Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane shënon 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Washington/
Shkruan: Faton Bislimi- kandidat për doktorature në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada/
Festimi dhe shënimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është bërë në të gjithe botën ku shqiptarët jetojnë në mënyra të ndryshme. Mirepo, ishte pikërisht në Washington, DC, në zemër të demokracisë dhe të kryqytetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes që kjo ditë historike e rëndësishme u shënua në mënyrë te vecantë. Nën udhëheqjen e ish kongresistit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi nga Fondacioni dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shqiptarët nga i gjithë vendi u mblodhën me 28 nëntor në Kennedy Caucus Room në Senatin amerikan për të festuar njëqindvjetorin e Shqipërisë duke njohur rolin e saj historik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ngjarje, që ishte vetëm me ftesë zyrtare, bashkoi shqiptaro-amerikanët me udhëheqësit hebrenj dhe me Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për tu përqëndruar në rolin e vacantë që shqiptaret luajtën në shpëtimin e hebrenjve të cilët jetonin në Shqipëri apo kërkuan strehë aty gjatë Holokaustit.
Për më shumë se njëzet vite, Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane ka qenë zëri kryesor, më efektiv dhe më i rëndësishëm për popullin shqiptar në Washington, DC. Në krye me kongresistin DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi, LQSHA-ja ka ndikuar në formimin e politikës së jashtme të SHBA-ve ndaj cështjes shqiptare në Ballkan. Kjo u bë së pari përmes Kongresit amerikan duke i edukuar liderët e politikës së jashtme në te dy dhomat e Kongresit dhe mëpastaj duke punuar me Komitetet e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për të bërë presion mbi Departamentin e Shtetit që të ndjekë politikat e drejta ndaj cështjes shqiptare në Ballkan, vecanërisht pavarësisë së Kosovës.
Festimi i 100 vjetorit me 28 nëntor ishte dëshmi për rolin e LQSHA-së, Joe dhe Shirley. Një numër liderësh të Kongresit erdhën për të përshëndetur punën që Joe, Shirley, dhe LKQSH-ja kanë bërë për të drejtat e shqiptarëve dhe për të sjellur paqe në Ballkan. Me rastin e festimit të 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë, Anëtarët e Kongresit dhe liderët hebrenj gjithashtu nderuan rolin e rëndësishëm që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë luajtën për të shpëtuar hebrenjtë gjate Holokaustit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është dëshmi e shpirtit të shqiptarëve dhe humanizmit të tyre. Kjo pjesë e historisë së shqiptarëve më së miri tregon karakterin e vërtetë të popullit shqiptar, vecanërisht në një kohë kur imazhi i shqiptarëve po degradohet nga portretizimi i keq i tyre si ekstremistë muslimanë nga fqinjët e tyre serbë dhe greko-ortodoksë.
Armiqte tradicionalë të shqiptarëvë në Ballkan janë përpjekur me shekuj ta portretizojnë popullin shqiptarë si një popull që nuk e meriton shtetësinë apo trajtim të barabartë me të tjerët. Shqiptarët kanë qenë viktimë të persekutimit dhe terrorit shtetëror shumë vende përreth Shqipërisë. Megjithatë, shqiptarët kurrë nuk iu kanë dorëzuar kërcënimit të shtypësve. Ata kanë luftuar në mënyra të ndryshme dhe vazhdimisht kanë gëzuar sukses me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte tema qëndrore e fjalimit të Senatorit Charles Schumer kur ai e krahasoi historinë e popujve shqiptarë dhe hebrenj duke iu referuar një shkrimi te Dhjates se Vjeter qe lexohet Jewish Passover Seder:
“Në cdo gjeneratë ata janë ngritur për të na shkaktuar vuajtje, por në cdo gjeneratë ne [hebrenjtë] kemi mbijetuar.”
