Nga Shefqet Kërcelli/Më datën 4 prill 2017, në ambientet e Drejtorisë së Kufirit u zhvillua ceremonia e dhurimit të tetë automjeteve, mjeteve e pajisjeve për Policinë tonë Kufitare. Këto mjete janë të përshtatëshme për të operuar në cdo lloj terreni të vendit tonë dhe do shërbejnë për monitorimin dhe forcimin e kontrollit të kufijve tokësorë. Ndihmat e ardhura këto ditë për Policinë tonë Kufitare janë pjesë e programit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve {EXPS}. Theksojmë se krahas programeve e projekteve të shumta të bashkëpunimit në të gjithë fushat të shtetin shqiptar me Departamentin e Shtetit të SHBA, nga viti 2003, ka filluar zbatimi i një programi të vecantë bashkëpunimi, i emërtuar shkurt EXBS, kryesisht Ministrinë e Brendshme, si rezultat i të cilit janë trajnuar qindra kuadro e specialistë të Policisë Kufitare, Doganës, Antikontrabandës, Policisë së porteve, aeroporteve, etj. Gjithashtu në vijimësi janë dhuruar paisje, aparatura, mjete për shtimin e kapaciteteve operacionale, sigurisë dhe monitorimin e kufijve tanë. Nga momenti i fillimit të këtij projekti deri tani, strukturat tona të kontrollit të kufijve, kanë përfituar 3.5 milionë $ ndihma. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë, Zv.Ambasadori i SHBA në vendin tonë, zoti David Muniz dhe specialistë amerikanë të EXBS, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, specialistë të Policisë Kufitare, etj. Duke treguar mjetet e pajisjet e dhuruara nga EXBS, të cilat do të përdoren në pikat tona kufitare për të parandaluar trafikimin ilegal, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Genc Merepeza, falenderoi njëkohësisht Ambasadën dhe shtetin amerikan për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve, Policisë sonë Kufitare në shtimin e kapaciteteve të saj për monitorimin e kufijve. Në fund të këtij aktiviteti, Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në shenjë mirënjohjeje i dhuron Zv. Ambasadorit David Muniz, stemën e Policisë së Shtetit Shqiptar.