Deputeti Tom Doshi eshte hedhur ne sulm: ai ka paditur në Gjykatën e Lartë kolegun e tij të LSI, Spartak Braho.
Nga shorti i hedhur po sot, gjyqtarët që do ta shqyrtojnë çështjen do të jenë: Mirela Fana, Arjana Fullani, Artan Zeneli (realator i çështjes), Andi Çeliku dhe Mehdi Bici.
Doshi e akuzon Brahon se ka shpifur për raportin mjekësor, kur e ka paraqitur këtë raport në Këshillin e Mandateve dhe të Imunitetit.
Kërkesa është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi dhe ka të bëjë me deklaratën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili deklaroi se raporti mjekësor i paraqitur në Këshillin e Mandateve ishte i falsifikuar.
Doshi ishte thirrur në seancën e parë të Këshillit të Mandateve për të qenë i pranishëm në diskutimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkonte autorizim për arrestimin e tij, por nuk u paraqit.
Doshi tha se kishte probleme me tensionin.
Pasditen e 25 marsit, Spartak Braho deklaroi se Tom Doshi ka paraqitur një raport mjekësor të falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist Tom Doshi.
Sipas Brahos, mjeku Eduart Shota, i cili i kishte lëshuar raportin, është i martuar me Aurela Shota punonjese në njërën nga kompanitë e Doshit.