Për më tepër, shpëtimi i hebrenjve u mbajt në errësirë për pothuajse gjysmë shekulli gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Askush nuk do të dinte për rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit sikurse të mos ishte për punën e Joe DioGuardit dhe Kongresistit të ndjerë Tom Lantos, të cilët e zbuluan këtë heroizëm të fshehur të shqiptarëve kur ata udhëtuan për në Shqipëri në vitin 1990 si zyrtarët e parë të ShBA-ve që vizituan vendin pas pothuajse 50 vitesh të marrëdhënieve të shkëputura diplomatike. Me 28 nëntor, disa video klipe të vizitës së tyre në Kosovë (e pasuar nga vizita e tyre Shqipërisë) u shfaqën për të pranishmit, dhe keto klipe sigurisht që ngjallën emocione, vecanërisht për Annette Lantos, e cila me lot në sy iu drejtua të pranishmëve në emër të Fondacionit Lantos, duke rikujtuar disa nga kujtimet më të mira të burrit të saj të ndjerë nga ai udhëtim në të cilin edhe ajo mori pjesë në vitin 1990. Zonja Lantos, a mbijetuar e Holokaustit, shprehu falenderimet e saj ndaj Joe dhe Shirley për punën e tyre që e bënë me Tom Lantosin dhe për shqiptarët në të gjithë Ballkanin.
Sado historike që të jetë roli i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, duke u bërë kështu vendi i vetëm në botë që kishte më shumë hebrenj pas Luftes së Dytë Botërore se para saj, rëndësia e kësaj vetem sa shtohet kur mirret parasysh roli që shqiptarët në Kosove luajtën. Shqiptarët e Kosovës ishin instrumental në mundësimin e kalimit të sigurte të hebrenjve nga Shqipëria në Kosove të cilët po i iknin Holokaustit. Arif Alickaj, babai i Agim Alickaj, anëtar i Bordit të LQSHA-së, u nderua në këtë ngjarje për ndihmën e tij dhënë shumë hebrenjve në Kosovë, përmes funksionit të tij si Sekretar i Komunës së Decanit, i cili i dha hebrenjve letërnjoftime kosovare me emra te rrejme muslimanë në mënyrë që hebrenjtë të kalonin kufirin për në Shqipëri. Duke iu drejtuar të pranishmëve në emër të familjes së tij, shumë prej të cilëve ishin aty – duke përfshirë edhe vëllaun e tij i cili erdhi nga Norvegjia, Agim Alickaj tha se familja e tij ndihej krenare se babai i tij kishte ndihmuar hebrenjtë që të mbijetonin, dhe se babai i tij e kuptonte vuajtjen e hebrenjve sepse babai i Arifit (gjyshi i Agimit) ishte pushkatuar nga armata serbe në vitin 1922 vetëm se ishte shqiptar.
Përpjekjet e pareshtura të Shirely Cloyes DioGuardi dhe të LQSHA-së bëri që Yad Vashem ta njihte shqiptarin e parë nga Kosova, Arsllan Rezniqi, as“Righteous among Gentiles”. Arsllani, tregtar i ushqimeve dhe komoditeteve në gjithë Ballkanin, përdori kontaktet dhe rrugët tregtare, duke përfshirë edhe Arif Alickajn, për të siguar kalim të sigurtë për qindra hebrenj gjatë 6 viteve. Stërnipi i tij, Lekë Rezniqi, një gazetar i spikatur nga Kosova dhe bashkëdrejtues i Asociacionit të Miqësisë Kosovë-Izrael, iu drejtua te pranishmëve, duke ndarë kujtime të sakrificave që familja Rezniqi nga Decani i Kosovës kishin bërë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe përpjekjet e tyre për të hedhur në dritë kontributin e shqiptarëve kosovarë për shpëtimin e hebrenjve. (Në vitin 2007, Joe dhe Shirley shkuan bashkë me gjyshin tash të ndjerë të Lekës, Mustafën, në Jerusalem per të ndjekur njohjen publike të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit në Yad Vashem, Autoritetit te Përkujtimit të Heronjve dhe Martirëve të Holokaustit.
