Zef P Mirakaj nderroi jete me 27 gusht. Ne kujtim po publikojme poezine qe ai pat shkruar per Kosoven. Poezia “KOSOVES” eshte e shpalosur n’frymezime “Ideale” ne Atdhetari! E shkruejtun me nje dashni t’pastert dhe plot me zell nga Zef P. Mirakaj. Eshte Poezi e forte, origjinale dhe e pa shoqe ne shtjellim te vargut te saje poetik; te cilat jane te rrjedhshem ne Poezi dhe me n’dricime ngjyrash te argjenta, per rizgjim te Dardanise; me se fundmi, “Kosoves” per LIRI-ne e shume pritun !…./
Gete: “Nuk mund te jesh i drejte, ne qofte se nuk je njerezor”/
KOSOVËS /
ZEF P. MIRAKAJ/
Shumë gjatë, nji shekull, t’munduen
Ty Kosov Dardane!
Europa t’linçuen;
Të bânë kurbane
Kur çuditnisht n’vendim mrrîn:
“…Për hir t’Europës stabilitet
Po sakrifikoj Shqipnín…”!
Por, shih si rrota e historís vërtitet:
Vendimi që Kosovën shkjaut t’ia lâj,
I u kthye në distabilizim të saj.
“shìftari” të quejti,
Ty, shkjau barbar,
Pse n’êmën Tând me t’thirrë nuk mujti;
E dridhte êmni Shqiptar.
Shpresën ndër dhambë shtërngove,
E krahët e zêmrave t’lëndueme
Drejt saj i zgjatove,
Që nji ditë vedin m’e pa t’lumnueme.
Besove, Ti, se n’djepa
Që Nânat Kosovare përkundshin,
Vigaj si n’t’kaluemet epoka
Prej tyne do t’dilshin.
……
Qeshu, e shtrêjta Motër.
T’ka ardhë dita me u gëzue.
Djepat Tu rritën n’at’ votër
Burra që t’bânë me u krenue;
Rritën Boletina, Prishtina, Rugov’,
Polluzha e Perllesha,
Dhe me mija Adem Jashár’,
Që Ty, Motër Kosov’
Me të pshtue prej shkjaut barbar.
Erdh’ dita, Europa për her të par
Prandoi se n’Kosov s’jetojnë “shìftari”
Por nji popull trim, autokton Shqiptar,
E krah T’u bâ me u nda nga barbari.
Eh Kosov! Shkundu pluhnit që t’pat mblue.
Hîn n’vallen që Ora Arbnore âsht tue i prî,
E mbas saj, Amerika dhe Europa rreshtue,
Si n’valle t’Zânave tue i shkue përbrî.
Teri lotët që kurrë s’t’U thanë.
Forcoi zêmrat që shumë t’U vranë.
Mbas nji shekulli n’robni nën shkjé,
Sot po m’duket s’dyti ke lé.
Për hajr t’kjoftë, KOSOV, LIRIA.
Sot, shênd e ver’ âsht krejt SHQIPTARIA.
New York, 17 shkurt, 2008