Prof. Agron Gjekmarkaj/
Atë të pagëzimit si Prekë Gjekmarkaj, 28 Gusht 1924. Ai ka dhe dy të tjera, një të pazakonte ideologjike, që i shenuan në deshminë e arrestimit të parë 14 dhjetor 1946 pa pritur pergjigjen e tij se kur pat lindur, 7 Prill , ja vunë meqenëse ishte dita e pushtimit fashist dhe ai si xhakon françeskan duhej me patjeter të ishte kemishezi ideologjikisht për sundimtaret e rinj !!
Një tjeter e ka në një nga muajt e vitit 1958 ku shugurohet meshtar me emrin e ri Zef Pllumi si dedikim ndaj jetes së re klerikale (si më parë Zef Ndoka në At Gjergj Fishta, në respekt të tradites para konçilit të dytë që filloi në vitin 1962 për ti permbyllur punimet në 1965)!
La gjurmë unike për shkrimim dhe etiken e tij per epersinë morale që dekadat i vunë mbi supe.
Ismail Kadare kur një shekull po permbyllej e kah fundi i tij shfaqej ” Rrno vetem per me tregue” pat thënë se “gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër,komunistët.
Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë”!
“Frati i lirisë kunder tiranisë” apo “Frati i kujtimeve” e pat perkufizuar Aurel Plasari profesori që ju bashkangjit menjeherë në vitin 1990 për të riformatuar sistemin kulturor, “Misionari i rebeluar” e thirri miku e akademiku Sabri Hamiti e shumë e shumë analiza e percaktime nga personalitete boterore e të vendit, per të dhe vepren e tij e të gjitha keto sipas profesor Mark Markut e kanë një shpjegim “Ndoshta një nga arsyet pse At Zef Pllumi ishte aq mbresëlënës për ata që e takonin kishte të bënte pikërisht me faktin se ai ishte mishërim i gjallë i etërve të mëdhenj të Kishës shqiptare. Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë, që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta.
Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive më të spikatura të tyre. Ishte një ekstrat i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatikën, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj. Kjo e bënte atë njëfarë guruje të çuditshëm të të gjithëve”!!!
Ndryshe nga gjuha e kohes në liri ! Ai nuk u viktimizua kurrë, nuk u ankua per vuajtjet e veta,nuk kerkoi revansh por ndryshimin e trurit, të mentalitetit, kerkoi dekomunistizim të shoqerisë, shkolla europiane per të rinjtë tek të cilet shihte shpresen e vetme për ndryshim kur pushteti në demokraci po merrte formë tribale dhe korrupsioni pozicionohej si shtyllë korrizore e tij.
I vetëdijshem për historinë, rrolin, misionin si intelektual shqiptar, si frat katolik, si shkrimtar, si ish i burgosur politik nuk u bë asnjeherë garniturë e politikes por në menyrë antropologjike , shkroi per shqiptaret dhe veten, për atë që pa e nuk duhej të ndodhte, për atë që mesoi e duhej ta percilltë , për atë që perjetoi e e perballoi, ashtu siç ai e rrefente “dhe unë gjatë gjithë kësaj jete, edhe në sistemin komunist jam përpjekur t’u tregoj që ata nuk ja kanë arritur qëllimit, nuk e kanë zhdukur njeriun tek unë. Këtë ia tregoj vetes. Ka qenë një provë shumë e rëndë, ju s’mund ta kuptoni se jeni të rinj, por njeriu në kushte të jashtëzakonshme, mund të humbte aftësinë e të qenurit njeri” !
Në dukje i thjeshtë një pohim kesodore por universial, gordian në çdo ditë të jetes së një individi, së një shoqerie së një kombi në perpjekje për të mos bjerrur humanizmin atë që bën dallimin mes lirisë dhe barbarisë, së drejtes dhe dhunës, së bukures dhe banales , së vertetes dhe propagandes! Ky është thelbi i veprës së At Zefit që në çdo ditëlindje të tijen na vjen për të na kujtuar se nëse duam mund të jemi të eperm mbi rrethanat, shqiptarë modern që i dinë rrënjet , shqiptarë europianë që duan njëri tjetrin në diversitet” ! “
Rrno vetem per me tregue” është libri themelor i shekullit të shqiptarve, Pllumi demiurgu i tij asketik.