Festa e flamurit për 28 Nëntorin madhështore dhe festive u mbajt në Kircheim –Teck Gjermani/
Shkruan Asllan Dibrani/
Kudo gëzime ,hare dhe festim përmbajtjesore po mbahen në shtetet e perëndimit. Kush me herët e kush me vonë rreth ditës së madhe të ngritjes s e flamurit tonë në Vlorë po mobilizohen qe vlerat veta ti çmojnë me ç’rast shpalli pavarësinë e vet nga perandoria osmane në vitin 1912. Po, ashtu edhe Shoqata “Kadri Zeka” nga Nürtingeni , për nderë të 28 Nëntorit festës Kombëtare dhe ditëlindjes së Legjendës Adem Jasharit,organizuan në Kircheim –Teck një tubim dinjitoz madhështor dhe me program artistik . Data e 04.12.2016 nga kjo Shoqatë u shënua në mënyrë dinjitoze dhe të kulturuar manifestimi i radhës së 104-vjetorit për ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Salla ishte e madhe dhe plotë më bashkatdhetar. Nën antonimin e Himnit kombëtarë dhe më pas një minutë heshtje përkujtuan dëshmorët e Kombit.Në tubim kishte mjaft pjesëmarrës përveç, konsujve, z. Arjan Kashtanjeva, Besnik Miftaraj dhe bashkëpunëtorja e tyre zonja Hanife Statovci,në sallë ishin prezent edhe bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, Faridin Tafallari, Kolë Merturi dhe Nami Ramadani.
Përpos tyre ishte edhe i burgosuri politik dhe veprimtari Asllan Dibrani, Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë”, Fatmir Rakipi, hoxhë, Arben Berisha, ish kryetar i Klubit futbollistik në Bernhausen, Tahir Boqolli , e Muhamet Hoxhaj, veprimtar e tjerë. Zoti Xhafer Leci, Kryetar Nderi, i Shoqatës “Kadri Zeka “ uroj festën dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët qe morën pjesë në këtë mbrëmje të vlerave tona kombëtare. Selami Morina, nënkryetar, lexoj fjalën e rastit për këtë ditë madhështore…Në emër të Konsullatës së R,së Kosovës në Stuttgart, foli z. Arijan Kashtanjeva. Mirënjohjet për 15 veprimtarë të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive i ndau Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka “. Poeti i njohur Mentor Thaqi, recitoj një poezi të shkëlqyer për pavarësinë. Të rinjtë Besnik e Arlinda Bekteshi kënduan një këngë për Pavarësinë.
Skenën e stolisen me ngjyrat tona kuq e zi Ansambli “Pavarësia” nga Shoqata “Pavarësia” në Stuttgart, i cili shkëlqeu para masës së tubuar duke e mirëpritur me duartrokitje frenetike !
Me këtë rast u ndanë 15 mirënjohje për aktivistë të dëshmuar nga fusha të ndryshme të kulturës dhe jetës shoqërore në mërgim .Ato u ndanë nga i z.Taxhidin Bakiu – Kryetar i Shoqatës, z. Xhafer Leci dhe biznesmen . Z. Mejdi Laçaj, moderoj në këtë manifestim nga e cila la përshtypjet e se është akoma në vlugun e vullnetit te madh ne aktivitetet e ndryshëme në kohën e veprimtarisë për Pavarësinë e Kosovës..Mirënjohje ju ndanë këtyre personave si me poshtë :
1.- Vitor Spaqi, kryetar QKSH Suttgart,
2.- Osman Ferizi, Shoqata Sali Çekaj Pfaffenhoffen,
3.- Naser Hoxhajj, Shoqata Dardania Mannheim,
4.- Gjylije Lecaj, veprimtare e dalluar shumëvjeçare,
5.- Lekë Preçi, arsimtar dhe veprimtar shumëvjeçar,
6.- Zef Prenka, veprimtar dhe drejtues i revistës Rrezore,
7.- Hazbi Sylejmani, Imam në Xhaminë e Stuttgartit,
8.- Qani Rexhepi, drejtues i Radio Kosova Stuttgart,
9.- Nue Lekaj, veprimtar dhe zyrtar i Komunës Wernau,
10.- Afrim Sylejmani, ish kryetar shumëvjeçar Klubi Kulturor “B.Gërvalla”në Ludwigsburg,
11.- Baki Mustafi, kryetar i Shoqatës “Pavarësia”në Stuttgart,
12.- Lon Karrica, Këshilltar i Kishës Katolike në Stuttgat,
13,- Halil Zemaj, sekretar i Shoqatës “Atdheu “në Schwäbisch Gmü
14.- Bedrush Nezaj, kryetar i Klubit Kulturor “Bardhosh Gërvalla “
15.- Rrustem Selca,veprimtar, baletistë-koreografë(pas vdekjes)…
Ndërkohë u përvodh një kohe e shkurtër sa për ti kujtuar tre atdhetar te këtij rrethi qe lane gjurmët të mëdha të cilët nuk jetojnë më, Qemajl Morina, Emin Fazlija dhe Zenel Jashari.
Kënduan këngëtarët e mirënjohur: Bujar Osaj, Afërdita Bajrami dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj.
Pamje e një grupi të ftuar në këtë festë madhështore. Për mos me i hyrë në hak e falënderojmë publikisht zotin Taxhidin Bakiu – Kryetar i Shoqatës, qe shtroj darke me mjetet në këtë mbrëmje.
Pastaj, festa vazhdoi më pjesën argëtuese ku e tërë masa u kënaqën më muzikë dhe valle më motive dhe veshje kombëtare deri në ora 23 qe u përmbyll ky manifestim i shenjtë në thesarin e vlerave tona kombëtare.
Foto-Reportazh Kircheim-Teck Dhjetor 2016