Nga Luan Rama/
Debati rreth Darwin-it dhe Zotit, Darwin-it dhe Gjenezës, Kataklizmës, krijimit të botës dhe njeriut, etj, për më shumë se 150 vjet nuk ka rreshtur së kundërvëni midis tyre «darvinizmin» si shkencë materialiste dhe fenë, e cila në themel të saj ka krijimin e botës dhe të njeriut nga Perëndia. Ky debat duket se mund të jetë akoma më i ashpër, veçanërisht këtë vit që është dhe 150 vjetori i shpalljes së teorisë së tij Teoria e Evolucionit, tekst shkencor që në mënyrë llogjike do të kthehej në një filozofi të re të perceptimit të botës. Në shkurt të vitit 2009, po ashtu do të festohet 200 vjetori i lindjes së Darwin-it, i cili nuk ishte thjesht formuluesi i teorisë së evolucionit të specieve, dhe si rrjedhojë dhe të njeriut, por ai ishte njeriu që u vu në qëndër të një prej revolucioneve më të mëdha shkencore dhe filozofike të të gjitha kohrave.
Njëqind e pesëdhjetë vjet më parë, para Asamblesë Shkencore të Londrës, ai bëri të njohur teorinë e tij, çka tronditi thellë vizionin e deriatëhershëm mbi natyrën, njeriun dhe …. Zotin. Shpejt emri i Charles Darwin-it, (1809-1882), u bë i njohur, edhe pse ishin të pakët ata njerëz që e njihnin atë njeri. Cili ishte ai? Si ndodhi që ai zbuloi një nga mekanizmat më vitalë dhe më të qënësishëm të zhvillimit dhe të evolucionit të botës? Ishte ai një até apo çfarë? Ku bazohej teoria e tij dhe çfarë i solli ajo njerëzimit modern? Përse kjo teori nuk është zbehur edhe me zhvillimin e jashtëzakonshëm të shkencës gjatë shekullit XX dhe këtij fillim mijëvjeçari? Dhe së fundi, çfarë do t’i shtohet si diçka e re kësaj teorie, bazat e së cilës deri tani nuk kanë ndryshuar dhe siç duket nuk do të ndryshojnë?
Charles Darwin (Çarls Darvini) ka lindur në vitin 1809, në një familje në gjëndje të mirë, por mjaft humaniste. Gjyshi i tij, Erasme Darwin, ishte një «deist», autor i një libri të quajtur Zoonomia, që ashtu si ateisti Lamarc, në kohë të tij, edhe ai «deist», mendonte se «evolucioni ishte zhvilluar drejt perfeksionit dhe se apogjeu i këtij ishte njeriu» Por atëherë Charles adoleshent nuk ishte i interesuar rreth evolucionit. I ati, Robert Darwin, ishte një njeri me shpirt të lirë që kujdesej shumë për të varfërit e vëndit ku ata jetonin. Në rini të tij Darwin-i studioi për mjeksi në Edimburg, por gjatë studimeve, seancat e kirugjisë i sillnin të vjella dhe dukej ai ishte i ndjeshëm për ta përballuar këtë anë të mjeksisë. Meqë familja e tyre ishte mjaft e lidhur me Kishën anglikane, i ati e regjistroi në «Christ’s College» për të studjuar teologji në Kembrixh. Por pikërisht aty, ai ra në kontakt me botanistin anglez John Hensow, i cili ishte njëkohësisht dhe gjeolog. Ishte pikërisht ai që do t’i hapte dritaret e para të shkencës.
Vite më vonë, kur kapiteni anglez, i anijes «Beage», Fitz Roy, i cili do të ndërmerrte një udhëtim shkencor rreth botës, kërkonte dikë për ta shoqëruar, Darwin-i shkoi menjëherë pranë tij. Kjo anije do të merrej me hartimin e një kartografie të zonës së Amerikës Latine. Gjatë pesë vjetëve, Darwin-i do të përjetonte një nga periudhat më të lumtura e më frutdhënëse të jetës së tij. Plot 5 vjet midis peripecish të shumta, duke zbuluar botra të reja nga Brazili në Falkland, përgjatë bregut kilian, në ishujt Galapagos, në Tahiti, Tasmani, në Kepin e Shpresës së Mirë, në Shën Helena e përsëri në Brazil, duke iu afruar ishujve Açores në mes të oqeanit Paqësor dhe duke u kthyer në Angli. Gjatë këtyre udhëtimeve të jashtëzakonëshme, Darwin-i zbuloi fosile mamiferësh gjigandë, çka dëshmonte për ndryshime të mëdha klimatike që kishin ndodhur në rruzullin tokësor, në epoka të mëparshme. Ai analizoi në vënd impaktin e tërmeteve në formacionet gjeologjike, shpjegoi formimin e bazamenteve të koraleve, zbuloi fosile të shumta dhe mori shumë shënime rreth faunës, florës, ndryshimeve midis specieve dhe perfeksionimit të llojeve gjatë seleksionit natyral. Madje siç shkruan ai në kujtimet e tij, një ditë, një skllav, i kishte treguar për histori të çuditshme që kishin ndodhur dhe ndodhnin në thellësitë e pyjeve tropikale. Dhe Darwin-i ishte një njeri kurioz… Një nga zbulimet e tjera të tij, veçanërisht në ishujt Galapagos, ishin breshkat gjigande apo zvarranikë gjigandë me struktura që u përkisnin kohrave të dinosaurëve, specie që jetojnë ende dhe sot.
Kur u kthye në Londër, botimet e tij u bënë të njohura dhe koleksionet e tij u panë si gjëra shumë të çmuara për botanistët, natyralistët dhe gjeologët. Në vitin 1836, ai ende mendonte se llojet janë të krijuara e të fiksuara njëherësh sipas llojeve të tyre dhe se ato mund të zhdukeshin vetëm si pasojë e transformimit të mjedisit apo ndryshimeve të mëdha. Por një vit më vonë, ai ndryshoi pikëpamje dhe më 1839 u pranua në Akademinë Mbretërore të Shkencave. Ai filloi të punojë me ngulm për formulimin e tezës së tij me ide të panjohura deri në atë kohë. Më 1853 ai u nderua me medaljen mbretërore të Royal Society. Por një ngjarje interesante që lidhet në këtë periudhë me Darwin-in, ishte dhe ajo e tre indigjenëve, që ata morrën në Tokën e Zjarrit dhe përmes anijes “Beagle” i sollën në Londër, ku u integruan në një tjetër sistem shoqëror, duke venë në dukje efektin social në transformimin njerëzor.
Një surprizë e çuditshme
Darwin-i kishte kohë që po përpunonte teorinë e tij të re. Tashmë ai ishte në mes të udhës së formulimit të veprës së tij më madhore, kur papritur, nga miku i tij Alfred Russel Wallace, i erdhi një letër e çuditshme. Në atë kohë, ky biolog ishte në arqipelagun Moluk (Indonezia e sotme), kur papritur ishte sëmurë dhe ishte gozhduar në shtrat për një kohë të gjatë. Në ethe e sipër, ai kishte zbuluar një teori të re që gjer atëherë nuk ishte përmëndur nga asnjë shkencëtar: teorinë e seleksionimit natyror. Brënda tre ditëve, në disa faqe ai shkroi teorinë e tij dhe ua dërgoi kolegëve të tij në Londër, midis të cilëve dhe Darwin-it. Darwin-i u habit që argumentet e tij përputheshin në këtë pikë me formulimet e Wallace, ndërkohë që Nga ana e tij, konkluzionet e para, Darwin-i i kishte bërë të njohura në një rreth të kufizuar miqsh. Meqë kishte një përkim idesh, dhe duke qënë se Darwin-i e kishte teorinë e tij më të gjërë dhe më të argumentuar, si xhentëllmen që ishte, ai vendosi që këtë «kujtesë» të Wallace, botimet e mëparshme si dhe formulimet e fundit të tij, t’i diskutoheshin në një rreth të gjërë akademikësh. Dhe ashtu do të bëhesh, edhe pse Wallace ishte një biolog i ri, 14 vjeç më i ri se Darwin-i, dhe jo me atë pasuri zbulimesh e vëzhgimesh shkencore. Ky kolegj i dha prioritet Darwin-it, meqë teoria e tij ishte shumë më e hershme dhe më e argumentuar shkencërisht në bazë të vëzhgimeve të tij shkencore, veçanërisht të atyre të bëra me anijen «Beagle».
Teoria e evolucionit
Në vitin 1859, pas deklarimit të teorisë së tij Teoria e Evolucionit, brënda një kohe të shkurtër ai shkroi kryeveprën e tij origjina e llojeve (Mbi origjinën e llojeve përmes seleksionimit natyral, – On the Origine of Species by Means of Natural Selection, që është dhe titulli i plotë). Ai zbuloi kompleksitetin e llojeve për ekzitencë, pra seleksionimin natyral drejt perfomancës dhe këtë jo vetëm tek bimët por edhe tek qëniet. Kjo ishte «lufta për jetën», siç do ta cilësonte atë kohë filozofi Maltus. Kjo teori e luftës brënda llojit, arrin deri në atë fazë zhvillimi, saqë njëri grup performant nuk arrin më të kryqëzohet me grupin tjetër që më parë i përkiste, duke krijuar kështu një lloj të ri brënda species, që është më i fortë, më rezistent, më i përsosur. «Seleksionimi natyror, – shkruante Darwin-i, – kërkon në çdo çast dhe në të gjithë botën variacionet e tij më të mira brënda llojit; ai largon ato që janë të padobishëm dhe ruan të dobishmit; ky seleksionim bëhet në heshtje dhe me këmbëngulje, kudo e gjithnjë, sapo i paraqitet rasti për të përmirësuar kështu të gjitha qëniet e organizuara relativisht në kushtet e ekzistencës organike dhe inorganike.»
Debati i madh rreth teorisë së Darwin-it u bë në Oksford, në vitin 1860, dhe ky ka qënë një nga ngjarjet më të mëdha shkencore të asaj epoke, që analistët dhe filozofët i referohen gjithnjë. Vetë Darwin-i nuk asistoi në këtë debat rreth veprës së tij, meqë atë ditë ai ishte shumë sëmurë. Debati u zhvillua mes mikut të tij, natyralistit Thomas Huxley, mbrojtës i teorisë darviniane, dhe peshkopit të Oksfordit, që njihej si një radikal i madh. Pas debateve të ashpra, kur peshkopi i tha midis të pranishmëve se “çdo të thoshte atëherë po ta pyesnin nëse ai rridhte nga majmuni”, Huxley i ishte përgjigjur: «Mendoj se nuk është turp për një njeri që ka patur stërgjysh një majmun. Nëse do të kishte turp, kjo do të ishte më tepër ndaj një njeriu, i cili në çështje shkencore, të huaja për të, ndërhyn duke kërkuar të errësojë përmes paragjykimesh fetare.»
Në fakt, Kisha angleze, por edhe më shumë ajo skoceze, sundohej nga një rrymë mendimi evolucionist dhe nuk iu kundërvu hapur Darwin-it, edhe pse teza e Kishës ishte gjithnjë krijimi i njeriut dhe i botës nga Zoti. Madje dhe kur Darwin-i vdiq, atij iu bë një nga varrimet më madhështore nga Kisha anglikane. Ai u varros në varrezat e Westminster, disa hapa larg varrit të Njutonit, atje ku ishte dhe kryeqëndra e kishës anglikane. Atë ditë, ku kishin ardhur nga akademitë e gjithë Evropës, arkivoli mbahej nga miku i tij Wallace dhe shkencëtari tjetër Hooker. Pra, në këtë paradoks të madh, Darwin-i ishte bërë një lloj heroi kombëtar, i cili tashmë kurorëzohej nga kisha. Vetëm peshkopët e mbledhur në Këln e dënuan menjëherë teorinë e Darwin-it. Në Romë, Papa Pie IX, foli atëherë për «broçkullat e darvinizmit» por megjithatë Vatikani nuk e dënoi atë zyrtarisht, meqë, sigurisht, evolucioni i botës dhe i specieve egzistonte realisht dhe argumentohej nga fakte të pakundërshtueshme. Natyrisht, kryevepra tjetër e Darwin-it që ishte Prejardhja e njeriut, botuar më 1871, (The descent of Man and Selection in relation to sex), ishte vepra më e diskutuar e tij nga rreth fetare dhe radikale jo vetëm në të gjallë të tij, por edhe më vonë dhe deri në ditët tona. Në Prejardhjen e njeriut Darwin-i shkruan se «objekti i vetëm i kësaj vepre është të konsiderojë së pari që njeriu, si çdo lloj specie, rrjedh nga një lloj tjetër i mëparshëm; së dyti, mbi mënyrën e zhvillimit të tij dhe së treti, për vlerën e ndryshimeve që ekzistojnë midis asaj që quhet racë njerëzore.»
