SHKRUAN: ATE NIKOLLA MARKU/
Tashme eshte e qarte per cdo besimtar dhe shqiptar se cdo replike apo denoncim te puneve te Janullatosit nuk ja vlen ti drejtohemi atije personalisht, sepse eshte e qarte qe ai personalisht eshte kthyer ne nje kukull, qe mbahet si dordolec nga te tjere, keta jane ‘banda Janullatos’.Janullatos tashme nuk ka asnje vlere, sepse detyrat e asfalise greke dhe shovinizmit grek i mbaroi, tani puna do te vazhdoje me te tjere, me banden e tije pseudo fetare dhe drejtperdrejte shoviniste kunder atdheut tone.
Banda Janullatos, eshte e njohur per te gjithe shqiptaret. Banda fillon me pseudo prifterinjte greke brenda kishes ortodokse shqiptare, prifterinjte e shitur tek shovinizmi grek, partine bashkimi te drejtave te njeriut, shoqata biznesmene omonia, partia agimi i arte ne Greqi.
Jam plotesisht ne solidaritet dhe ne mbeshtetje te intelektualeve, gazetareve, politikaneve qe mbajten qendrim te shkelqyer kunder skandalit te fundit te bandes Janullatos ne lidhje me kishen e Dhermiut.
Nje bande, plot skandale brenda kishes ortodokse shqiptare, por dhe ne prishje te historise kishtare dhe asaj kombetare ne teresi, nuk mundet te beje krahasime te ngjashme me vitin 1967, kur diktatura burgoste klerike dhe prishte godina kulti. Sot, te mendosh se shteti Shqiptar, ka mendesi te viteve 1967, eshte kulmi i cinizmit dhe shprehje e nje farmaku te konservuar brenta mendjes shoviniste te vorio epirit. Per kishen e Dhermiut, u reagua nga banda Janullatos ne menyre me egersore, te krahasueshme me nje fortune anti besim, te ngritur nga shteti shqiptar. Ndodhi, qe me e pakta qe u be, ishte se, reagimi mazhorance opozite i tregoi kufirin tek thana, duke i kujtuar bandes Janullatos, se e teproi qellimisht per te krijuar imazhin e nje Shqiperie e cila demton besimet fetare. Sigurisht ishte skandali i radhes i bandes Janullatos.
Banda Janullatos, ka perparuar shume ne dem te Shqiperise, ne shume drejtime duke filluar me financime aspak transparente, ndertime te ndryshme kishtare, klinika e shoqata te drejt perdrejta me programe vorio epirote dhe tjetersim te origjines se besimit ortodoks shqiptar. Banda Janullatos tashme ka kryer nje invazion te rende brenda territorit te Shqiperise dhe me propogande te zeze deri ne bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara. Me te drejte shqiptaret pyesin. Ku jane mrekullite e Janullatosit? Po e them me bindje se, mrekullite e ketije anti shqiptari deri ne neveri jane, perbaltja e Shqiperise dhe e sistemit shteteror te saje, me cdo menyre. E fundit ishte kisha e Dhermiut disa dite perpara takimit ne Tirane te mijra besimtareve nga e gjithe bota. Fatmirsisht nuk pyeti kush per balten e bandes Janullatos. Te krahasosh shtetin dhe shoqerine shqiptare me ngjarjet anti besim te vitit1967 eshte turp dhe genjeshter, kur ne te njejten kohe besimet tashme financohen nga shteti, madje dhe Janullatos me banden e tije.
Bandes Janullatos, duhet ti pergjigjemi fort, per te pastruar poshtersite dhe invazionin ekonomik teper te rrezikshem. Kete duhet ta kuptojme te gjithe dhe se kjo pune do burra shteti e patriotizem pa interes.
Skandali i rradhes do te jete kur Janullatos nuk do te jete kryepeshkop per arsye te ligjeve te Zotit. Banda Janullatos do te zgjedhe perseri nje grek ne krye te kishes. Jane menduar te gjitha me kohe. Cfar do te bejme ne? Ne duhet te jemi bashke per ta shembur kete invazion te paster grek ne dem te Shqiperise.
Banda Janullatos nuk eshte ceshtje ortodoksesh shqiptare, eshte ceshtje e te gjitheve. Banda Janullatos shoqerohet ne historine e saje me skandale anti shqiptare, qe nga ndrrimi i statutit te kishes, cvarrimet ne Kosine, ngjarja ne Permet, regjistrimi i popullsise, mbeshtetja per agimin e arte, bllokimet ne kufi te emigranteve, operacionet fshesa te policise greke, heshtja per krimet e luftes ne Kosove, mos mbajtja e meshes per viktimat e genocidit Grek ndaj shqiptareve ne Cameri, perdorimi i gjuhes greke ne kishat shqiptare dhe forume nderkombetare, bizneset e tipit coza nostra ne Shqiperi, njohja si kryetare shteti dhe kryeminister jo te shqiperise por ata te Greqise, ndertime kishash te stilit Grek, zhdukjen e ikonave shqiptare me vlere historike, konvertim te shqiptareve ne greke, perdorim te shtetit Grek si presion ndaj Shqiperise si dhe shume te tjera. Dhe sa gjera duhet te beje banda Janullatos ndaj Shqiperise? Dhe sa njerez do te korruptoje me rryshfete per ti hedhur kunder atdheut te tyre?
Me kane telefonuar pa fund se pse nuk jap nje mendim. Po. Mendimi per kishen e Dhermiut eshte; Kisha ka historine e saje brilante, e cila duhet respektuar se bashku me institucione historike, qeverisje, gjykate, te shtetit shqiptar. Shqiperia ka disa kisha unite, qe do te thote te bashkuara katolike dhe ortodokse.
Gjithmone ka zgjidhje. Banda Janullatos, do te shporret kur ne ortodokset e vertet te Shqiperise te mblidhemi ne nje kuvend mbar kombetar, per te rivendosur statutin e Fan Nolit ne krye te kishes pavarur ortodokse kombetare Shqiptare, statut i punuar me dashuri dhe besim tek zoti dhe kombi.
Ne, si kisha shen Maria ne Elbasan, nuk levizim nga qendrimi yne asnje presje, sepse nuk mund te dalim kunder apo te fshijme veprat e rilindasve tane, qe jane dhe rilindja shpirtrore dhe identifikuese e kombit Shqiptar ne Ballkan.
andoni says
Ky prift i djallezuar grek Aullatua duhet te shpallet pa vonese,NJERI I PADESHIRUESHEM PER SHQIPERIN.
dHE SI PASOJ TE SHPORET NGA SHQIPERIA MENJIHER.