



Gjekë Gjonlekaj/
Disa vjet më parë Hashim Thaçi më kishte dhënë dhuratë, bile me nënshkrim librin me titull: “New State, Modern Statesman” që në gjuhën shqipe do thotë: “Shteti i Ri i Burrështetit Modern”. Libri ishte botuar në Londër nga autorët Roge Boys dhe Suzy Jagger. Parathënien e këtij libri e kishte shkruar senatori i mirënjohur amerikan Robert Dole dhe komentet kyesore në faqen e kopertinës së fundit ishin shkruar nga Sekretarja e Shtetit Madeline Albright. Bobe Dole shkruan gjërsisht në hyrjen e kësaj monografie. Ai thotë: “Kosova kishte pas një rrugëtim të vështirë dhe një burrë të rëndësishem për zvillimet demokratike në këtë bastion të demokracisë në Ballkan që është Hashim Thaçi. Si një djalë i ri që ishte më pak se 30 vjeç, ai drejtoi Delegacionin Shqiptar të Kosovës në Konferencën në Rambuje të Francës. Ai erdhi në tryezën e bisedimeve si i panjohur, por pas përfundimit të konferencës dy javë më vonë, ai u pranua si zë i arsyes gjatë kohës të disa përçarjeve të brëndshme.
Aftësia e tij e rreptë për të bindur shokët e luftës për të arritur një kompromis, nuk ishte punë e lehtë sidomos për ata në fushëbetejë që ishin dëshmitarë të mizorive të shkaktuara nga forcat sërbe. Rrugëtimi i Thaçit ishte rrugëtimi i Kosovës ngase na kujtonte amerikën për pavarësi. Ne i pamë vlerat tona që u pasqyruan në përkushtimin e Kosovës për vetëvendosje dhe të drejtat e njeriut. Kosova është shëmbull i suksesit. Kosova kishte edhe “baballarë të tjerë ” gjatë dekadave të fundit. Ata u përpoqën të organizojnë qëndresë paqësore. Por Millosheviçi nuk besonte dialog me shqiptarët e Kosovës. U desh një udhëheqje e gjeneratës së re e drejtuar nga Hashim Thaçi për të thirrur aleatët e Kosovës për veprim. Thaçi i humbi zgjedhjet e para elektorale, por i pranoi rezultatet e zgjedhjeve pavarësisht se kishte qënë udhëheqës politik i UCK- ës, duke dhënë sinjale për një epokë të re dhe sjellje demokratike midis shqiptarëve të Kosovës.
Në vitin 2008 i posazgjedhur kryeministër Thaçi shpalli deklaratën e pavarësisë, duke themeluar shtetin më të ri në Evropë dhe duke siguruar lirinë demokratike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto ishin disa nga komentet e Senatorit Bob Dolle për Hashim Thacin dhe librin e tij lartëpërmendur.
Në pranerë të vitit 1998 isha emëruar nga Anesty International zëdhënës i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Për mua ishte një lajm i mirë sepse një organizatë botërore siç është kjo i kishte si organizate çlirimtare e jo terroriste. Në cilësin e zëdhënësit kisha pranuar dokumente shumë të rëndësishme sepse ato ishin në shqip dhe anglisht pjesë të Konventës së Gjenevës të vtit 1949 për robërit e luftës dhe trajtimin e tyre nëse ata zihen robër. Këtë dokument ua kisha bërë të ditur Hashim Thaçit dhe Fatmir Limaj gjatë vizitës së parë në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 1999, Ata thanë se në mënyrë absolute nuk kishin bërë asnjë vepër që shkon ndesh me Konventën e Gjenevës të vitit 1949.