Që në të gjallë të tij, Darwin-in do ta shoqëronin shumë fyerje e karikatura që botoheshin në revistat e kohës, ku Darwin-i kishte një fytyrë majmuni dhe shpesh kacavirej nëpër pemë, çka krijonte të qeshura tek çdo lexues. Pas vdekjes së Darwin-it në vitin 1882, interpretime të shumta u bënë rreth «darvinizmit social», pra interpretimin e teorisë darviniane në fushën sociale, me problematikën e madhe të saj, që do të përfshinte gjer dhe revolucionet e para të fillimit të shekullit XX. Si vallë funksiononte seleksionimi natyror? Vallë a funksionojnë të njëjtat ligje?…
Në vazhdën e zbulimeve të mëdha
Zbulimi i Darwin-it, ashtu si dhe zbulimet e mëvonshme shkencore që i dhanë zhvillimit një interpretim të ri, nuk u bë në një terren djerrë, por në vazhdë të një udhe të pasur me ngjarje shkencore e zbulime të mëdha. Nuk është fjala vetëm për lëmin filozofik dhe zbulimet shkencore të kohës së Antikitetit dhe Mesjetës, por në veçanti të kohës së Copernic-ut, Galile-ut, Giordano Bruno-s, etj. Zbulimet e mëdha shkencore kishin sjellë në atë kohë ndarjen e shkencës nga feja. Tepër të rëndësishme ishin dhe veprat e Decarte-it dhe Newton-it, studimet e Copernic-ut, i cili ishte i pari që mendoi për «heliocentrizmin», (ndërtimin e sistemit diellor dhe diellin si qëndër të botrave), pra që Toka nuk është në qëndër të botës dhe se ajo rrotullohet rreth diellit. Por evolucioni i vërtetë kishte ardhur me Galile-un kur në vitin 1609, ai zbuloi teleskopin për të vëzhguar qiellin, planetet, duke zbuluar shkencërisht hipotezën e Copernic-ut (i vdekur në vitin 1543). Më 1600, Giordano Bruno digjej si heretik në sheshin Campi dei Fiori, në Romë, i akuzuar nga Vatikani se ishte partizan i heliocentrizmit. Bruno në fakt, kishte qënë një prift domenikan që mbronte idenë se duhej të kishte dhe botra të tjera. Por sigurisht, nën influencën e shekullit të Lumières, (filozofëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj fracezë të atij shekulli), shkenca do të shkëputej tërësisht nga feja në shekullin e XIX me filozofë si Fojerbah, Marx, Freud e shumë të tjerë. Frojdi botoi veprën e tij të famshme Moisiu dhe monoteizmi, etj.
Edhe pse në enciklikën Humani generis, të vitit 1950, ku Papa Pie XII shpjegoi se nuk ka opozitë midis evolucionit dhe doktrinës së besimit të njeriut, edhe pse më 1966, Gjon Pali II, foli në Akademinë pontifikale të shkencave se «Njohuri të reja na çojnë që të mos e konsiderojmë teorinë e evolucionit si një hipotezë», përsëri, Kisha flet për teori të ndryshme evolucioni, ku disa janë materialiste dhe jo kompatibël me doktrinën katolike dhe të tjera që janë jo kontradiktore me doktrinën. Ky nuancim, është sot një pozicionim delikat i Kishës, kur zhvillimet e shumta shkencore, veçanërisht gjenetika, kanë sjellë deshifrime të habitshme rreth llojit njerëzor, ndërtimit të tij shkencor, etj. Lufta e hapur sot është në fushën e etikës shkencore, lidhur me embrionet, ku feja lufton dhe e dënon përdorimin e shkencës që mund të shpërfytyrojnë llojin njerëzor.
Kreacionizmi kundër darvinizmit
Që prej një shekulli, fondamentalistët amerikanë kanë kërkuar e vazhdojnë të kërkojnë ndalimin e mësimit nëpër shkolla të Teorisë së Evolucionit të Darwin-it. Në fakt kjo luftë është hapur që në fundin e shekullit XIX, kur James Woodrow, një nga përkrahësit e flaktë të darvinizmit, u përpoq të bashkonte pikëpamjet e Kishës me ato të Darwin-it, u akuzua për herezi dhe u përjashtua nga Kisha anglikane. Dihet që debati më themelor është mbi Gjenezën, librin e Moisiut, që siç thuhet nga Kisha, është shkruar nën frymëzimin dhe diktimin e drejtpërdrejtë të Zotit. «Neo-kreacionistët», (Young-earth creationists, apo të cilësuar shkurtimisht YEC), praktikojnë një lexim litral të 11 kapitujve të librit të Gjenezës, duke afirmuar se krijimi i botës është bërë brënda 6 ditëve. Kryepeshkopi James Ussler jep si datë të krijimit të botës vitin 4004 p.e.s;. të tjerë pohojnë për dhjetë mijë vjet më parë dhe disa të tjerë, njëzet mijë vjet. Pra gjithçka, të gjitha speciet, njeriu dhe kafshët janë krijuar «ex-nihilo», nga hiçi. Për kreacionistët, «evolucioni është veçse një mit». Sipas tyre, Bibla tregon qartë dhe me bindje, se si u shfaq jeta në tokë: Adami, Eva, arka e Noe-s, etj… Por çdo të thoshte në të kundërtën sot kozmologu i famshëm Hubert Reeves, kur ai pohon se krijimi i planetit tonë është bërë në 4,5 miliard vjet? Edhe Shën Agustini në fillimet e kristianizmit e kishte kuptuar se krijimi i botës nuk mund të bëhej brënda gjashtë ditëve, duke shtuar se kjo deklarohej kështu sepse mundësitë imagjinative dhe intelektuale të njerëzve të asaj kohe ishin të kufizuara.
Që të kuptosh thelbin e debatit të kreacionistëve, duhet tu referohesh padyshim dhe dy vargjeve të para të librit të Gjenezës: «Në fillim Zoti krijoi qiellin dhe tokën”, (1), dhe pastaj, “Por toka ishte bosh dhe e vagët, errësirat mbulonin humbëtirat, një erë e Zotit vërtitej mbi ujra” (2)… Kur pyet sot ideologë të Klerit, disa prej tyre thonë se sigurisht, nuk janë dashur gjashtë ditë për krijimin e universit, por është dashur një kohë më e gjatë, etj. Sigurisht, fusha më e ndjeshme krahas genetikës është dhe paleontologjia, prejardhja e njeriut, origjina e krijimit njerëzor, prejardhja e tij, ku ende në studimet paleontologjike, shfrytëzohen disa boshllëqe për të hedhur poshtë teorinë e Darwin-it. Po cili është njeriu i parë? “Neandertal man” i familjes së Homonidëve? Cro-Magnon? Eshtë «homo sapiens”? Eshtë Lucie skeleti i kësaj gruaje që mbahet si njeriu më i vjetër, apo janë specie të tjera të gjetura së fundi në Afrikë dhe Azi?…
Më 1925, në shtetin e Tenesse të Amerikës u aprovua një ligj, i cili ndalonte të mësohej në shkolla çdo «teori që mohonte natyrën hyjnore të krijimit njerëzor, siç shkruhet në Bibël». Po kështu dhe në shtetet e tjera amerikane, si në Karolinën e jugut, në Alabama, Texas, Georgie, Florida, Oklahoma, ku darvinizmi cilësohej «subversiv» dhe në shërbim të të «kuqve». Ky ligj qëndroi në Amerikë për një kohë të gjatë, deri sa në vitin 1968, Gjykata Supreme e Amerikës e anulloi këtë ligj. Më 1984, “Natinal Academy of Science” e Amerikës, krijoi një Komitet Special mbi «kreacionizmin». Tre vjet më vonë, një gjykatë amerikane anulloi vendimin për ndalimin e ligjit të 1968, që u lejonte profesorëve tu mësonin nxënësve teorinë e evolucionit. Sipas një ankete të CBS, të zhvilluar në vitin 2004, 55% e amerikanëve besojnë ende se Zoti e ka krijuar njeriun kështu siç është sot. Edhe krerë të judaizmit, si Moshe Feinstein, i kanë bërë një luftë të madhe Darwin-it, duke ndaluar librat e tij në shkollat hebraike, edhe pse rabinë të tjerë të mëdhenj, si ai i Palestinës, Abraham Isaao Ha-Kohen Cook, (i vdekur në 1935), pohonte se «teoria e evolucionit të Darwin-it përkon me teorinë e «kabbale»-s të hebrenjve në librin e Shenjtë. Më 1999, në shtetin e Kansas, nga dhjetë anëtarë të Komitetit Shtetëror për Arësimin, gjashtë vendosën me maxhorancë për të zhdukur nga programet dhe tekstet shkollore çdo referencë rreth Darwin-it dhe teorisë evolucioniste të tij. Ne këtë fillim mijëvjeçari, «kreacionistë» të rinj kanë shpallur luftën kundër Darwin-it në emër të Zotit, dhe kjo në emër të një aleance fetare kundër darvinizmit. Në këtë kuadër ishte së fundi dhe botimi i Atlasit të krijimit, një botim lluksoz i financuar nga radikalë të fuqishëm dhe lobet kreacioniste të Amerikës. Shumë site internet janë krijuar rreth këtij Atlasi të hartuar nga një studjues turk i quajtur Harun Jahja, i cili e akuzon Darwin-in si atin shpirtëror të Hitlerit, Stalinit dhe të terrorizmit bashkëkohor, meqë Darwin-i e konceptonte konfliktin si një koncept natyror dhe njerëzor njëkohësisht. Pra sipas këtij studiuesi, Darwin-i na qënka një «justifikues i luftrave shfarosëse në emër të seleksionimit» dhe në këtë kuadër, ai thërret të treja fetë monoteiste të bashkohen në një kryqëzatë kundër Darwin-it. Por ai harron se t’i kundërvihesh sot Darwin-it, do të thotë t’i kundërvihesh shkencës, thelbit të saj. Sot në betejën e «kreacionistëve» kundër Darwin-it janë angazhuar çuditërisht dhe genetistë të njohur amerikanë të cilët çuditërisht sot pohojnë se «Të gjitha llojet e qënieve janë krijuar nga aktet direkte të krijimit hyjnor». Pra duket qartë pesha e madhe që ka sot feja jo vetëm mbi shoqërinë por dhe mbi shkencën dhe zhvillimet shkencore.
Darwin-i dhe shpjegimi simbolik i botës
Shumë studjues fetarë, duke parë se argumentet darviniane të seleksionimit natyror dhe origjinës së specieve janë të parefuzueshme dhe se pasazhe të librit të shenjtë bien ndesh me historinë e njerëzimit, pohojnë se Bibla nuk i duhet kundërvënë as Darwin-it dhe as të rejave historike të zbuluara së fundi, por Libri i Shenjtë duhet lexuar në mënyrë “simbolike”. Kjo mënyrë e re vështrimi, kërkon të largojë nga ndeshja mes tyre evolucionin shkencor me frymën e shenjtë të krijimit.
Para pak kohësh, në Londër, historiani Georges Smith njoftoi botën shkencore se kishte zbuluar një pllakë të vjetër të kryeqytetit të Perandorisë Asiriane, Ninive, një tregim mbi «Kataklizmën», që datonte shumë kohë më parë se datimi biblik rreth kataklizmës dhe gjenezës. Ky zbulim shkencor e hidhte poshtë me argumente, tezën e formuluar prej dy mijë vjetësh, (por edhe më parë, sipas Testamentit të vjetër), të krijimit të botës drejtpërdrejt nga Zoti. Sigurisht, arkeologët dhe historianët vazhduan të verifikojnë tezat e ndryshme biblike, përmes krahasimit të fakteve dhe gjetjeve të ndryshme, punë që vazhdon edhe sot. Po kështu ndodh dhe kur krahason fragmente të Epopesë së Gilgameshit, të kësaj poeme madhështore me 300 strofa, gjetur gjatë zbulimeve arkeologjike në Ninive. Miti i super të mënçurit ka qënë që në mijëvjeçarin e tretë p.e.s. Kjo histori relaton kataklizmën e shkaktuar nga Perëndia “për të dënuar njeriun që ishte bërë shumë i zhurmshëm”. “Çdo farë të jetës, – këndohet në këtë sagë poetike, – unë e vura në një anije dhe mbylla portën. Sapo agoi, re të zeza filluan të mblidhen. Era dhe kataklizma shkatërruan gjithçka. Kur erdhi dita e shtatë, deti u qetësua, po kështu dhe uragani e kataklizma. Dhe gjithë njerëzimi ishte transformuar në baltë.”
