• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi vizitoi Vatrën

November 28, 2024 by s p

New York, 27 Nëntor 2024 – Fatmir Gjeka, ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave në qeverinë e Malit të Zi njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike në Mal të Zi vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u shoqërua nga Astrit Hoxha sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Naser Nika kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane në Staten Island, NY. Ata u pritën nga sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, z.Ilir Cubi anëtari i kryesisë më 30 vite kontribut në Vatër dhe z.Mëhill Gjuraj biznesmen dhe aktivist i çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës. Dr. Camaj në fjalën e mirëseardhjes shpjegoi historinë e Vatrës dhe Diellit dhe kontributin thelbësor në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në trojet etnike. Ministri Gjeka vlerësoi punën e Vatrës si institucion kombëtar dhe tregoi sukseset qeveritare në kabinetin ku prezenca dhe fuqia e shqiptarëve është gjithnjë në rritje. Dr. Camaj në emër të Vatrës shprehu mirënjohje, falenderim e mbështetje faktorit politik shqiptar në Mal të Zi të cilët janë më të fortë se kurrë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe prosperitetit të Malit të Zi në rrugën euroatlantike.

Filed Under: Vatra

SHUHET AGIM DESHNICA, VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI

November 26, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli përcjellin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të patriotit, vatranit, shkrimtarit e atdhetarit Agim Deshnica. Një studiues model, qytetar shembullor, i urtë e vizionar, një aktivist frymëzues dhe kontributor me dekada për çështjen kombëtare, Agim Deshnica la pas një trashëgimi të shkëlqyer atdhetare, letrare e komunitare.

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha në emër të të gjithë vatranëve e gazetës Dielli shpreh keqardhjen për humbjen e patriotit Dishnica, kontributor i madh i çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës.

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

Pushoftë në parajsën e përjetshme Agim Deshnica!

Pritja dhe nderimet zhvillohen në:

Nicholas Funeral Home, ditën e mërkurë, më 27 nëntor, nga ora 10:00 AM deri në 12:00 PM.

Adresa:

187 Middlesex Ave

Wilmington, MA 01887

Ceremonia e lamtumirës do të mbahet menjëherë pas pritjes.

Filed Under: Vatra

Vatra Chicago bashkoi shqiptarët në festën e Flamurit Kombëtar

November 25, 2024 by s p

Vatra Chicago në bashkëpunim me Trojet Entertainment organizoi më 23 Nëntor Festën e Pavarësisë në Chicago në ambientet e Elm West Banquets. Të ftuar ishin këngëtarët Mariola dhe Jurgen Kaçani të cilët e ndezën atmosferen me këngë nga të gjitha trevat. Fjalën e hapjes e mbajti kryetarja e Vatra Chicago zonja Mirela Kanini e cila midis të tjerave tha: Festa e Pavarësisë është festa më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne të diasporës e që jetojmë larg mëmëdheut jo vetëm që nuk e harrojmë kurrë atë por e ndjejmë të nevojshme të jemi pranë njëri tjetrit, të flasim shqip dhe të kërcejmë e këndojmë këngët tona”. Bukurinë mbrëmjes ia shtoi koncerti i vogël i hapjes i realizuar nga fëmijët e Grupit Arbëria. Kryesia e Vatrës po punon me intensitet që të sjellë sa më shumë aktivitete të larmishme patriotike dhe gjithëpërfshirëse për çdo grup moshe për të afruar sa më shumë komunitetin shqiptar me njëri-tjetrin. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar ditën e Flamurit!

Filed Under: Vatra

VATRA SHTROI DREKË FALENDERIMI PËR VATRANËT E MICHIGANIT, FLORIDËS E BOSTONIT

November 24, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra shtroi një drekë falënderimi në restorant Çakor në Bronx, për vatranët që erdhën prej Michiganit, Floridas e Bostonit për të festuar në New York festën madhështore të Flamurit Kombëtar. Mirënjohje për patriotët Alfons Grishaj, Kolec Ndoja, Mondi Rakaj(familjarisht), Mentor Maksutaj, Hirësi Theofan Koja, Ben Pllumaj, Ervis Dhima, Albert Maksutaj, Ramazan Çeka dhe diplomatin e shquar, ish-kryetarin dinjitoz të Vatrës z.Dritan Mishto. Vatra i ka bashkuar çdo herë shqiptarët e Amerikës nën tingujt e magjishëm të himnit kombëtar e ngjyrat e flamurit shqiptar. Me krenari e dinjitet, Vatra udhëheq prej 112 vitesh formacionin patriotik e atdhetar më të shkëlqyer në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

Nëntori i Pavarësisë sjell në Vatër nëntorin e letërsisë…

November 22, 2024 by s p

Nëntori i Pavarësisë sjell në Vatër nëntorin e letërsisë.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 144
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT