Ded Gjon Luli, udhëheqës i Kryengritjes se Malesise dhe gur themeli i Pavarësi së Shqiperise/
NGA AGE IVEZAJ/
….Kontributi i Malësisë së Madhe ne shtetformimin e shtetit shqiptare dhe shpadhjes se pamvarsise me 28 Nentor te vitit 1912, u drejtua me largpamësi e guxim të pa shoq nga krye-trimi i këtyre zonave malore, Dedë Gjon Luli, i cili u mbështet fuqimisht nga luftëtarët e tijë trima. Kjo ishte përpjekja mbinjerëzore e burrave kryengritës që luftuan si luanë ditë e natë, duke u hedhur nga njëri shkëmb në tjetrin për të dëbuar pushtuesit e hordhive osmane. Ata ishin të vendosur dhe luftuan me trimëri duke dhene edhe jeten e tyre, të frymëzuar prej idesë së madhe të Plakut të urtë të Vlorës për pavarësi të trojeve tona Etnike; duke vënë të gjithë së bashku, gurë-themelet në shtetin e parë dhe të lirë demokratik Shqiptar. Kjo datë e shënuar historike i bën edhe më krenarë malësorët e Malësisë së Madhe, nga që e kaluara e tyre është e mbushur me shumë trimërira të pa shoqe, por edhe disi ndryshe, me një dhimbje të thellë; sepse ndihen të ndarë nga vëllezërit e tyre, të cilët janë shqiptarë dhe jetojne ne trojet e tyre etnike , por jane nen peshtet te huaj, të shkëputur nga shteti amë. Ne shqiptarët kemi historinë të lavdishme. Cdo pellembe toke eshte mbrojtur me gjak, kemi bere lufte te pabarabarte , por te drejt per te mbrojte me cdo kusht, trodhin dhe gjakun tone shqiptare. Pushtuesit, armiqte tonë shekullorë osmane ishin te pa mëshirshëm ndaj nesh, edhe me te tmerrshem ishin fqinjet tone sllavë, te cilet uzurpuan trojet tona dhe lane te parealizuar te amanetin e të parëve tonë, që ranë dëshmorë për bashkimin e trojeve tona duke u flijuar për këtë tokë e flamur të kuq me shqiponjën dy krenare në mes. Sepse Malësia e Madhe e Dede Gjon Lulit dhe gjysma e të gjitha trojeve shqiptare, mbetën të shkëputura, apo sikurse thuhet: « Pjesët më të mëdha të trupit që rrethojnë zemrën shqiptare, janë të shpërndara nëpër shtete fqinjë të ballkanit.”
“Dedë Gjon Luli, asht pushkë e ngrehun për shqiptari”; kështu e pati quajtur Ismail Qemali në ditën e shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Ndërsa Bamir Topi (Presidenti i Shqipërisë) në kremtim te jubileu te 100, vitin e kaluar në Shkodër, i dha epitet te ri udhëheqësit te shquar të Malësisë së Madhe: “Shtizë e Flamurtë”. Kryengritja e Malësisë së Madhe nuk ishte një kryengritje lokale, e 5 ose 7 maleve të malësisë, por e të gjitha maleve të mbi Shkodrës e nën Shkodër, e cila u krye sipas idesë së madhe, rreth clirimit dhe bashkimit të trojeve tona shqiptare, duke koordinuar bashkëluftimet me forcat kryengritëse të Kosovës, të udhëhequra nga Isa Buletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Shota e Azem Galica etj; të prirë edhe nga intelegjeca patriotike shkodrane me në krye: Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi, At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda etj.
Dedë Gjon Luli ishte organizatori i parë i kryengritjes. Që në fillim të sajë, njëzetë djemtë e përzgjedhur për luftime nga zonat hotjane, sulmuan me shpejtësi të rrufeshme postet kufitare në Traboin e Rapsh dhe i muarën ato brenda një kohe të shkurtër. Këta trima ishin të prirë nga vendosmëria e luftës për Liri e pamvarsi, ushëtima e krismave të pushkëve të tyre, çoi menjëherë grumbullimin e mbi 3.000 burrave të maleve tona, të cilët u reshtuan që në fillim në rradhët e trimave të Malësisë së Madhe. Lufta në Bratilë , Shipshanik, Qafë të Ugles, Rapsh e Qepur, ishte vetëm një pjesë e fronteve të përgjithëshme që kishin përfshirë të gjitha malet e malësisë veriore të Shqipërisë. Bëhet rezistencë e vazhdueshme edhe kundër sulmeve të Durgut Pashës, i cili kishte sulmuar në prapa-shpinë Këlmendin e Shalën. Nëpër shkëmbijtë me thepa të këtyre maleve të larta të Shqipërisë bënin luftime të rrepta edhe kryengritës të tjerë, sikurse ajo e udhëhequr nga “Gjenerali” Shqiptari i vendosur për të fituar Lirinë; Trimi i pamposhtur i Dukagjinit, Mehmet Shpendi.
