Astrit Lulushi/
Të gjithëve u ndodh të paktën një herë në jetë, të ulen për të ngrënë në një restorant ku nuk ka qenë kurrë më parë, dhe befas ndjejn se ka qenë. Kjo ndjenjë quhet déjà vu, nga frëngjishtja si “tashmë e parë”.
Shkencëtarët janë përpjekur (dhe kanë dështuar) të përcaktojnë se nga dhe pse lind kjo ndjesi. Studiuesit thonë se disa kushte mjekësore, si epilepsia, mund të krijojnë ndjenjën e deja vu-së. Por kjo nuk shpjegon pse shumica e njerëzve të shëndetshëm e kanë pasur këtë përvojë të paktën një herë në jetën e tyre.
Disa kërkime tregojnë se ëndrrat janë fajtore në disa raste, ndërsa studime të tjera sugjerojnë se disa njerëz ndërtojnë kujtime të rreme bazuar në përvoja të reja. Përdorimi i drogës është thënë gjithashtu si një arsye pas deja vu-së. Megjithatë, këto nuk shpjegojnë shumicën e rasteve. Psikologët që janë ndjekës të Carl Jung argumentojnë se deja vu është thjesht një rast i daljes në sipërfaqe të pavetëdijes kolektive gjithmonë e pranishme, por zakonisht e fjetur. Ata argumentojnë se njerëzit janë të lidhur me pavetëdijen kolektive, dhe për këtë arsye përjetojnë një kujtim të përbashkët. Dhe besojnë se sa më të afërt ndjehemi, aq më të lidhur jemi. Por ka edhe një shpjegim tjetër të mundshëm Disa njerëz besojnë se deja vu vjen nga një përvojë që keni pasur në një jetë të kaluar. Sigurisht, ky shpjegim është më i popullarizuar në shumë vende aziatike ku besimet në rimishërim janë më të njohura. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse të kuptuarit e deja vu-së është shumë më pak obsesion në Azi.
Ka nga ata që mendojnë se deja vu është rezultat i posedimit. Kjo teori thotë se shpirtrat që dikur ishin njerëz kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në trupin tuaj. Shumë gjëra mund të thuhen për dejà vu-në, por origjina e saj ndoshta nuk do të dihet kurrë – dhe shanset janë që njeriu do ta takojë përsëri në jetë, qoftë kjo e rimishëruar ose e trashëguar.
Photo by: thoughtco.com
See Insights and Ads
Like
Comment
Share