Foto nga arkivi i Gazetes Dielli: Miratimi Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne seancen e Kuvendit – 9 prill 2008 -Kosova, 8 vjet me Kushtetutën e Republikës së njohur ndërkombëtarisht/
-Veseli:Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë/
-Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të Ditës së Kushtetutës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Prill 2016/ Kosova para 8 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë juridik i shtetit në 9 prill 2008, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 qershor.
Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Ndërsa zhvillimet më të rëndësishme brenda tetë viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 shtator, ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
Deri sot, në ditën e 8 vjetorit të Kushtetutës Pavarësia e Kosovës është e njohur nga 111 shtete anëtare të OKB-së.
Kosova në rrugën drejt pavarësisë ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.
Kosova ka pasur Kushtetutën e saj prej vitit 1974, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, si njësi konstituive, ashtu si edhe njësive të tjera të federatës, nga shpërbërja e së cilës janë ndarë shtatë shtete.
Kosova, në vitin 1990, pas kundërshtimeve të fuqishme institucionale e gjithëpopullore të “kushtetutës së tankeve” serbe me të cilën dhunshëm e përgjakshëm në mënyrë kundërkushtetuese i suprimohej autonomia, në rrethana të okupimit, shpalli Deklaratën e pavarësisë në 2 korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës me kushtetutën e vet atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por njihej në botë si “shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës” për pothuaj një dekadë.
Prej vitit 2001 deri para tetë viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.
Kosova është e lirë nga 12 qershori i vitit 1999 i hyrjes së trupave të para të NATO-s në ndërhyrjen shpëtimtare për popullin kosovar.
Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës të miratuar në Kuvend me 21 maj 2008 e të shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit po të atij viti.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për Ditën e Kushtetutës, që shënon edhe 8-vjetorin e miratimit të saj nga Kuvendi.
“Gëzuar Dita e Kushtetutës! Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik. Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet”, shprehet ai në deklaratë.
Kushtetuta, vijon Veseli, në vete përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve.
“Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës. Gëzuar!”, thekson në urim kryeparlamentari Veseli.Me rastin e shënimit të 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të Ditës së Kushtetutës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.