Deni Hoxha është drejtues i organizatës “Team Albanians”, përmes së cilës promovohen vlerat dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Gjithashtu, Deni ishte një nga 4 studentët të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit/
Nga Zina Tosku/TIRANE, 18 Korrik/ATSH-Z.Tosku/-Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka zhvilluar mbremjen e kaluar, një event në New York për lancimin e këngës së saj më të fundit në Amerikë.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qënë edhe Deni Hoxha, 17-vjeçari për të cilën kanë shkruar mediat e huaja dhe ato shqiptare.Si një ndër miqtë më të mirë të Rita Orës, Deni dhe motra e tij Iva kanë realizuar një sërë fotosh, ku shihet se kanë bërë simbolin e shqiponjës, për të treguar për origjinën e tyre shqiptare. Edhe pse me famë botërore, ylli botëror nuk lë asnjë mundësi pa shfrytëzuar, për të treguar se është shqiptare.
Deni Hoxha është drejtues i organizatës “Team Albanians”, përmes së cilës promovohen vlerat dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Gjithashtu, Deni ishte një nga 4 studentët të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit. Aktualisht, ai ka fituar studimet në universitetin më të mirë në botë, Harvard.
Rita Ora kështu vjen me projekt të ri muzikor pas dy vitesh. /z.t/ /a.g/