Ronald Rettner, filantropisti dhe biznesmeni hebre amerikan i cili bashkëdrejtoi ngjarjen, përshendeti shqiptarët “që nuk ua kthyen shpinën një populli që ishte në rrezik” dhe shqiptarët na kanë prezantuar neve një sfidë sepse “ka shumë raste sot ku bota po lejon që vuajtjet pa diskrimnim po shkojnë të pakontrolluara”. Ashtu si e spjeguan Joe dhe Shirley, sakrifica e paparë e shqiptarëve erdhi nga besa, kodi i nderit që është i rrënjosur thellë në traditën dhe karakterin e shqiptarëve, dhe që i kërkon shqiptarit ta mbroj mysafirin me gjitha mjetet e nevojshme, madje edhe kur rrezikon familjen dhe jetën e vet. Shpetimi i hebrenjve nga shqiparët është edhe më i jashtëzakonshëm për faktin se shqiptarët nuk i konsideronin hebrenjtë si të huaj, por si mysafirë. Ky fakt u nënvizua edhe nga disa folës të tjerë, duke përfshirë këtu Profesor Richard Stone, Kryetar i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Madhore Amerikano-Hebrenj, dhe Johanna Neumann, i mbijetuar hebre gjerman familja e të cilit u shpëtua nga shqiptarët.
Edhe Ambasadori i Israelit në Washington Barukh Binah shprehu falenderimin dhe mirenjohjen e tij popullit shqiptar dhe LQSHA-së për shpalosjen e kësaj sakrifice dhe për organizimin e këtij festimi, i cili gjithashtu shtoi se fakti që shqiptarët janë muslimanë dëshmon se hebrenjtë dhe muslimanët mund të jene shokë. Rabini Joseph Potasnik, Zëvendës-Kryetari Egzekutiv i Konference se Rabinëve të New Yorkut, tha se storia shqiptare gjate Holokaustit na tregon se“me e mira e te gjitha besimeve duhet te qendroje bashke kunder se keqes se te gjitha besimeve.”
Për të nderuar 100 vjetorin e pavarësise dhe shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomen e Përfaqësuesve, Ileana Ros-Lehtinen, iu drejtua të pranishmëve, duke nënvizuar përparimin historik që Shqipëria ka bërë pasi përjetoi “një diktaturë komuniste brutalisht shtypëse që e ktheu gjithë vendin në një burg virtual.” Megjithatë, ajo gjithashtu nënvizoi sfidat e shumta para Shqipërise në rrugën e saj përpara dhe tha se “kauza shqiptare nuk ka përfunduar, sepse ndarja e tokave dhe popullit të saj vazhdojnë të kenë pasoja vdekjeprurëse për rajonin, duke përshirë Kosoven.” Si rezultat, Kryetarja Ros-Lehtinen iu kujtoi të gjithëve se Shtetet e Bashkuara janë bërë dhe vazhdon të jetë aleat i parezvuar i shqiptarëve, kryesisht për arsye të rolit udhëheqës që Joe dhe Shirley dhe LQSHA-ja kanë luajtur në sjelljen e cëshjeve shqiptareve më afër mendjeve dhe zemrava të shumë anëtarëve të Kongresit amerikan.
Nje tjetër anëtar i fuqishëm i Dhomës së Përfaqësuesve, Howard “Buck” McKeon, Kryetar i Komitetit te Shërbimeve të Armatosura, iu drejtua të pranishmeve, duke shprehur mirënjohjen e tij më të perzemërt për gjithë atë që shqiptarët bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shqiptaret i kanë dhënë Shteteve të Bashkuara. Në fund të vitit 2011, Kryetari McKeon ishte instrumental në sigurimin që baza amerikane në Kampin Bondsteel në Kosovë të mos i dorezohej një vendi tjeter, ashtu siq ishte sugjeruar. Vendimi i tij për ta mbajtur Bonsteelin nën udhëheqjen amerikane, pa marrë parasysh shumë presioneve për të reduktuar praninë e ushtrisë amerikane nëpër bote, erdhi vetëm pas Joe and Shirley kishin lobuar tek ai qe ta merrte këtë vendim dhe pasi Shirley prezantoi tek ai argumentim të fuqishëm për mbajtjen e pranisë amerikane në Kosove derisa problemi i ndarjes de-facto të veriut të Kosoves dhe destabilizimi i rajonit nga Serbia te jetë zgjidhur.
