo e z. Ermal Lulo,
Kjo mbrëmje madhështore që shënon fillim e një kapitulli të ri të Vatrës, do e shndrrojë degën e Vatrës së Orlandos si epiqendër për të gjitha degët e Floridës falë edhe pozicionit të saj gjeografik por edhe botës magjike që ofron vetë Orlandoja duke e bërë komunitetin shqiptar pjesë të krenarisë saj.
Në mbyllje përshëndes të gjithë pjesëmarrësit që me të vërtetë u bënë pjesë e historisë së lavdishme të Vatrës më të ngrohtë Shqiptare .
Në Foto: Bordi i Vatrës Orlando, Florida-Kryetare, zonja Florisiana Ahmetaj në të djathtë ; z.Arben Shehu e zonja Meliha Alla, në rreshtin pas z.Gent Lulo, z.Elio Lulo e z.Islam Kadriu.
DEPUTET E PARLAMENTIT SHQIPTAR VIZITUAN VATRËN
Të Hënën, 9 Qershor 2014, në Shtëpinë e Vatrës ishin mysafire deputetet e Parlamentit Shqiptar,të cilat ndodhen për një vizitë në SHBA. Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetare e “Aleancës së Grave Deputete” Mesila Doda, Albana Vokshi,deputete e PD, që kryeson komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, si dhe më e reja e deputete e Parlamentit Shqiptar, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, u pritën nga zv/kryetarët e Vatrës, Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu dhe anëtari i Kryesisë së Vatrës, njëkohësisht arkëtar i Vatrës, Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Besim Malota, editori i Diellit Dalip Greca. Zv/kryetarët e Vatrës z. Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati u kanë uruar mirëseardhjen zonjave deputete dhe kanë prezantuar veprimtarinë e Vatrës. Deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Kejdi Mehmetaj, kanë informuar për vizitën e tyre në SHBA dhe për veprimtarinë në Parlamentin e Shqipërisë. Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu,arkëtari Marjan Cubi, anëtari i këshillit të Vatrës Zef Balaj u kanë uruar mirëseradhjen mysafirëve. Editori i Diellit, Dalip Greca, u ka prezantuar mysafireve rrugën 102 vjecare të Vatrës, duke prezantuar edhe ekspozitën e arkivin e Vatrës.Vizita u filmau nga Televizioni Kultura Shqiptare, Adem Belliu.
(Më gjërsisht do të lexoni kronikën në gazetën Dielli të printuar)
NJOFTIM PER KUVENDIN E VATRES
Kuvendi i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA do të mbahet me 14 Qershor 2014 dhe fillon punimet në orën 10.00 para dite në Monroe College
Adresa:
Monroe College
2501 Jerome Ave, New York, NY 10468
Tel. (718) 933-6700
Dega e Vatres në South Florida në prag te Kuvendit te Vatres…!
Nga Leke Gjokaj/
Fort Lauderdale FL./
Në mjediset e zyrave RE/MAX FIRST të biznemenit shqiptaro-amerikan zotit Kolec Ndoja, njëkohësisht kryetari i degës së Vatrës në South Florida u mblodhën shumica e anëtarëve të saj në mbledhjen e radhës. I pranishëm ishte edhe stafi i kanalit televiziv shqiptar Kelmën TV me qendër në Jacksonville që filmoi këtë ngjarje të rëndësishme të degës së Vatrës.
Zoti Kolec Ndoja duke hapur mbledhjen falenderoj të gjithë anetaret për pjesëmarrjen në këtë mbledhje, duke theksuar rendesine e Vatres si mbrojtese e perkushtuar e trashegimise dhe te drejtave Kombtare. Pasi permblodhi punen dhe perpjekjet per anetaresime te reja permes tre aktiviteteve te vitit te kaluar te organizuara nga Dega per Festen e Femijve, Te Flamurit dhe te Vitit te Ri, ngrohtesisht ftoi të gjithe te pranishmit te diskutonin lirshëm dhe të barabartë si dikur në një kuvend burrash, gjithnje per te gjetur rruge te reja per mbeshtetjen e Vatres.
