Nga Sokol Demaku/
Shqiptarët në qytetin e Borås datojnë qysh herët por ishte shumë e vështirë që njeriu të gjejë ndonjë gjurmë lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre në këtë qytet, sepse nuk egziston asfarë dokumentacioni lidhur me aktivitete që këta kanë zhvilluar. Duhet theksuar se koha kur ndoshta individët e parë janë vendosur në këtë qytet duhet të jetë diku kah vitet e 80-ta e jo më herët sikur kemi të bëjmë me nacionalietet tjera nga ish Jugosllavia, të cilat kanë arritur në këtë qytet dhe ende edhe sot jetojnë nga vitet 60-të, kur në këtë qytet ishte nevoja për fuqi punëtore në industrinë e tekstilit, sepse qyteti Borås është edhe qyteti i textilit në Skandinavi.Me fillimin e punës së QKSH “Migjeni” në Borås, lamia e informimit fitoj edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kan mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbim mendimi dhe përvoje për jetën, punën dhe aktivitetin e punës. Ata filluan punën në nxjerrjen e një reviste kulturore letrare në Borås të Suedisë, ky organ i QKSH “Migjeni” këtu në Borås.
Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës ”Dituria”, organ i Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni”, në Borås, e cila del një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista ”Dituria” është një revistë për fëmijë, të rinj shqiptar që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi. Revista ”Dituria” del në çdo të 15-tin e muajit me një tirazh 250 ekzemplarë dhe me 20 faqe.
Revista ka krijuar një rrjetë të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri po ashtu edhe në mesin e mergimtarëve shqiptar në vende të ndryshme të botës.Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombasve që jetojnë në mërgim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare. Revista ka krijuar një rrjet të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri, e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Revista shpërndahet te bashkëkombasit gratis në qytetin e Boråsit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dërgohet një numër i caktuar egzemplarësh edhe ne Kosovë, Shqipëri, Finlandë, Zvicër, Gjermani, Angli, SHBA dhe vende tjera ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka një bashkëpunim të frytshëm. Ne i falënderojmë të gjithë ata poetë, shkrimtarë, gazetarë të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë, Këshilli Komunal i kultures së qytetit të Borås që redaksisë së revistës i erdhi në ndihmë me mjete materiale jo të shumta, por të cilat ishin më se të nevojshme në këtë kohë për redaksinë e revistës. Pra redaksia e revistës mori ndihmën e parë materiale.Me fillimin e punës së QKSH “Migjeni” në Borås, fusha e informimit fitoi edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbime të mendimeve dhe të përvojave për jetën, punën dhe aktivitetin. Në fillim të vitit 2008, revistës “Dituria”, Këshilli Kombëtar i Kulturës i Suedise e ndihmoimaterialisht revisztën për realizimin e qëllimit fisnik të saj. Kështu u krijuan kushtet që redaksia të pajiset me mjete të nevojshme për punë më të suksesshme. Edhe Këshilli Komunal i kulturës së qytetit të Boråsit i doli në ndihme QKSH dhe vet redaksisë së revistës “Dituria”, por ndihmën më të madhe në botimin e revistës QKSH ”Migjeni” dhe vetë redaksia e revistës mori nga Studiefrämjande, dega në Borås.
Botimi i revistës tani ishte më i lehtë në vazhdim të vitit 2008, ku me mjaft sukses vazhdoi botimi i saj. Është e rrugës të përmendet se gjithë kësaj për një aktivitet të tillë i parapriu një vizitë e një delegacioni mësusish nga shkolla nëntvjeqare “Demokracia” e qytetit të Durrësit në Fjärdinskolan të Borås në shkurt të vitit 2007. Në “Fjärdingskolan” ishte hartuar një projekt bashkëpunimi mes këtyre dy shkollave i cili projekt ka filluar me sukses realizimin e tij me ndihmën e shtetit suedez.Ndoshta, ndonjë lexues mund të mos e dijë, se ku botohet Dituria?
