Opinion Nga Ajet Delaj/ New York/
Perplasja e perendimit me Rusine eshte haraçi qe duhet te paguaje perendimi per lenjen ne mes te rruges te revolucioneve demokrate te fundit te viteve 80te si dhe ndihma e pakusyer dhe e pakushtezuar e perendimit per te rimkembur Rusine.
Miljona antikomuniste te pushkatuar per bindjet e tyre e aspiratat e tyre per liri e demokraci e deri edhe per nje fjale goje e po kaq te masakruar e shfrytezuar edhe pa buke pergjate tere sundimit te perendorise te se keqes te kaloje pa ndeshkimin me te vogel edhe pse krimet e komunizmit nuk kane qene me te vogla se te nazizimit nuk mendoj se ka gje ketu per te mos kuptuar nga lideret perendimore mbi ate qe po ndoll ne Ukrine e ne vet Rusine.
Ekonomite e lulezuara sipas komunisteve deri diten kure rane u grabiten dhe u vodhen nga komunistet dhe trashigimtaret e tyre deri ne centin e fundit qe ishte djersa dhe gjaku i miljona qytetareve te lindjes pasi ata vete per rreth gjysme shekulli kane qene vetem gjakpires e parazite e prape nuk u muar asnje veprim kunder tyre e nuk u ndeshkua askush.
Kesaj i thone pasi ta keshe plagosur ariun ta kurosh e sherosh e te ankohes se tani ariu po me ha.
E madhja Theçer ka thene se komunizmi dhe socializmi jane njelloj te rrezikshem per njerzimin. Perse perendimoret ne kohen e luftes se ftohte shoqerite e tyre mbajten ne pushtet te djathtet edhe per periulla 20 vjeçare e Presidenti Charles De Gaulle beri tre kushtetuta per te ndaluar komunistet te vinin ne pushtet ndersa ish-komunistet e pareformuar u lane te rikthehen ne pushtet me vota te vjedhura e manipuluara ne te tere Lindjen ishkomuniste e perendimi heshti.
Europianet dhe Amerikanet jo se nuk kane kuptuar por nuk kane dashur te kuptojne pasi shembujt i kane pasur te qarte e para syve.
Ish presidenti i njerit nga vendet Balltike ish emigrant ne USA kure e pyeten mbas mbarimit te mandatit si President i Lituanise rreth viteve 2000 nese nuk jam gabim se perse nuk u derdh gjak me rrezimin e komunizmit pergjigja e tije ishte e shkurter dhe e sakte “Komunizmi nuk eshte rrezuar” dhe me tej ka shtuar se kishte deshtuar ne demokratizimin e vendit pasi sa here kishte inicuar reforma domethense te dy krahet e parlamentit bashkoheshin kunder tij pasi te dy krahet ishin neokomuniste qe kishin ardhur aty me metoda jodemokratike.
Me tej akoma ne Rezoluten e Parlamentit te Europes mbas 2005 per te denuar krimet e komunizmit nga 720 parlamentare kane marre pjese ne seance 80 e kane votuar pro rezolutes diçka me shume se 50% pra 42 apo 43 parlamentare.
Çfare ka ketu per te mos kuptuar z Fyle Komisioner i Zgjerimit te BE e shume Fyle te tjere ne Europe e Amerike. Megjithate lavdi Zotit Krimea apo Ukraina nuk eshte fundi i botes apo i demokracise perendimore pasi jane thjesht kembane e forte alarmi per te perveshur krahet e rifilluar aty ku eshte lene ne 90ten. Thellesisht besoj se tashme perendimi eshte i qarte se ku ndollet ne raport me ish-komunistet qe nuk jane gje tjeter veç neokomuniste po aq antidemokrat , kriminel e antiperenimore sa the baballaret e tyre.
Zevendesimi i regjimeve kriminale komuniste me regjime kriminale te korruptua e oligarkike ne Europen e Lindjes eshte e papranueshme per popullesite e ketyre vendeve por ne te njejten kohe edhe e paqendrueshme.
Tregues me te mire te kesaj gjendje te vazhdimsise kriminale nuk mundet te kete sesa okupimi i Krimese e gjysmes se Ukraines pa shprazur nje pushke. Elitat kriminale te korruptuara te lindjes ish komuniste perveç se jane te korruptuara jane edhe filo-ruse qe ju kane hypur popujve te tyre ne qafe e natyrshem e konsiderojne demokracine e perendimin si armikun e tyre kryesor.