Duke marrë fjalën zoti Pjeter Dekaj, anetar i kryesise dhe biznesmen i suksesshëm në Fort Lauderdale foli për afrimin e sa më shumë shqiptarëve rreth Vatrës, për të kontribuar pak më shumë duke sakrifikuar disa orë në të mirë të komunitetit shqiptar. Më pas duke diskutuar për projekt kushtetuten e re të Vatrës folën disa nga vatranët e kësaj dege që shtjelluan probleme dhe këmbyen mendime.
Pasi shprehu deshiren per te mbeshtetur z. Ndoja ne punen e deges, z. Agustin Shqalsi shtroi pyetjen se deri ku do të shkojë pavarësia e degëve nga qendra, si do të ndahen fondet e mbledhura nga anëtarësimet apo aktivitetet e ndryshme që mund të organizohen.
Edhe pse i sapo ardhur nga Shqiperia, z. Kujtim Porja shprehu konsideraten e larte ndaj Vatres dhe Vatranëve, duke afruar gatishmerine e tij perkrah Deges se Vatres se Florides se Jugut ne sherbim te Kombit.
Me pjekuri dhe dashamiresi per mbaresine e komunitetit Shqiptar ne pergjithesi, dhe te Florides se Jugut ne vecanti z. Zef Nacaj shprehu mangesine e nje ambjenti identifikues Shqiptar gjithandej, sikurse Irlandezet kane Irish Pub, apo Greket, Italianet, Hebrejte…
Gjithashtu kishte mendime sikurse e z. Edmond Ndoj që gazeta e shoqatës Vatra, Gazeta Dielli, me e vjetra e botes shqiptare ne print, prej 105 vitesh, të dilte vetëm në versionin online, duke pasur parasysh që shumica përdorin kompjuterin dhe e marrin lajmin në çast, ndërsa gazeta vinte me shumë vonesë në krahasim me ngjarjen e ndodhur dhe ngjarja nuk kishte më interes për ta lexuar, e në fund, sepse kështu do të kishte edhe me kosto më të lirë. Anëtarët kërkuan komunikim online nëpërmjet rrjeteve sociale me qëllimin dhënien sa më të shpejtë të informacionit për grupin në facebook të degës së Vatrës.
Shqetesimit se Vatra e dikurshme afronte shume njerez, ndersa sot numeri eshte me i vogel, zoti Marco Berisha nga Peja ju pergjigj se simpatizante mund te kete 1500, por mjaftojne 15 aktiviste te mire e te devotshem qe te kryejne shume pune per simpatizantet dhe gjithe komunitetin Shqiptar.
Zonjat Tereze Ukaj nga Gjakova dhe Margerita Ndoja paraqiten veshtiresite ne afrimin e shoqerise se tyre ne aktivitetet e Vatres, edhe pse pas aktiviteve te gjithe ndjejne ngrohtesine e vecante qe nga femija deri tek te moshuarit: te jesh Shqiptar!
Ne vazhdim, kryetari i degës Kolec Ndoja hodhi mendimin që në projekt Kushtetutën e Re të ketë ndryshime, një ndër to ishte shtesa e Forumit të Gruas në Federattën Pan-Shqiptare te Amerikes Vatra. Kjo shtesë bën që Federata Vatra të ketë në themel të saj familjen. Pa një familje të fortë në njëqind vitet në vazhdim Vatra nuk do të ketë mundësi të ecë në shinat e shtruara nga dy korifejtë Noli dhe Konica.
Me pas, entuziazmi i anëtarëve te ri të degës së Vatrës si z. Zef Nacaj, Agustin Shqalsi, Kujtim Porja, Edison Gjergji, Marco Berisha dhe bisnesmen si z. Nikolin Buja do te percillej me një koktej të sponsorizuar nga zoti Dekaj – Stork’s Bakery, duke mundesuar keshtu per Kelmen TV intervistimin e shume anetareve te pranishem. Intervistat do të transmetohen në Kelmën TV dhe do të hidhen edhe në internet.
Me siguri fryma e anëtarëve dhe simpatizanteve te degës së Vatrës në South Florida do ti percjell vlerat cilesore Kuvendit te Vatres ne New York me 14 Qershor 2014, per ruajtjen e trashegimise etnike-kulturore dhe pasurimin e traditave shqiptare, per te miren e komunitetit.
Fort Lauderdale Florida
1 Qershor 2014.
Vatranët në Hartford zgjodhën delegatët për në Kuvendin e VATRES
Nga Raimonda MOISIU/ Hartford/ Foto-arkiv/
Vatranët në Hartford zgjodhën delegatët për në Kuvendin e Federatës Panshqiptare Vatra
Nga Raimonda MOISIU/
Ditën e dielë, dt. 1.6.2014, u mbajt tubimi i Degës së Vatrës në Hartford me pjesëmarrjen e dhjetëra vatranëve të vjetër e të rinj. Tubimi u mbajt në ambientet e restorantit – “The Place-to BE” të bisnesmenit shqiptaro-amerikan, intelektualit, Zija Lagji. Ambienti ishte i mbushur me energji pozitive , për nga vizioni, inteligjencia dhe qytetaria që karakterizonte bashkëbiseduesit.Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i Degës së Vatrës në Hartford, Ilir Gjomarkaj, i cili uroi mirëseardhjen dhe shprehu falenderimin për prezencën e të deleguarit të Federatës Vatra , Nën/Kryetarit të saj, z.Agim Rexhaj. Më pas z. Gjomarkaj parashtroi pikat, që do të diskutoheshin në këtë tubim, i cili mbahej disa javë para Kuvendit të Federatës Pan Shqiptare Vatra, që i zhvillon punimet më 14.6.2014, në NewYork, me c’rast do të zgjidheshin edhe delegatët pjesëmarrës në Kuvend. Më pas e mori fjalën, Kryetari i degës së Vatrës në Hartford, z.Ilam Peci, i cili bëri një ekspoze të punës një mujore, si degë e krijuar rishtas, dhe paraqiti projektet e së ardhmes të cilat përqëndroheshin në disa pika:
-Një anëtar për cështjet ligjore, që të ndihmojë në interpretimin e kanunores, me këshilla juridike, në raport me autoritetet vendore dhe në ndihmë të emigracionit të bashkatdhetarëve tanë.
-Grup pune me disa anëtarë, për ceshtjen e arësimit dhe edukimit, kjo nëpërmjet hapjes së shkollës shqipe, sigurimin e materialeve shkollore dhe stafit mësimor.
-Grup pune për kulturën e aktiviteteve sportive, artistike e botuese, gjallërimi i komunitetit shqiptaro-amerikan nëpërmjet tyre, për ruajtjen e traditave, zakoneve dhe gjuhës shqipe ndër brezat e ardhshëm, vecmas të atyre që lindin në Amerikë.
-Një anëtar kordinator me komunitetin e biznesit shqiptaro-amerikan, në ngritjen e fondeve për aktivitetet e Vatra .
-Grup pune për aktivitet sportive të grupmoshave të ndryshme, dhe krijimin e ekipit të futbollit “Vatra Hartford”
– Anëtar koordinator për bashkëpunim e shkëmbim eksperience me degët e tjera të Vatrës në Amerikë, me shoqatat kulturore –artistike, që operojnë në në Kenektikat e më gjerë dhe shtimin e anëtarësisë me anëtarë të rrinj, thithjen e burimeve njerëzore, inteligjencës dhe qytetarisë në anëtarësimin e Degës së Vatrës.
-Koordinator për lobimin dhe organizimin e aktiviteteve humanitare e filantropiste në ndihmë të komunitetit dhe tokës mëmë.
Pati një bashkëbisedim interesant dhe për gati disa orë nëpërmjet pyetjeve e përgjigjeve, diskutimeve e debateve konstruktivë mes pjesëmarrësve, por edhe me Nën/Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, z. Agim Rexhaj.Gjatë fjalës së tij. Z. Rexhaj, ndër të tjera tha:
“Është kënaqësi të jem sot mes jush, të dashur vatranë të degës së Vatrës në Hartford. Së pari më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet dhe përgëzimët e Kryetarit të Federatës PanShqiptare Vatra, dr. Gjon Bucaj, Nën/kryetarit tjetër z. Asllan Bushati,sekretares Znj. Nazo Veliu, Editorit të Gazetës Dielli, Dalip Greca, arkëtarit të Vatrës, z.Marjan Cubi dhe të gjithë anëtarëve të të Kryesisë.