Para dy vjetësh, arkeologu Eilat Mazar, zbuloi në Jeruzalem rrënojat e pallatit të Davidit të shekullit X p.e.s., të Davidit fitues mbi Goliatin gjigand, që ishte mbreti i dytë i Izraelit. Po kështu, është provuar tashmë se tekste, (pjesë), të Dhjetë Urdhërave, (Porosive), gjënden gati fjalë për fjalë në tekste para epokës së Moisiut, të viteve 1200 p.e.s., pra ngjashmëri me tekste të mbretit babilonas Hammurabi, (rreth vitit 1750 p.e.s.), ndërkohë që Bibla thotë se Moisiu i mori porositë nga Mali i Sionit drejtpërdrejtë nga Zoti, tradita mesopotamike bën të njohur se ligjet mbretërore u janë diktuar njerëzve nga Dielli, zoti i Drejtësisë, nga maja e një mali. Po kështu një ngjashmëri e dukshme janë dhe fragmente të ndryshme midis dy kodeve të vjetra. Në Eksodin e Biblës, thuhet se «nëse një dem godet me brirë një burrë apo një grua, i cili vdes, atëherë demi vritet dhe nuk i hahet mishi. Pronari i tij konsiderohet i pafajshëm.» Ndërsa në kodin e Hammurabi-së, në pikën 250, shkruhet: “Nëse një dem, duke kaluar në rrugë godet me brirë dikë, i cili vdes, pronari i tij nuk detyrohet të shpaguaj». Në shekullin e VI p.e.s. shumë hebrenj ishin robër në Mesopotami dhe kuptohet se ata e njihnin kodin e Hammurabi-t, i cili ishte shumë më i vjetër se kodi i tyre, Bibla hebraike. Kuptohet që Bibla e sotme, ajo që i është transmetuar njerëzimit, ka huazuar e integruar brënda saj shumë tregime më të vjetra sesa Bibla Hebraike apo Bibla Kristiane (jo vetëm ringjallja e Krishtit p.sh. të kujton ringjalljen e Osiris të Egjiptit të lashtë, por edhe ngjarje historike, siç është dhe ajo e Arkës së Noe-s, për të cilën dëshmon dhe burimi i parë hebraik i kohës së Krishtit, Flavius Josef-it, etj. Por sidoqoftë, tregimet e ndryshme biblike dhe teoria e evolucionit e shpjegojnë botën, njeriun dhe historinë njerëzore nga kënde diametralisht të kundërta. E megjithatë, ato mund të bashkëjetojnë pa shpallur luftra dhe kryqëzata.
Darwin-i ishte një shkencëtar që i shërbeu jo ideologjive, por shkencës dhe kuptimit të botës, ashtu si dhe Bibla, (hebraike dhe kristiane), apo Kurani, janë tekste që edhe pse e shpjegojnë botën në një mënyrë të kundërt nga Darwin-i, përsëri ato i kanë dhënë njerëzimit një referencë që me sa duket, ai e ka patur të domosdoshme. Jo më kot shkrimtari francez André Malraux, i njohur me letërsinë revolucionare të viteve 30 të shekullit XX (La Condition humaine), etj, deklaroi në fund të jetës së tij se “Njerëzimit të shekullit të ardhshëm do t’i duhet të integrojë mitet”. Eshtë fjala për mitet që i kemi harruar…
Bep Frania says
Zhvillim apo Degjenerim.
Ndryshimet që ndollen në shoqërinë shqiptare fille mbas luftes se dyte botnore, na tregojne se raportet e shoqërisë s’onë janë largue nga baza e vlerave shoqnore që kemi pasur. Sigurisht, këtu nuk duhet perjashtue edhe indoktrinimi filozofik që perzhiti trunin t’one për ma se gjysem shekulli e qe lehteson, e pa veshtirsi, ndihmon të joshim edhe këta të kohes moderne. Kjo shifet qart nër disa gazeta dhe blogje.
E kam fjalën tek artikulli Darvini kunder Hyjnive shkrue para sa kohe ne gazeten Dielli nga zotni Luan Rama. Me sa duket zotni Rama ka lexue librin e ateistit Prof Richard Dawkins “The Gods Delusion”. Si ai dhe zotni Rama mundohen me na spjegue se si u krijue bota, dhe preardhjen e njeriut, pra simbas zotni Rames njeriu na ardhka prej majmunit e kete teze na e skjaron tuj u bazue ne teorin e Evolucionit
Zotni Rama spjegon shume bukur se ku lindi, u edukue, shetiti dhe cfare vendesh vizitoi Darwini deri tek ishujt Galapagos etj etj. Zotni Rama na thot se Darwini zbuloi fosile, por nuk i shkon bisedes ma gjate dhe une do i spjegoj se cfare fosile u gjetne dhe cka u vertetue prej atyne zbulimeve.Zotnia shkruen se Darwinin na e paskan cuditun tregimet e nji skllavi dhe ato ner ishujt Galapagos, breshkat gjigande, zvarraniket gjigande me struktura qe u perkisnin kohrave te dinausorve specje qe jetojne ende dhe sot”.Po, jetojne edhe sot breshka dhe zvarranik ashtu si ishin atehere. Ne kapitullin ‘Nje surprize e cuditshme” Z. Rama na tregon kur Darwinit i vjen leter nga miku i tij ma i ri, Alfred Russel Wallace,por jo me ate pasuri zbulimesh e vezhgimesh shkencore qe kishte Darwini”, por zotni Rama nuk na thot si u zhvilluen punet.
Darwini dhe Wallace paraqitne mendimet e tyne prane Shoqates se Linnaean e ma vone, Wallace argumentoi se selekcioni artificial mund te prodhoje varietet te ri, por jo specie te reja. Julius Henry Pocaire me 1908 tha:” Shkenca asht e ndertueme ne fakte sikuse shtepija asht e ndertueme me gure, por nji grumbull faktesh nuk asht shkence, aqesa ashte shtepi nji grumbull gursh”.
Në librin e Prof Dawkins thohet:”Feja vorfron kulturen t’onë dhe na mundeson largimin nga realiteti” dhe për ketë arsyetim ai bazohet në shkencë.edhe ketu zotni Rama na bazohet ne do thanje te ketij libri. por tuj i shtue ne mendyren ma tinzare shpirtin urryes qe ka kundra religionit.
Është e drejta e gjithkujt që të ketë opinionet e tij, port te bazohemi ne fakte se këto lloj shkrimesh po gjejnë edhe perkrahje e atëhere disa na fryhen e po vertetojnë se nuk kane nji horizont te gjame ditunije, Sokarin tha:”Me vjene shume keq po kje se rregulloheni vetem me ate qe mund te matni dhe e shifni”. Pra jane shume sende qe na nuk i shofim nuk i prekum e as qe i kuptojme, por i mencmi tha;”Na ndoshta nuk mund te percaktojme kush e zbuloi ujin, por me siguri mund thona se nuk kje peshku”.
Zotni Rama, ju i rëshitni arsyetimit. Ju flitni perpa i tregue lexuesit ndoj fakt ose provë, flitni si t’a kishit në grusht të verteten, flitni si te ishi edukue ner shkolla simbas sistemit komunist, bazue ne Materializmin Dialektik qe jane fryti i teorise se evolucionit.
Shumë mendojnë se me grumbullimin e disa njohunive kanë pasunue menden, por harrojne se ajo dije duhet që prej mendes të kalojnë në ndergjegjen e njeriut e ajo i mungon tëgjithë atyne që edhe sot janë mbrojtesit e moralit komunist. Lidhja e njeriut me fenë ashtë nji gja që rrjedhë nga vullndesa e lirë e njeriut, sepse pa vullndesë të lire, nuk mund të ketë fe.
Shtaza s’mundet me pas religjion se i mungon vullndesa e lirë e me të vertete, me takoj me shetite gjithkah, dhe vizitova kopshte zoologjike, por as ndjeva as pash hajvana me religjion, Dr.Henry Moris citon Dr. Noam Chomsky-n qe ashte nji nder linguistat ma te njoftun, ai thot:” Zajet e shtazve dhe te folunit e njeriut nuk duhet te konsiderohen si funksione te krahasueshem” .
Sociologet e kohve të vona na thojne se:”mendimet e reja na paraqitne shumë forma Izmi; Darvinizem, Ateizem, Marksizem, komunizem, nazizem, fashizem, modernizem, liberalizem, sekularizem që nuk sollne kurgja tjeter veçse kontroll dhe zhgaterrim të individid dhe familjes e me siguri kur kjo ndodhe, edhe shoqëria ashtë e njajtë. Koha na tregoi se nazizmi, fashizmi dhe komunizmi jane pjedhe e evolucionit. Hitleri kje besimtar i evolucionit, ndjekes i Nietzches dhe i Heackelit e komunizmi mbyti ma shhume 135 miljon njerz gjat kohes se paqes.Pra keto izma nuk prodhuen tjeter vecse; renegat, pornograf te droguem e kjo ndolli vetem e vetem prej predikimeve qe bane ata qe u mburreshin me materializmin dialektik e si rezultat na duel nji numer i mire te rijsh me ide rrebele Ne kete mndyre, vlerat, njerzija dhe dashuria qe kishim ne te kaluemen, nuk kan ma ate kuptim se shume ndigjuen predikimet e Darwinit, Freud(Frojd),Horkhemer, Adorno e te tjere.
Perseris, ësht e drejta e juej me mendue shka të doni, por e shof me detyrë, për hirë te së vertetes me spjegue pak ma gjanesisht zbulimet e shkencatarve e jo do vendime te ndoj gjyqtari ne Amerike qe ti po mundohesh me na i marre si baze shkencore vendimet e tyne.”e ata qe kerkuen te drejten e tyne ti na i thrret fondamentalista.
Ashtë ma se e vertet se qysh me botimin e “Origine of Species”kah mbarimi i vitit 1859 pa kalue shume kohe, ajo teori u hap aqe shume sa qe G.J.Romanes shkroi ne broshuren Natura e nder te tjera tha:”Kurr ne histori te njerzimit nuk ka ken nji mendim kaq i madh qe me bam ndryshim si bani Doktrina e Evolucionit”. Dhe po ne te njajten vjete prof.Sedwick i Kambrigjit e keshilloi Darvinin tuj i thane se:” permes ideve te evolucionit raca njerzore ka per te pas nji dam qe mund t’a shtazaroje ate, dhe t’a zhyse njerzimin ne nji gjendje degradimi e prishje karakterit aqe fort qe most te gjindet nder shenime te histories”.E si t’u shikonte ne mbrendi, njashtu ndolli
Duhet të shenoj se nuk kje vetëm Darvini që shkroi për evolucion, kjenë dhe shkruen edhe filozof, e nji nër ta kje Herbert Spencer, por siçna thot Will Durant: “Spencer ashtë i pasun në teori, por i vorfen në argumente”.
Tuj shikue tëgjitha thanjet e shkrimet, po mundohem, me aftesin e vogël t’emen me i paraqitun Evolucionistit t’one, anën tjeter të medaljes, dhe pyesim.
Shka mund të thohet për teorin e evolucionit? Henri Bergeson në vepren e tij L’Evolucion Creatrice thot: “Aty mblidhen copa e grima, por nuk spjegohet kurgja”
Ish evulocionisti Bulton Davidheiser ,Ph.D në Gjenetikë dhe Zoologji me 1969 shkroi:”Evulocionistat me punen e tyne kanë për të qenë pergjegjes për kohët plot rreziqe që kemi perpara,se evolucioni ashtë qenë nji faktor për perhapjen e filozofisë së pa Zot”. Pra zoti Rama, njeriu kur largohet nga drita e Zotit mbetet në terr e perplaset andej e këndej, por nuk jeni vetem, keni shumë shok. Evolucioni me shekuj i terhoq vemendjen shumë intelektualve, por në shekullin XIX kje shumë ma aktive nër disa fusha veprimi, por nuk kje aq i perhapun derisa Charls Darvini propozoi Zgjedhje Natyrore si elementin kryesor të tij.
Propaganda kje aqë e forte saqë çdo diskutim logjik kje hedh në nji anë prej forces që mori; edhe ata shkencatar që nuk pranduen atë mendim ndejne në heshtje për do kohë.
Porosija ishte që feja duhet t’i lëshoj rrugen shkences.
Predikataret e evolucionit vazhdimisht bertitshin :” Të gjithë shkencataret besojn në evolucion, prandaj edhe ju duhet të besoni në te.
Deshroj t’i kujtoj evolucionostit t’onë se në mes të fesë dhe shkencës duket nji konflikt i papajtueshëm se, shpeshherë konkurojnë për të njajten pyetje, por realiteti nuk është ashtu. Qysh kah gjysa e 1500 –shit Kardinal Baronius tha se:”Feja na tregon si me shkue në parajs(qiell), por jo si levizë qielli; e shkenca na flet për pjesen fizike se si qielli levizë”. Ma vonë ky dallim i thjesht, por me randesi u praqit edhe në shkrimet e Galileut, ku thotë:”Shkenca e feja objektivisht janë të pajtueshëme njena me tjetren edhe se kanë për qellim sfera të ndyshëme e të rralla, megjithë këta ndryshime, shkenca e feja duhet të flasin njena me tjetren”.e këte e pau Albert Einsteini ne vrejtjen e famshëme të tij tha:”Shkenca perpa fe asht e mpirë- e dobet, dhe feja pa shkencë ashtë qorre,pra shkenca dhe feja kanë nevojë njena për tjetren.”Feja ashtë forma e parë e mendimit filozofik të njerzimit, pra feja ashtë filozofi e vertetë” (Fojerbah).
