….PSE KETO DEMOSTRATA ISHIN NRYSHE NGA TE TJERAT/
Nga Brian Whitmore/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/Megjithse nuk pritet nje revolucion, nje renie e regjimit te tashem, nje sulm i Aleksei Navalnit kunder Kremlinit sepse sigurisht 2017 nuk asht e ngjashme me me1917.
Ne gjithe kete, demostrat qe u zhvilluen gjate fundit te javes qe kaloi, ne te cilat moren pjese me mijera njerez ne shume qytete te Rusise, ishin shume te ndryshme nga ato qe u bane kunder Kremlinit ne te kaluemen. Keto ishin te ndryshme ne disa menyra, gja kjo qe duhet t’a shqetesoi shume rregjimin e Putinit ne Kremlin.
Ne vazhdim vihen ne dukje pese menyrat e reja qe u vune re gjate demostratave te 26 marsit, qe u bane 17 -te vjete mbasi Putini u zgjodh president.
1) DEMOSTRATA EDHE NE ZONAT E MBREDESHME TE VENDIT
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi u bane kryesisht ne Moske, ne St Petersburg, dhe ne pake qytete te tjera te medha.
Si rrjedhim Putini dhe bashkpuntoret e tij ishin ne gjendje te pretendoshin, me njifar te drejte, se kundershtimet ndaj qeverise ishin te kufizueme ne disa njerez te paknaqun te elites se qyteteve.
Por gjate demostrates se fundit te javes qe kaloi ato ishin te pergjitheshme dhe me te vertete ne shkalle kombetare. Kjo per faktin se ato u bane ne 82 qytete te medha e te vogla, ne te gjitha anet e vendit.Ne qofte se kjo moskenaqsi e perhapun ane e m’ane vendit do te vazhdoje. mund te jete nji shej i rrezikshem per Putinin.
2) FEMIJET KANE TE DREJTE
Gjate demostrates ne qender te Moskes, nji grup te rijshe brohoriti tuej thane keto fjale “Kur ju po vidheshi te holla, ne ishim ne rritje e siper.!”
Gjate demostrates, nji nga gjanat ma te cuditeshme ishte, se ne to, moren pjese shume te ri dhe ata te moshes 20 vjecare. Nji prej ketyne te rijve, u tregoi disa prej njerezve te rritun, arsyen sepse Rusija ka nevoje, qe sistemi i saj politikte reformohet. dhe , vuni ne dukje, se sa te polarizue jane nxanesit e shkollave te vendit. Nji djalosh tjeter shpjegoi lidhjen ndermjet korrupcionit dhe keqsimit te gjendjes se pergjitheshme ekonomike. Ky asht brezi i ri i kohes se Putinit, i cili perfaqeson te ardheshmen e Rusise.
Gjate demostratave nder te tjera u thane edhe keto fjale: “Ne nuk na duhet Siria. Ne kemi nevoje per rregullimin e rrugeve te qytetit Irkutsk.”
Gjate 3 vjetve te fundit, Kremlini asht mbeshtet ne nderhymjet ushtarake ne Ukraine e ne Siri, tuej e perdot kete , si nji iluzion, gjoja se Rusija asht ba tashti Superfuqi, si edhe ne propaganden patriotike per te perforcue ligjeshmerine e rregjimit.
Por keto demostrata, qe u shkaktuen nga nji lloj filmi qe pergaditi udheheqesi i opozites Navalni, ne te cilin vihej ne dukje korrupcioni i kryeministrit Medvedev; duket se jane nji shej, se njerezit do te fillojne t’i kundervihen korrupcionit, qe asht aq shume i perhapun.
Shejet tregojn se edhe ruset do te fillojne te bajne demostrata kunder sistemit qeveritar te vendit,sic jane ba ne vendet perendimore gjate vjeteve te fundit.
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi baheshin kryesisht per arsye te ndryshme politike, por keto te fundit kishin te bashin me kuleten (gjendjen e rand ekonomike). Kjo gja i bane demostruesit ma te vendosun e ma te guximshem, se ato qe bahen per rasye pilitike.
NUK KEMI NEVOJE PER LEJEN TUEJ PER TE BA DEMOSTRATA
Kur opozita donte te bante demostrata gjate 2011-2012, asaj i dihej te bisedonte me autoritetet. Kur ato nuk u lejuen me ba demostrata ne qender te qyteteve por ne vende larg qendres, ata i bane atje ku u lejuen. Por kesaj rradhe, kur Navalni kerkoi te baheshin demostratat e fundit ai kerkoi qe te baheshin ne qender te qyteteve dhe nuk pranoi ndryshe. Me kete veprim duket se Navalni ka ba nji gja qe nuk asht ba
ma pare.
NUK KEMI NEVOJE PER UDHEHEQES
Megjithse gjate demostrates Navalni u arrestue, demostratat vazhduen pa pranine e tij. Kjo gja tregon se’ megjithse demostratat u bane me inisiativen e tij, autoritetet nuk mujten me i ndale demostruesit, megjithse e arrestuen udheheqsin e tyne. Pra, si perfundim demostratat u bane nga masat e pergjitheshme te popullit. Prandaj keto demostrata, ishin me te vertete te ndryshme, nga ato qe jane ba ne Rusi gjate
vjeteve te fundit.
Sigurisht putinit do t’i duhet te kerkoje ne thesinm e tij te dredhive e te intrigave, per te gjete menyren per t’iu kunder vu kesaj gjendjeje te krijueme
Nga kanveshtrimi i Kremlinit, Rusia duhet te duket sot nji vend qe ka ndrushue krejtesisht.