Z. Rexhaj e përgëzoi degën e Vatrës në Hartford për organizimin e saj dhe u uroi anëtarëve të saj suksese në vazhdimësi.
Z. Rexhaj tha se në Vatër ai kishte gjetur atdhetarët e përkushtuar për cështjen Kombëtare. Duke treguar kontaktetet e saj me Vatrën, ai tha se ka emigruar në SHBA më 1984, dhe po atë vit kishte ndodhë edhe takimi i tij me Vatrën, kjo falë simpatisë e admirimit, që kishte për Nolin e Konicën.Ai tha se ishte anëtar i Vatrës që prej 30 vjetëve dhe se kishte pasë fatin që të kishte punuar me kryetarin e Vatrës në fillim të viteve ‘90, profesor Arshi Pipa, i njohur për erudicion, nacionlizmin dhe antikomunizmin e tij. Po ashtu ai tha se ishte krenar që për dy dekada kishte punuar me kryetarin tjetër të Vatrës, zotin Agim Karagjozi, president Nderi Vatrës.
Vatra që prej themelimit të saj me Nolin e Konicën, ka qenë shumë pranë Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të gjitha trevave etnike.
Përherë të parë kam qenë në Shqipëri në vitin 1995, sëbashku me kryetarin e asaj kohe të Federatës Panshqiptare Vatra, z. Agim Karagjozi, delegacionin e Vatrës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Bashkë me ne ishin edhe përfaqësuesit e të tre komuniteteve fetare, Imam Isa Hoxha, At Arthur Liolin dhe dom Pjetër Popaj. Atë kohë kemi sjellë e shoqëruar eshtrat e eruditit,diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konicës.
Për Vatrën, tha nënkryetari Rexhaj, mbi të gjitha qëndron cështja Kombëtare. Vatranët e Amerikës urojnë, që partitë politike shqiptare, pa dallim feje e ideje të punojnë për të mirën e Shqipërisë e Kosovës, kombit shqiptar, ashtu sikundër punuan për shqiptari e atdhetari pararendësit tanë, që nga Noli e Konica.
Më pas z. Rexhaj tregoi se përse u zhvendos Vatra nga Bostoni në New York.Ai tregoi se si kishte shkuar së bashku me Tonin Mirakajn, në Boston për të parë gjendjen faktike të dokumentacionit, arkivit dhe bibliotekës së Vatrës. Atje kishin takuar z. Anthony Athanas, Harry Stoja, Harry Stoja e të tjerë.Më pas me një grup vatranësh të tjerë ai kishte marrë pjesë në transportimin e materialeve nga Bostoni në NewYork.
Më pas z.Rexhaj tregoi ecurinë e diskutimeve për disa ndryshime e përshtatjeje në kanunoren e Vatrës, e cila po bëhet me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e specialistëve në fushën juridike dhe po tërhiqen edhe mendimet e degëve. Do të jetë Kuvendi ai që do të marrë vendimet përkatëse dhe aprovimin e këtyre ndryshimeve.
“ Kjo kanunore e re do të votohet në Kuvendin e Vatra, me 14.6.2014, edhe nga delegatët që do të zgjidhni sot e do të përfaqësojnë anëtarësinë e Degës së Vatrës Hartford, dhe delegatët e degëve të tjera në Amerikë,”-do të përfundonte fjalën e tij z. Rexhaj.
Më pas pati pyetje e shkëmbim mendimesh dhe idesh nga vatranët, Andon Rrumbullaku, Mitat Fifo, Arben Isufi, Nën/kryetari i degës së Vatrës në Hartford, z.Arben Zeqiraj, nga anëtarja e kryesisë znj.Raimonda Moisiu, Kryetari z.Ilam Peci, Artan Martinaj, Martin Perndoji, Vedat Selimi, Ismail Berisha, Prend Qetta, Ilir Avdiu –i porsaanëtarësuar , Ismail Dabulla, Milaim Tahiri etj. Në fund të diskutimeve u zgjodhën edhe delegatët për në Kuvendin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra.
Raporton nga Hartfordi, CT
Raimonda MOISIU
- « Previous Page
- 1
- …
- 138
- 139
- 140
- 141
- 142
- …
- 150
- Next Page »