Papa Gjon Pali II pohoi se:”Shkenca mund pastrojnë fenë nga gabime e bestutri e feja mund pastrojë shkencen nga idhulltari të pakufizueme”.
G.K.Chesterton thot se:” feja asht baza e riprodhimit dhe provokuese e vazhdueshëme e ideve”.
Evolucionistat dhe ateistat gjithmone na mbshteten në shkencë.
Të shofim se si qendron qeshtja.
Sëpari pyesim; Kush e sajoj shkencen?
Atij që i u njoft kjo merit kje Francis Bacon. Ai kje krijuesi i methodës shkencore i kombinimit të indukcionit dhe dedukcionit e pra ai nuk besoi ne evolucion, por besoi në Zotin.
Përseri pyesim: Kush kje shkencatari ma i njoftun? Sondazha e bame nër shkencatar para do vjetve, pruni si perfundim se shkencatari ma i madhi që ka jetue deri me sot kje Izsaac Newton, ai përveç zbulimeve, shkroi shumë libra edhe me permbajtje fetare, pra edhe ky besoi në Zotin.
Evolucioni, për disa të kohes moderne, pat për qellim kryesor me perjashtue çka ashtë supernatyrore se krijimi ashtë i papërftyrueshëm, e si rrjedhim jeta duhet të ket fillue nga materie e vdekun, gja që Louis Pasteur e perballoi para shumë vjetve, e eksperimentet e tija shkencore asgjasuen iden e krijimit të jetes në mënyrë spontane. Ai vertetoi se :”vetem jeta nep jetë”, por evulocionistat si evolucionisti i jone paraqiten mendime që asnjiherë nuk kan mujt të spjegohen, me fjalë të tjera, mundohen me spjegue sahatin perpa sahatçin.
E shof të arsyeshme me i kujtue zotni Rames disa shkencatar që krejtesisht refuzuen evolucionin.
Sir Ernst Chain, F.R.S fitues i Çmimit nobel në penicillinë
Louis Vialleton, ish professor i Zoologjisë, Anatomisë dhe i Psikologjisë Krahasuese në Universitetin Montpelier Francë.
Prof.Louis Bounoure, ish kryetar i shoqnisë së Biologjisë në Strasburg,Bounoure shkroi:”Evolucioni asht nji prallë, trillim që për të rritunit asht i padobishem”.
Prof. W.R.Thomson, F.R.S. për 30 vjetë drejtor i Institutit për kontroll të biologjisë në Otava për krejt Kanaden. Kje biologjist me fame botnore sa që kje zgjedhun për të shkrue parathanjen e botimit që do t’u bante për 100 vjetorin e botimit të “Origine of Spacie”të Darvinit. Ky në parathanje, me fakte zhgatrroi Darvinizmin e prej famet që kishte u detyruen me shkrue ate shka kishte shkrue.
Albert Fleishman, Prof. i Zoologjisë dhe anatomisë krahasuese në Universitetin e Earlangen të Gjermanisë tha se:” Teorija e Darvinit nuk e ka nji fakt për t’a vertetue… Nuk asht rezultat i nji hulumtimi shkencor, por asht prodhim i nji imagjinimi”.
Blaise Pascal, në Hidrostatike
H.Nilsson,Prof.i Gjenetikes në Universitetin Lund të Suedisë.
Johannes Kepler në mekaniken e trupave qiellore e mathematikë. shkroi:”Qellimi kryesor i krejt studimeve të krejt gjithësisë duhet që të jenë me zbulue rregullin e arsyeshem dhe harmonizimin që ashtë imponue në te prej Zotit të cillen na e bani të njoftun në formulen e mathematikes”
Charls Babbage në shkencë të kompjuterit.
Michel Faraday në elektromagnetikë e që kishte rreth 22 doktorata nderi.
Henri Fabre në entomologjin e insekteve të gjallë.
Robert Boyle në dinamiken e gazeve dhe kemistri.
Carolus Linnaeus në biologji sistematike.
Lord Kelvin në thermodinamikë.
Einstein. Kush kje ky njeri besoj se zotni Rama do te ket ndigjue per te . Ai tha se :’Zoti ashtë i padukshem, por nuk ashtë keqdashes”. Zotni Rama, Voltaire tha:”Ashte krejt jashte normave me percaktue Zotin e me dijt me saktesi perse Zoti e krijoje rruzullin kurse na nuk dina perse na lujme krahet t’one si mbas deshirit”.dhe kur Bayle e pyeti:”A munde te rroje nji shoqeri ateistash? Voltaire i pergjegji:”Po, ne qoft se ata jane edhe filozofa, por njerzit rradhe jane filozofa”.e vazhdon tuj thane :” Nji feshat per t’u quejtun i mire duhet te ushtroje religjion”.dhe vazhdon:” Une dishroj qe avokati im dhe rrobaqepesi te besojne ne Zotin se tuj qen te tille shume pak do te plackitem dhe mashtrohem”.
Të gjithë këta, dhe shumë e shumë të tjerë që unë nuk e shof të arsyeshme me i mbushun këto faqe, kjenë persona që besuen në Zotin. Tuj u ndie zani i tyre, krejt shtyllat e evolucionit u lekunden, sidoemos mbrenda ketyne 40-50 vjetve të fundit, tuj vertetue se evolucioni nuk ka baza as prova. Asull nuk ashtë teori aqë ma pak fakt.
Rreth 1920 na dolne Nebraska Man,Piltdown Man dhe Neanderthal Man,e u tha se, ekzistenca e njeriut mbeshtet ne keta tre zotnij ; I pari Amerikan, I pari Englez dhe I pari Europian.Dikush me 1922 gjet nji dhemballe dhe prof. Henry Osborn deklaroi se ajo rremballe ashte e nje qenje gjysem –majmun dhe gjysem njeri, por ky Nebraska Man nuk zgjati shume se me zbulime te vazhdueshme me 1927 provuen se ajo rremballe nuk ka ardhun nga njeri-majmun,por nga nje lloj deri te eger.
Neanderthal Man u thonte se asht pak ma i rregullt se sa majmuni,por me kapacitet te trunit shume te vogel, por i fameshmi Marcellin Boule provoj se truni i Neanderthal Man ishte si kapaciteti i trunit te njeriut te sotshem, dhe Duglas Dewar thot se “ata i vorroseshin te vdekunit me ceremony dhe ishte zejtar i kualifikuar”.
Pildown Man per 40-50 vjete bota u rrejt prej tije dhe Adamin e Even e hollen ne kosh. Personat kryesor te kesaje ngjarje kjen Charls Dawson qe gjeti pjesen e pare te kafkes, Sir Arthur Smith Woodward dhe nji prift Father Teilhard de Chardin.ketu me duhet me i skjarue zotni Rames se sa shume manipulime jam bam per ate teori qe ju po mundoheni me na e bam fakt shkecor. Ne dhetor 1912 Dawson dhe Wooward, para nji audience deklaruen se gjate kater vjetve pune kan gjet fosile te cuditesheme ne Pildown e qe ashte pjese e siperme e nji kafkes se njeriut dhe per bri nji koc nofulle te thyeme qe gjasonte ne majmun, me perjashtim se dhambet i ishin hanger jo si i hahen majmunit, por mungonte nji dhambe prej asaje nofulle, e si t’u gjindete ai dhamb, dhe pokje se ashte hanger si hahen dhambet, atehere qeshtja e majmunit-njeri do t’u perforecohet e me 29 gusht 1913 Dawson, Woodward dhe prifti De Chardin, shkuen ne Pildown me shosh zhavorin, e mbas do kohe Chardin vikati se gjeti dhambin qe kerkojshin, dhambi i ra nofelles ska ma mire dhe ne kete mendyre u vertetue zotni Pildown.Disa shkencatar nuk e pranduen se nofulla e mjamunit i perket kafkes se njeriut, e i ketije mendimi kje edhe i mirenjoftuni antropologjist Marcellin Boule. Prseri me 1915 Dawson raportoi se ne vend tjeter, tri kilometra larg nga Pildown, ka gjet dy copa te vogla kafket dhe dhemballe te negjasheme me fosilin e Pildown. Pra nji dicka si majmun dhe kafke njeriu, dhe po e njajta gja u gjet tri kilometra larg qe dha me kuptue se ashte nji gja qe i kalonte cdo arsyetimi e kjo shtyni shume studioz me dyshue dhe me kambengulje kerkuen qe te studiohet dhe te provohet edhe njihere. Ne studimin e pare qe i u ba iu ndrrue mosha, ate e kishin shpallun gjyse miljoni te vjeter ndersa u vertetue se kishte 50,000 vjete. Studimet vazhduem, dhe si perfundim kje nji turp i madhe per ata qe kishin raportue per ket zbulim.U vertetue se kafka ashte e nji njeriut kejt si kafka e jone sot. Nofulla ishte e nji majmunit qe kishte cof ne ate kohe. Dhamballet u hetue se ishin ken hanger me lime qe te duken si te njeriut.Nofulla dhe dhamballet ishin qen njollos me kemikale me qellim qe te duken shume te vjetra.Pra i doli horlleku falsifikimit qe ishin mundue me bam, dhe fajin e kishte prifti se aj bertiti e gjeta.
Fakti ashtë se;Shumë evolucionista të njoftun po i prandojne botenisht të mbetat e teorisë së Darvinit, e kete na i paraqet shumë bukur Francis Hitchling në librin e tij me titull; “The Neck of Girafe”.
Darvini shkroi” The Origine of Species’ me 1859, por 100 vjete ma vone bane mbledhje shkencatar të degve të ndryshëme si paleontologji, biologji, astrofizikë, astronomi etj. Në atë mbledhje u pranue se shumë gjana të teorisë të Darvinit nuk mund provohen shkencatarisht e dolne me sintezen moderne të Darvinit.
W.R Thomson, drejtor i Institutit te Kontrollit Biologjike ne Otava Kanada kje ftue me shkrue humjen e nji botimi qe do t’u bante per 100 vjetorin e”The Origine of Species”te Darwinit. Ky ne parathanje, urtisht e me fakte e zhgaterroj darwinizmin.
Ajo që i nxori themelet kje konferenca e mbajtun në Chikago U.S.A në Tetor 1980 ku u mblodhne ma se 160 evolucionista të njoftun me fame botnore e aty pranduen faktin e problemit që kanë me Fosile(mbeturinë kafshe ose bime parahistorike)dhe praktikisht, deklaruen vdekjen e Darvinizmit.Ata, pranuen se germimet e bame për ma se 130 vjetë në kerkim të fosileve për t’i studjue, nuk kanë tregue se ashtë nji lidhje fosilit në mes të nji species me nji tjeter. Malcholm Muggbridge vrojti se “jane bame spekullime te medha dhe me to fituen mendet e njerzve te shekullit njizet”.
Sa ma tepër që shkencataret kanë kerkue me gjetun mënyren kalimtare që ndollë në mes nji specie me nji tjeter, aqë ma tepër janë ndam të paknaqun .Dr. Millikan fitues i cmimit Nobel ne fizike ner te tjera tha:”Nji filozofi krejtesisht materialiste, per mendimin t’im, asht kulmi i mosinteligjences dhe citon fjalet e Albert Einsheinit qe thote se :” Asht perpjekun perulesisht te kuptonte nji pjese qoft edhe pafundesisht te vogel te inteligjences te shfaqun ne natyre”.
Ne Amerike me 1963 u formue “The Creation Research Society” ku bajne pjese ma se 650 shkencatar tegjith me fame botnore rradhet e tyre shtohen vazhdimisht edhe se Mass media liberale i lufton vazhdimisht
Perseri disa kokëfort na dolne me teorin e re që thirret evolucion nga”Puncuated Equilibria”, por si kjo si ajo e Profesor Goldschmitit “Perbindshi Shpresëdhanes” pa shkue gjatë, vet evolucionistat u tallne me te, pra ashtë e kjaret se: teorija e Perbindshit, e Punctueted Equilibria ose ajo e kercimit =Quantun leaps,ose, thirreni si të dueni, ata shkelin krejt ligjet e shkences.
Evolucionistat na thojnë se energjija e diellit permbush çka ashtë e nevojshëme për të grumbullue molekulet në nji system të gjadhë edhe për të sajue zhvillimin e tyne të drejt, por shkencatar të tjerë na thojn se duhet dishka mateper se energjija e diellit, nji energji që drejtohet nga inteligjenca,qoft ajo e nji ingjinjeri, zejtari ose hyjnisë, se në farë të bimes ose në vezë janë të rrajosuna mekanizma speciale si ata të fotosintezës dhe D.N.A të cillat janë nji kompleks që ia kalon kapacitetit të njeriut. Nji kompleks që duhet të jenë rregullue vetem prej nji inteligjencës shumë ma të nalt se ajo e njeriut. Pra kalimi nga gazi në njeri ashtë si me dasht me u tall me ligjin e dytë të termodinamikes.
