• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RITA ORA, MESAZH PER QYTETARET E KOSOVES

August 27, 2020 by dgreca

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita në video mesazhin, të cilin e gjeni të bashkëlidhur në vegëzën e mëposhtme. “Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.  

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

  • Të mbajnë maskën;
  • Të mbajnë distancën sociale;
  • Të mbajnë hijgienën personale.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrrisin si yje botërore.

Për Çdo Fëmijë!

Shkoni ne Youtube tek Linku-VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI&feature=youtu.be

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI&feature=youtu.be

ReplyForward

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI&feature=youtu.be

Me respekt,

Attachments area

Preview YouTube video I am wearing my mask when I am out so I can come back to Kosovo and celebrate the end of the virus.

https://i.ytimg.com/vi/zu74uWJU0PI/mqdefault.jpg

https://ssl.gstatic.com/docs/doclist/images/mediatype/icon_2_youtube_x16.png

I am wearing my mask when I am out so I can come back to Kosovo and celebrate the end of the virus.

Filed Under: Kulture Tagged With: qytetareve te Kosoves, Rita Ora

Rita Ora, Prezantuse e Edicionit të 35-të të çmimeve VMA

August 15, 2018 by dgreca

  • Rita Ora do të jetë prezantuse e edicionit të 35-të të  “Video Music Awards” , që do të mbahet të hënën, më datë 20 gusht 2018, duke filluar në orën 20:20 sipas kohës lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.-

 

1 Rita OraKëngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila karrierën e ka filluar në Britani të Madhe e për të vazhduar pastaj në gjithë globin, Rita Ora ka njoftuar edhe për një të arritur tjetër të saj informon ne numrin e se merkures, 15 gusht, gazeta “Zëri”.

Ajo përmes llogarisë së saj në rrjetin social “Instagram” ka treguar se do të jetë prezantuese e edicionit të 35-të të ngjarjes së madhe “Video Music Awards” (VMA), e cila ndan çmimet për më të mirët në industrinë e muzikës. Rita Ora ka publikuar një fotografi në këtë rrjet social, ku shkruhet “Presenter And Nominee” (“Prezantuese dhe e Nominuar”), duke shtuar si mbishkrim “do të shihemi të hënën”.

Mediet e huaja raportojnë se këngëtarja gjithashtu do të performojë edhe njërën prej hiteve të saj. Besohet se kënga do të jetë “Lonely Together” për të nderuar Aviciin, DJ e njohur që ndërroi jetë para disa muajsh, i cili në bashkëpunim me Ritën solli këtë këngë.

“Lonely Together” po ashtu e ka nominuar Ritën në dy kategori të VMA-së , atë “Dance Video”  (“Video Vallëzimi”) dhe “Visual Effects’ (“Efektet Vizuale”). Kujtojmë së në këtë edicion janë të nominuara edhe dy këngëtare tjera nga trojet shqiptare, Dua Lipa me tri nominime dhe Bebe Rexha me një të tillë.

“Video Music Awards” do të mbahet të hënën, më datë 20 gusht 2018, duke filluar në orën 20:20 sipas kohës lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Kulture Tagged With: edition 35 VMA, prezantuse, Rita Ora

Deni Hoxha, i ftuari special në eventin e Rita Orës në New York

July 19, 2017 by dgreca

Deni Hoxha është drejtues i organizatës “Team Albanians”, përmes së cilës promovohen vlerat dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Gjithashtu, Deni ishte një nga 4 studentët të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit/

1 deni rita1 rita deni motra2 Rita

Nga Zina Tosku/TIRANE, 18 Korrik/ATSH-Z.Tosku/-Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka zhvilluar mbremjen e kaluar,  një event në New York për lancimin e këngës së saj më të fundit në Amerikë.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qënë edhe Deni Hoxha, 17-vjeçari për të cilën kanë shkruar mediat e huaja dhe ato shqiptare.Si një ndër miqtë më të mirë të Rita Orës, Deni dhe motra e tij Iva kanë realizuar një sërë fotosh, ku shihet se kanë bërë simbolin e shqiponjës, për të treguar për origjinën e tyre shqiptare. Edhe pse me famë botërore, ylli botëror nuk lë asnjë mundësi pa shfrytëzuar, për të treguar se është shqiptare.

Deni Hoxha është drejtues i organizatës “Team Albanians”, përmes së cilës promovohen vlerat dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Gjithashtu, Deni ishte një nga 4 studentët të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit. Aktualisht, ai ka fituar studimet në universitetin më të mirë në botë, Harvard.

