Politika shqiptare tashme e kthyeme ne nji politike qesharake dhe cinike/
A ka nevoje populli per ” degjesat ” e Rames?
Sod, pra ne ket shekull te ri, ku burimet e informacionit kan prek çdo kand te fshehte e dikur te paaritshem, politikanet tone vazhdojne ti servirin popullit te tyne histori te trishtueme mashtrimesh. Ajo çka asht ma e keqja dhe ma qesharakja por edhe ma cinikja dhe ma e padurueshme , asht se te tane peshqit e medhaj te politikes akuzojne njani-tjetrin per problemet e vendit. Ne fakt , protagonistet e katrahures shqiptare nuk jan edhe aq shume , pasi ato edhe jane identifikue prej akuzave te tyne te ndersjellta.
Besoj se nuk ka nevoje per shume detaje apo per analiza te sterhollueme per te identifikue bartesit kryesor te amullise Shqiptare. Asnjani prej nesh s’ka ma te voglin dyshim se kto jane Rama-Meta-Basha-Berisha
Zgjedhjet e fundit tregune edhe nji here se sa te papergjegjeshem jane politkanet tane ndaj popullit. Demagogjia e tyne tashme asht kthye ne nji obsesion sa qe kan harru se perse jan aty.
Tashme Rama ka ne dore mandatin e tij te dyte personal por shpresojme qe te shohim ndonji gja sepse mandatin e pare e perfundoj tue thane;” Pritni se akoma s’keni parë gjë”. Dhe ç’ka asht e verteta, ne me t’vertete nuk pame asgja per 4 vjet. Per kete shprehje , Rama duhet falenderu sepse ai na kishte paralajmeru se nuk do shihnim asgja .
Me sa duket , ne mandatin e dyte Rama do te kete ne qender te tij “degjesat me masat ” ne menyre qe te mos kete kohe qe te marrin asnji mase pasi ne nuk kemi pa gja akoma. Por per nji politikan te tipit Rama , ku ne platformen e tij elektorale nuk kishte asgja konkrete , mbase ai ka nevoje per “degjesa” , pra te marre sugjerime prej popullit.
Sidokjofte, n’Shqipni e verteta asht ne drite te diellit, e nuk besoj se shqiptarve asht nevoja t’ju kujtojme”Alegorine e Shpelles ” se Platos, prandaj keto “degjesa” me popullin sikur t’sjellin ndermend kohen e komunizmit. Sod,per fatin e mire apo te keq, secili prej nesh e din se per ç’ka kan nevoje shqiptaret por me sa duket vetem Rama nuk e din. N’kjofte se nepermjet “degjesava” Rama ka me e kuptue se per ç’ka kan nevoje shqiptaret, atehere kjo nenkupton se ai s’paska pa gja tash 4 vjet.
N’se u mora ma shume me Ramen, nuk a per arsye te bindjeve t’mija politike sepse ato dihen, por sod u mora me te pasi qeveria ka 4 vjet qi asht n’duart e tij dhe ai e ka pergjegjesine ma t’madhe per ate çka ka ndodh gjate mandatit te parë.
Ne fund te fundit, nji KM ne nji vend si Shqipnija me njimije e nji halle, nuk duhet te merret me “degjesa” por kur ai nuk ka nji plan ekonomik gjitheperfshires per te ardhmen e vendit, atehere “degjesat” kthehen ne nji alibi per deshtimin e tij si lider.