Astronomi i njoftun Sir Arthur Eddington tha:”Po kje se teorija e juej ashtë në kundershtim të ligjit të dytë të termodinamikës, unë nuk mund ju ap ndoj shpresë”
Të gjithë e prandojn se ndryshimet ndodhin, por fjala ashtë për kufizim që ka ai ndryshim.
Si mbas Darvinit ndryshimet ndollin rastesisht, por qysh atëhere shkenca e gjenetikes ka zbulue se genet mikroskopike në qelizë të gjallë kontrollojnë ndryshimin e çdo njenit mbrenda asajë specie ose llojit të vet. Genet e nji fluture, të nji majmuni ose të nji shpendi shtepijak (pulë) mbajn kopjen që percakton dukjen dhe tipin e fluters, të majmunit ose të pules. Pra ashtë pengesa gjenetike që pengon nji zhvillim jashte asajë që ka vet geni. Kështu mund të thona se, nji lloj nuk prodhon nji lloj tjeter. Vet Darvini e prandoi e tha se:” Na nuk mund t’a vrejm direkt procesin e evolucionit se procesi i zhvillimit të tyne në natyrë ashtë shumë i gjatë e jeta ashtë shumë e shkurt për të dhanë prova”. Pra, nuk ka prova.
Dravini nuk pat evidence për të forcue efektshmerin e zgjedhjes natyrale, aqë ma pak për originen e specieve të reja. Ai kurr nuk mujti të vertetoje nji specie që ashtë kaluese për mes dy specieve. Tjera që nuk mujti t’i vertetoje janë organet komplekse ; si vertebrat e synit të cilat nuk mund të zhvillohen në faza të ndryshëme, mbasi që ata do të ishin qenë të pa vlera në çdo fazë paraprake. Darvini tha se “organet komplekse më napin të perqethme shtatit”.
Desha të flas pak për “Mutacion” dhe Embriologji.
Fosilet e para janë shkatrrimtare për teorin e evolucioni, sa që vet Darvini e pat prandue se kjo mungesë mund të jen nji nër arsyet e mos pranimit të teorisë së tij e Douglas Dewar F.R.S. antar i shoqates së Zoologjisë tha se:”Gurt bertasin sa munden për Krijuesin”.dhe shtoi:”Po kje se evolucioni ashtë shkencë serioze, atëhere ashtë serioze edhe prralla e Hirushës”.
Wallas Johson thot:’Deri me sot nuk janë gjet fosile kalimtare”.
Mutacioni. Pamundësija e Mutacionit për të prodhue evolucion ashtë konfirmue nga eksperimenti i bamë me mizat e uthullës. Ato shtohen me nji shpejtesi të madhe dhe për të ndihmue atë shtim i dhanë edhe doza rreztimi që shpejtoi mutacionin në nji perqindje 15000 përqind. Mbas nji eksperimenti që perfshinte rreth 2.5miljon miza ato rrefuzuen që të kethehen në nji diçka tjeter Aty kjenë shumë ndryshime si: krah të palëvizeshem, pa krah, sy të verdh, qorra, trupa dhe kambë të parregullta. Doli diçka e shemtueme, krijesa anormale. Ajo ma e çuditshmja kje që në vend të thimthi kje nji kambë e nji fluture, por jo kambë gomari.Edhe se të deformueme ato kjenë krah e trupa të mizez. Sado që pjella kje e perçudnueme, ajo kje në gjendje që të shtohet vetem me llojin e vet. Pra Mutacioni mund të bajë gjithndurë ndryshimesh në nji specie, por kurr nuk mund të prodhoje nji organ të ri. Mutacionet janë fatkeqësi.
Sir Peter Medawar, F.R.S. fitues i çmimit Nobel në librin e tij “The Art of the Soluble”1967 thot:”….nuk asht e mjaftueshëme me thanë se mutacioni asht gurra e ndryshimit të plot të zanafilles, ajo asht sa me i dhanë fenomenit nji emen.
Shumë e prandojne se seleksioni natyror ashtë nji process, por nuk krijon as që permireson. Asht nji process mbrojtje, mbron status quo.
Para shumë vjetve na kje thanë se embrioni i njeriut ka velza si peshku dhe bisht si shtaza.Ky mendim filloi kur miku i ngusht i Darvinit Ernst Haeckel parashtroi ligjin e tij të biogjenetikës. Ky ligj, simbas Haeckel perserit fazat e evolucionit që ka pasun në të kaluemen, ose ky embrion i zhvilluem ia kalon prindve të tij
Ligji i biogjenetikës së Haecklit mbizotnoi për nji kohë të gjatë derisa shkenca e gjenetikes së re, ligjit të Haecklit i zbuloi absurditetin dhe kje diskreditue. Janë ma se 70 vjet që shkenca nuk e permend ma, por ende gjinden prej atyne që e permendin e bile disa mundohen me ia mësue fëmijve nër shkolla po ashtu si vazhdoin me fol për bisht që shkenca e flakroi në pleh, po në njatë kohë që holli posht ligjin e Haecklit.
Me 1978 nji nër gjeneticistat me famë botnore Profesor Jerome Lejeune pohoi se:”Shkenca e gjenetikes e ka hedhun Neo Darvinizmin në muzeume të ideve të dal nga moda, e vazhdon tuj thane :”Hulumtimet në shkencen e gjenetikes na tregojn se ashtë e pamujtun që të jenë qenë nji proces gradual i nji diçka para gorrilet në nji diçka gorrillë, as nji diçka para njeri në nji diçka njeri”.
Prof. Lejeune asht i mendimit me Sr.Peter Medawar ku thot se;”Nuk gjindet asnji provë që me vertetue shkencatarisht se specie të reja lindin nga ky mikromutacion”, me fjalë të tjera; ashtë e pamujtun gjenetikisht që qifti i par i njerzimit të jenë qenë zhvillue gjenetikisht prej gjaje me prejardhje jo njeri e e njajta rregullë asht për gorillat e para, kacuba e të tjera”.
Mr. John Reader shkruen në New Science”me 26- Marc-1981 faqe 805 se :”Fosilet e homonidit kanë qendrue për nji kohë, por tash edhe njeriu ma i thjesht duhet që mendimet e disave t’i shikojne kalimtare si prognozat e meteorologve që napin nër televizione ose radio”.
Kahë mbarimi i shekullit XIX u fol dhe u shkrue pro e kontra për mendimet sociale të asajë kohe e kjenë shumë prej atyne që morne nga teorija e evolucionit. Darvinizmi kje përdor nga reformator social.
Mr. Zuckerman që kje këshilletar kryesor për shkenca pranë qeveris së Britanisë Madhe, dhe grupi i tij perbam prej studiozve të njoftun, mbas sa vjetve hulumtime me methoda shkencore për fosilet e hominidit në librin e tij :”Beyand Ivory Tower , faqe 75-94 thot :”Unë nuk shof nji shkencë që të provoje punen që bahet për kerkimin e fosilive në mënyrë që me gjet paraardhesin e njeriut . e deri tash nuk kemi nji fosile që provon evolucionin e njeriut nga nji krijes ma të ult”.
Zotni Ernst Chain F.R.S.që me punen e tij fitoi çmimin Nobel bashk me Fleming e Florey tha se :”Opinioni se njeriu mund të konkuroje me Zotin ashtë qesharak”. .
Prof. Dr. Michael Behe biokemist i Universitetit të Lehigh, nuk shpallet si naturalist, port thot se:”Nuk ka mbet tjeter veç me prandue se “Jeta kje fillue nga nji projektues inteligjent që na e kemi të veshtirë me e kuptue”.
Lexuesi e din shumë mirë se për ketë subjekt janë shkrue volume e volume,e unë në ketë shkrim jam mundue me tregue anen tjeter të monedhës e jo debate,por po e mbylli ket shkrim me fjalet e Dr. Karl R. Popper
Simbas shkencatarve evolucionist, Karl R. Popper ashtë i pakrahasueshëm në filozofin e shkencave që bota ka njoft deri me sot. Perseris, këte e thojn evolucionistet.
Dr. Karl Popper foli fjalen e mbrame në filozofi të shkencave e tha se:” Evolucioni nuk ashtë teori, as që naltesohet në atë nivel. Me siguri, nuk ashtë as fakt. Nuk ashtë as hipotezë. Nuk ashtë kurgja ma tepër se nji program hulumtues metafizik”.
Kështu foli filozofi ma i madh i shkencave që bota njoft deri me sot.
Prandaj tu pas parasysh tëgjitha këta prova, as unë nuk mund t’a thrras ndryshe ateistin t’one veçse çiban darvinit dhe i komunizmi, dhe me sa shkrueni dhe flitni , jeni i larguar nga Zoti, por nuk jeni vetem, edhe T.H.Huxley-n e paten pytun:”Zotni Haxley prejardhjen t’uej nga majmuni, e keni nga ana e nanes apor e babes? Keshtu e pytne ate!
Rita says
Zotnia,Bep Frania
Shpirti i SHENJTE jetoka ne ty, plote me dituri hyjnore, ju cmoje shume. Zoti ju Bekofte!
dgreca says
Zotni Mark Gjonaj,
Nuk kamё mendue me tu pergjegje se nё mes nesh ashtё nji humnere e madhe ,por me pergjegje ashtё korrektes dhe edukate, e do thanje tueja, qe me to rreshet si ngjala, me shtyne me e hup ket kohё,
Vygotski thot:”Mendja pasqyrohet nga fjala sikunder dielli ne nji bulzё ujit”.Por nё menyren e foljes tande, nuk ka aspak diell veçse hije e zezё e mbeturinave Marksiste komuniste. Marksi tha :” The most important task of the philospher is not to know the world but to change it( pra te kujtoj qe most te habitesh, ai thot jo me njoft boten,per me e ndrue ate).
Thue se “unё kamё ndrrue emrin”, Aspak e vertet, shiko si e ke shkrue,ne march-9-14, nё vend Bep, ke shkrue Beb, pra P e B janё dy germa tё ndrysheme. Nuk ka randesi,por ashtё urti e njerzi me prandue gabimin.Mos harro se i mençmi pat thanё:”Scripta manent, verba Volant”.
Shkruen qё unё “Tё mbushi xhepin tjeter me material qё flet per dialektiken e natyres e jo vetem te Papes etj etj”.As kjo nuk ashtё e vertete, ti paragjykon. Pёr tё vertetue se je gabim, po te tregoj se kame lexue Karl Marx Fredserick Engels “Manifesto of the Communist Party” 1848, qё nё kapitullin Bourgeois and Proletarians, per te mos humb kohё, po e shkruej si ashtё nё liber.” Ne faqen 47 nёr tё tjera thot ”…modern industrial labour etj etj…; the same in England , America as in Germani etj. Çuditem,e pyes, si ashtё e mundun qe ti jeton ne vendin e Washingtonit dhe Lincolnit, ku kendohet God Bless Amerca e nё monedhё(paren e tij) thuhet “IN GOD WE TRUST”.Duhet te jeni i sinqerte,te ndiqni rrugen e Marksit, Engels, Lenin, Stalin te Titos e te Enverit ose te veproni per te miren e se ketije vendi ku po jetojme te lire.Duhet t’a dishe se tuj mbrojt ideologin Marksiste e pjedhes se tij Tito-Enver e tj. e tj.i humni vujtjet e atij popull qe asht veshtire tё pёrshkruhen
Ne faqe 51 thohet:”…. The theory of the communists may be summed up in the single sentence; Obolition of privet property.
Unё kamё edhe nji faqe; original manuscript of the Manifesto of the Communist Party, dhe nё te janё dy rreshta tё shkrueme nga grueja e tij, Jenny Marx., prandaj, Merksizmi si t’u shikonte nё mbrendi, ashtё forca e jo arsyeja qё sundon nё historin e njerzimit; e kjo shifet nё ty .
Plutarchu banё nji pershkrim tё tipit tё ekonomisё qё nё kohen e Lycurgus nё Spartё, atij pershkrim i ngjan metodat e punёs praktikue prej besimtarve tё Marksit, nё shekullin XX ; Kooperativat, me hanger ne nji kazan dhe fjetje sebashku nё baraka Nuk ashtё çudi, Marx mori doktoraten ne filozofin materialiste te Epicorus-it. Nё Paris njofti Prodham , dhe lexoj veprat e Ludwig Feuerbach e aty krijoj filozofin e veçantё tё tije si mbas methods se Hegelit e permbajtjes sё Feuerbach-it. Nё Londer nuk bani nji ditё punё dhe jetoi ne farferi tuj e ndihmue miku i tij Engels.Aty punoi vepren e fameshme tё tij Das Capital. Si Marx si Engels thojne “ komunistat nё çdo vend perkrahin çdo veprimtari revolucionare kundra rendit egsistues social dhe politik”. Marxi nuk arrijti me kuptue influencen politike dhe humane tё shoqerise.