Rita Ora kështu vjen me projekt të ri muzikor pas dy vitesh. /z.t/ /a.g/

Filed Under: Featured Tagged With: Deni Hoxha, ne New York, Rita Ora

Emocionet e koncertit madhështor, për të Shenjtën Nënë Tereza

September 9, 2016 by dgreca

Rita Ora dhe Eva, mbesa e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugovës, në koncertin e madh të Shejtërimit të Nëna Terezes/
Nga  Beqir SINA – Romë – Itali/
1-inva
1-rita-e-loriku
1-rita-ora
1-rita-e-femijaROMË – ITALI, 3 Shtator 2016-  : Në një shkrim të saj, zëdhënsja e Vatikanit “Giornale-Armonia” shkruante për koncertin e Nëna Terezes në baziliken e Shën Palit në Romë, një shkrim me titull : “Emocionet e koncertit madhështor, për të Shenjtën Nënë Tereza e Kalkutës”
Në reportazhin e tyre të dielën më 4 shtator, dy gazetarët Enzo Carrozzini dhe Davide Ndoj, i Radi Vatikanit, shkruanin se në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë Françeskut, shpalli kanonizimin e Lumes Nënë Tereza e Kalkutës, murgeshës vogël shqiptare, që kushtoi jetën e saj  Jezu Krishtit dhe Madonna, lartësuar në shenjën e solidaritetit dhe dashurisë, fundit të tokës.
 Festimi i madh fetar tërhoqi më shumë se njëqind mijë besimtarëve në shesh, duke përfshirë një numër shumë i madh me origjinë shqiptare, duke demonstruar se si shembulli i Nënës nga “sari me vija të bardha dhe blu” kanë formuar objektin e ndarjes gëzueshme dhe dashuri për bashkëatdhetarëve të tij.
Ceremonia ideale mbyllur fundjavën e emocioneve të mëdha , është vlerësuar mag më shumë se njëqind milionë njerëz, që kanë ndjekur festimet televiziv për Nënë Terezën, filloi të shtunën në mbrëmje në bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, ku gjatë prag – shpalljes, u mbajt një koncert të jashtëzakonshëm Bamirësie, ku morën pjesë artistë dhe personalitete me origjinë shqiptare, autoritetet civile e fetare, duke përfshirë edhe Kardinalin Angelo Bagnasco, President i Konferencës Episkopale Italiane, si dhe Kryeministërin i Shqipërisë, Edi Rama, ish-presidentin dhe ish Kryeminsitrin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha, ish Presidentin e Kosovës, Dr, Fatmir Sejdiu, dhe Behxhet Pacolli, kryeparlamentarin Kadri Veseli, Presidenti i Ecolog Lazim Destani, dhe shumë personalitete të tjera nga Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe diaspora shqiptare.
Në koncertin më të madh të mbajtur ndonjiher deri tani nga artistët shqiptarë, jashtë atdheut të tyre, në Romë më 3 Shtator, morën pjesë Rita Ora, Genc Tukiqi, Inva Mula, Gezim Myshketa, Ermonela Jaho, Shkelzen Doli, Elbenita Kajtazi, Bahri Lahaj, Lorik Cana, Lum Veseli, Andi, Bajgora.
Enzo Carrozzini dhe Davide Ndoj, i Radi Vatikanit, thonë se :’Secili me veti me vlerat e pasura artistike, deri në nivel botëror, e ka nderuar Nënë Terezën duke ngjyrosur me emocione të forta performancat etyre, të shoqëruar nga koret e orkestrave të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë të udhëhequr nga Bujar Llapaj, dhe Orkestra Filarmonike e “Filharmonisë” Drejtori Baki Jashari, që kan dhuruar një kornizë të çmuar kësaj ngjarje të madhe.
Në mesin e tyre duhet përmendur me rëndësi të veçanta, e cila duhet të jetë organizatoria  Dr. Dijana Toska, autore e Himnit të Nënë Terezës, (si rezultat i një ripunimi i një ode muzikore të shkruar nga fjalët e fundit “Nëna e fundit”), ekzekutimi i të cilave, ka arritur në majat shumë të larta të emocioneve”
Por kjo ishte një natë me interpretimet e jashtëzakonshme të Rita Ora, me rolin e saj të jashtëzakonshëm “Çfarë fëmija është kjo.?”, i shoqëruar në violinë nga Shelzen Doli, i cili dukej për të riprodhuar zërin njerëzor, si të gjithë artistët e tjerë, të cilët kanë përgatitur shpirtërisht veten dhe të gjithë besimtarët, duke përfshirë çdo nerin që i përjetojë ato emocione, apoteozë të ditës së ardhshme, me Meshën e Madhe të Mirësisë , deklarimin nga Papa Francesku të Kanonizimit të Nëna Terezes – Saint of Teresa of Calcuta .
Por, një nga momentet më të veçanta dhe ky i ngaruar me emocione të veçanta ishte ai i princeshës së vogël Eva Rugova, vajza e djalit të madh të presidentit Ibrahim Rugova, e cila ka qenë poashtu e pranishme në atë koncert dhe ajo nuk ka hezituar ta përqafoj këngëtarën shqiptare Rita Ora, duke i dhuruar asja një buqet me lule të freskta.
Ky moment, është realizuar në një set me footgrafi të cilat i ka shpërndarë më pas në Facebook dhe Instagram nga e ëma e Evës, dizejnatorja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Share

Filed Under: Featured, Kulture Tagged With: Beqir Sina, emocionet, koncert, Rita Ora

