Të Dielën me 22 Shkurt 2015, në orën 9 paradite, u mblodh dega e Vatrës në Hartford, CT. Të pranishëm në takimin e degës ishin edhe të dërguarit e Qendrës: Z. Asllan Bushati-zv/kryetar i Vatrës, zonja Nazo Veliu-sekretare e Vatrës dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Takimin e ka hapur sekretari i degës së Vatrës në Hartford Ilir Gjomarkaj, i cili u ka uruar mirëseardhjen e mysafirëve dhe anëtarëve të degëve. Një informacion për funksionimin njëvjeçar të degës e ka dhënë zv/Kryetari i degës z. Arben Zeqiraj, profesor matematike në Kolegj. Ai ka treguar për aktivitetin e degës dhe është ndalë në mangësitë e funksionimit të degës, kryesisht për mungesë komunikimi mes kryetarit të degës dhe pjesës tjetër të kryesisë.
Pjesmarrësit në takim, përfshirë edhe jovatranë, kanë bërë pyetje dhe kanë shfaqur opinionet e tyre për veprimatriën e degës, marrdhëniet me qendrën etj.
Për mosfunksionimin e Kryesisë u propozua dorëheqja e kryesisë së vjetër të degës. Ky propozim u votua nga anëtarësia dhe u miratua.
Pas dorëheqjes së kryesisë me votim të hapur u propozua kryesia e re e degës. U propozuan dhe u votuan një për një:
-Nesim Muçollari
-Arben Zeqiraj
-Ilir Kola(Gjomarkaj)
-Elton Koruni
-Artan Martinaj
-Adriatik Avdiaj
-Vedat Selimi
-Alfred Rrumbullaku
Ky i fundit u tërhoq për arsye personale, por u zotua se do të jetë vatran aktiv. Më pas shtatë të propozuarit për kryesinë e re të degës u tërhoqën mnëjanë dhe po me votim të hapur zgjodhën kryetarin e ri .
U propozuan për postin e kryetarin tre persona:
-Ilir Kola Gjomarkaj
– Arben Zeqiraj
– Nesim Muçollari.
U votua secila kandidaturë dhe fitoi Nesim Muçollari.
Po me votim të hapur u zgjodhën edhe zv/Kryetari, sekretari, dhe arkëtari. U votua për secilin. Për postin zv/Kryetarit u zgjodh Arben Zeqiri, Sekretar Ilir Kola Gjomarkaj dhe arkëtar Elton Korumi.
Kryetari i ri i degës së Vatrës, z. Nesim Muçollari falenderoi anëtarësinë për besimin që iu dha dhe shprehu besimin se dega e Vatrës në këtë qytet do të jetë aktive dhe do të fitojë besimin e qytetarëve, duke e zgjeruar anëtarësinë me anëtarë të rinjë, punëtorë të palodhur të çështjes kombëtare. Duke qenë se në radhët e kryesisë së degës së Vatrës ka edhe drejtues të ALBANIAN COMMUNITY CENTER si presidenti i saj Artan Martianj, arkëtari Vedat Selimaj dhe të tjerë, bashkëpunimi do të jetë i ngushët dhe në të mirë të komunitetit shqiptar të Hartfordit.
Marjan Cubi says
Urime te perzemerta deges se Vatres- Hartfort CT shpresojme qe te keni suksese ne veprimtarine e juaj ne kuadrin e Shoqates 102 vjecare Vatra.