Nga Senati amerikan, Senatori Charles Schumer nga New York foli për vlerat dhe virtytet e shqiptaro-amerikanëve. Duke përfaqesuar New Yorkun ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë, Senatori Schumer është njohtuar me shumë shqiptareve dhe ka mësuar shumë për traditat dhe vlerat e tyre. Në fjalimin e tij, ai theksoi se shqiptaro-amerikanët e pasurojnë New Yorkun dhe Amerikën jo vetem sa i përket kulturës, por gjithashtu shoqërisë dhe ekonomisë. Senatori Schumer tha se ai ishte shume i impresionuar me shpirtin ndërmarrës të popullit shqiptar dhe dedikimit të tyre për të qenë të suskesshëm. Njëra prej shembujve më të mirë se si shqiptarët kërkojnë suksesin, tha ai, është mbështetja e tyre për Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Joe e Shirley si zëdhënisitë më të mire të tyre në Washington, D.C. Senatori Schumer shprehu mirenjohjen e tij të sinqerte ndaj Joe, Shirley, dhe LQSHA për oganizimin e këtij festimi në Capitol Hill për 100 vjetorin e paverësisë se shqiptarëve dhe për punën e tyre të vazhdueshme në formimin e politikës së jashtme ndaj cështjeve shqiptare.
Kongresisti Dana Rohrabacher, një mbështetës qe një kohë të gjate i lirisë, vetëvendosjes, dhe kauzës kombëtare shqiptare, u prezentua nga Shirley Cloyes DioGuardi. Rohrabacher e kundërshtoi marshimin gjenocidial të diktatorit seb Slobodan Milosevic, shumë herët dhe para se ky kundërshtim të ishte pozicion i popullarizuar.Disa video klipe u shfaqën ku ai kishte bërë deklarata të fuqishme në seanca dëgjimi para Komitetit të Punëve të Jashtme në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Kongresisti Dana Rohrabacher u emocionua shumë nga ky festim aq sa atij iu përlotën sytë. Ai tha se ai ishte shumë i emocionuar jo vetëm për atë që shqiptarët kishin bërë për të shpëtuar hebrenjtë gjate luftës së dytë botërore, por gjithashtu për atë që Joe dhe Shirely dhe LQSHA-ja kanë bërë për shqiptarët. Ai tha se ai ishte falenderues që kishte mundësinë të njihte Joe dhe Shirley dhe të mësonte përmes tyre për kërkesat e drejta të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kongresisti tha se ai ndihej mirenjohës ndaj popullit shqiptar për atë që ata kishin bërë gjatë kohës më të errët të njerëzimit për të treguar se shpirti i njeriut mund të jetë human dhe guximtar edhe në situatat më të vështira.
Per ta përkujtuar këtë ngjarje përgjithmonë, Kongresistet Rohrabacher dhe Nadler parazitën Rezoluten 812 në Dhomën e Përfaqesuesve me 15 nëntor, që përshëndet popullin shqiptar në 100 vjetorin e deklaratës së pavarësisë nga Perandoria Turko-Osmane me 28 Nëntor, 1912, dhe gjithashtu përshëndet shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve që ose jetonin në Shqipëri ose kërkuan strehë aty gjatë Holokaustit. Nje rezolutë e ngashme ne Senate, Resoluta 601, u paraqit nga Senatori Schumer.
Shume mysafirë kishin privilegjin për të marre pjesë në këtë ngjarje dëgjuan me vëmendje gjatë drekës dy-orëshe rrëfimin unik të herozimit shqiptar dhe vlerësimet që u bënë në nder të kësaj nga shumë politikbëres në SHBA dhe udhëheqës hebre amerikanë.