Ne kemi bërë vetëm ato veprime që na kishte kërkuar NATO. Gjatë Luftës në Kosovë isha shumë kurioz për shkrimet në shtypin amerikan dhe komentet e luftës së UCK-ës. Gazeta The New York Times kishte botuar disa qindra shkrime por asnjëherë nuk kisha lexuar përshkrime të mbrapshta, bile disa revista sic ishte për shëmbull Neësëeek shkruante mrekullisht mirë për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Gjatë Konferencës së Rambujesë u kisha dërguar me fox artikuj të shypitt amerikan. Hashim Thaci më i kishte kërkuar shkrime e tilla. Disa herë edhe i kisha përkthyer në gjuhën shqipe. Gjatë asaj konference kisha shkuar dy herë në Rambuje, bile kisha marrë pjesë në konferencën e parë të shtypit të cilën e drejtonte ambasadori Christopher Hill.
Nuk e di pse por as ne si vëllazër e motra nuk kem bërë mjaft në mbrojtjen e tyre. Shumë institucione organizata private dhe qëndra fetare nuk kanë bërë detyrën e tyre. Ato sot veprojnë lirisht për faktin se UCK-ja solli lirinë. Nuk kemi dëgjuar që ndonjë klerik mysliman apo katolik të ket bërë ndonjë lutje fetare për lirimin, e tyre, edhe pse libri i shejtë thotë: “vizitoje të burgosurin”. Përveç Imzot Rrok Gjonlleshaj klerikët tjerë nuk kanë bërë asnjë hap për t’i ndihëmuar ata. Profesor Jakupi Krasniqi është akuzuar gjoja për veprime antikatolike që në mënyrë absolute nuk është e vërtetë , ai kurrë në jetën e tij nuk ka bërë vepra të tilla, spse është i edukuar, i arsimuar dhe i vuajtur për qëndrimet e tij patriotike. Jakup Krasniqi ka drejtuar dy tri ceremoni fetare për Nënën Tereze në Katedralën e Prishtinës. Kështu kishte vepruar edhe Kandri Veseli e Petrit Selimi. Menjëhrë pas Luftës në verën e vitit 1999 një grup shqiptarësh nga New Yorku i ishim drejtuar kryeministrit të perkohshëm Hashim Thaçit që të bënte thirrje për fillimin e punimeve të katedralës në Prishtinë.
Ai e kishte bërë publke kërkesën tone dhe ishte drejtuar Imzot Mark Sopit për këtë çështje. Të gjithë e pranojnë se Hashim Thaçi kishte mbajtur një fjalim të shkëlqyeshëm ne përurimin e katedralës Nënë Tereza në Prishtin, në atë kohë ishte President i Kosovës. Nuk kemi dëgjuar që Akademia e Shkencave dhe Arteve ose Universitetet e Kosovës ose shkollat e larta dhe akademitë e ndryshme të kenë bërë ndonjë reagim serioz për këtë çështje. Hashim Thaçi ishte dhe është një politikan dhe diplomat me renome ndërkombëtare. Ai jetoi e punoi tërë jetën për të mirën e Kosovës. Ky kolos i politikës shqiptare kudo shkonte nëpër botë pritej me nderime të jashtzakonshe. Zoti Thaçi ishte pritur me nderime të mëdha nga presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe nga Joe Biden. Të gjitha këto pritje ishin bërë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Joe Biden e kishte quajtur George Washingtoni i Kosovës.
Ai ishte pritur me nderime të mëdha në Vatikan nga Papa Françesku. Të mos flasim më për liderët tjerë të bortës. Papa Francesku i kishte thënë një kleriku shqiptar nga Kosova që ju duhet të jeni të lumtur që keni një burrështeti siç është Hashim Thaçi. Gazeta The New York Times në verën e vitit 2016 kishte botuar një artikull të gjatë për jetën dhe veprën e tij. Bile një komision i Kongresit Amerikan kishte propozuar që Hashim Thaçit t’i jipej Cmimi Nobel për Paqë. Është detyra jonë njerëzore dhe kombëtare të bëjmë cka është e mundur për lirimin e këtyre 4 burrave legjendarë të Kosovës. Unë personalisht gjatë këtyre ditëve do të ndezi disa qira në kishën time për lirimin dhe kthimin shëndosh e mirë në Kosovën dhe familjen e tyre të dashur. GOD BLESS YOU MEN.