“Kenkan nisë e n’Shkodër ra, / Kenkan nisë po n’ Plan me shkue. / I paskan gri edhe coptue, / Me dorë t’vet i ka tradhtue! / T’enjten mbrama u ba kërdija; / Mbet Mehmet Shpendi e Marash Delia.”
Në kuadër të kryengritjeve të mëdha që populli ynë i zhvilloi për çlirimin dhe bashkimin kombëtarë, u udhëhoqën nga idetë e çmuara te Ismail Qemalit dhe Dedë Gjon Lulit. Kryengritja e Malësisë së Madhe, kishte kurdoherë para syve të vet, boshtin e sajë kryesor për rishpalosjen e flamurit të Gjergj Kastriot – Skëndërbeut, i cili u valëvit përsëri i lirë e krenar dhe ribashkoi të gjithë shqiptarët pas robërisë së gjatë 467 vjeçare; me qëllim e mirë që jo vetëm të mbahej lart morali i udhëheqësve dhe malësorëve trima të Shqipërisë veriore, por edhe t’iu tregojë pushtuesve barbarë turq dhe armiqve të shteteve fqinjë që ishin bërë si bisha të tërbuara, për të na vrarë e për të na shkëputur pjesët më të mëdha nga trojet tona etnike; të cilat janë të vërteta të pa mohueshme të popullit shqiptar; troje tona të lashta Pellazgo-Iliriane. Dedë Gjon Luli e udhëhiqte vegjelinë e vet dhe arriti fitore pas fitoresh në sajë të ideve dhe bashkëpunimit me lidhje e kordinime të forta e të sakta në të gjitha revoltat e krahinave të Shqipërisë; gjë që më së miri e dëshmon edhe Kuvendi historik i Greçës, i mbajtur me 23 qershor të vitit 1911; në të cilën u dëshmua zhvillimi i lëvizjeve në kordinim me formimin e ndërgjegjes nacionale, e cila u shpreh qartë, nga përgjigja që i dha prijësi i tyre përfaqsuesit diplomatik të turqisë në Cetinë, Sefedin beut, në kohën kur diplomatët turk dhe ato serb kërkonin t’i largonin malësorët nga synimet e çlirimit të kësaj krahine. Kryengritësit ishin për me ruejt te pa prekuna trojet e Malësisë; sikurse për të gjitha zonat e Shqipërisë. Rritheksojmë se triumfi fitoreve u udhëhoq me zgjuarsi e trimërira të pa shoqe nga Ded Gjon Luli, dhe se kryengritja ishte e zjarrtë dhe e pa ndërprerë nga përpjekjet e vazhdueshme të luftëtarëve malësorë dhe u përkrah pa mëdyshje nga i gjithë populli Shqiptar për të jetue të lirë në trojet tona të trashëguara nëpër shekuj. Për këto arsye, morën pjesë edhe paria përparimtare e Shkodrës, si: Luigj Gurakuqi dhe Im Zot Bumçi etj, por kishte edhe përfaqsues nga lidhjet dhe kuvendet e Kosovës. Erdhi vetë Ismail Qemal bej Vlora, i cili një vit më vonë, e shpalli botërisht Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. Kuvendi i Greçës doli me një plan mbarë kombëtarë, i hartuar nga Ismail Qemali, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi, dhe i’u paraqit qeverisë xhonturke, (turqëve të rrinj) pushtuesve sllave dhe fuqive të mëdha. Madje shtypën një broshurë më vehte, të cilën më vonë e quajtën: ”Libri i Kuq”. Memorandumi i Greçës, pati jehonë të madhe, sepse doli dhe u vulos nga vetë populli për tu dalë zot trojeve shqiptare. Kryengritjes së Malësisë së Madhe, i’u caktuan t’i prijnë në krah të Dedë Gjon Lulit edhe Mehmet Shpendi, Nikë Gjelosh Luli, Marash Gjeloshi, Dedë Luli, etj. dhe kishte në gjirin e vet, gati 10,000 luftëtarë, të cilët çliruan Tuzin, Koplikun dhe më pas u afruan drejt qytetit të Shkodrës. Ngritja e Flamurit Shqiptar në Deciq të Malësisë, ishte kulminacioni i kryengritjes në Malësi të Madhe. Ajo kishte për qëllim kryesor, ti jipte fund robërisë shekullore, për të gëzuar lirinë dhe pavarësinë territoriale shqiptare si Komb e si Shtet i pavarun Shqiptar.
