Dr. Ziadin Sela,Kryetari që i prinë Lëvizjes për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë , ishtë mbrëmjen e së Hënës, (4 Maj 2015), mysafir në Qendrën Kulturore të Komunitetit shqiptar në Nju Xhersi. Pjesmarrës të shumtë, kryesisht struganë, por edhe nga viset e tjera shqiptare, me banim në Nju Xhersi, por edhe nga Nju Jorku, bashkëbisdeduan më shumë se 3 orë me politikanin që mendon ndryshe nga kryetari i partisë së tij, një politikan ndryshe, që i bënë oponencë jo vetëm maqedonsve, por edhe partive politike shqiptare, qoftë BDI-së, apo dhe vetë Partisë së tij.
Fillimisht kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, njëkohësisht kryetar i Komunës së Strugës, informoi pjesmarrësit për gjendjen e shqiptarëve në Strugë dhe në tërë Maqedoninë, ku fatkeqësisiht shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtata edhe për shkak të paftësisë së klasës politike shqiptare, të kompromiseve të saj me pushtetin apo aleatët maqedonas, dhe për mungesë të vizionit të vetë politikanëve shqiptar. Politikani me vizion ndryshe nga klasa politike shqiptare aktuale tha se e sheh gjendjen të njëtë apo më të përkeqësuar se sa 24 vite të shkuara, ku ai djalosh i ri, protestonte për të kërkuar të drejtat elementare për bashkombasit e vet në Maqedoni, dhe sot pas 24 vitesh edhe i biri i tij kërkon të njëjtat të drejta. Faktet tregojnë se klasa politike shqiptare nuk ka bërë kurrfarë progresi në luftën e saj për të drejta kombëtare, kulturore, politike dhe ekonomike.
Dr. Sela vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme.
Pasi informoi për vizitën e tij në Amerikë, takimet e zhvilluara dhe ato që ka në axhendë për dy ditët e ardhshme, dr.Sela iu dha përgjigje shumë pyetjeve nga salla. Përmes debatit konstruktiv, ai iu përgjigj edhe kritikave për shqetësime të ndryshme të struganëve për gjendjen në Komunën e Strugës, ku probelemet janë të shumta, gjendja ekonomike e vështirë, të drejtat e nëpërkëmbëura nga pushteti qëndror. Diskutanëtët kërkuan më shumë luftë e përpjekje nga ai dhe klasa politike shqiptare për më shuë të drejta për shqiptarët në Maqedoni, vecanërisht për Strugën, nga vinin shumica e pjesmarrësve në takim.
Në vizionin e dr. Ziadin Selës klasa politike aktuale shqiptare duhet të largohen nga skena politike sepse e ka humbur besimin e qytetarëve shqiptarë, politikanët nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre, e kanë shkelë besimin e qytetarëve, kanë vrarë shpresën për të ardhmen, vecanërisht kanë vrarë shpresën e rinisë. Ata duhet të largohen nga skena politike. Natyrisht kjo kërkon obligim dhe sakrifica nga politikanët me vision bashkëkohor, tha dr. Sela. Ai paralajmëroi se një ekip i ri po krijohet,një ekip me politikanë me vizion ndryshe, që t’u prijë shqiptarëve për më shumë të drejta, duke i nxjerrë ata nga gjendja pa shpresë, ku i ka katandisë politika vasale e deritanishme. Qytetarët shqiptarë, tha ai, nuk mund të trajtohen mëtutje si qytetarë të dorës së dytë, ata meritojnë më shumë dinjitet dhe si popull autokton duhet të respektohen e jo të nëpërkëmben.
Udhëheqësit aktualë shqiptarë, përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlament, nuk luftojnë për të drejtat e shqiptarëve, por thjeshtë luftojnë për mirëqenien e tyre. Ne tha ai, nuk do t’i lejojmë më tutje ata që të na vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë. Ka ardhë koha për ndryshim, paralajmëroi ai.
Në takim ishte i pranishëm edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, kryetari i degës së Vatrës në Queens, Dr. Skënder Murtezani, i cili në fjalën e tij, tregoi papajtueshmëri me gjendjen e shqiptarëve në Mal ët Zi, me nivelin e politikanëve shqiptar, me kompromisin e klasës politike shqiptare, që më shumë përcanë shqipatrët mes vetes se sa lufton për të drejtat e tyre. Dr. Murtezani kritikoi vasalitetin e klasës politike me shtetin dhe partitë maqedonase; foli për mungesën e theksuar të të drejtave të shqiptarëve. Në vizionin e dr. Murtezanit, partitë shqiptare duhet të gjejnë pikat e përbashkëta të inetersave kombëtare dhe jo ta luftojnë njëra tjetrën sikur të ishin armiq. Opozicioni në politikë nuk është armiqësi, por aleternativë ndryshe. Në raport të drejtë me numrin e popullsisë autoktone shqiptare në Maqedoni, duhet të ishin edhe të drejtat e fituara edhe përfaqësimi në pushtet për qytetartë shqiptarë, por fatkeqsisht kjo nuk ndodh sepse mënyra e vjetër e të bërit politikë nga klasa politike shqiptare, shpenzon energji mes vetë shqiptarëve, tha dr. Murtezani.
Të pranishmit dhe dr. Ziadin Selën, i përshëndeti edhe editori i Diellit, Dalip Greca, Iicili e përgëzoi mysafirin për vizionin ndryshe dhe i uroi sukses në misionin e marrë. Duke iu drejtuar struganëve, editori i ftoi ata që si komunitet shqiptar duhet të jemi më të bashkuar që të krijojmë më shumë hapsirë për mbështetje tek politika dhe institucionet amerikane. Vatra, tha editori, Federata që ka 103 vjet histori, mund të ishte një shtëpi e përbashkët e Shqiptarëve këtu ën SHBA, dhe mund të siguronte mbështetje të sigurtë për bashkimin e shqiptarëve të Amerikës.
Në fund të pranishmit bënë fotografi me kryetarin Sela.
Sot, dr. Ziadin Sela do të bëj një vizitë në kryeqytetin e Shtetit të Nju Jorkut, Albany, ku do të zhvillojë takime në Ansamblenë e shtetit në Nju Jorkut, ku ndodhet edhe presidenti I Shqipërisë z. Bujar Nishani.(Korresp i Diellit)