Nga Jukia GJIKA/
Eshtë vjeshtë./
Gjethet e pemëve bien papushim./
Dyert e portit,/
diku ne ishullin e Lampaduzes janë hapur/
Kujt i urojne mirëseardhjen, kufomave?/
Trupa kallkan nxorren ujrat
Reshtuar sup me sup në brigjet e Italisë.
Sa ankth ish ngarkuar mbi botin,
që dogji ëndrrën e shpresës
Të gjallët reshtuan kufomat.
Të mundur krahët e burrave.
sytë u kanë mbetur hapur.
i ngriu agonia kapakët.
Midis kufomave ka gra shtatëzana,
ka shumë fëmijë.
Fëmijë me sy nga qielli.
Mbështjellë me aromë deti.
Ende lundrojnë në krahë ëndrrash
U përleshën me dallgët pa u rritur mirë
Disa pa dalë nga veza.
Në këtë vjeshtë perfekte, dita u mbyt.
U mbyt në ujra që vezullonin.
Për të parë Botën me ngjyra ylberi,
ishin bërë kureshtarë,
kureshtja i dënoi.
Orët lotojnë,
Dhimbja vrapon përtej kufijve
të gjejë udhën,
për t’ju bashkuar Britmës së madhe.