YLLI I POPIT RITA ORA: JA PSE DUHET TE BEHET PJESE E UNESCO-s

September 11, 2015 by dgreca

Rita Ora: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të sjellë më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës /
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Shtator 2015/ Këngëtarja Britanike me famë botërore e lindur në Kosovë, Rita Ora, në një artikull të revistës diplomatike Franceze “La Lettre Diplomatique” ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).Në vijim ju sjellim të plotë artikullin e Rita Ora të shkruar për revistën diplomatike Franceze “La Lettre Diplomatique”, të sapodërguar nga MPJ kosovare:

RITA ORA

Jam një vajzë tipike nga Londra. Jam një yll i popit. Jam refugjate. Në të vërtetë jam një bebe refugjate. Si fëmijë jam rritur në një banesë me një dhomë të cilën e kam ndarë me prindërit e mi dhe motrën më të moshuar. Nga dritarja kam mundur të shoh Varrezat Brompton. Ishte e frikshme.

Nuk e di se çka ishte më e frikshme – varrezat apo të qenit refugjat…

Prindërit e mi u larguan nga Kosova në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenit një person i zhvendosur nga vendi, bartja e etiketimit “refugjat,” më ka dalluar thellësisht. Refugjatët rrallë se kanë një zë.

Fatmirësisht, unë e kam një – në kuptimin e plotë të fjalës dhe në mënyrë metaforike. Zëri më dha famë. Unë jam e privilegjuar dhe motivuar në mënyrë të barabartë për ta përdorur zërin tim në emër të refugjatëve. Edhe pse paqja dhe siguria janë ato që ne i synojmë, – parakushtet për një jetë normale, – jo gjithkush gëzon këto të drejta legjitime; ato nuk jepen, ato duhet të ruhen. Organizatat ndërkombëtare luajnë një rol të madh në këtë drejtim.

Ekziston edhe një aspekt tjetër i tregimit. Njerëzit e suksesshëm dhe ata të cilët i shikojnë ata kanë tendencë të besojnë se janë të veçantë, se janë bërë vetë të suksesshëm. Kjo është në një masë të madhe e vërtetë.

Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë fuqinë e mundësive të ofruara tek ne. Madje edhe më të mirët prej neve, në një vend të shkatërruar nga lufta, do të ishin këmbëzbathur pranë një vije kufitare, të zënë duke u munduar të mbijetojnë.

Prandaj, unë i përkrah përpjekjet e autoriteteve të vendit tim të lindjes  në angazhimin e Kosovës në të gjitha forumet multilaterale – duke përfshirë UNESCO, në mënyrë që të sigurohet se populli i Kosovës, rinia e Kosovës, kanë qasje në më shumë mundësi. Gjithashtu, të drejtat e tyre do të mbrohen më mirë.

Unë e kam përjetuar personalisht faktin se të qenit refugjat bart shumë paragjykime dhe mund të shkaktojë izolim. Kombet janë si njerëzit, sa më i izoluar të jetë një vend, aq më shumë qytetarët rrezikojnë të vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Izolimi iu nervozon; mund t’i kthejë vendet në dhunë. Jam e kënaqur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit. Kjo i mundëson qytetarëve  të jenë më të vendosur për të ecur përpara, të jenë më të egër për progres dhe sukses. Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, isha e vendosur për arritjen e suksesit, por i falënderohem të gjithë atyre që më përkrahën. Ata më ndihmuan në shkrimin e tregimit tim.

Është e rëndësishme për Kosovës që të mbështetet në rrugën e saj drejt integrimit. Kjo nënkupton aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për njohjen e përpjekjes, mbështetjes së saj dhe arritjen e kompromisit. Duke bërë kështu, komuniteti ndërkombëtar tregon një vizion të botës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Së bashku mund ta përcaktojmë shekullin 21.

Filed Under: ESSE Tagged With: Kosova në UNESCO, Pop Stari, Rita Ora

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MID’HAT FRASHËRI DHE PËRPJEKJET E TIJ PËR TË NDALUAR SPASTRIMIN ETNIK NË ÇAMËRI DHE TROJET E TJERA SHQIPTARE
  • Gjergj Fishta – Përsiatje pas rileximit
  • “AULONA FESTIVAL” DHE VLORA, SËRISH JA BËNË FORA
  • “Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts
  • “ISMAIL QEMALI” VJEN NESËR NË STATEN ISLAND, NEW YORK
  • ´´Këta janë Mjekët shqiptarë me Misionin e ngritjes së shëndetësisë shqiptare: Kontributi shkencor vullnetar i Federatës´´
  • Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell
  • SINTAGMA “ZBRITJE NGA MALET”
  • Romanca e Aleksandrit
  • Milicia fashiste që sulmon Kosovën*…
  • MIDHAT FRASHËRI DHE ALBANOLOGJIA*
  • TAKIM ME VARGMALET APALASHE
  • SERBIA MBETET FAKTOR DESTABILIZUES NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
  • Më 1 qershor 1850 lindi ideologu Sami Frashëri
  • Identiteti dhe integrimi në pluralizëm

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT