*Nuk ka konflikt “greko-maqedon” në Ballkan, por shqiptaro-greko-sllavomaqedon. Ky është konflikti potencial i pazgjidhur (1878-2018), që mund ta ndezë flakë Ballkanin, JO konflikti i improvizuar “greko-maqedon”, që ka për qëllim mashtrimin e politikës shqiptare, evropiane dhe ndërkombëtare për t’i “disiplinuar” dhe mbajtur si skllavë shqiptarët nën zgjedhen koloniale shekullore sllavo-biznatine në Ballkan. Kjo është prapavija politike, diplomatike dhe propagandistike e konfliktit inekzistnet të inskenuar greko-maqedon (1991-2018)…/
Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI/
Kështu që, shqiptarët as në Mqedoni, as në Ballkan e as në diasporë nuk kanë asnjë arsye të “vajtojnë” dhe të zihen mes veti për shkak të bankrotit të Refrendumit (30 shtator 2018, sepse Referendumi nuk është organizuar për interesin e as për të mirën kombëtare, shtetërore dhe të prosperitetit ekonomik, zhvillimor dhe të mirëqenies së shqiptarëve, por, për zgjidhjen e “hesapeve” gjeopolitike të greko-maqedonëve në kurrizin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre indigjene shekulore ) për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedoninë veriore” më së shumëti ka goditur disa pushtetarë të Shqipërisë ( presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama) si dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi , të cilët apeluan shqiptarët në Maqedoni, të dilinin në Referendum dhe të votonin masvokisht për “Severna Makedonija” !
Mirëpo, vota PRO e shqiptarëve të dalë në referendumin për “Maqedoninë Veriore”, bërë më 30 shtator 2018, nuk ia arriti ta VULOSËTE Marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për të ndryshuar emrin e saj në “Maqedoni Veriore”, të nënshkruar në Prespë (17 qershor 2018) nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë (Nikola Dimitrov) dhe ministri Jashtëm e Greqisë, Nikos Kotzias. Mirëpo, fatbardhësisht pas numërimit të votave, rezultati përfundimtar tregoi se këto nuk qenë të mjaftueshme për ta kaluar pragun 50% të pjesëmarrjes së votuesve. Ndaj, edhe pse shqiptarët në qendrat e votimit hedhën votën e tyre mbi 90% keq dështoi Referendumi i kryeministrit të qeverisë maqedone Zoran Zaev, sepse nuk e votoi shumica e elektoratit sllavomaqedon.
Me gjithë dështimin e këtij referendumi, ky ishte një sukses i madh triumfues propagandistik, politik dhe diplomatik, sepse shqiptarët edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, edhe në diasporënuk qenë në gjendje për ta kuptuar drejt ESENCËN E KONFLIKTIT TË SIMULUAR DHE TË IMPROVIZUAR greko-maqedon(1991-2018), ashtu si nuk qenë në gjednje për ta kuptuar Planin 6-Pikësh të Serbisë së ish-presidentit Boris Tadiq dhe ish-ministrit të tij të Jashtëm Vuk Jeremiq me të cilin i mashtruan BE-në, OKB-në dhe Amerikën, si dhe drejtuesit apolitikë shtetërorë të Kosovës, se gjoja Veriu i Kosovës ishte shndërruar në një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, ipso facto ky ishte një konflikt i simuluar nga ana e Beogradit dhe e aletëve të tij ndërkombëtarë kinse për zgjidhjen e problemit të minoritarëve serbë në Mitrovicën e Veriut, i cili as de fakto e as de jure nuk ekzistonte si i tillë, por qëllimi i fundit të tij ishte internacionalizimi i Kosovës Veriore-SHKËPUTJA NGA TËRËSIA INTEGRUESE TERRITORIALE E REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS. Dhe, për fat të keq, për shkak të politikës drejtuese marionete të Kosovës, kjo strategji politiko-diplomatike e Beogradit pati sukses, që ta përfitonte mbështetjen e qeverisë dhe të parlamentit të instrumentalizuar të ish-kryeministrit Hashim Thaçi ( tani president i Kosovës), të BE-së, të OKB-së, të SHBA-së, që ky Plan 6-Pikësh, të gjeneronte Dialogun e Brukselit (2010-2018), i cili ka për qëllim për ta “vulosur” copëtimin e territorit verior të Kosovës. Këtë, e ilustron edhe kjo deklaratë e presidentit actual të Serbisë,Aleksandar Vuçiq, të dhënë për opinion e gjerë të Serbisë, duke nënvizuar se “Albanci nemaju šta da traže na severu Kosova. Pogazili su tačku 9. Prvog briselskog sporazuma,..”(Shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në Veriun e Kosovës, sepse kanë shkelur Pikën 9 të Marrëveshjes së Brukselit). (https://informer.rs/vesti/
Sipas kësaj deklarate të presidentit Vuçiq del e qartë se Veriu i Kosovës sipas Marrëveshjes së theksuar të Brukselit, të nënshkruar nga pala negociouse e Prishtinës dhe e Beogradit, tanimë qenka “akaparuar” si pjesë territoriale e Serbisë. Ndryshe, Vuçiqi nuk do të kishte guxuar të shprehej se “Shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në Veriun e Kosovës…”, sepse do të qortohej dhe sanksionohej nga BE-ja dhe nga Amerika.
-PO në këtë “stil” improvizues dhe simulues të politikës dhe diplomacisë neokolonialiste serbomadhe antishqiptare të Beogradit, i cili, pikësëpari gjeti mbështetjen e liderëve shtetërorë të Kosovës, si dhe të atyre të BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe Shkupi dhe Athina shpikën konfliktin e simuluar dhe të rremë mes tyre se gjoja sllavomaqedonët kanë vjedhur trashigiminë historike të Maqedonisë Antike të Aleksandrit të Madh, duke qenë se sipas politikës, të diplomacisë dhe të kuazishkencës greke, ajo “ ishte pronë” e grekëve dhe jo e maqedonëve. Mirëpo, polemikat dhe zënkat e tyre të kamufluara dhe perfide në këtë “temë” kinse për t’ia “lëçitur” Evropës dhe botës, se gjoja duhej ta detyrinin Shkupin, që të gjente gjuhë të përashkët dhe kompromis me Athinën për zgjidhjen e emrit të shtetit maqedon, ishin vetëm një bllof dhe një lojë e përbashkët politike, propagandistike dhe diplomatike për t’i mashtruar liderët e gjorë politikë shqiptarë në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë, me qëllim të mohimit të së drejtës historike të shqiptarëve mbi territoret autoktone të Shqipërisë etnike, edhe pse e vërteta historike flet krejtësisht ndryshe se MAQEDONIA ANTIKE PELLAZGO-ILIRE nuk është pronë e as trashigimi historike, as legale e as legjitime e grekëve e as e sllavomaqedonëve, por vetëm e SHQIPTARËVE me prejardhje PELLAZGO-ILIRE.
Republika e Iliridës është shpëtimi i shqiptarëve
-JO, “SEVERNA MAKEDONIJA” e as “Titova Makedonija”. Këto janë mgrehina artificiale nacionale dhe shtetërore sllavomaqedone, JO kursesi shqiptare.
Prandaj, ka ardhur koha, që shqiptarët ta vënë gishtin në kokë, të mos luftojnë dhe të mos votojnë për republikat jugosllave sllavomaqedone për ta vulosur robërinë dhe skllavërinë koloniale nën sundimin e egër sllavomaqedon, por të vetëdijësohen kombëtarisht, politikisht dhe diplomatikisht të punojnë dhe të veprojnë për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, duke e mbrojtur dhe, duke i dalë Zot truallit të vet autokton-Shqipërisë etnike, duke kërkuar dhe organizuar REFERENDUMIN SHQIPTAR, që të dalin të votojnë për shtetin e vet-Republikën e Iliridës, JO për “Severna, Juzhna, Zapadna i Istocna Makedonija” si qytetarë të rendit të dytë-minoritarë vasalë dhe hyzmeqarë të sllavomaqedonëve, ashtu si në Jugosllavinë e Titos (1945-1991).
Ndaj, si liderët politikë, ashtu edhe populli shqiptar në Maqedoni nuk duhet të vetëmashtrohen, të grinden, të përplasen, të përçahen, të rrahën, të plagosën, të burgosën ose të vriten dhe të shterohen, duke votuar nëpër referendume, që organizojnë sllavomaqedonët për “Sevrena Makedonija”, sepse ato janë të barasvlershme me “Titova Makedonija-Jugosllavija”, që shqiptarëve në Maqedoni t’ua mohojnë të drejtën historike, kombëtare dhe të vetëvendosjes për të mos krijuar shtetin e vet legal dhe legjitim etnik. Ky është objektivi i konfliktit të shpikur greko-maqedon (1991-2018), që shqiptarët të spastrohen nga trojet e tyre pellazgo-ilire-shqiptare.
“Makedonija” apo “Severna Makedonija” janë antitetezë mohuese dhe shpërfytyruese të historisë së lashtë mijëravjeçare pellazgo-ilire-shqiptare. Ndaj, nuk duhet të vetëmashtrohemi nga askush me premtime të kota dhe me gënjeshtra politiko-propagandistike, duke na detyruar me çdo kusht që t’i mbështesim ineteresat sallovo-maqedone, greke, bullgare dhe ruse, por duhet ta mbrojmë interesin të përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe territorial, sepse ne jemi në truallin tonë, JO të sllavomaqedonëve e as të grekëve. Ndaj, duhet t’i thërrasim arsyes, që të mos mashtrohemi, të mos frikësohemi dhe, të mos kapitullojmë përpara kolonialistëve dhe militaristëve sllavomaqedonë dhe grekë, që po luftojnë t’i mbajnë përjetësisht tokat dhe shtëpitë tona, me qëllim që të na fshijnë nga Harta gjeopolitike e Shqipërisë Etnike.
-Vetëm tradhtarët, të shiturit, mercenarët, mafiozët dhe matrapazët politikë shqipfolës, që me mallverzime dhe me mashtrime të ndryshme kanë marrë “timonin drejtues” të shqiptarëve në Ballkan, nuk janë gjendje për ta kuptuar dhe deshifruar lojën e rrezikshme të propagandës, të politikës dhe diplomacisë së aliazhuar greko-maqedone të shpikjes së “konfliktit greko-maqedon” se gjoja Greqia dhe Maqedonia, qe 27 vjet (1991-2018) “janë me një këmbë në luftë” gjoja për shkak të mosmarrëveshjes së përvetësimit të trashigimisë historike të grekëve dhe të Greqisë si pasardhës të Maqedonisë Antike dhe të Aleksandrit të Madh, të cilit qeveria sllavomaqedone e Shkupit ia ka ndërtuar një shtatore disametërshe në qendër të këtij kryeqyteti, si dhe ka përvetësuar simbolet e tjera, siç është flamuri me të cilin identifikohet nacionaliteti dhe shteti sllavomaqedon si trashëgimtarë të Filipit II dhe birit të tij, Aleksandri i Madh.
Mirëpo, e gjithë kjo “zavërzllamë” kinse në emër të tjetërsimit të gjenealogjisë së Maqedonisë Antike, është bërë dhe po bëhet, që Greqia dhe Maqedonia ta “fshijnë” identitetin e kombit shqiptar nga territoret e tyre pellazgo-ilire-shqiptare në Ballkan.
Këtë politikë, këtë diplomaci dhe këtë propagandë perfide ( në emër të një konfliti të improvizuar në mënyrën më të rafinuar, i cili, në essence është fiktiv dhe inekzistent) Athina zyrtare është duke e zhvilluar me qëllim që, ta shpërqëndrojë vëmendjen e BE-së, të OKB-së dhe të Amerikës në të ashtuquajturin “konflikt greko-maqedon” vetëm për vetëm, që t’i shpëtojë verdiktit të drejtësisë nga BE-ja, nga OKB-ja dhe nga Amerika, duke e fshehur problemin e saj “përvëlues” të ÇAMËRISË SË EPIRIT-ILLYRIKUMIT SHQIPTAR, të cilin e ka pushtuar dhe ankesuar me forcë dhe me gjenocid, duke i spastruar etnikisht shqiptarët nga trojet dhe nga shtëpitë e tyre (1878-2018).
Kjo strategji fshihet dhe në përmbajtjen e konfliktit inekzistent greko-maqedon, që mbi 1 milion shqiptarë t’i spastrojnë gradualisht nga territoret e tyre etnike nën Maqedoni, ashtu siç ndodhi 140 vjet më parë, kur Greqia, Serbia dhe Mali i Zi me ndihmën e Fuqive të Mëdha të Evropës copëtuan, aneksuan dhe kolonizuan shqiptarët dhe SHQIPËRINË E TYRE ETNIKE me forcë, me agresion, me dëbime masovike dhe me gjenocid. Të njëjtën gjë e kërkojnë edhe sot, duke mos pranuar, që t’i lirojnë territoret e copëtuara dhe të koloizuara të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE mbi 50%.