Dedë Gjon Luli luftonte për Liri bashkë me trimat e vet të pa thyeshëm, së bashku me trimëreshat e Hotit e Grudes, të cilat luftuan krah për krahë me burrat, si: Tringa e Smajit e Nore Kolja. Me trimeri te pashoqe luftonin Baca Nika, Tome Nika e Gjel Caku nga Trieshi, dy te fundit bien deshmore ne fushe te betejes bashk me shume luftare malsore te tjeren qe
Qe u perjetsuan ne altsrin e atdheut. Betes se pergjakshme ju bashkangiten djemte e rinj të Grudës; Dedë Nika e Zef Prela me shokë bashk me trimat hotjan, por edhe malësorë të tjerë që u flijuan afër Koplikut e te Prroni i Thatë dhe Qafa e Ugles.
Trimat e Kojës, shtatë prej të cilëve ranë në përleshjen e betejës së Deçiqin legjendar. Trima të Kelmendit, Kastratit, të Shkrelit e Shalës me prijësat kryengritës të pa mposhtur; Mar Lulen, Dasho Shkreli, Vocerr Bala e të tjerë. Për të mbrojtë këto troje shqiptare, ishin betuar prijësit e bajraqeve të Malësisë, Hot e Grudë, në Kastrat e Këlmend, Shkrel, Triesh e Kojë; ne kryengritje popullore ishin perfshi edhe viset te tjera si: Shala, Shoshi, Krasniqe dhe Nikaj e Merturi. Shpalosja e flamurit kombëtar të kuq me shkabën dy krenare mbi shkrepat e Deçiqit me 6 prill të vitit 1911, ishte një arritje e përbashkët, ishte kulminacionin vetdijes dhe rilindjes sonë kombëtare. Më vonë me kryengritësat malësorë u bashkuan edhe shumë shkodranë, dukagjinas, mirditorë e kosovarë; dikush me pushke e dikush me pendë, dhe disa me të dyja, sikurse; Risto Siliqi, Hil Mosi , Luigj Gurakuqi, Nikolle Kacorri dhe shumë e shumë të tjerë, që e lartësuan epopenë e kryengritjes së Malësisë së Madhe qe coi ne pamvarsine e Shqiperise nje vit me vone, me 28 Nentor 1912. Atë Gjergj Fishta në kryeveprën e tijë letrare, “Lahuta e Malësisë” i kushtoi njërën nga poezitë më të bukura, Kryetrimit të Malësisë së madhe, Dedë Gjon Lulit dhe bashkë-luftëtarëve të tijë.
Karakteri çlirimtar i kryengritjes ishte kryesisht i drejtuar kundër regjimit Otoman,po e edhe shteve fqinje. Me këtë kryengritje popullata shqiptare e këtyre viseve, tronditi përfundimisht themelet e Perandorisë Otomane, e cila ishte në çastet e fundit të jetës, dhe kur po jepte shpirt; i’u shtuan edhe goditjet e pa ndërprera të këtyre kryengritësve trima të viseve shqiptare. Vetë Shefqet Pasha ishte i detyruar të pohonte me anë të një shkrese para padronëve të tijë se: “Edhe përkundër represales sonë të vazhdueshme, dhe në mënyrën më të vrazhdët për të mbytur zërin e kryengritësve shqiptare; ata i kanë dalë zot çdo shtëpie e çdo shkëmbi. Shqiptarët e bashkuar po na habisin për ditë e më shumë me gatishmërinë e tyre për të rënë kurban për lirinë dhe vatanit të tyre!”.
Të mos harojmë për as një çast se kryengritësit malësorë ndodheshin në mes dy zjarreve. Në njerën anë bënin luftë të pabarabartë me taboret e ushtrisë së madhe turke, e cila kishte armatimin më të përsosur për kohën, dhe në anën tjetër, Mali i Zi me në krye mbretin dhelpnak të quajtur Nikollë, bënte ç’mos për te sabotuar këtë kryengritje; duke përdor premtime e dredhina, duke futur përçarje në mes shqiptarëve. Pasi nuk ia arriti me lajka këtij qëllimi, mbreti Nikollë gjoja “u urtësua” i bëri thirrje Dedë Gjo Lulit, që të hynin bashkë në luftë, por me flamurin e tyre serbo-malazes dhe së bashku ta sulmonin Turqinë. Dedë Gjon Luli e njihte mirë politikën dredhuese të shteteve fqinjë, dhe kësaj thirrje, Burri i Malësisë i dha përgjigjen e merituar: “Jo besa, pa ju e kemi fillua luftën dhe pa ju do ta mbarojmë, se nuk duam që lirinë t’ia kemi borxh kërkujt; duam me e fitua me gjak dhe me e gëzuar vetë !”… Qeveria e Sërbisë mbajti qëndrim edhe më të ashpër e armiqësor. Ajo ushqente lakmitë dhe aspirtat e kahershme trritoriale për trojet tona etnike. Kishte qëllime më të zeza, që ti zbrazë ato; ti përzente shqiptarët nga trojet e tyre mijvjecare; ti pushtonte, e ti zhdukte udhëheqësit shqiptarë, dhe pastaj… t’i uzurponte lirshëm të gjitha ato troje që i’a kishte lakmi dhe me cdo kusht done ti marrte, me vone, fatkeqsisht ,ketij qellimi do t’ja arrij me diplomaci.Për këto intriga e plane gllabëruese, ata i bënin llogarite mirë me sulmime befasira të t’merrshme; makabre! Dhimbje e sakrifica të pa numërta që populli ynë i perjetoi me shume vuajtje. Armiqtë dëshironin të na ngulnin thikën në palcë pas shpine, dhe së fundi, shpresonin se do të vinte ajo ditë ku gjoja në emër të paqes, do të vendoseshin edhe kufijtë “e rinjë” të një marrëveshje që mizorisht; na coptuan pjesën me të mëdha te trojeve tona shqiptare, ndane gjysmen e territoret shqiptare ne mes te shteteve fqinje.