Une mendoj se ti nuk njef mire as Marx as Engels.Ti duhet t’i hidhish nji sy perseri veprave te tyne dhe te shikosh çka e si vepruen ata qe besuen ne ate teori. Ti ndoshta nuk e din,por ai kje nji system qe vrau ma se 800 te rij (vetem te rij ne Shqipni) se deshten lirin, lirin e botes se lire e te ketij vendi qё un e ti po kemi fatin me jetue.Ai system qe anmik i mendimit tё lire e fakti asht se pushkatoi vetem ne Shqipni mashum se 120 mij veta, e ti duhet ta dijsh se sa krimin e bane ndjeksit e Leninit e Stalinit.Flas vetem per Shqipni se me shqiptar keni te bani.
Po ashtu kam lexue V.I.Lenin Imperialism,The Highest Stage of capitalism, dhe The State and Revolution( The Marxist Teaching on the State and the Tasks of the Proletariat in the Revolution). Une, keta persona nuk i thrras tё patru edhe se theoria e praktika e tyne, qё une e kamё perjetue, nuk ashtё ashtu si mundohesh ti e shume shoke tuej me na e paraqit. Perpose leximit, e kamё perjetue edhe kohen e Leninistave, e Stalinistave te vogjel, perbindesha e gjakpirsa se trutё i kishin vue myk e nuk dijshin as shifshin ma larg se hunda.Ata jo se ndihmuen puntorin ,por i morne lirin dhe vepruan ma zi se faraonet me skllevrit e tyre.
Kёta psikopat tuj marre kontrollin ne duret e tyne qenё dhe janё tё rrezikshёm se synojne depersonalizimin e njeriut. Ajo ide ushqei nji kulture qё vlersoi mashume dhunen e forcen se sa mirekuptim,bukurinё e jashteme mafort se substance,paren permbi dashtuni dhe famen per mbi çdo gja.
Te kujtoj, Patrick Henry 1736-1799 tha :”Demokracia nuk asht me hesht tjetrin”Ndjeksat e Marksit e te Leninit lidhen me zinxhir popuj ku ata sunduen.
Me shprehe nji opinion asht nji e drejte themelore e demokracise, por kjo e drejte nuk duhet perdore per te mjelle dasi e shfrye mllefet tueja .
Pra, une nuk baj propogande, por “Asht imorale me hesht kur e keqja sidhet per rreth”.
Marksizmi nuk njef tё drejten e puntorit ,por forcen, se thohet:’ Forca materiale duhet permbysun me forcen materiale, atёhere teorija bahet forcё materiale posa tё ken sigurue shumicen” e kjo arrtijti me anё tё rrenes tuj premtue se do tё hahet me lugё arit,por mjerisht faktet treguen e tregojne ndryshe, jo se nuk hangne me luge arit, por nuk patene çka me hanger.
Me sa dije une Biblia nuk ashtё nё akord me dhunen.Lidhja mes fesё e shkences ashtё reciproke. Tuj lexue shkrimin tand me nep me kuptue se ti je teper i randuem me nji urrejtje patologjike kundra Zotit e fesё katholike e nuk tё ka shkue mendja me prek shkrimet e Bibljes e vepra tjera serioze mbi fe e ndoj enciklike te ndonji Papes. Nuk ashtё çudi, aq shofin tё indoktrinuemt. Nё anen tjeter, ti kerkon me imponue vlerat tueja, e me aprovue menyren e jetes t’ande se perndryshej jame i mbrapambetun e nuk jame tolerant. Çka mendon e ne çka beson asht krejt pune per ty.
Nё shkrimin tand thue se une “ Bije shembulla qё rrenat e Bibles, fese nё tersi dhe koncepteve idealiste te filozofve ,deri tek ato pa tru qe i studjoni etj etj”Unё nuk kam prue asnji shembull tё Bibles,per mbateper, kam thane se nuk jame teolog,as qe merrem me teologji,pra ti ndryshon biseden. Çka mund te thame une kur ti thrret tё pa tru nji Albert Einsteine, Francis Baken, Newton,Pasteur, Karl Popper e shumё tё tjere qё i kam lexue e jo studjue ,e ti kam paraqite, dhe spjegue , se çka kanё thane dhe çka mendojne ato perZot e fe, por per ty, shkencataret qё i kamё permendun qenkan pa tru. Tjeter nuk dij çka me thane vetem “Zot, ço mend ku nuk jane” .
Me çudit shume kur thue rrenat e Bibles.Ti shkon ne kishё dhe i sidhesh meshtarit i cili predikon ne çdo meshe si thue ti “rrenat e bibles” e kjo me nep me kuptue se ti nuk je tjeter veç nji HIPOKRIT.
Po tё tregoj se kam lexue edhe studjue ,po kam studjue Auguste Comte1798-1857 , Comtist-Spencerian sociology qё ashtё sociology materialiste dhe evolucioniste,Emile Durkheim 1858-1917, sigurisht edhe ate qё kam permend ma nalt Karl Marx 1818-1883 e shume sociolog tё tjere qё nuk e shoh tё arsyeshme me te “lodh”,por me te skjarue se nuk mendoj se ti ke perjetue cka prindrit t’uej kaluen.
Komunizmi nuk ashtё vetem kundra fesё, por politikisht dhe ekonomisht ashtё degjenerues. Solzhenitsyn thot:”We don’t understand anything about communism if we judge it by rational human norms …”.Unё kamё jetue dhe e dij mirё lirin e mundesit qё dhan marksistat o komunistat, jo vetem klases puntore, por mbare popujve ku ata moren drejtimin e fatet e atyne vendeve.Nji anomaly e perçudnueme vazhdon edhe sot.Nder ndjeksa tё Marksizmit Leninizmit, nё udhezimin e Mao Tse-tungut gjetne vdekjen nga uria miljona Kinez e nuk po permendi tjera vende,ku me tё ashtuqujtunin” kult i individid”qё u ndertue rreth personit “ mbinjerzor”Stalinit dhe pjedhes se tij Enver Hoxhes, perbindesha e gjakpirsa.
Perdore nji gjuhё,rethoric of polititions,fjalё krejt fluska, qё me kujton agjitpropet e Shqipnis, pra mendoni me i shit bastanxhise kastraveca
Law of logical argument is:”Anything is possible if you don’t know what you talking about”. Kame pame e ndie shume gjana para se ke pas lind ti.
Je mundue me bamё nji arsyetim me nji pjatё gjedhet.Arsyetim i pa krypё dhe pa undyrё. Un kam dhurat Lirin e Zgjedhjez.Nuk kam prejardhjen nga mbreteria e kafsherise ,atyre i nepet byk, kashtё e sanё.
Shkruen :”Natyra veproj mbi njeriun , psikiken e tij qe duke qenё me prejardhje nga gjallesat e ulta ( mbreteria e kafsherise) e shndrroi atё etj etj”.Kesajё rradhe e shof se nuk te ka dale kercimi qё bane nё tokё por keni nis me fluturue nё universin e pafund Kete pikё e ke sterhollue, por te tregoj se kam lexue edhe per natyren : The Greek view of nature,The Renaissance view of nature dhe The Modern view of nature, por po e mbylli.Fluturo sa te duesh e ku te duesh.Ashtё e drejta e jote.
Mbasi nё mes nesh ashtё nji hendek i pa fund e arsyetimi nuk punon,se shifet kjaret nё pergjegje qё nep, se rrin tuj rreshit si nji gjarpen shullanit, mendoj mos me humb kohe me ty.
Pra ;ti jeto me ata qё kanё prejardhjen nga gjallesa tё ulta( mbreteria e kafsherise) e unё po jetoj me tegjith ata qё besojne nё Ate qe krijoj çka shofin e dijm e qё dikush e quen Zot, Theos, Deus, Allah, God, Bog etj etj. e nuk mendojne se feja ashtё opium.Do te pytshe ate çka pytne T.H.Huxley-n ,por e shof se nё gene ke diçka fetare se sa herё qё ke shkrue fjalen Zot e ke shkrue me germё tё madhe e jam i sigurt se ate e ke nga prindrit.
Thue,” Zoti Bep djali dhe Bep trimi”. Te falnderoj qe me ke bame djalosh, por me moshen e eksperiencen qё kam mund tё jem gjyshi i jot,pra kamё kalue fazen e foshnjes, Por nji person me kulture qe ti paraqitesh, nuk duhet tё perdor fjalet Bep djali e Bep trimi e aqe ma pak te thuesh mos me lodh,une nuk te kam pas thane me fute hundet aty ku nuk te tokon e nuk duhet
“Resistance to tyrans is obedience to God” Thomas Jeferson
Po e mbylli ket shkrim dhe ketu ndahemi.
Te uroj shndet tё mirё dhe dishroj qe tё ponosh besnikrisht pёr tё miren e ketije vendi dhe atdheut nga ardhne prindet tuej.
Bep Frania
Mark Gjonaj says
Une jam me leksionin e Luan Rames, nje perpjekje e kenaqshme per te shpjeguar dhe sistemuar rrjedhojat e teurise se Evolucionit te Darvinit e shtrire pothuajse ne te gjitha sabxhektet e edukimit. Ndersa, kunderleksioni i Beb Franies eshte nje perpjekje e pasukseshme dhe e pambeshtetur ne fakte dhe prova bindese, vetem se nje shkrim me nje amalgame pikpamjesh te intelektualve te shquar per nga njohurit ne disiplina te ndryshme por, te njojtur qe te gjithe se duke qene nga nje ane llampe ndricuese dhe lartesi vezhgimi e zbulimi shkencor si shkencetare, ne anen tjeter nje gremine idealisto fetare rreshqitese ne idealizem, si nje teuri dhe praktike e gabuar, qe e mashtron njeriun, nuk i tregon rrugen e vertete te zhvillimit dhe qe kalon brez pas brezi. Brezi qe iken nuk i shikon rezultatet e mashtrimit dhe keshtu ka ardhur derime sot feja! Nuk ka rendesi qe nje shkencetare cfare beson, ne kete fushe ai eshte si gjithe turma qe i nenshtrohet idealizmit, teulogjise, rendesi dhe njohje i ka dhene zbulimi ne nje fushe te caktuar. Me lejoni te te them nje shembull te thjeshte se si i shfrytzon feja , religjioni figurat shkencore.
Isha kujdestare ne nje shkolle fetare lutheriane dhe duke qendruar ne dhomen e mesueseve, shikoj ne tovaline nje format letre qe kishte ne te dy astronaut, njeri amerikan dhe tjetri rus. Ne moment vjene nje mesuese dhe me thote qe a e pe kete fotografi dhe lajm te shkurtet per nisjen e tyre ne kozmos? I thashe qe e pashe, por dhe qe kisha lexuar dicka per kete udhtim. Me tha mesuesja nje gje e mire per ne, sepse astranauti amerikan eshte i fese lutheriane. Une i them qe ku qendron rendesia nga ana fetare, ajo me tha se jo, vetem qe jemi te gezuar se eshte i fese tone!. Ja pra nga kjo bisedee thjeshte meson gjera shume te rendesishme se si feja si nje bolle perdredhese dhe lidhese i vishet bimes, pemes dhe kerkon te zgjase jeten ne kurriz te sajen. Shkenca mundohet te tregoje rrugen e vertete nga kane ardhe qenjet e gjalla, dhe mundesite e pashtershme se kane ardhe nga materia jo e gjalle, ndersa feja apriori, vetem me aluzione deri dhe te semuara eshte nje ngatrrese dhe rruge e saje per te mbijetuar dhe mbeshtetje e saje eshte padinia, injoranca totale, ku nuk perjashtohet mundesia qe pamvarsisht se ka lexuar te tere keto shkencetare e fillozof, eshte dhe Bebi. Mund t’i lexosh nga ana ana e thenjeve fetare, por ato jane me koke poshte, jane me gjithe levozhgen e idealizmit fillozofik, jane dhe rreshqasin ne ide e shpikje jashte shqisave njerzore, jane me ide iluzioniste, fantastike deri dhe te semuara. A jemi ne pjella e Zotit, apo zoti eshte pjella jone, ta tregon vetem dialektike e zhvillimit te natryres, shoqerise, ndergjegjes. Njeriu kurr nuk do ta dinte nese ai nuk ishte inkluduar ne zbulimet e medha shkencore dhe deri me sot ka ardhur me durim duke i sqaruar mendimet e gabuara per krijimin e natyres, te gjallesave ne te dhe te gjalleses me te zhvilluar njeriun si rezultat i nje evolucioni dhe qe ne kuptimin relativ ate mund ta nderprese nje apokalipsi, apo nje pperplasje e shkatrrim gjigant i galektikes tone bashke me planetet e tjera. Atehere ku do te shkojne dogmat perralla e sajesa idealiste te thura trashe dhe holle per te marramend njerzit derisa te ngrysin jeten dhe keshtu me radhe brez pase brezi. Idealizmi dhe feja, jane te detyruar ti perfillin zhvillimin e shkencave natyrore. Dhe gjoja mundohen ta pasurojne me “argumente” te reja! Idealizmi dhe feja si nje shpjegim i rreme, i trilluar i botes jetojne me shkencen dhe nga vete natyra e tyre jane te papajtueshme me cdo shpjegim shkencore dhe cdo shkence te vecante, Ndersa materializmi dialektik me shkencat ka nje lidhje te natyrshme, ndersa ato te panatyrshme.Idealizmi eshte parazit i shkencave te natyres, ka lindur dhe eshte zhvilluar ne aleance te ngushte me fene. Idealizmi eshte nje fe e rafinuar, kurse feja eshte nje idealizem trashanik.
dgreca says
Bep Frani i pergjigjet zotni Mark Gjonaj
Zotni Gjonaj, jeni mundue me i vum piken I-s,por shifet kjaret se ju ka mungue mereqepi(boja e shkrimit).
Keni bame nji mishmash, edhe emnin ma keni ndrrue.
Ju thoni;”Rrjedhojat e teorisё sё Evolucionit tё Darvinit u shtrine pothuajse nё tё gjitha sabxhektet e edukimit”.
Ashtё ma se e vertet se u shtri nё tё gjitha subjektet e edukimit,por cfare edukate kje ajo?Kultura nuk ashtё vetem grumbullim njohunish,ashtё edhe fisnikija e karakterit, njerzija, dashurija per tjetrin dhe atdheun e ky ashtё qellimi i edukates; ndersa me edukaten e bazueme nё materjalizmin dialektik, nuk doli kurgja tjeter vecse njeriu i ri i percudnuem, e me plote tё drejtё shumё sociolog ,ditet qё jemi tuj jetue na i paraqesin si nji periudhё me krizё moralit.
Ju thoni:..kunderleksioni. i Beb (Bep) Franies (Franos) eshtё nji perpjekje e pasukseshme dhe e pambshtetur ne fakte dhe prova bindese, dhe shtoni do mendime te tjera qe jane pa baze ,si te ishi ne kllapi Pra, nuk thoni kurgja .
Me vjen keq qё ju nuk keni pasё mundesin tё kuptoni ate cka une kamё shkrue, dhe nuk njifni si fakte veprat e shkencatarve qё kam permend. Nuk pres qё tё mendoni si une e shumё tё tjere,por kur tё mundoheni me mbrojt nji tezё, tё pakten t’i permbaheni subjektit e jo me mllef.
Nuk e dij ku jeni edukue ju,por une jame edukue nё ata shkolla ku u mesue dashuni per fe, atdhe, njerzi,e burrni. Ne ato shkolla kjec i lire me mendue, veprue dhe me shpreh ate cka mendova, mesimi nuk u ba si mbas methodes sё edukates komuniste bazue nё materializmin dialektik qe u mundue gjithmonё me perzhitё trutё e student. Levizja e Educates sё Re,qё u mendue tё perhapet ne Europё xuni vend nё Rusi.Nё Kongresin e I tё puntorve Bolshevik, u vendos qё; Gjaja ma e parё qё do bahet ashtё qё:” Femijt tё cillet mund tё perpunohen si dyelli t’i kethejme nё komunista,t’i largojme nga influenca e ashpert e papregaditun e familjes se tyne”. Kёta vepra kjenё si nji bollё perdredhese qe iu vishne bimve te njoma.
Ma vonё, na u paraqit edukata progresive qё pretendoi se drejton kah kerkesat e nevojesheme tё kohes ,ajo nuk kje kurgja tjeter vecse nji edukatё degjeneruese qё Dr. Hirsch Jr. e thirri “Edukate Kafanesh” pak prej kesaj, pak prej asaje. Pra nji perzimje. Kёta mendime patne efektin e vet,por ajo qe lujti rolin kryesor ne edukatё kje shkolla e Frankfurtit themelue nga Georg Lukacs me 1923 ai perkrahi me shumё andje mendimet e Leninit pёr zhdukjen e fesё, tё kishave dhe ushqente nji urrejtje tё madhe karshi jetёs dhe mendimve tё Prendimit, qё shifet shumё kjaret edhe nё citatin e njoftun tё tij ku thot:” Kush do tё na shpetoje ne prej qytetnimit tё prendimit, e shton” Permbysja e vlerave nё mbare boten, nuk munde tё ndodhin perpa asgjasue vlerat e vjetra dhe krijimin e tё rejave nga revolucionaret”. E njashtu ndodhi, se prej asaje shkolle dul nji numer i mirё tё rijsh me ide rrebele, qё ma vone kjenё radhit ner grupe terroriste , e kjenё tё parёt me turturue, gja qё ndodhi nё mbare bllokun sovjetik, vecanarisht ne vendin t’one qё diktatori Enver Hoxha nuk la kishё as xhami perpa rrafshue.
Prof. R.M.Hare tha se:” Indoktrinimi fillon kur na perpiqemi me ndalue te femijt zhvillimin e aftesisё pёr tё mendue ose me vendose pёr vedi”.
Indoktrinimi u praktikue nёr shkolla me ide tё materializmit dialektik. Edukatoret e mij ishin tegjith si pedagogu Sviceran Pestalozi 1746-1827. qё qellimi i vepers kryesore Leonide dhe Geltrude perfshini;shprehje per dashtni,mirekuptim,e dhimshemeri sidoemos per femije te vorfen,
Dr. Michall Schulman qё ishte kryetar i edukates morale ne Universitetin Columbia ai tha :”Tё perdoren fjalё qё kanё dhimje se ashtu mesohemi me kenё tё ndieshem pёr tё tjere:. Edhe kёte e mesova nё shkolla ku pata fatin me marrё edukaten e vertete.Asnjihere nuk me mesuen me rrejt,me vra e pre.
Ata qe iken si i thirrni ju, na mesuen Rregullen e Artё qё mёsohet prej tegjitha besimeve.Ashtё mjaft tё permendim motren t’onё Nanё Terezen qё krejt jeten e sajё pa kurrfare dallimi etnik ose feje i sherbeu tё vorfёnve e tё smurve , e gjatё kesaje vepre nuk na ashtё thane se ajo kje si nji bollё perdredhesi,ose u mundue tё mashtroje nё emen tё fesё.
John Laux ,M.A.thot:”Virtytet morale regullojnё lidhjen t’onё me tjetrin e shoqninё”.
Thoni :”Brezi qe iken nuk i shikon rezultatet e mashtrimit …… ai eshte si gjithe turma qe i nenshtrohet idealizmit,teulogjise….etj etj:. Nuk e kuptoj ke njehni ju brezi qe iken e turmё. Ata qe ishin e deshtene Shqipnine, e shoqin si vetevedin, pa qellime mashtrimi u zhdukne mizorisht nga teorinat qё na dolne nga izmat qё i kam permende e qё prej tyne, shoqeria vuejti dhe vazhdon te vuej,cmos kurr. Turmё kjene dhe janё ata qё qorrazi shkuen mbasa edukates materialiste.
Po, shkencataret e vertete, iken, kan vdek me trup,por ende jetojne prej veprave madheshtore tё tyne .Ju per tё tregue mashtrimin qё ban feja edhe e kalumja, na tregoni marrin qё ka folun nji arsimtare mende shkurte dhe fanatike,dhe thoni :”nga kejo bisede meson shumё gjera tё randesisheme”. Cudi, keni mesue nga nji fanatike e nuk keni mesue e kuptue nga shkencatare qe i njofti krejt bota? . Thoni ….. qe i nenshtrohen idealizmit, teulogjise etjetj”.Studiozet nuk i nenshtrohen idealizmit as teulogjise, ata me hulumtimet e tyne kanё qitё nё dritё tё verteten.Nuk e dij cfare shkence ndiqni ju, por nё shkrim unё kamё permend shkencatar qe i njofti bota,pra jamё bazue ne shkencatare e nuk ashtё nji amalgam.Nese ju nuk i njifni keta njerz, ashtё nji e mbetё e jueja.
Qё mos tё humin kohё, jo une e ju, por lexuesi, lexoni, nё shkrimin t’em ata cka tha Einsteini e Pasteur. Pёr skjarim po perseris cka tha Einsteini:”Zoti ashtё i padukshem,por nuk ashtё keqedashes:”pёr me ju bamё ma te leht, kamё shkrue edhe pergjegjen qё Voltaire i dha Boylit. Ju duhet tё dini dicka pёr Voltair,po ashtu, tё lexoni Spinoza te pakten nji ndёr kater librat e tij THE TREATISE ON THE RELIGION AND THE STATE, dhe fjalimin qё mbajti Ernest Renan me rastin e 200 vjetorit te vdekjes se tij kur u inagurue nё Hage statuja pёr nderim tё tij.
Fenat nuk kanё nevoje tё mbrohen as nga arsimtarja e juej as nga une.per arsye se, as ajo as une nuk kemi aftesinё, se imencmi tha :”Gnothi seauton- Know thyself” thashё, nuk kanё nevojё tё mbrohen nga unё se ato kanё kenё nё gjendje tё qendrojne me mija vjetesh edhe se u sulmuen vazhdimisht e nji ner to qё i sulmoi kje edhe Lenini qё tha se feja ashte opium. Robert D. Owen nga Skocia qё sot njihet si baba i socializmit modern , hapi nji shkollё nё New Lanark Skoci me qellim qё me vertetue se mund tё arrihet nё socializem po kje se edukata fillon nё moshen nji vjecare. Kjo veper ashtё nji mashtrim, kjo methodё nuk ashtё si bollё,por gjarpen helmues ; ai mendoi se :”personaliteti i individit ashtё deformue nga indoktrinimi i fesё:’ krejt mundi i shkoj bosh ,nuk pat kurrefare suksesi. Ndersa pervoja na meson se personaliteti i individid u deformue nga edukata e materializmit dialektik.
Nuk po i marrё me radhё mendimet qe keni vue ne leter, se ashtё humbje kohet, por pёr tё skjarue se si i marrin punet ata qё thojne se brezi qё iken nuk shikon rrezultatet e mashtrimit, po ju kujtoj Walter Benjamian, njihere nazist dhe ma vone na u ba komunist,ai thot se :”E verteta ashtё vdekja e qellimit” dhe vazhdon …Mbasi e verteta ashtё relative,cdo njeni mund tё heq dorё nga koncepti i gabimit…. E pokje se everteta dhe gabimi janё tё dalun moded atёhere personi qё i kupton keta ka kalue tё miren dhe tё keqen”.Duket se ju i keni kuptue.
Hain Ginott nёr tё tjera shkruen nji leter dergue nga persona qё kishin kenё nёr kampe perqendrimi nё kohen e nazizmit e letra thote :”Syt e mij kanё pamё dhoma gazit tё ndertueme nga ingjinjeret,femijt helmue nga mjek tё edukuem,foshnjet mbyt nga infermiere tё mesueme,gra e varza pushkatue nga maturanta e studenta universitetesh e keta vepra me shtyjne me dyshue ne edukatё,;shkolla nuk duhet tё prodhoje perbindesha, psikopat tё shkathet,ose Aikmana tё edukuem,por ma parё se kurgja tё mesojne tё rijt qё tё bahen njerz”. Zotni Gjonaj, a keni ndigjue ju se ku u praktikuen vepra tё ngjashme , ne se jo, po ju tregoj; Afersisht,tegjitha mbrapeshtit qe permenda ma siper ndollne ne vendin ton, Shqipni, per afer 50 vjet diktaturё komuniste dhe edukate simbas materializmit dialektitk.
Thoni :” shkenca mundohet te tregoje rrugen e vertete nga kanё ardhe qenjet e gjalla”Une mendoj se shkenca e ka vertetue se nga kanё ardhe qenjet e gjalla,.
Po e mbylli ketё shkrim me thanje tё atyne qё ju na thoni “brezi qё iken”.Kant tha: Dy gjana qё me kenaqin shpirtin me perseritje tё vazhduesheme, admirimi dhe adhurimi janё:”Kupa e qielles me hyj, dhe urdhni i pandryshueshem i ligjit tё moralit qё gjindet nё mue”.
Psikiatri i famshem Vienez, Viktor Frankl shkruen :’Njeriu sot jeton ne nji kohё boshlleku egzistencial, e nё nji jetё qё nuk ashtё kurgja tjeter vecse do vlera, qё janё konformizmi dhe totalitarizmi( qe edhe do izma tё tjera). E ai vazhdon tuj thane :”Jetojme nё nji shoqni tё meterializueme, ku manipulojme me shumё gjana materiale, dhe vazhdimisht bumbardohemi me informata tё shumellojeshme. Njeriu duhet t’a gjej dhe t’a zhvilloje organin e kuptimit, une po perserise cka thot ai; TE GJEJ DHE TA ZHVILLOJE ORGANIN E KUPTIMIT qё i ndihmon me gjurmue kuptimin e fundit tё jetes e mos tё bijne nё kurthen e praktikave tё zakoneshme qe vuen civilizimi i sotshem nga boshlleku egzistencial”.
