Ylli Baka, Arjan Korkaj, Poni, Marjola Kaçani, Eglantina Toska kanë ndezur Italinë/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Alma ka disa vite që merret me organizmin e aktiviteteve me këngëtarë shqiptarë në Itali. Aktivitetet organizohen kryesisht ditët e festave kombëtare dhe ditët e ndërrimit të viteve. Këngëtarët Ylli Baka, Arjan Korkaj, Rovena Ibrahimi, Poni. Marjola Kaçani, Eglantina Toska kanë qenë të preferuarit e aktiviteteve. Në këto organizime shqiptarësh të mërguar, këngët më të dashura janë ato për atdhedashurinë dhe këngët e kurbetit.
-Kur dhe si e emigruat në Itali?
Emigrimi im familjarisht filloi nga vitet 1998. Si te gjithë bashkatdhetarët tanë me përpjekje dhe mundime për një jetë të mirë, shkuam në Itali. Ishte një ndërmarrje e vështirë, por e domosdoshme për atë kohë.
– Ku filluat punë dhe a u përshtatët shpejt me jetën aty?
Punën e fillova mbas 1 viti e ca, mbasi me erdhi në jetë vajza ime e parë. Fillimet ishin të vështira, por gjithsesi dëshiroja që vajzën time ta rrisja duke dëgjuar gjuhën e bukur shqipe.
– Cilat ishin problemet e fillimit?
Problemet e fillimit si gjithmonë gjuha dhe ambientimi plus puna me vështirësitë e saj. Puna ishte problem serioz.
– Kur filluat të mendoni për fillimin e aktiviteteve me karakter kombëtar?
Aktivitetin e fillova para dy vjetësh mbas një bisede me bashkëshortin tim Dritanin. Mbasi pamë disa aktivitete të kolegëve tanë menduam të bënim diçka më familjarisht dhe seriozisht me të gjithë bashkëkombësit e zonës. Dhe besoj se me shumë përpjekje ja kemi arritur qëllimit. Aktualisht bashkatdhetarët tanë vijnë dhe me fëmijët e tyre, argëtohen dhe nuk akne asnjë problem. Një aktivitet i tillë kthehet në nj ditë feste për shqiptarët.
– Cili ishte aktiviteti i parë që realizuat dhe kush ishte i ftuar?
Në aktivitetin e parë për festën e flamurit i ftuari i parë ishte këngëtari Arjan Korkaj, i cili erdhi si zotëri dhe i bëri njerëzit për vete me thjeshtësinë e tij dhe komunikimin me publikun. Mbahet mend si këngëtar shumë serioz dhe me zë të veçantë.
– Cilët këngëtarë keni ftuar deri më sot?
Këngëtaret që kam ftuar kanë qenë, Arjan Korkaj dy herë, Gëzim Kaso, Rovena Ibrahimi, Poni, Marjola Kaçani. Ylli Baka dhe Eglantina Toska. Të gjithë kanë lënë mbresa të veçanta tek publiku i gjerë. Salla ka qenë e mbushur plot. Këta mbeten këngëtarët më të kërkuar
– Cilat janë këngët më të preferuara nga emigrantët?
Pa diskutim këngët e tabanit tonë popullor plus baladat.
– Kur ka qenë dita më e bukur, si festë e organizuar?
Dita e parë, pasi ishte kurioziteti, por dhe po afrohej si risi. Ajo ditë shkoi shumë mbarë dhe hapi rrugën e madhe të aktiviteteve të mëdha.
Zakonisht në cilat ditë festoni dhe kryeni aktivitete?
Ditët e festave kombëtare por edhe të shtunave ku shqiptarët të kalojnë një ditë ndryshe dhe të njohin njeri-tjetrin. Mund të them se të shtunave vijnë familjarisht shumë çifte.
Autoritet italiane, a ju nxjerrin pengesa?
Me autoritetet italiane kam bërë bisedat e rastit duke bërë të qartë çdo gjë. Kjo edhe me arsyen për të qenë sa më korrekte me ligjin dhe shtetin italian. Dhe ata gëzojnë respekt për ne dhe nuk kemi sjell asnjë problem. Madje vijnë dhe vetë në këto aktivitete.
Cili është aktivitet i radhës dhe cilën kuzhinë pëlqejnë shqiptarët?
Akoma jemi ne mendime për koncertin e radhës, se duam të bëjmë gjera serioze dhe të bukura. Kuzhina në këto raste është e përbashkët