Ajo botohet në Skandinavi, në pjesën më veriore të Europes në qytetin e taxtilit në Borås të Suedisë.Për ta pasqyruar sadopak jetën e kësaj reviste, është viti i nëntë, qëkur del kjo revistë kulturore, me titullin “Dituria”. Në redaksinë e saj bëjnë pjesë disa intelektualë të njohur të mërgatës por edhe nga vendlindja. Kjo revistë përgatitet dhe botohet me përkushtim, duke përballuar edhe vështirësitë e njohura financiare, por duke ju falenderuar shtetit suedez redaksia ia del dhe janë të kënaqur më punën që ata bëjnë.Por është interesant të përmendet se edhe pse kjo revistë është prezente edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, deri më sot më perjashtim të poetëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve bashkëpunëtor askush nga jeta kulturore dhe arsimore as që ka kontaktua me redaksin apo stafin botues të saj. Kjo është me siguri për tu cuditurë. Revistën njeriu mund ta gjejë atje në Bibliotekat Kombëtare të te dy vendeve, pro jo vetëm këtu, këte revistë me emër e renome prandaj mund ta gjeshë edhë në Athinë, Shkup, Sofje, Bukuresht, Londër, Oslo e vende e qytete tjera ku frymon shqip.Revista shpërndahet falas për bashkëkombasit tanë në mërgatë, por ajo dergohet edhe në shumë biblioteka të vendit nikoqir ku nxënës, të rinj dhe bashkëkombas kanë mundësi ta gjejn e lexojnë, njëherësh ajo gjendet edhe në shumë shkolla të vendit nikoqir ku mësues të gjuhës shqipe janë të interesuar për te.Mësuam edhe ate se kjo revistë është një dritare informimi për mërgimtarët shqiptar në Skandinavi, por edhe më gjerë në Europë. Kjo në prill te 2017 mbush një decenie jete dhe pune të frytshme në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës në mërgatë. “Dituria” është një urë lidhëse dhe bashkëpunimi më shumë vende te botës por ajo më kryesorja me vendësit.Degjuam edhe këtë se paska smirëzi dhe shpirt këqinjë të cilëve u penguaka “Dituria”, por është e kaluar kjo sepse “Dituria” rrugëton dhe qanë rrugën e shpërndarjes së dritës së diturisë në mërgatë, duke krjua ura miqësie dhe bashkëpunimi në cdo segment të jetës, duke prezentua mërgatën në evenemente të ndryshme kulturore.
Revista që nga viti 2008 është edhe në internet pra lexuesi e ka këtë mundesi që revistën ta lexoj edhe në internet pra kemi botimin elektronik pos ati të shypurë.Dhe se është e regjistruar në regjistrin zyrtar të revistave kulturore në shtetin Sudez me numër ISSN 2001-6530, cka e bënë edhe më të fortë dhe zyrtare sot këtë revistë kulturore me renome të mërgatës sonë.
Kjo faqja ne internet arrin rekord leximesh me 5 qershor 2012 ku ne ora 17:00 ka 1600 vizitor.http://www.dituria.se/
Kemi 1600 vizitorë n’linjë
5 qershor 2012 ora 17,00
Ajet Nuro anuro@albemigrant.com
Urime, 1600 lexues është një shifër që do t’a kishin zili edhe gazetat e Tiranës apo Prishtinës, urime, pra.
Ajet
Urime!
Stafi ynë ju uron që numri i lexuesve tuaj të shtohet përditë.
Me respekt,
Ekipi i programit në gjuhën shqipe të Radio Bullgarisë
Të dashur miq të shtrenjtë të DITURISË së mërndritur!
Num kam dëshirë t`ju bëj qejfin, por kam dëshirë t`ju them të vërtetën. Jeni nga revistat elektronike, ndër më të lexuarat dhe më të respektuarat. Ka shumë arsye për këtë, por, sipas meje, jeni të sinqertë në ato që thoni, jeni atdhetarë, respektoni me të gjithë fuqinë e shpirtit tuaj demokracinë. Jeni fisnikë.
Urime! Suksese do të keni gjithmonë.
Kurse ne, që përpiqemi të ndihmojmë me shkrimet tona, ndihemi të vlerësuar nga ju dhe, veçse zemra mund të ketë fuqinë e shprehjes së mirënjohjes, sepse fjalori ende nuk ka arritur të gjej fjalët e duhura. Por, kur e thotë zemra, puna është e bërë, fjala është e thënë.
Qofshi gjithnjë të mirë dhe të lumtur, ju, vëllezërit tanë në Suedi, kudo në emigracion. Ky urim, doemos përfshin mikpritësit tuaj të nderuar dhe të respektuar.
Viron Kona
Revista, tashmë, bëri hapin e parë në zhvillimin e saj të bashkëpnumit më poet, shkrimtarë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të botës dhe në vendlidnje e shtetin nikoqir dhe ata në redaksi thonë se janë shumë, shumë të kënaqurë në këtë drejtim sepse kanë arritur të krijojnë një rrjetë bashkëpunimi, që kjo për këta mërgimtar ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, revista Dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë,kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë. Me këtë arritje, revista Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.
Hasan Gremi says
Revista “Dituria” eshte nje tribune e patjetersueshme e zerit te kultures trashgimore dhe asaj bashkekohore, i vlerave shqiptare, te cilat ua percielle gjeneratave, qe te ruhet ne vazhdimesi indentiteti shqiptar ne mergate,nje sherbim i vyer atdhetar ne saje te perkushtimit te gazetarit dhe krijuesit te talentuar Sokol Demaku. Urime te perzemrta vellezer!