Nё perfundim, e mbylli me nji pjesё te leters qё i dergoj disa miqve prof.Arshi Pipa nё marc te vitit 1991 ku nёr tё tjera thot:”Damet qё ideologjija staliniste i ka bam moralit shqiptar dhe dokeve arbenore jane tё pallogariteshme.shqiptaret duhen riedukue. Dhe kjo nuk bahet me potere parullash e lloqe kafanesh, por me analiza shkencore qё germojne rranjet e helmatisuna tё ideologjisё staliniste. Ashtu si nuk sherohet lengata me nuska, por me diagnose mjeksore dhe me barnat e duhuna,po njashtu nuk sherohet murtaja e stalinizmit pa dermue bazen e tij pseudoshkencore me argument bindes dhe tё rasyeshem.
Zotni Gjonaj , pokje se arsyetimet e shkencatarve dhe filozofeve qё kamё permend e qe skjarojne tё verteten nuk keni mujt me i kuptue,ose nuk doni me i kuptue, cka mund ju tham une qё nuk jame as thnegel karshi tyne .
Baba me thoshte:”Nuk mund shprazi kryet t’em, me mush tandin”
Mark Gjonaj says
Zoti Bep Frani faleminderit qe keni pushuar pak minuta ne nje replike te shkurter qe kam bere me ju. Une nuk kam ndryshuar emrin tuaj, por vete e keni shkruar Bep Frania! Kuptohet se mosmarrja vesht ne mes tone, nuk qendron vetem ne sasine e librave qe keni lexuar ju ose une, por ne thelbin e materializmit dialektik qe ka qene dhe vazhdon te jete dhe sot, raporti i materies me ndergjegjen. Ketu ndahemi ne bashke i nderuar shqiptare. Ju duhet te mbushni njerin xhep me literature idealiste nga shkencetare dhe fillozofe qe rekomandoni mua dhe artikullshkruesit Luan Rama dhe tjerin xhep me literature qe flet per dialektiken e natyres, materializmin dialektik. Materialet qe ju lexoni deri tek ato te Papes jane idealiste fetare, nuk tregojne rrugen e vertete qe shkenca ka ngritur me qindra vjet disa pista dhe operon te zbuloje sa me shume te vertetat e fenomeneve dhe ndodhive qe ngjajne ne Planetin tone, ne galektike dhe ne Universin e pa fund te mbushur me nje mori te pa numerueshme galektikash. Por le te mos shkojme ma larg se tek Planeti yne Toka qe e kemi gjet dhe na ka krijuar(shndrruar) dhe qe eshte NATYRA e PARE, objekti ma i madh i veprimtarise se perditshme te njeriut dhe mbas rreth nje milion vjetve qe mendojne shkencetaret se njeriu doli mbi Toke(periudha e akullnajave), ai me veprimet dhe eksplorimet e tij, krijoi NTYREN numer DY, e shndrroi ate ne gjithe kete superstrukture dhe e pershtati per jetesen dhe vazhdon derisa te mos kete me kushte ne te cilat lindi kjo gjallese dhe natyrisht zotri, ju i njihni mire por nuk doni sepse nuk ju lene idealizmi te ngreni koken me guxim dhe te shikoni perpara. Por duke u njohur me natyren e Planetit dhe krijimin e Natyres se Dyte, ai jo vetem qe ishte shndrrues i asaje, por ajo, (Natyra) veproj dhe mbi njeriun, psikiken e tij qe duke qene me prejardhje nga gjallesat e ulta(mbreteria e kafsherise) e shnderroi ate dhe beri njeri, pra veproi mbi te dhe solli reflektim mbi ate qe shndrroi(u vetshndrrue) dhe nga ky konkluzion mund te dalim per rrolin e madh dhe vendimtare te PUNES dhe i veprimit praktik per shendrrim(pershtatje) te natyres qe materializmi dialektik(shkencetaret) erdhi ne perfundimin, se njeriu eshte produkt i shndrrimeve te njepasnjeshme dhe qe ndergjegjia e tij nuk ishte si ne origjinen e kahershme antropomorfe, por me nje rruge spiralje e zhvillim te panderpree. Ju jeni idealist metafizik dhe ashtu sic e thote dogma fetare nje dite prej diteve e krijoi Zoti. Por kjo ka rene posht me shume argumenta bindes dhe po te beje te fala se ju jeni me ato qe genjene Bibla, trashe biles dhe qe mubdoheni te ndikoni dhe te tjeret. Kur ju nuk bindeni eshte gjysma e te keqes, por kur ju jeni i bindur dhe mbani persembrapshti ne rrugen e gabuar te metodes se zhvillimit te sendeve dhe fenomeneve dhe mundohuni te ndikoni te te tjeret nuk tregon urtesi, por nje petandizem se dogma eshte krijuar nga Zoti dhe eshte fjala e Zotitit. Une te bje disa shembulla qe rrenat e Bibles, fese ne tersi dhe te koncepteve idealiste te fillozofeve, dri tek ato pa tru qe ju i studjoni edhe sot si bazament i perdorni per t’ju kundervene shkences qe te jep te mira materiale, te hape syte, te jep guxim te shohish realitetin objektiv dhe nuk te lejon te gjykosh me aluzione permbi boten shqisore dhe te sjellish fantazi deri te semuara qe nuk bene gje tjeter vetem se infekton me kete semundje shume te tjere qe i bjene shkurt jetes dhe nuk kane pase kohe dhe mundesi t’i studiojne librat e niveleve idealiste dhe materialiste dhe qe te vendosin se cilen rruge duhet te ndjekun. Prandaj Zoti Bep djali duhet te behesh propagandist i rruges qe te sjelle ndricimin dhe jo erresiren. Pra jemi duke folur per Darvinin, qe solli shkendine e pare shkencore se njeriu nuk ka dale befas mbi Toke lakuriq qe ja shikonin njeri tjtrit dhe nuk dinin se perse perdorishin “veglat” e tyre, sic e thote Zoti nga dy njerez te Kopshti i Idenit. Historia e njeriut eshte argumentuar dhe vazhdon edhe sot, se eshte e lidhur me ate te kafsherise(dege e vecante) shiko antropologjine, pra me mbretrine e kafsherise dhe ne kete korpus, i pari ka qene nje lloje majmuni antropomorf. Por mbasi dhe lexoni shume dhe ju pershendes per kete duhet te jeni objektiv dhe te pranoni nje te vertete se edhe ndergjgjegjia e tij nuk ka dale befas dhe papritur sic na meson Zoti, mashat e tij feja dhe idealizmi i rafinuar qe uje nga i cili kane pire dhe ato qe keni studjuar ju!. Pra Zoti na e paska krijuar njeriun te mencur si sot, por shkenca nuk e provon kete, parahistoria e mencurise se njeriut(ndergjegjia), ka qene ne nivelin e ulte te psikikes se kafshes. Natyrisht se keto kane ardhe duke u zbuluar sepse Darvini nuk hodhi drite te plote ne origjinen e njeriut dhe te ndergjegjes. Si Darvini dhe te gjithe materialistet e teurise dialektike materialiste, per krijimin e njeriut u kufizuan ne faktor biologjik dhe natyrore. Nuk do te ishin te plota argumentat per te hedhur poshte perfytyrimet idealiste fetare vetem duke pranar se njeriu eshte bire i natyres dhe ka ndergjegje hyjnore. Pra vec faktorit biologjike, si faktotor themelor eshte dhe ai shoqerore, jeta e njeriut ne kolektiv, ne shoqeri. Pra njeriu nuk eshte vetem bire i natyres, por dhe bire i shoqerise njerzore. Asnje gjallese, jashte shoqerise njerzore nuk ka dhe nuk mund te kete ndergjegje ne Planetin Toke. Faktori vendimtare, qe nderpreu procesin e evolucionit te botes shtazore dhe shenoi fillimin e nje evolucioni me te ri(hop cilsore)me i larte eshte faktori shoqerore dhe pikerisht PUNA. “Akti i pare historik i individeve, shkruan fillozofi gjerman Engels ne saje te cilit ata dallohen nga kafshet, nuk qendron ne faktin se ata mendojne, por ne ate qe ata fillojne te prodhojne mjete te nevojshme per jeten e tyre”. Prandaj njeriu duhet ta zgjedhe vete dhe i bazuar ne fakte, prova; grupim qe jane ndare fillozofet dhe shkencetaret, deri me sot ma i shquar eshte grupimi materialist dialektik, ai eshte arme e mbrojtjes dhe e dhenjes se sigurise dhe guximit per te care perpara ne fushen te panjohurave qe sot mund te jene te tilla, por neser shtrohen per zgjidhje dhe behen te njohura. Ju jeni i lire te zgjidhni, por i denuar ta perdorni dhe te spekulloni me shkencen qe ty dhe mua na jep te mira materiale, na zhvillon per njohjen e ligjeve te natyres dhe te shoqerise dhe ketu kam mjaft concepte shkencore per te deftuar dhe qe jane provuar ne jete. Kur Bepi vene nje pjate me gjelle te shieshme ne tavoline dhe eshte dhe i uritur, nuk gopet duke e pare ate(ideja, veprimi i shqisave), biles e irritojne Bepin, i fillojne lengjet sekrecionet dhe shpejt e shpejt per te jetuar duhet te luajsh lugen dhe te ushqehesh, ta shijosh ate(tastit). Pra kenaqesia jote(i edukuar me kete rryme), eshte duke menduar, iluzionuar se Zoti po na shikon, mbron, kritikon, ndeshkon); ndersa kenaqesia ime eshte qe si ka mundesi qe vete njeriu e ka krijuar Zotin, e kishte fillimisht ne Toke(referoju historise) dhe pastaj duke u zhvilluar teologet, idealizmi dhe koleget e Bepit e ngriten ne qielle sa me larg biles dhe ndiejne kenaqesi se Ai eshte atje, ai eshte keshtu dhe ashtu, por nuk mund te dale njeriu ne Toke dhe ta mveshe fuqine e Zotit me gjera jashte eksperiences jashte shqisave njerzore, Bepi do te mbetet foshnje gjithmone ne velersimin e nje bote pa bote, e nje shpirti pa shpirt, e nje fryme pa fyme, pra sa lind dhe derisa vdes eshte skllav i kesaje teurie, si bare i keq qe nuk e lejon shkencen te perparoje me shpejt ne dobi te njeriut. Ne pozita te tilla biene dhe shkencetaret dhe fillozofet e NASA-s, duke u besuar tillimeve dhe perrallave qe vine nga jeta primitive! Por Bepi dhe tere korpusi idealist perdorin shpikjet e shkences per te perhapur opium sa me shume dhe jo sic me thua ti Bep trimi, nuk e ka thene Lenini, por fillozofi me i shquar i shekullit 19-te Karl Marksi, qe me ndikimin e tij e ndau Boten pergjysme, ndonse shume fusha nuk u punua qe te vertetoheshin teurite e tij, por pa dyshim se mbetet ekonomist(shiko vertetesine e krizes botrore sot) dhe sociolog i pazevendesueshem(Marks, Weber,Dyrkhejm)! Here tjeter mos me lodh, do te njohe me deklarimet e fese dhe si rane poshte nje nga nje nga praktika e jetes si kriteri i se vertetes, biles dhe duke perdore thenje te fillozofeve idealiste qe je i dashuruar pase tyre! Faleminderit dhe te jeni me shendet!
Rita says
Zotnia, Mark Gjonaj
Drita erdhi ne kete bote por bota Deshiron erresiren, ju lutem shume, pushoni duke hedhur erresire mbi driten se nuk do te mundeni kurre te mposhteni driten, jam shume e trishtuar qe ju merrni fryme, dhe se kuptoni se kush ua jep mundesine per kete, ju lutem me gjithe shpirt te mendoheni thelle kur flisni kunder Zotit se do kesh fund te hidhur, Predikimet ne Bibel kane ndodhur 100%, po e njeh historine e botes dhe po ke lexuar Biblen, nuk eshte e mundur qe te flisni kunder ketij Libri te Shenjte. Ju uroj me gjith shpirt te kerkoni te verteten dhe e verteta nuk ju le kurre ne erresire, Zotnia Frane eshte ne drite dhe plot me dituri Hyjnore, dhe Zoti vete e beri takimim tuaj ketu, qe ju te mesoni te verteten. Kam shume shprese qe ju do e ktheni zemren prej guri ne nje zemer me shpirt
Mark Gjonaj says
Rita nuk e kam te sigurt, varet te kryeredaktori, qe i censuron komntet e mija, dhe une po i bie shkurt se me keto qe thua, ju jeni nje e semuare idealiste, me debulese te jashtzakonshme. Fjalet tuaja, nuk deshmojne asgje, rrjedhin nga molepsja juaj ne pellgun e zhytur ku melodia juaj eshte baraz me ate te bretkocave! Ju jeni pjese e korpusit idealist metafizik fetare qe jetoni me te lypura dhe te marrura hua nga fondi i shkences dhe per te mbijetuar bari i keq i idelizmit; per te perhap opjumin fetare, i shtrini doren “djallit” te shkences, ndersa ne terrenet e tjera, djallin e perfytyroni si demone dhe ne te vertete demonet jeni ju qe mashtroni njrezimin me librin e rrenave Biblen!