Kryengritësit e Malësisë arritën të valvitin të lirë Flamurin Kombëtar kuq e zi me shqiponjën dy krenare në mes, në një pjesë të territorit të tyre që u çlirua me sakrifica të mëdha. Edhe pse për një kohë të shkurtër, lufta mori hov në të gjitha trojet shqiptare, dhe nuk u ndal derisa një vit më vonë, plaku i urtë, Imail Qemal beu i Vlorës, nga ballkoni i godinës pranë sheshit të skelës detare në Vlorë, ngriti Flamurin Shqiptar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Amaneti i të parëve tonë; Naum Veqirharxhit, Kristoforidhit, i Petro Nini Luarasit, i tre vëllezërve Frashëri, Fan Nolit e Konicës, Ismail Qemalit e Dedë Gjon Lulit, Isa Buletinit e Luigj Gurakuqit, Nikolle Kacorrit, Hasan Prishtinës e Bajram Currit, Smail Martinit e Baca Kurtit, Ndre Mjedës e At Gjergj Fishtës, Çun Mulës, Ali Pashë Gucisë e Haxhi Zekës, Idriz Seferit, Shote e Azem Galica, Prenk Calit e Jakup Ferrit, Bajo e Çerçiz Topullit, Isa Boletinit dhe i shumë e shumë burrave të tjerë që u flijuan në altarin e atdheut; fatkeqsisht as sot pas 100 vjetëve, nuk u është përmbushur qëllimi i idealit të tyre, për deri sa trojet shqiptare janë ende të shkëputura nga trungu i Shqipërisë.
Në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët me gjithe hallet e shumta qe ballafaqohen, kanë përparuar dhe jane krenare per te arriturat e tyre si më kurrë me parë, po shkojne perpara me hapa te sigurte kah Evropa e perparua pjese e se ciles jane, me Shqiperin ne Nato si dhe krijimin e shtetit te ri Kosoves se lire, e te pamvarun.Le te shpresojme qe se shpejti ndergjegja dhe politika shqiptare, ne te dy shtetet shqiptare Shqiperine dhe Kosoven, te bashkpunojne, bashke me diasopra shqiptare neper bote, dhe te realizojne bashimin e kombit shqiptare, njehere e pergjithe te korrigjohen gabimet historike qe eshte bere ne kurriz te popullit tone.Ne shej nderimi perulemi para herojtë te te gjitha kohrave,që u flijuan dhe me gjakun e tyre vune gur themelet e atdheut tone, Shqiperise, lavdi u qofte dhe i perjetshem qofte kujtimi i tyre. Gezuar 100 vjetori i Pamvarsise se Shqiperise. Gezuar dita e flamurit . Uroje qe ne nje te ardhme shpejt te festojme bashkimin e kombit tone.
Age Ivezaj (Univeriteti i Prishtines. Fakulteti: Gjuhë – Letërsi) New,York,2012
FUQIZUAR NGA LITERATURA:
Libra nga “Historia e Shqipërisë”.
Libra nga “Historia e Kosovës”.
Nga koleksioni: Revista “Jeta Katolike”. NY.
Nga faqet e gazetave: Gazeta; “ILLYRIA”. NY.
Nga faqet e gazetave: Gazeta ; “Dielli” NY.
Nga faqet e gazetavet: Gazeta; “Bota Sot”. NY.
Libri: “Kombi”. NY.
“Visaret e Kombit”. Tiranë, vëllimi parë, 1937.
*Kumtese e paraqitur ne Konferencen e organizuar nga Akademia e Shkencave shqipetare-amerikane ne NY, me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise