Opinion nga Thanas L. Gjika / Masaachusetts/ USA/
Në gazetën RD të ditës së djeshme lexova midis tjerash në replikën e z. Sali Berisha shprehjen: Dhe mos ik më 8 dhjetor, mos ia mbath më 8 dhjetor, por rri në zyrë”, drejtuar kyeministrit të sotëm z. Edi Rama.
Kjo shprehje zbulon mendimin se z. Berisha po nxit popullin për ta kthyer demostratën paqësore në demostratë të dhunshme, si atë që organizoi kundër ish kryeministrit Fatos Nano, kur ky u detyrua të braktiste zyrën për të mos derdhur gjakun e atyre që e sulmuan si banditë dhe hynë brenda në kryeminstri.
Z. Berisha paska harruar se në një vend anëtar të NATO-s institucionet shtetërore nuk mund të dhunohen, se ushtarët e Gardës së Republikës, ashtu si vranë me 21 janar 2011 katër demostrues që e kthyen demostratën në demostratë dhune, mund të vrasin edhe më 8 dhjetor 2015 çdo demostrues që do ta shkelë territorin e Kryeministrisë.
Z. Edi Rama nuk ka pse të largohet nga zyra, nuk ka pse t’ia mbathë pasnesër më 8 dhjetor. Atë do ta mbrojnë ushtarët e Gardës, por e këshillojmë z. Berisha të mos turret për të hyrë në kryeminisri, se mund të bjerë viktimë e shkeljes së rregullave të demostratës paqësore.
I lutemi z. Basha, kryetar i PD-së, të dalë në krye të demostruesve dhe të respektojë rregullat e demostratës paqësore. Për një demostratë banditeske nuk ka nevojë populli shqiptar. Populli ynë është lodhur prej dhunës dhe abuzimeve të kohës së diktaturës dhe të pasdiktaturës. Ai ka nevojë për veprimtari politike të kulturuara. Ata që e duan popullin shqiptar nuk duhet ta fusin në rrugën e dhunës, prej së cilës ai e ka pësuar gjithnjë duke bërë hapa mbrapa…
Astrit Bardhi says
Mos ke fjetur mbreme zbuluat dhe ke pare në enderr
Sali Berishen qe po te mesyne me dyfek ne dore?
Cilet quan bandit ti mor profesor i rrjedhur, ata qe ishin te pikelluar per vrasjen e Azem Hajdarit, diten e funeralit te tij? Mos ishe me syze dielli te errta dhe nuk pe aktivistet e PD me Pjeter Arbnorin ne krye qe lidhur dore per dore perpiqeshin te pengonin njerzit e zemeruar para kryeministrise. Mos ke marre ndonje premtim
per para nga Edvin Rama?