Luan Mazreku, një i ri nga Kosova dhe anëtar i ri i Bordit te LQSHA, that se ai dinte për shpëtimin e hebrenjve nga Kosova, ai u habit nga rëndesia që kjo paraqet jo vetëm për hebrenjte që shpëtuan, por për të gjithe njerëzimin. “Ky është një shembull”, tha ai “nga i cili e gjithe bota mund të mesojë.”
Mazreku shtoi se “Edhe pse shqiptaret jane nje popull i vogël në tokë për nga popullsia, ata perfaqësojnë një pjesë të madhe të zemrës humane.”
Shirley Cloyes DioGuardi foli per kontrastin në mes të arkitektëve nazistë të “zgjidhjes përfundimtare” për të shfarosur hebrenjtë evropianë, të cilet ishin, në fjalet e Kryetarit të Yad Vashemit Avner Shale, “përfaqësues të Rilindjes gjermane me doktoratura” dhe të popullit shqiptar, shume prej të cilëve ishin të pashkolluar, por të cilët përfaqësonin nivelin më të lartë të moralit.
Shume Anëtarë të Dhomes së Përfaqësuesve u ndalën për të përshëndetur të pranishmit. Në mes tyre ishin Nan Hawork, Reed, Gibson, dhe Engel, si dhe ish-Anetarët Connie Morella dhe Bill Zeliff. Ish-kongresisti Ben Gilman, tani 91 vjec, i cili luajti një rol të rëndësishëm me Tom Lantos dhe Henry Hyde, ishte i ftuar nderi. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të mirrte pjesë pas një lendim të rëndë në këmbë, por ai dërgoi vlerësimin e tij në mënyrë të shkruar. Gjithashtu, shume rabinë dhe udhëheqës të tjerë hebrenj morën pjesë, dy prej të cilëve, Rabini Warren Stone dhe Leonard Guttman, të cilët dhanë lutjen dhe bekimin, repsektivisht.
Së fundmi, Joe DioGuardi prezantoi anëtarët dhe udhëheqësit italiano-amerikan të Fondacionit Kolombus të Qytetarëve si dhe Fondacionit Kombëtar Italiano Amerikan, dhe ai shfrytëzoi rastin për tu përkujtuar të pranishmëve se ushtria shqiptare, e udhëhequr nga gjenerali i madh Gjergj Kastrioti Skënderbeu në betejën e Apulias në vitin 1461, bindshëm mposhtën pushtuesit francezë që po mundoheshin ta mirrnin nën kontroll Mbretërinë e Napolit. “Sikur të mos ishte për shqiptarët, Italianët do të flisnin frëngjisht sot!” tha ai.
Ngjarja e 28 Nëntorit edhe nje herë tregoi rëndësinë e përpjekjeve 22 vjecare të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Joe dhe Shirley, si udhëheqesitë e LQSHA-së, kanë qenë gjatë këtyre viteve ura, lidhja kryesore, në mes të shqiptarëve dhe politikbërësve të politikës së jashtme të SHBA-ve. Sikur të mos ishte për punën e tyre për të fituar mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve, shqiptarët nuk do të ishin ku janë sot: Shqipëria nuk do të ishte një demokraci dhe anëtar NATO, dhe Kosova sigurisht nuk do të ishte as e lire e as e pavarur. Po aq sa është e rendësishme shpëtimi shqipar i hebrenjve, është edhe rrëfimi i shpëtimit të kauzes kombëtare nga Joe dhe Shirley. Pa ata dhe bordin e Liges Qytetare, kauza kombëtare shqiptare do të kishte stagnuar komplet. Pa ata, edhe ky rrëfim unik dhe heroik i shpëtimit të hebrenjve me siguri se mund të kishte humbur në histori. Prandaj, ishte me vend që 20 anëtarët e Bordit të Ligës që ishin pjesëmarrës u prezentuan dhe u mirëpritën me duartrokitje për punën e tyre shumëvjecare.
*Faton Bislimi është kandidat për doktorature në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada dhe Anëtar i Bordit të LQSHA-së.