21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005.
Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë.
Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato!
Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme.
21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë!
I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!…