”QENDRA SHQIPTARE MBRETËRESHA TEUTA” DO MBAJ GJALLË KULTURËN GJUHËN DHE TRADITËN SHQIPE NË GÖTEBORG TË SUEDISË/
Nga Sokol Demaku/
Në Göteborg të Suedisë pas shumë kohësh dhe shumë angazhimesh të entuziastëve dhe adhuruesve të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare më në fund u arritë që edhe këtu të funksionojë dhe mbaj gjallë kulturën shqiptare shoqata kulturore e sapo formuar ”Qendra Shqiptare Mbretëresha Teuta”.
Kjo ishte ëndërr e kahmotshme e shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare në Göteborg thotë entuziastja dhe iniciatorja e themelimit të kësaj shoqate kulturore shqiptare Exhlale Shipoli e cila ka vite që këtu punon me të huajt ardhacak e njëkohësisht edhe me shqiptarët e ardhur këtu, dhe thotë se ka parë nevojën e egzistimit të një shoqate kulturore shqiptare këtu.
Këtu edhe kohë më parë kanë egzistua shoqata shqiptare, klube shqiptare, por mjerisht të gjitha kanë përfundua atje ku nuk duhet, pra janë shuar së egzistuari ndoshta edhe pa dhënë edhe më të voglin kontribut dhe se sot shqiptarët këtu janë askund.
Ajo që na dha krah në këtë drejtim është bashkëpunimi që ne të rinjët dhe aktivistët e qështjeve të gjuhës, kultrës dhe traditës shqiptare këtu në Göteborg është manifestimi i mbajtur së bashku Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti fqinjë Borås në nentor të vitit të shkuar në kuadër të Kremtimit të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësise së shqipërisë m ekoncert madheshtor dhe Revy mode me veshje kombëtare shqiptare në Qendren më të madhe tregëtare dhe Kulturore në Göteborg dhe ndoshta edhe në Suedi me mbi 8000 vizitorë në ditë e që beri jehonë në të katër anët, jo vetëm tek shqiptarët por la mbresa madhështore edhe tek vendësit suedezet dhe kjo është shtytje që ne morëm këtë iniciativë dhe besoj se ia dolëm sot thotë Jeton Partini, një akvist i vyer dhe i kahmotshëm në qeshtjet e kulturës sonë qysh edhe si student këtu në suedi.
Ka kohë që jemi në kontakt dhe në takime mbrëmjesh, në mënyrë që sa më mirë të përgatisim të gjitha gjërat që kjo shoqatë të jetë funksionale dhe tu dali në ndihmë bashkëkomabsëve tanë ketu në qytet dhe rrethinë sepse nuk është numër i vogël i shqiptarëve që jeton dhe vepron këtu, prat ë gjithë janë të mirë se ardhur në këtë vatër të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim, thotë Samir Spahia një enutziast i madhë i qështjes së ruajtjes dhe kultivimit të kulturës sonë në mergim.
Unë jamë shumë e re këtu, ka vetëm një vit që jetoj në këtë qytet, në ketë metropol botërore dhe cdo ditë në levizje e siper takoj, ndegjoj të flasin shqip plotë e përplotë njerëz dhe një ditë emdnova ne vete athua si është mundur të ketë kaq shumë shqiptar këtu e mos të këtë një pikë takimi? Dhe rash në kontakt me këta entuziast, me këta miq dhe ja vendosëm dhe ia dolëm që të ngrejm një shoqtaë e cila do i bashkoj shqiptarët edhe këtu në Göteborg thotë e reja Jonida Gjana.
Për të riun Tritos Hoxha kjo është një njdnjë krenarie, një ndjenjë madhështie tek të rinjët tanë në mërgatë në angazhimin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës sonë, një ndihmë për bashkëkombasit tonë në integrimin sa më të sukseshëm në jetë dhe në trendet pozitive të shoqërisë ku ne jetojmë.
Në mbledhjen thememluese të shoqtës ishin aktivstë të dalluar të cilët në mënyrë unanime zgjodhën kryesin e shoqatës e cila është në përbërje Tritos Hoxha, Kryetar, Exhlale Shipoli, sekreterare, Jeton Partini arkëtar, Ella Gadderus,Tiron Papraniku, Samir Spahia dhe Jonida Gjana, anëtar.
U morë vendim me votim unanim se emri i shoqatës do të jetë”QENDRA SHQIPTARE MBRETËRESHA TEUTA”dhe selia e saj do jetë në Göteborg.
U aprovuan të gjitha dokumentat e nevojshme për regjistrimin e shoqatës në entet suedeze të kulturës në mënyrë që shoqata të mund të zhvilloj akvitetin e saj për cka edhe është themelua.
Në u urojmë sukses në punën e tyre fisnike dhe besojmë se do ia dalin më ate që ata i kanë venë për detyrë vetës dhe ate cka Krysia dhe shoqata kërkon nga ata.