Demokracite perendimore perpara se te perballen me Rusine duhet te pastrojne shtepite dhe oborret e tyre pasi eshte e turpshme se si ish Kancelari Gjerman perqafohet me Putinin ne te njejten kohe qe vazhdon te derdhet gjaku i popullit ukrainas nga falangat ruse e shume qeveri kryesisht te majta te ish-lindjes komuniste heshtin e mundohen te flirtojne nen rrogoz me Putinin.
Histora ka treguar se armiku me i madh e shkaterrues per diktaturat dhe regjime kriminale eshte stuhia e lirise qe ben qe popujt e shtypur te ngrihen e ringrihen pa marre para syshe asnje rrezik.
Perendimi duhet te japi shenja te qarta per popujt e shtypur se me rrezimin e diktaturave nuk do pranojme regjime kriminale te korruptuara qe zakonisht diktaturat perpiqen qe te lene pas gje qe fatekeqesisht duhet thene ka ndollur gjer tani.
Perendimi i ka te tera mundesite njerzore , morale e financiare per te udhehequr si deri me tani nje bote paqesore e demokratike duke vendosur ne themel te rendit boteror lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ashtu siç ka bere edhe gjer tani.
Nuk kerkohet gje tjeter ne organizimin e shtetit e shoqerise ne europen e lindjes veç ajo qe eshte funksionale ne perendim, ligj, drejtesi, mbeshtetje sociale e pagim taksash nga gjithe qytetaret e natyrshem te gjitha keto menazhuar e kontrolluar nga nje pushtet qe del nga vota e lire dhe e ndershme e qytetareve te ish-lindjes komuniste.
Flitet ne konferenca antikorrupsion ne Shqiperi e gjoja behen strategji per luftimin e tije e nuk thuhet nje fjale per grabitsin me te madh te pasurise se shqiptareve Qeverine e krimit te organizuar qe sundon vendin qe 24 vjet e askush nga perendimoret nuk prononcohet .
Si eshte e mundur te lejohet Kryeministri Shqiptar Edi Rama te shperndaje tapi mbi token e pronareve shqiptar si Enver Hoxha ne 1946 ku ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise e tera aktet e konventat nderkombetare ku shteti shqiptar ka firmosur duke perfshire edhe Gjtkaten e Strasburgut dhe partneret perendimore te Shqiperise heshtin.
Nese perendimi do te japi suport per lirine e demokracine e popujve te shtypur te lindjes ish komuniste energjite dhe uniteti i lindjes me perendimit do te arrije nje nivele te papara me pare e rusve do filloje t’ju bjeri çatia e shtepise se tyre.
Koha ka treguar se ngritja e popullit per liri e demokraci ka rrezuar diktatura te fuqishme kriminale e te organizuara e furis se popullit nuk i ka rezistuar askush nga regjimet diktatoriale , as Rusia.
Ajet Delaj
New York
Ereniku says
SI është e mundur që Edi Rama të shperndajë tapi mbi token e pronarëve shqipëtarë?Revolucioni i kuq vazhdon ,e pronaret shqipëtarë nuk reagojnë.Zgjohuni nga gjumi e mbroni token e baballarëve nga këta bolshevikë të shitur.
Ajet Delaj says
Zoterinj keni mundesi te shikoni live Enverin ne 1946 duke shperndare tapi ne baze te ligjit antikushtetues e kriminal 7501 mbi bazen e te cilit jane marre 8000 jete shqiptaresh ne 24 vitet e fundit.
Pronaret shqiptare duhet ti drejtohen me mail e e-mail Washingtonit e Brukselit qe ta ndalin vazhdimin e kesaje maskarade respektivisht vazhdimin e marrjes se jeteve te shqiptareve ne token e truallin e tyre.
http://www.gazetatema.net/web/2014/05/02/fierrama-shperndan-100-certifikata-pronesie/
pali says
Pronare u bene shqipetaret qe u bashkuan me pushtuesin
GJAKOVA says
Koha është e maskarenjëve dhe morrave të kuq ,por pronat janë të pronarëve,dhe duhet mbrojtur me cdo cmim.